Tag: agjenti

  • Agjenti i lojtarit: S’ka asnjë shans që ai të largohet nga Milan në merkaton e janarit

    Agjenti i lojtarit: S’ka asnjë shans që ai të largohet nga Milan në merkaton e janarit

    3 Dhjetor 2025

    13:22

    Telesport

    Thashethemet për transferime vazhdojnë të qarkullojnë rreth Santiago Gimenez. Agjentja e tij, Rafaela Pimenta, po e mban lojtarin të sigurt.
    “Nëse Premier League e dëshiron, nuk jam e befasuar që e duan. Më duket normale që një, dy ose tre klube janë të interesuara, por ideja e largimit të tij nga Milan nuk ekziston“, tha ajo për ESPN.
    “Nuk ka pasur asnjë moment ku Milan më ka thënë se diçka nuk shkon. Sa herë që shtypi entuziazmohet shumë, unë telefonoj Milan dhe ata gjithnjë më përgjigjen: ‘Jo, jemi mirë, gjithçka është në rregull, faleminderit.’”, tha Pimenta.

  • Atentati pranë aeroportit të Rinasit, agjenti i Mbikëqyrjes Policore ende në intubim, mori 10 plumba në trup

    Atentati pranë aeroportit të Rinasit, agjenti i Mbikëqyrjes Policore ende në intubim, mori 10 plumba në trup

    Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 09:39
    Agjenti i Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani allias Sheqeri vijon të ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, në gjendje kritike për jetën. Mësohet se 40-vjeçari ka marrë 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë, pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit.
    Policia e Tiranës ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë pasur rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip Toyota, të cilët ishin të ndaluar te rrethrrotullimi dhe po prisnin viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur rëndë.
    Po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë te porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë ata njerëz që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

  • Ky është agjenti i AMP-së që u plagos në atentatin e Rinasit

    Ky është agjenti i AMP-së që u plagos në atentatin e Rinasit

    Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së martës pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i plagosur një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i plagosuri është [emri – nëse publikohet nga burimet zyrtare], agjent i AMP-së, i cili po udhëtonte me automjetin që u qëllua me breshëri automatiku në afërsi të rrugës së vjetër të Rinasit.
    Pas ngjarjes, autorët u larguan me një tjetër makinë, e cila u gjet më pas e djegur në zonën e Tapizës, bashkë me katër kallashnikovë, që dyshohet se u përdorën në atentat.
    Policia dhe Prokuroria e Tiranës po ndjekin disa pista hetimi, mes tyre pista e hakmarrjes dhe ajo e larjes së hesapeve midis grupeve kriminale, ku agjenti mund të ketë qenë në dijeni të çështjeve sensitive të hetimit.
    Në vendngjarje janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po kryhen analiza balistike për të përcaktuar saktësisht mënyrën e ekzekutimit.
    Hetimet vijojnë, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.
    gijotina.com/

  • Tre pista për të ardhmen e Lewandoski-t, agjenti i tij mohon lajmin e hidhur

    Tre pista për të ardhmen e Lewandoski-t, agjenti i tij mohon lajmin e hidhur

    Robert Lewandowski u rikthye me një hat-trick ndaj Celta Vigo, pas dëmtimit që e la jashtë për në muaj. Sulmuesi polak është në dilemë të madhe për të ardhmen.
    “SPORT” raporton se Lewandowski ka në tavolinë tre pista. Së pari vetë sulmuesi dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër te Barcelonë, madje për këtë gjë është i gatshëm të pranojë edhe uljen e rrogës.
    Pista e dytë është transferimi diku tjetër brenda Europës, pasi sulmuesi nuk preferon të shkojë në Arabinë Saudite apo në Amerikë, ku interesi për të është shumë i madh. Në ligat elitare, deri tani është përfolur për një interesim të madh nga Milan.
    Mundësia e tretë është tërheqja përfundimtare nga futbolli, në rast se nuk gjen asnjë pistë që i përshtatet jetës dhe karrierës së tij.
    Menjëherë pas këtij lajmi të publikuar nga “SPORT”, ka reaguar dhe agjenti i polakut, Pini Zahavi, duke e hedhur poshtë mundësinë e tërheqjes në fund të sezonit.
    “Ai është një sulmues i nivelit të lartë, por ende nuk ka asnjë përditësim në lidhje me rinovimin e kontratës së tij ose të ardhmen me Barcelonën”, ka thënë Zahavi në një reagim të shkurtër.

  • E kërkojnë ekipet “big” në Europë, agjenti i Julian Alvarez zbulon të ardhmen e sulmuesit

    E kërkojnë ekipet “big” në Europë, agjenti i Julian Alvarez zbulon të ardhmen e sulmuesit

    31 Tetor 2025

    13:14

    Telesport

    Në fillim të këtij sezoni, sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez, po e vendos veten si një nga lojtarët më të mirë në botë. Ky kërcim në cilësi ka tërhequr interes të konsiderueshëm dhe thashetheme transferimi rreth argjentinasit.
    Agjenti i tij, Fernando Hidalgo, megjithatë, i ka mohuar të gjitha këto zëra. “Asgjë nga ato që janë shkruar kohët e fundit nuk është e vërtetë, janë vetëm spekulime të çmendura“, tha agjenti për mediat spanjolle.
    Më tej, kur u pyet për të ardhmen e Julian Alvarez, ai sqaroi se ajo do të jetë ende me fanellën “colchopneros”. Madje ai tha se Atletico Madrid synon të sigurojë Julian: Fanellën me numër 10 dhe një rinovim kontrate me një rritje page.

  • E ardhmja e Icardit, agjenti “tremb” Galatasarayn

    E ardhmja e Icardit, agjenti “tremb” Galatasarayn

    Kontrata e sulmuesit Icardi me Galatasaray-n skadon në fund të sezonit dhe me interes të madh pritet të mësohet e ardhmja e sulmuesit argjentinas.
    Agjenti i lojtarit, Pino, ka ngjallur polemika me deklaratat e fundit.

    “Do të presim deri në dhjetor, pastaj do të ndihemi të lirë të marrim vendime të tjera. Askush nga klubi nuk na ka kontaktuar ende.
    Kapiteni i Galatasaray-t mezi pret deri në fund të sezonit për të ditur qëllimet e klubit. E them këtë me respektin më të madh dhe theksoj se Galatasaray mbetet përparësia jonë.”

  • Grabitja e shekullit në muzeun e Luvrit/ “Nuk ka nder mes hajdutëve”, ish-agjenti i FBI: Gabimet fatale që do t’i çojë hetuesit tek bizhuteritë

    Grabitja e shekullit në muzeun e Luvrit/ “Nuk ka nder mes hajdutëve”, ish-agjenti i FBI: Gabimet fatale që do t’i çojë hetuesit tek bizhuteritë

    Ish-agjenti i FBI-së, Geoffrey Kelly, që ka rikuperuar mbi 100 milionë dollarë vepra arti të vjedhura, thotë se grabitësit e “Louvre”-it bënë një gabim fatal, i cili do t’i çojë hetuesit drejt bizhuterive të vjedhura.

    Më 19 tetor, katër persona të veshur si punëtorë ndërtimi hynë në një krah të muzeut të famshëm të Parisit dhe vodhën bizhuteri mbretërore me vlerë mbi 100 milionë dollarë, në një operacion që zgjati më pak se tetë minuta.
    Por, sipas ish agjentit të FBI-së, këta nuk ishin aspak “mjeshtra” si në filmat e Hollivudit. “Njerëzit duan të besojnë se grabitjet janë më të sofistikuara sesa janë në të vërtetë. Por këta nuk ishin gjeni të krimit”, tha ai për “Daily Mail”.
    ADN-ja dhe gabimi që i tradhtoi
    Dy nga autorët u arrestuan të shtunën në Paris, pak para se të arratiseshin me avion drejt Algjerisë dhe Malit, vende që nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Francën.
    Ata u identifikuan përmes ADN-së së lënë në vendngjarje, ndërsa policia gjeti dy sharra elektrike, karburant, doreza, një radio, jelek të verdhë dhe një batanije.
    Kelly thekson se kjo ishte “gabimi që i fundos”. “Sot mjafton një gjurmë mikroskopike ADN-je për t’u zbuluar. Kur dëgjova për mjetet e lëna pas, e kuptova që do kapeshin shpejt”, tha ai.
    Sipas mediave franceze, të arrestuarit ishin të njohur për policinë dhe kishin qenë të përfshirë edhe më parë në grabitje të bizhuterive. ADN-ja e tyre mund të jetë gjetur në bazat e të dhënave kriminale ose përmes shërbimeve gjenetike si 23&Me apo AncestryDNA.
    Kelly, i cili krijoi njësinë e parë të FBI-së për krime arti, thotë se muzeumet janë objektiva më të lehtë se sa një argjendari luksoze.
    “Në çdo muze ka një përplasje midis sigurisë dhe përvojës së vizitorit. Kuratorët duan që njerëzit të afrohen me veprat, ndërsa sigurimi kërkon distancë dhe mbrojtje. Kjo e bën çdo muze një ‘shënjestër të butë’,” shpjegon ai.
    Sipas tij, zgjedhja për të grabitur vetë Luvrin, një nga institucionet më të famshme në botë, ishte një gabim i madh:
    “Ishte shumë simbolike, shumë e ekspozuar dhe tepër e rëndësishme për Francën që të mos zbardhej. Edhe hajdutët më të zgjuar nuk mund t’i shpëtojnë gjithë forcës së policisë franceze,” tha Kelly.
    Kelly parashikon që dy të arrestuarit do të bashkëpunojnë me hetuesit, pasi provat e ADN-së janë të pakundërshtueshme.
    “Do tregojnë gjithçka për të lehtësuar dënimin. Nuk ka nder mes hajdutësh,” tha ai.
    Ai shtoi se grupi duket më shumë si një bandë oportuniste, jo si një organizatë e orkestruar nga ndonjë “koleksionist në hije”, si në filmat hollivudianë. Kelly shpreson që bizhuteritë nuk janë shkrirë apo ricopëtuar ende, pasi kjo mund t’i ndihmojë autoritetet për t’i rikthyer ato.
    “Nëse janë të mençur, do t’i mbajnë të paprekura për t’i përdorur si kartë negociuese në rast arrestimi,” theksoi ai.
    Nëse parashikimi i tij del i saktë, Franca mund t’i rikthejë shumë shpejt thesaret e saj historike.

    Top Channel

  • Agjenti infiltruar që zbërtheu rrjetin kriminal në kafenenë shqiptare në Belgjikë

    Agjenti infiltruar që zbërtheu rrjetin kriminal në kafenenë shqiptare në Belgjikë

    Fatos M., pronar i një kafeneje shqiptare në Antverp, akuzohet për tregti armësh dhe drogë, pas një hetimi të realizuar nga agjentë të infiltruar.

    Sipas mediave të huaja Fatos M. kishte krijuar një rrjet kriminal për tregtinë e armëve dhe drogës, duke e mbajtur gjithçka nën kontroll në kafenenë e tij, Pimpelhof. Sipas prokurorisë, agjenti i infiltruar, i koduar “Edi”, fitoi besimin e plotë të M., aq sa ky i fundit i kërkoi të bëhej kumbar i djalit të tij.

    Gjatë hetimit, “Edi” ishte i pranishëm në tregti armësh dhe kishte marrë pjesë në transaksione të organizuara nga M., ku përfshiheshin pushkë, pistoleta me silenciator dhe madje eksplozivë. Agjenti arriti gjithashtu të fusë një tjetër koleg nën mbulim, “Armend”, duke zbuluar planet e trafikimit të drogës drejt Skandinavisë, nën drejtimin e një figure të identifikuar si Christos S., i cili rezultoi të ishte një identitet i rremë.
    Pas disa muajsh, policia bastisi vendet e M., S. dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Të hënën, 15 persona dolën para gjykatës në Antverp. Prokuroria kërkoi dënime deri në 12 vjet burg dhe gjoba deri në 200.000 euro për dy drejtuesit kryesorë, ndërsa të tjerët rrezikojnë nga 3 deri në 10 vjet burg.

  • Agjenti i infiltruar miqësohet aq shumë me kreun e një bande shqiptare sa ai i kërkon të bëhet kumbari i djalit

    Agjenti i infiltruar miqësohet aq shumë me kreun e një bande shqiptare sa ai i kërkon të bëhet kumbari i djalit

    Fatos M., pronari shqiptar i një kafeneje në Antverpë të Belgjikës, akuzohet për tregti armësh dhe drogë: agjentët e infiltruar zbulojnë rrjetin kriminal

    Nga Sam Reyntjes, NIEUWSBLAD

    “Nëse nuk shtyp butonin, nuk bluhet kafeja,” – tha Fatos M. (53 vjeç) në tetor të vitit 2023, duke iu drejtuar “Edit”.

    Me këtë, shqiptari nga Antverpa, pronar i kafenesë Pimpelhof, donte të thoshte se në lokalin e tij nuk flitej asgjë pa dijeninë e vet.

    Kafeneja ishte gjithmonë nën vëzhgim me kamera, dhe në dhomën e duhanit, M. ishte vendosur edhe pajisje përgjimi. Por ai nuk e dinte se “Ed” ishte një agjent i infiltruar, i cili prej muajsh kishte depërtuar si në kafene, ashtu edhe në organizatën kriminale që vepronte përreth saj.

    Sipas prokurorisë, bëhej fjalë për një masë hetimore të jashtëzakonshme, por të domosdoshme.

    “Nga hetimi klasik rezultoi se, informacioni që M. ishte i përfshirë në tregtinë e armëve, ishte i saktë,” shpjegoi prokurori gjatë seancës. Megjithatë, hetuesve u mungonin provat përfundimtare: M. dhe rrethi i tij pothuajse nuk flisnin fare në telefon, dhe kur e bënin, përdornin gjuhë të koduar. “Ata flisnin për vezë, gështenja dhe sallam, gjithmonë në kombinim me shuma të mëdha parash,” – sqaroi ai.

    Agjenti “Edi” fiton besimin e Fatosit

    Në këtë hetim hyri “Edi”, agjent i infiltruar që u shtir si tregtar armësh. Ai arriti të krijojë kontakt të shpejtë me njerëzit përreth Pimpelhof-it dhe të fitojë besimin e plotë të Fatos M., aq sa ky i fundit i kërkoi madje të bëhej kumbar i djalit të tij.

    Sipas prokurorisë, nga puna e agjentit rezultoi se në kafenenë në lagjen Seefhoek flitej rregullisht për tregti armësh, madje shpesh tregtoheshin dhe shfaqeshin armë. “Edit” iu ofruan disa herë pushkë, pistoleta me silenciator dhe madje edhe eksplozivë.

    Në fund, ai bleu përmes njerëzve të Fatos M. katër armë zjarri, në një marrëveshje të zhvilluar në Liezh. Aty ku i ishin premtuar pistoleta Glock, dolën në fakt të ishin pistoleta alarmi të modifikuara.

    Kumbari dhe droga drejt Skandinavisë

    Besimi që kishte fituar “Ed” ishte aq i madh saqë ai arriti të fusë në rrjet një agjent të dytë nën mbulim – “Armendin”. Ky u përfshi në hetim kur Fatos M. i tregoi për trafikun e drogës dhe ambicien për të eksportuar kokainë drejt Skandinavisë. “Mund të sjell çdo sasi brenda tre ditësh,” kishte deklaruar M.

    Sipas hetuesve, tregtia e drogës ishte nën drejtimin e Christos S. (56 vjeç), i cili udhëhiqte një organizatë kriminale me bazë në kafenenë Terminus në Beatrijslaan.

    Më vonë doli se “Christos S.” ishte një emër i rremë, i lidhur me një kartë identiteti false greke. Autoritetet shqiptare njoftuan se personi në fjalë quhej në të vërtetë Zirkret P., ndonëse edhe ky mund të ishte pseudonim. Nga grupi i S., një nga agjentët bleu dy herë nga dy kilogramë kokainë.

    Pesëmbëdhjetë të pandehur në gjykatë

    Pas disa muajsh, infiltrimi u ndërpre dhe policia bastisi njëkohësisht vendet e M., S. dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

    “Pas një marrëveshjeje të suksesshme për drogën, u zhvilluan biseda të tjera me agjentin ‘Armend’,” – shpjegoi prokurori. “Atëherë organizata filloi të dyshonte, menjëherë ndërpreu çdo kontakt dhe policia ndërhyri”. Sipas hetuesve, agjenti nën mbulim kishte qenë në rrezik. Një nga të pandehurit deklaroi: “Kjo nuk do të falet kurrë – do të vazhdojnë ta kërkojnë”.

    Të hënën, në Antverpë, 15 persona nga banda e Fatos M. dhe Christos S. dolën para gjykatës. Prokuroria kërkoi 12 vjet burg dhe 200.000 euro gjobë për dy drejtuesit kryesorë, ndërsa të tjerët rrezikojnë nga 3 deri në 10 vjet burg dhe gjoba deri në 96.000 euro.

    “Kriminaliteti është profesioni i tyre – ditët e tyre kalojnë duke kryer vepra penale. Në mënyrë profesionale,” – tha prokurori.

    “Ishte mburrje boshe”

    Gjatë marrjes në pyetje, disa nga të pandehurit deklaruan se deklaratat ndaj agjentëve ishin fjalë të mëdha, mburrje boshe. Njëri prej tyre pranoi megjithatë disa nga konstatimet e agjentit të infiltruar.

    Avokati John Maes, që mbron Christos S., argumentoi: “Cilat janë konkretisht veprat penale? Dy transaksione amatoreske prej dy kilogramësh? Gjithçka shkon aq ngadalë saqë edhe vetë agjenti nën mbulim bëhet i paduruar që nuk po arrin gjë. Pjesa tjetër janë vetëm thashetheme dhe interpretime të të dhënave nga telefoni i tij, pa lidhje të qartë me këtë çështje apo me juridiksionin belg”.

    Maes kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së ndjekjes penale, duke theksuar se nuk është e qartë për çfarë akuzohet saktësisht klienti i tij.

    Ndërkohë, për Fatos M., avokati Brecht Horsten argumentoi se bëhej fjalë për provokim nga policia, pasi faktet ishin të nxitura nga agjenti nën mbulim – çka, sipas tij, duhet të çojë në pavlefshmëri të procedurës.

    “Tregti armësh? Kemi vetëm një deklaratë qesharake, se pa dijeninë e tij, nuk do të ndodhte asgjë,” tha Horsten. Ai përmendi edhe amatorizmin e hetimit: “Lexoj një bisedë ku thuhet se ‘nuk është sezoni i pistoletave 9 mm’ – diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë më parë”.