Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.
Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare.
Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë.
Sipas vendimit, autoritetet mbikëqyrëse që duhet të raportojnë janë:
Banka e Shqipërisë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Organet e qeverisjes qendrore
Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet
Ministria e Drejtësisë
Dhoma Kombëtare e Avokatisë, për avokatët
Ministria përgjegjëse për infrastrukturën, për subjektet që merren me tregtimin e mjeteve motorike, lundruese, ajrore, si dhe për veprimtaritë e transportit e spedicionit
Agjencia e Inteligjencës Financiare, për:
a) agjencitë e udhëtimitb) shoqëritë e ndërtimitc) bizneset e metaleve dhe gurëve të çmuarç) çdo person fizik ose juridik që ofron shërbime të caktuara për klientët
Bordi i Mbikëqyrjes Publike, për audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar
Tag: agjencia
-

“Raportim brenda 72 orësh!”/ Qeveria merr masa të reja kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
-

Raportim brenda 72 orësh/ Qeveria merr masa të reja kundër…
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.
Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare.
Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë.
Sipas vendimit, autoritetet mbikëqyrëse që duhet të raportojnë janë:
Banka e Shqipërisë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Organet e qeverisjes qendrore
Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet
Ministria e Drejtësisë
Dhoma Kombëtare e Avokatisë, për avokatët
Ministria përgjegjëse për infrastrukturën, për subjektet që merren me tregtimin e mjeteve motorike, lundruese, ajrore, si dhe për veprimtaritë e transportit e spedicionit
Agjencia e Inteligjencës Financiare, për:
a) agjencitë e udhëtimitb) shoqëritë e ndërtimitc) bizneset e metaleve dhe gurëve të çmuarç) çdo person fizik ose juridik që ofron shërbime të caktuara për klientët
Bordi i Mbikëqyrjes Publike, për audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar -

INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja kush janë pretendentët e postit
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije miratimin e disa vendimeve dhe projektligjeve të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe Mbikqyrëse.
Sipas këtij vendimi Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.
Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:
1. Banka e Shqipërisë2. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare3. Organet e qeverisjes qendrore4. Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.5. Ministria e Drejtësisë6. Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët7. Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.8. Agjencia e Inteligjencës Financiare për:a) agjencitë e udhëtimit;b) shoqëritë e ndërtimit;c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:a) audituesit ligjorë;b) kontabilistët e miratuar.
U miratua vendimi për shpalljen e disa zonave “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës.Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:a) të zhvillimit ekonomik;b) industrial;c) turistik.
Në mbledhjen e sotme u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave:1. Znj. Elsa Dhuli;2. Z. Ledjon Shahini;3. Znj. Lantona Sado.
Ndërsa Xhemal Qefalia u emërua si zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.
Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e tëshëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.Top Channel
-

“Autoritetet raportim brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave (LISTA)
qeveria-foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime të reja, që nga masat kundër pastrimit të parave e deri te ligji i ri për nënproduktet shtazore. Në mbledhjen e kësaj të mërkure është miratuar vendimi që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.
Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare.
Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë.
Autoritetet mbikëqyrëse që duhet të raportojnë janë:
-Banka e Shqipërisë
-Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
-Organet e qeverisjes qendrore
-Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.
-Ministria e Drejtësisë
-Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët
Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.
Agjencia e Inteligjencës Financiare për:a) agjencitë e udhëtimit;b) shoqëritë e ndërtimit;c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë
Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:a) audituesit ligjorë;b) kontabilistët e miratuar. -

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Kërkesa botërore për naftë dhe gaz mund të rritet deri në vitin 2050
Bota mund të mos arrijë objektivat e saj klimatike, pasi kërkesa globale për naftë dhe gaz pritet të vazhdojë të rritet deri në vitin 2050, paralajmëroi të mërkurën, 12 nëntor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), duke shënuar një kthesë të dukshme nga parashikimet e mëparshme për një tranzicion të shpejtë drejt energjive të pastra.
Sipas raportit vjetor “World Energy Outlook”, agjencia, e cila shërben si “roje sigurie energjetike” për vendet perëndimore, deklaron se nëse qeveritë vazhdojnë me politikat ekzistuese, kërkesa për naftë mund të arrijë në 113 milionë fuçi në ditë deri në mesin e shekullit, një rritje prej rreth 13% krahasuar me konsumin e vitit 2024. Ndërkohë, kërkesa totale për energji pritet të rritet me 90 eksaxhaul deri në vitin 2035, ose rreth 15% më shumë se sot, raporton Reuters.
Nga tranzicioni i pastër te politikat ekzistuese
Raporti i ri shënon një ndryshim të madh në tonin e IEA-së. Në vitet e fundit, nën administratën e presidentit amerikan Joe Biden, agjencia kishte parashikuar se kërkesa për naftë do të arrinte kulmin brenda kësaj dekade dhe se nuk nevojiteshin më investime të reja në projekte nafte e gazi nëse bota do të donte të arrinte objektivat e klimës.
Por tani, IEA ka rikthyer skenarin e “politikave ekzistuese”, i cili bazohet vetëm në politikat aktuale të qeverive, jo në premtime apo aspirata për arritjen e neutralitetit klimatik. Kjo është hera e parë që agjencia rikthehet në këtë skenar që nga viti 2019, pasi për disa vite kishte përdorur parashikime më ambicioze për një tranzicion të shpejtë energjetik.
Agjencia shpjegon se kishte planifikuar të përfshinte objektivat e rinj klimatikë të vendeve për periudhën 2031–2035, por shumë pak shtete kishin dorëzuar plane të reja, duke e bërë të pamundur një vlerësim të plotë.
Në një tjetër skenar, atë të “politikave të deklaruara”, që përfshin masat e propozuara por ende të pa miratuara, kërkesa për naftë arrin kulmin rreth vitit 2030, përpara se të stabilizohet.
Bumi i ri i gazit të lëngshëm (LNG)
Raporti i IEA vë në dukje se vendimet për investime në projekte të reja të gazit të lëngshëm (LNG) kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025. Deri në vitin 2030 pritet të fillojë funksionimi i kapaciteteve të reja eksportuese që do të shtojnë rreth 300 miliardë metra kub gaz në vit, duke shënuar një rritje prej 50% të furnizimit global.
Nëse vijojnë politikat aktuale, tregu global i LNG pritet të rritet nga 560 miliardë metra kub në 2024, në 880 bcm në 2035, dhe të arrijë 1,020 bcm deri në vitin 2050, kryesisht për shkak të kërkesës në rritje nga sektori i energjisë, i nxitur nga zgjerimi i qendrave të të dhënave dhe inteligjencës artificiale.
Raporti thekson gjithashtu se investimet globale në qendra të të dhënave mund të arrijnë 580 miliardë dollarë në vitin 2025, duke tejkaluar për herë të parë shpenzimet vjetore për furnizimin me naftë, që vlerësohen në rreth 540 miliardë dollarë.
Ngrohja globale tejkalon 1.5°C
IEA paralajmëron se, edhe në skenarin më optimist të emetimeve neto zero deri në vitin 2050, bota pritet të tejkalojë rritjen e temperaturës globale prej 1.5°C, të rënë dakord në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015.
Sipas raportit, vetëm nëse teknologjitë për heqjen e dioksidit të karbonit nga atmosfera zbatohen në shkallë të gjerë, temperaturat mund të bien gradualisht pas këtij pragu.
Ky zhvillim përbën një sinjal alarmi për komunitetin ndërkombëtar, pasi tregon se edhe me politikat aktuale dhe ritmin e investimeve në energji të pastër, tranzicioni i gjelbër nuk po ecën me shpejtësinë e nevojshme për të shmangur pasojat më të rënda të ndryshimeve klimatike. -

Video-Pamjet tronditëse, shkatërrohet i gjithë fshati/ Pesë të vdekur dhe 130 të plagosur nga tornadoja në…
Të paktën pesë persona u vranë dhe 130 të tjerë u plagosën të premten kur një tornado përfshiu një fshat në shtetin Paraná të Brazilit jugor, thanë autoritetet lokale.
“Agjencia e Mbrojtjes Civile të Paraná-s me keqardhje njofton se pesë vdekje janë konfirmuar tashmë pas tornados” që goditi komunën e Rio Bonito do Iguaçu, tha agjencia në një deklaratë dërguar AFP-së.❗️ – A powerful tornado ravaged the small city of Rio Bonito do Iguaçu in Paraná, Brazil, late on Friday, November 7, 2025, unleashing winds exceeding 62 mph that tore roofs from homes, toppled trees and power poles, and collapsed masonry structures, leaving streets blocked… pic.twitter.com/EycrLV8vA8
— The Informant (@theinformant_x) November 8, 2025
-

Video/ Pesë të vdekur dhe 130 të plagosur nga tornadoja në Brazil
Të paktën pesë persona u vranë dhe 130 të tjerë u plagosën të premten kur një tornado përfshiu një fshat në shtetin Paraná të Brazilit jugor, thanë autoritetet lokale.
“Agjencia e Mbrojtjes Civile të Paraná-s me keqardhje njofton se pesë vdekje janë konfirmuar tashmë pas tornados” që goditi komunën e Rio Bonito do Iguaçu, tha agjencia në një deklaratë dërguar AFP-së.
❗️🌪🇧🇷 – A powerful tornado ravaged the small city of Rio Bonito do Iguaçu in Paraná, Brazil, late on Friday, November 7, 2025, unleashing winds exceeding 62 mph that tore roofs from homes, toppled trees and power poles, and collapsed masonry structures, leaving streets blocked… pic.twitter.com/EycrLV8vA8
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) November 8, 2025Top Channel
-

Arrestohet polici në Krujë, bashkë me babain bënë për spital qytetarin
Foto ilustruese
KRUJË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë ka arrestuar në flagrancë një punonjës të policisë së Krujës, i dyshuar për kanosje dhe shpërdorim detyre.
Punonjësi i policisë K.K., me detyrë në Trupën e Shërbimit/Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Krujës, akuzohet se sëbashku me babanë e tij ka kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin me inicialet B.K, i cili përfundoi në spitalin e Traumës.
NJOFTIMI I AMP-SË
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokururisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
Për ankesa me Ëhatsapp 0694151511 Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”. -

Në 10 muaj 92 policë në pranga, i fundit polici rrugor që mori 60 mijë lekë ryshfet për të mos bllokuar makinën
Një punonjës i policisë rrugore të Durrësit u vu në pranga nga agjencia e mbikëqyrjes policore pasi u faktua se merrte para për të shkelur ligjin.
Mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në shërbim I kërkoi 600 mijë lek një qytetari që të mos ja bllokonte makinën dhe të mos i vendoste gjobë.
Mirëpo gjithë lëvizjet për të faktuar marrjen e ryshfetit nga polici Gentian Hoxhalli u monitoruan edhe nga SPAK I cili autorizoi arrestimin e tij në Flagrance.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe zarfi me paratë i fshehur në sedilen e makinës që sipas ligjit duhej të bllokohej.
Shifrat e publikuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tregojnë se brenda forcës që duhet të ruajë rendin, po shtohen zërat që llogariten në dosje penale.
Vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti 92 punonjës policie kanë rënë në pranga kryesisht për shpërdorimi i detyrës, korrupsion dhe veprimet arbitrare.
Top Channel
-

I mori një personi 60 mijë lekë të reja që t’i nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, AMP arreston efektivin
Një punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës me akuzën e korrupsionit. Sipas AMP, arrestimi i tij erdhi pasi polici i kërkoi një shumë prej 60 mijë lekësh të reja për t’i nxjerrë automjetin e tij nga pika e bllokimit si dhe për të mos i vendosur masë administrative.
AMP ka publikuar edhe pamjet nga operacioni, i kryer në bashkëpunim me SPAK, si dhe paratë që ishin futur brenda një zarfi. Agjencia thotë se vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal.
Arrestimi në flagrancë u realizua pas veprimeve me metoda speciale të hetimit, ku u arrit të provohej se punonjësi i policisë duke shfrytëzuar funksionin organik në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar dhe i ka marrë shtetasit E.S., një shumë prej 60 000 lekë të reja (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale), duke i premtuar në këmbim që do ti nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, si dhe mosvendosjen e masës administrative.
Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].