Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, deputetët e zonës dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, zhvilluan një takim me banorët e Njësisë 4, në vijim të turit të dëgjesave publike për Buxhetin 2026 që po zhvillohen në të gjithë territorin e Tiranës.
Gjatë takimit me komunitetin e Njësisë 4, Ogerta Manastirliu vuri theksin te politikat e reja për strehimin dhe krijimin e Agjencisë së Strehimit për strehimin social dhe të përballueshëm.
“Qeveria po punon për të krijuar Agjencinë e Strehimit për strehim social dhe të përballueshëm. Përpos asaj që Bashkia sot jep në programet e saj të strehimit social, kreditë sociale apo banesat sociale me qira apo vetë ndërtimet që realizohen në kuadër të programeve të strehimit, qeveria është duke punuar për një tjetër program që lidhet me këtë Agjenci që do të krijohet për t’iu dhënë mundësi çifteve të reja, familjeve të reja për të pasur banesën e parë dhe për t’iu krijuar mundësinë e një strehimi të përballueshëm”, tha Manastirliu.
Tag: agjencinë
-

Irani paralajmëron sërish: Do të pezullojmë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nëse…
Irani paralajmëroi sot se do të pezullojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), nëse sanksionet e Kombeve të Bashkuara rivendosen.
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit tha se bashkëpunimi “do të pezullohet në thelb”, në përgjigje të procesit 30-ditor të nisur nga Britania, Franca dhe Gjermania për rikthimin e sanksioneve ndaj Teheranit.
Tre vendet evropiane akuzojnë Iranin se nuk po respekton marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që synonte të ndalonte zhvillimin e armëve bërthamore.
Situata tensionohet ndërsa afati për rikthimin e sanksioneve po afron, dhe Irani paralajmëron se nuk do të tolerojë presionin ndërkombëtar.Top Channel
-

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., ndezi një tjetër debat të ashpër këtë javë gjatë dëshmisë së tij në Senat, duke sulmuar sërish agjencinë kryesore të shëndetit publik, Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Shfaqja e tij erdhi pak ditë pasi shkarkoi papritur drejtoreshën e re të CDC-së, Susan Monarez, vendim që shkaktoi dorëheqjen e disa drejtuesve të lartë. Kennedy tha se e kishte pyetur Monarez nëse ishte një “person i besueshëm” dhe, sipas tij, ajo i ishte përgjigjur “jo”, një deklaratë që shkaktoi mosbesim dhe zemërim në sallë.
Kennedy ka quajtur më herët CDC “agjencinë më të korruptuar të qeverisë” dhe ka lënë të kuptohet se planet e tij për ta reformuar nuk kanë përfunduar. Por veprimet e tij kanë nxitur shqetësim të madh tek mjekët dhe shkencëtarët, të cilët paralajmërojnë se sistemi amerikan i shëndetit publik po minohet seriozisht.
CDC, i themeluar në vitin 1946, është udhëhequr ndër vite në luftën kundër sëmundjeve ngjitëse dhe krizave globale si HIV, Ebola dhe Covid-19. Megjithatë, që prej marrjes së detyrës në shkurt, Kennedy ka marrë vendime që kanë alarmuar komunitetin shkencor. Ai emëroi një kritik të vaksinave për të rishikuar të dhënat e CDC mbi lidhjen e pavërtetuar mes vaksinave dhe autizmit dhe, në qershor, shkarkoi të gjithë panelin këshillues për vaksinimet (ACIP), duke e zëvendësuar me një grup të ri të zgjedhur nga administrata e tij.
Ish-drejtoresha Monarez akuzoi Kennedy se e kishte detyruar të “paravendoste” miratimin e rekomandimeve të këtij paneli, të cilët sipas saj kishin shfaqur qëndrime antivaksinë.
“Unë humba punën time, por fëmijët e Amerikës mund të humbin shumë më tepër”, shkroi ajo në një artikull.
Pasi e shkarkoi, dorëheqje të tjera pasuan në CDC, përfshirë shefen e imunizimeve dhe drejtorin e sëmundjeve në zhvillim.
“Një pjesë e madhe e ekspertizës është larguar, ndërsa të dhënat po rrezikojnë të mos përdoren më në mënyrë shkencore”, tha Dr. Fiona Havers, ish-studiuese e CDC-së që dha dorëheqjen në qershor.
Kennedy, i njohur për deklaratat e tij kundër vaksinave dhe masave anti-Covid, ka kritikuar shpesh agjencinë se “gënjeu amerikanët për maskat, distancimin dhe vaksinën”. Ai paralajmëroi se do të vijojë me shkarkime të tjera.
Ndërkohë, më 18 shtator pritet mbledhja e parë e panelit të ri këshillues të vaksinave, që do të shqyrtojë rekomandimet për vaksinat Covid, hepatitit B dhe RSV. Ky takim shihet si një moment kritik jo vetëm për SHBA-në, por edhe për shëndetin global, pasi CDC ka luajtur rol kyç në përballimin e epidemive botërore.
Ekspertët paralajmërojnë se dobësimi i agjencisë mund ta lërë Amerikën dhe botën, shumë më të papërgatitur për pandeminë e radhës. -

Bastisje në Agjencinë e Kadastrës dhe atë të Arkivave Shtetërore
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë të mërkurën, duke bastisur Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave.
Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për mediat se aksioni është ndërmarrë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të gjykatës.
Ndërkohë, Policia e Kosovës bëri të ditur se bastisjet u kryen mbi bazën e dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Autoritetet paralajmëruan se detaje të mëtejshme mund të bëhen publike pas përfundimit të aksionit dhe në koordinim me organet e drejtësisë.
Ndërkohë, Kallxo.com raporton se bastisjet po bëhen nën dyshimet për përfshirje në vepra penale të disa zyrtarëve me rastin e ndërrimit të pronave të komunës së Prishtinës me disa kodra në komunën e Prizrenit.
Kjo media raporton se për këtë rast ishin arrestuar disa persona. -

Policia në aksion/ Bastisje në Agjencinë e Kadastrit dhe atë të Arkivave Shtetërore
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë të mërkurën, duke bastisur Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave. Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për mediat se aksioni është ndërmarrë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të gjykatës.
Ndërkohë, Policia e Kosovës bëri të ditur se bastisjet u kryen mbi bazën e dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Autoritetet paralajmëruan se detaje të mëtejshme mund të bëhen publike pas përfundimit të aksionit dhe në koordinim me organet e drejtësisë.
Ndërkohë, Kallxo.com raporton se bastisjet po bëhen nën dyshimet për përfshirje në vepra penale të disa zyrtarëve me rastin e ndërrimit të pronave të komunës së Prishtinës me disa kodra në komunën e Prizrenit. Kjo media raporton se për këtë rast ishin arrestuar disa persona./REL -

Irani është gati për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
Irani ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), pavarësisht kufizimeve të vendosura nga parlamenti.
Deklarata u bë të martën nga Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, i cili theksoi se qasja në disa objekte bërthamore të goditura nga sulme përbën një rrezik serioz sigurie, si për Iranin, ashtu edhe për inspektorët ndërkombëtarë.
“Rreziku i shpërndarjes së materialeve radioaktive, por edhe rreziku i shpërthimit të municioneve të mbetura në objekte…, është serioz,” tha Araghchi për mediat shtetërore, duke vënë në dukje se siguria e inspektorëve të IAEA është një çështje që duhet trajtuar me kujdes.Sipas një ligji të ri të miratuar nga Parlamenti iranian, çdo inspektim i ardhshëm nga IAEA kërkon miratimin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare. Kjo masë është parë nga analistët si një përpjekje për të kufizuar transparencën në programin bërthamor të Iranit, në një kohë kur tensionet me Perëndimin mbeten të larta.
Megjithatë, Araghchi nënvizoi se Teherani nuk ka ndërmend të mbyllë dyert për bashkëpunim, duke theksuar se komunikimi me IAEA do të vazhdojë brenda kuadrit të ligjeve të brendshme dhe me respekt për sigurinë kombëtare.
Ky zhvillim vjen ndërsa presioni ndërkombëtar ndaj Iranit është rritur pas disa incidenteve në objektet e tij bërthamore, që autoritetet iraniane i kanë cilësuar si “akte sabotimi”, për të cilat shpesh kanë fajësuar Izraelin.
IAEA ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratës së fundit të Araghchit, por zyrtarë të lartë të agjencisë kanë kërkuar më herët akses të plotë, të vazhdueshëm dhe të pakushtëzuar në objektet bërthamore iraniane, si pjesë e përpjekjeve për të garantuar që programi nuk ka qëllime ushtarake. -

Këshilli i Gardës i Iranit miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore të OKB-së
Mbikëqyrësi kushtetues i Iranit, Këshilli i Gardës, e ka miratuar të enjten vendimin e Parlamentit për ta pezulluar bashkëpunimin e Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), pasi objektet bërthamore të vendit u bombarduan gjatë fundjavës në konfliktin 12-ditor me Izraelin.
Për këtë ligj, i cili u miratua një ditë më parë nga ligjvënësit me 221 vota pro dhe asnjë kundër, do të vendosë përfundimisht Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare (SNSC).
SNSC teknikisht drejtohet nga presidenti, por ashtu si të gjitha institucionet kyçe të shtetit, i përgjigjet udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei.“Plani për ta detyruar Qeverinë ta pezullojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore nuk ishte në kundërshtim me ligjin islamik dhe Kushtetutën pas shqyrtimit nga anëtarët e Këshillit të Gardës”, tha zëdhënësi i këshillit, Hadi Tahan Nazif, në një postim në X.
Izraeli kreu sulme të papara ndaj objekteve kyçe bërthamore dhe ushtarake të Iranit, si dhe zonave të banuara, më 13 qershor, në një luftë që mori jetën e shumë civilëve nga të dyja palët para se të përfundonte me një armëpushim të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më 24 qershor.
Më 21 qershor, SHBA-ja i goditi tri objekte bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan.
Projektligji parashikon që pezullimi i bashkëpunimit të hiqet vetëm nëse garantohet që objektet dhe shkencëtarët bërthamorë iranianë janë të mbrojtur dhe që e drejta e Iranit për të pasuruar uranium brenda vendit është e garantuar.
Ndër shënjestrat e Izraelit gjatë sulmeve ndaj Iranit ishin edhe shkencëtarë të përfshirë në programin bërthamor iranian.
Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se nuk ka për qëllim ta përdorë atë për të zhvilluar armë bërthamore.
Pezullimi i bashkëpunimit me IAEA do të thotë se Irani do t’i ndalojë inspektimet, raportimet dhe veprimtarinë mbikëqyrëse sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).
Para votimit, kryetari i Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, e kritikoi IAEA-n, duke thënë se ajo dështoi “qoftë edhe të shtirej sikur e dënonte sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit” dhe e akuzoi për “shitjen e besueshmërisë së vet ndërkombëtare”.
Teherani ka akuzuar prej kohësh IAEA-n për anshmëri dhe bashkëpunim me fuqitë perëndimore dhe Izraelin kundër Iranit.
Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, ka shprehur prej vitesh shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit nga Irani në hetimet për objekte të vjetra, por të padeklaruara, bërthamore.
“Organizata për Energjinë Atomike e Iranit do të pezullojë bashkëpunimin me agjencinë deri sa të garantohet siguria e objekteve bërthamore, dhe programi bërthamor paqësor i Iranit do të ecë përpara me një ritëm më të shpejtë”, tha Qalibaf në komentet që u pasuan nga thirrjet e ligjvënësve “vdekje Amerikës dhe Izraelit”./REL
