Tag: agjencitë

  • VIDEO/ Yuri Kim proteston në rrugë…në Amerikë e largojnë nga puna

    VIDEO/ Yuri Kim proteston në rrugë…në Amerikë e largojnë nga puna

    Yuri Kim

    SHBA- Shtëpia e Bardhë po shqyrton me kujdes planet e agjencive federale për shkurtime nga puna në një përpjekje për të kufizuar sfidat e mëtejshme gjyqësore, pasi Gjykata Supreme hapi rrugën për një zvogëlim të gjerë të fuqisë punëtore qeveritare, sipas dy zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë me njohuri për çështjen.

    Zyra e Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë dhe Zyra e Menaxhimit të Personelit po koordinohen me agjencitë federale për të siguruar që planet e tyre të jenë në përputhje me ligjin, ndërsa punonjësit kanë organizuar një manifestim për të kundërshtuar pushimet nga puna.
    Mes grupit të diplomatëve është edhe Yuri Kim, ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Në total pritet të shkurtohen 1350 diplomatë dhe mesa duket ky proces prek edhe Kim. Ndaj, ajo ka dalë të protestojë kundër qeverisë Trump.
    Shtëpia e Bardhë të martën e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme, por nuk tha se agjencitë mund t’i zbatonin menjëherë planet e reduktimit të fuqisë punëtore që hartuan me urdhër të Trump në fillim të këtij viti.
    Ekspertët ligjorë thonë se edhe nëse administrata përmbush pragjet bazë ligjore, agjencitë mund të përballen me padi më të gjera që lidhen me procesin e rregullt ligjor, mbrojtjen e shërbimit civil, të drejtat sindikale dhe aksesin publik në shërbime./ZËRI/

  • Rritja e çmimit të banesave! Agjencitë imobiliare nisin fushatë me video sensibilizuese: Dritat nuk ndizen, zë nuk ka…

    Rritja e çmimit të banesave! Agjencitë imobiliare nisin fushatë me video sensibilizuese: Dritat nuk ndizen, zë nuk ka…

    pamje nga viedo

    TIRANË-Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë hapur një diskutim për ekspertët e ekonomisë dhe agjentët, por edhe banorët. Kohët e fundit teksa diskutohet për një ngadalësim të shitblerjes së pronave, agjencitë imobilare po përdorin metoda të reja për të tërhequr klientët.

    Përpos postimeve ku reklamohet ulje e çmimit të apartamenteve, tashmë agjencitë kanë filluar një trend të ri. Në rrjetin social TikTok, agjentët imobilarë po shpërndajnë video sensibilizuese, duke arsyetuar çmimin e apartameneteve dhe pse ato vijojnë të jenë bosh. 
    Agjenti shprehet në videomesazh se çmimi mesatar i apartamenteve ka arritur 12 mijë euro për të blerë një shtëpi 1+1 dhe pavarësisht kësaj qindra apartamente qëndrojë bosh. Sipas tij banesat nuk janë për të jetuar por për të ruajtur para, duke arsyetur se për disa është thjesht një shtë pi dhe për të tjerë, investim.
    Por edhe me anë të kësaj metode shprehja: “Blini tani se çmimet do rriten” nuk ka munguar. Agjenti parashikon rritje çmimi duke u shprehur se sa më shumë të rrinë të mbylllur aq më shumë do të rritet vlera për banesat.  

    A po përballen ndërtuesit me një stok të madh apartamentesh të pashitura? A do të ketë rritje apo ulje të çmimeve të apartamenteve? Pikëpyetjet në lidhje me të ardhmen e tregut imobiliar vijojnë?/ZËRI

  • “Ulen çmimet”, agjencitë imobiliare nisin fushatën në rrjetet sociale (FOTOT)

    “Ulen çmimet”, agjencitë imobiliare nisin fushatën në rrjetet sociale (FOTOT)

     

    Foto Ilustruese

     
    TIRANË- Në një kohë kur tregu po zien nga pikëpyetjet e shumta në lidhje me të ardhmen e tregut imobiliar, mes agjencive duket se po ndodh një trend i dyshimtë. Në muajt e fundit ka nisur një seri postimesh për apartamente të ndryshme, ku reklamohet ulja e çmimeve.

    Zonat janë nga më të ndryshme, madje ulje është bërë edhe në apartamente që po shiten në Durrës apo Vlorë, të cilat janë zona bregdetare dhe të prirura për të tërhequr investitorë.

    Postimet e bëra në rrjetet sociale nga agjenci të ndryshme imobiliare, të përzgjedhura rastësisht nga ZËRI, nuk japin asnjë shpjegim në lidhje me uljen e këtyre çmimeve. Por, në disa vihet re që ka një diferencë shumë të madhe me çmimin e mëparshëm, 60 mijë euro.

    Çfarë ka ndodhur me një pronë që çmimi i ulet me 60 mijë euro? Është amortizuar? Ka shumë kohë që është stok?
    Këto janë pyetje të cilave mund tu përgjigjen vetëm agjencitë, por trendi tregon shumë për tregun imobiliar.

  • Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente identifikimi false, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim nga Kosova 

    Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente identifikimi false, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim nga Kosova 

    Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve që synojnë të levizin ilegalisht, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin kosovar, Sh. M., 25 vjeç.

    Ai ka paraqitur në sportel, një pasaportë dhe një kartë identiteti, të dyshuara false (me gjenealitete të tjera).
    Më tej, nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës, për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për plagosje të lehtë.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi.

    Top Channel

  • ATSH mbledh CEO-t e agjencive evropiane të lajmeve – Zhupa: Roli ynë kyç në mbrojtjen e informacionit të besueshëm

    ATSH mbledh CEO-t e agjencive evropiane të lajmeve – Zhupa: Roli ynë kyç në mbrojtjen e informacionit të besueshëm

    Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka mikpritur për herë të parë në Tiranë Konferencën e Pranverës të Aleancës së Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA), me temë “Kërcënimet ndaj gazetarisë & Agjencitë e lajmeve & Mjetet për t’u mbrojtur”, që po zhvillohet në Hotel Plazza.

    Drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa si dhe drejtori i lajmeve për Evropën dhe Afrikën në ”Associated Press”, James Jordan, hapën punimet e Konferencës ku marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues nga 32 agjenci evropiane të lajmeve nga Franca, Gjermania, Italia, Greqia, Finlanda, Kroacia, Ukraina, Spanja, Turqia, Serbia, Çekia, Azerbajxhani, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Suedia, Norvegjia, Bullgaria e tjerë.

    Në nisje të konferencës u transmetua një video promovuese për Shqipërinë turistike.

    Në fjalën e saj, drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa tha se përfaqësuesit e agjencive të lajmeve që ndodhen sot këtu përbëjnë zemrën e informacionit të besueshëm në kontinentin tonë,  por dhe më gjerë.

    Zhupa u ndal te sfidat me të cilat përballet sot gazetaria dhe agjencitë e lajmeve, si dhe nevojën për veprim të përbashkët në një mjedis informuese që po ndryshon me ritme të shpejta.

    Ajo bëri thirrje për forcimin e verifikimit të fakteve dhe transparencës, si mjete thelbësore për të mbrojtur integritetin e lajmit.

    “Sot gazetaria dhe agjencitë e lajmeve përballen me një mjedis më sfidues se kurrë më parë. Nga dezinformatat që qarkullojnë në sekonda, tek presionet ekonomike, rënia e besimit dhe dominimi i platformave globale, të gjithë ne në këtë sallë e dimë se çdo ditë po na vihet në provë, misioni i madh i shtypit: të informosh në përputhje me parimet më të larta të humanizmit. Në fakt, ajo që na bashkon, është pikërisht fakti se asnjë agjenci serioze nuk mund ta përballojë vetëm këtë realitet”, theksoi ajo.

    Zhupa vuri në dukje se “serioziteti i informacionit, shpejtësia e përhapjes së tij dhe saktësia e burimeve tona mbeten ende një busull për pjesën tjetër të medias, ku interesa të ndryshme ndërhyjnë deri për ta shpërdoruar informacionin dhe për të devijuar përmbajtjen e tij”.

    Drejtoresha e ATSH-së renditi disa nga sfidat me të cilat përballen agjencitë e lajmeve në mbarë Evropën, por më të rëndësishmin, dezinformimin, duke e përshkruar si “një nga plagët më të mëdha të kohëve moderne”.

    “Jetojmë në një kohë kur gënjeshtra qarkullon më shpejt se e vërteta dhe madje besohet në shumë raste, pa iu provuar burimet. Në një treg të mbingarkuar me burime anonime dhe të pa verifikuara, dallimi mes faktit dhe opinionit është zbehur dhe vazhdon të shpërfillë informacionin e vërtetë. Kjo është një sfidë për çdokënd që e merr seriozisht të vërtetën. Dhe ne e marrim. Ja pse verifikimi i informacionit dhe transparenca mbi burimet tona është në themel të punës sonë”, nënvizoi ajo.

    Një tjetër temë e ndjeshme e adresuar nga Zhupa ishte shpërndarja e lajmeve të agjencive nga platformat e mëdha teknologjike.

    “Platforma të mëdha teknologjike shpërndajnë lajme të prodhuara nga ne, pa garantuar shpërblimin e duhur. Për më tepër, shpesh këto algoritme favorizojnë përmbajtje emocionale, konfliktuale apo thjesht tentojnë të kapin sensacionin, kuptohet jo domosdoshmërisht të saktë apo të verifikuar. Këtu kemi nevojë për një zë të përbashkët dhe për zgjidhje të përbashkëta. Disa vende kanë nisur të negociojnë për modele të reja. Ne duhet të jemi pjesë e këtij diskutimi dhe të adresojmë shqetësime të vërteta”, tha ajo.

    Duke u ndalur te pavarësia editoriale, Drejtoresha e ATSH-së u shpreh se: “në shumë vende, presioni nuk vjen drejtpërdrejt si censurë klasike. Vjen në mënyra më të rafinuara:. Dhe ky presion është po aq real, sa edhe ai i drejtpërdrejti, pasi lidhet me interesa grupesh interesi. Mbetet sfidë përfshirja e kanoneve të larta morale të gazetarëve dhe mbi të gjitha respekti për Urdhrin e Gazetarit”.

    Zhupa vuri në dukje se besimi i publik është ndoshta sfida më e madhe që përballen sot mediat: “Për dekada, publiku besonte se lajmet që merrte nga agjencitë tona të lajmeve ishin të sakta. Sot, ky besim është zbehur, jo për fajin tonë të drejtpërdrejt, por si pasojë e një klime të përgjithshme, ku gjithçka po vihet në dyshim”.

    Për të rikthyer këtë besim, Zhupa theksoi se nevojitet më shumë transparencë, komunikim më i hapur me publikun, si dhe vetëkritikë e vazhdueshme.

    Më tej, në fjalën e mbajtur në Konferencë, Drejtoresha e ATSH-së, Valbona Zhupa evidentoi tre shtylla kryesore për të përballur shqetësimet e kohës përmes një gazetarie cilësore: bashkëpunim më të gjerë mes agjencive, investime në teknologji moderne si inteligjenca artificiale për verifikim faktesh dhe rritje të vizibilitetit të agjencive në debatin publik.

    “Duhet të investojmë në platformat tona, në inteligjencën artificiale për të zbuluar lajme e rreme, në sisteme më efikase për menaxhimin e përmbajtjes, në aplikacione që i sjellin lajmet tona më afër qytetarit të zakonshëm. Ne duhet të jemi më të pranishëm në debatin publik. Jo vetëm përmes përmbajtjes që prodhojmë, por edhe përmes edukimit të publikut për rolin tonë. Shumë njerëz nuk e dinë ende se lajmet që lexojnë në media apo dëgjojnë në radio vijnë nga një agjenci lajmesh. Kjo duhet të ndryshojë, por edhe ne duhet të ushtrojmë autoritetin tonë që lajmet tona të jenë referencë për institucionet, publikun”, deklaroi Zhupa.

    Në përfundim të fjalës, Zhupa theksoi nevojën që agjencitë e lajmeve të qëndrojnë të bashkuara dhe të ruajnë etikën profesionale në çdo kohë.

    “Këto nuk janë kohë të lehta për gazetarinë. Por janë kohë me peshë të madhe historike. Sepse pikërisht në kohë të tilla, peshohet rëndësia e punës së madhe që bëjmë për publikun. Ne nuk kemi luksin të jemi as pasivë, as nostalgjikë. Por kemi fuqinë për të qenë të zgjuar, të përkushtuar dhe të bashkuar. Në këtë betejë, nuk ka më vende periferike apo qendra të mëdha. Çdo zë i përgjegjshëm ka rëndësi. Unë besoj fort që, nëse ruajmë etikën dhe respektojmë kanonet e gazetarisë së mirë, rrisim cilësinë dhe forcojmë bashkëpunimin, atëherë agjencitë e lajmeve do të jenë të pazëvendësueshme dhe gazetaria cilësore do të dijë të mbijetojë dhe të përballet me çdo krizë. Ashtu siç ka bërë gjithmonë”, përfundoi drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa.

    Përmes disa paneleve, gjatë Konferencës do të trajtohen veçmas edhe çështje të tjera nga Tina Mari Flem, Drejtore Ekzekutive dhe Kryeredaktore e NTB-së, Peter Kropsch, Drejtor Ekzekutiv i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA dhe Kryetar i Komitetit të të Drejtave të Autorit të EANA-s, Nataliya Kostina, zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e agjencisë ukraine të lajmeve, Ukrinform, Aimilios Perdikaris, Drejtor Ekzekutiv i agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, Hanspeter Kellermüler, Drejtor Ekzekutiv i agjencisë zvicerane të lajmeve, Keystone-SDA dhe nga Bilgehan Öztürk, menaxhere e Komunikimeve Strategjike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë agjencisë turke të lajmeve, Anadolu Ajansi.

  • “Interesi për Shqipërinë në rritje, agjencitë po lidhin kontrata garancie për verën 2026”

    “Interesi për Shqipërinë në rritje, agjencitë po lidhin kontrata garancie për verën 2026”

    Flet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar Shqipëria po vijon të mbetet një destinacion i kërkuar për turizmin e organizuar dhe agjencitë e huaja kanë mbërritur që në muajt e parë të këtij viti për të lidhur kontrata garancie për verën 2026.Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, shprehet se tregje si Gjermania dhe Izraeli kanë interes të shtuar, kurse më besnikët mbeten …