Tag: agjencia

  • Sulmi me dron, Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit humbi funksionin

    Sulmi me dron, Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit humbi funksionin

    Një mburojë përmbi reaktorin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë nuk mund të kryejë më funksionin e saj kryesor pas një sulmi me dron që është regjistruar më herët gjatë këtij viti, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
    Inspektorët kanë gjetur që struktura masive, e vendosur mbi reaktor pas katastrofës së vitit 1986 e ka humbur funksionin primar, përfshirë “aftësinë e izolimit”.
    Në shkurt, Ukraina e ka akuzuar Rusinë se e ka shënjestruar centralin – pretendim që Kremlini e ka hedhur poshtë.
    Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore – agjenci e Kombeve të Bashkuara – ka thënë se riparimet janë “thelbësore” për të “parandaluar degradimin e mëtejmë” të strehës.
    Megjithatë, eksperti i ambientit, Jim Smith, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se “nuk ka arsye për panik”.
    Sipas tij, rreziku është “i ulët”, sepse pluhuri i kontaminuar bllokohet nga një “sarkofag” i trashë betoni, i cili është i mbuluar nga mburoja tjera.
    Si pasojë e një shpërthimi të vitit 1986 në Çernobil, në ajër ka rrjedhur sasi e madhe e materialit radioaktiv, duke nxitur emergjencë shëndetësore nëpër një pjesë të mirë të Evropës.
    Si përgjigje, Bashkimi Sovjetik i atëhershëm e ka ndërtuar një sarkofag – arkë prej guri – mbi reaktorin bërthamor.
    Megjithatë, ajo mburojë ka pasur jetëgjatësi prej 30 vjetësh, duke nxitur nevojën për një mburojë shtesë për të parandaluar rrjedhjen e materialit radioaktiv në 100 vjetët e ardhshëm.
    Agjencia e OKB-së ka thënë se një ekip e ka kryer një vlerësim në qendër javën e kaluar, pasi janë kryer “dëme të rënda” nga sulmi me dron. Sulmi ka rezultuar me zjarr në pjesën e jashtme të strukturës prej çeliku.
    Inspektorët kanë thënë se nuk është kryer dëm i pandreqshëm në strukturë apo sistemet e monitorimit dhe që tashmë janë kryer disa riparime në çati.
    Mirëpo shefi i kësaj agjencie të OKB-së, Rafael Grossi ka thënë se “restaurimi në kohë vazhdon të jetë thelbësor për të parandaluar degradimin dhe për të garantuar siguri bërthamore në periudhë afatgjatë”.
    Prej nisjes së dhjetorit, agjencia e OKB-së ka kryer vlerësime për infrastrukturën e energjisë së Ukrainës, teksa shteti vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus.
    Përgjatë natës, Rusia ka nisur sulme ajrore në qytetin e Kremençukut, qendër e madhe industriale në zemër të Ukrainës.
    Përveç Çernobilit, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka inspektuar edhe nënstacione elektrike të lidhura me sigurinë bërthamore.
    “Ato janë absolutisht të domosdoshme për sigurimin e energjisë elektrike që të gjitha centralet bërthamore kanë nevojë për ftohjen e reaktorëve dhe sisteme të tjera sigurie. Ato janë gjithashtu të nevojshme për të shpërndarë energjinë elektrike nëpër familje dhe për industri”, ka thënë mes tjerash Grossi.
    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
    Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.(REL)

  • Alarm në centralin bërthamor të Cernobilit, kupola nuk e bllokon më rrezatimin

    Alarm në centralin bërthamor të Cernobilit, kupola nuk e bllokon më rrezatimin

    Predha mbrojtëse në termocentralin bërthamor të Çernobilit, në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, e cila u ndërtua për të parandaluar rrjedhjet e rrezatimit pas aksidentit të vitit 1986, nuk mund ta përmbushë më plotësisht funksionin e saj, pasi është dëmtuar nga një sulm me dron, njoftoi të premten Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

    Agjencia iu referua një sulmi për të cilin Kievi ka fajësuar Moskën, e cila nga ana e saj ka mohuar përgjegjësinë.IAEA shpjegoi se një inspektim i kryer javën e kaluar në predhën e çelikut, konfirmoi se dëmi ishte shkaktuar nga një sulm me dron në muajin shkurt, tre vjet pasi lufta kishte nisur me pushtimin rus. Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Mariano Grossi, tha se inspektimi “konfirmoi” se mbulesa mbrojtëse “ka humbur funksionin e saj bazë të sigurisë, duke përfshirë aftësinë për të përmbajtur rrezatimin”, megjithëse nuk u gjetën dëme në elementët strukturorë apo në sistemet e përhershme të monitorimit të objektit.
    Sipas Grossit, disa punime riparimi janë kryer tashmë, por një “restaurim i plotë” i strukturës mbrojtëse “mbetet absolutisht i nevojshëm për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm dhe për të garantuar sigurinë bërthamore afatgjatë”.
    Agjencia, pjesë e sistemit të OKB-së, njoftoi më 14 shkurt se autoritetet ukrainase e kishin informuar se një dron me ngarkesë shpërthyese kishte goditur objektin, duke shkaktuar zjarr dhe duke dëmtuar guaskën mbrojtëse rreth reaktorit numër 4 — i cili u shkatërrua gjatë aksidentit të vitit 1986, kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
    OKB-ja deklaroi në shkurt se nivelet e rrezatimit mbetën normale dhe të qëndrueshme, dhe se nuk kishte raportime për rrjedhje radioaktive.
    Fatkeqësia e vitit 1986 përhapi rrezatim në të gjithë Evropën dhe detyroi autoritetet sovjetike të mobilizonin mijëra njerëz dhe sasi të mëdha pajisjesh për të përmbajtur katastrofën. Reaktori i fundit i centralit u mbyll në vitin 2000.
    Ushtria ruse e kishte pushtuar zonën e termocentralit për më shumë se një muaj në javët e para të luftës në Ukrainë, ndërsa përpiqej të përparonte drejt kryeqytetit Kiev.
    OKB-ja inspektoi termocentralin paralelisht me verifikimet në nënstacionet elektrike në të gjithë Ukrainën, teksa lufta po i afrohet vitit të katërt.

    Top Channel

  • Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit

    Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore ka njoftuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil është jofunksionale për shkak të dëmeve të shkaktuara nga dronët. Ukraina për këtë e fajëson Rusinë.
    Fjala është për mburojën e njohur si “Konvoji i Sigurisë” ose Arka, e cila u ndërtua pas katastrofës bërthamore në Çernobil më 1986 me qëllim të ndalimit të përhapjes së rrezatimit. Nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), e cila është agjenci e OKB-së, javën e kaluar u njoftua se me një sulm me dron në shkurt të këtij viti ishte dëmtuar struktura e mburojës, raporton reuters.
    Drejtori i IAEA-s, Rafael Grossi, deklaroi se mburoja e ka humbur funksionin e saj kryesor të sigurisë, por se nuk ka pasur dëmtime të përhershme të strukturës mbajtëse apo të sistemit të monitorimit. Ai theksoi se janë kryer disa riparime, por se është i domosdoshëm një ndërhyrje gjithëpërfshirëse për të parandaluar degradimin e mëtejshëm dhe për të siguruar sigurinë bërthamore afatgjatë.

  • BE përditëson udhëzimet për azilin për refugjatët sirianë një vit pas rënies së Bashar al-Assad

    BE përditëson udhëzimet për azilin për refugjatët sirianë një vit pas rënies së Bashar al-Assad

    Numri i sirianëve që kërkuan azil ra ndjeshëm nga 16,000 në tetor 2024, para rënies së al-Assad në dhjetor, në 3,500 në shtator 2025.

    Bashkimi Evropian lëshoi ​​të mërkurën udhëzime të përditësuara për aplikimet për azil nga shtetasit sirianë, të cilat pasqyrojnë kushtet e reja në Siri një vit pas rënies së ish-liderit të gjatë, Bashar al-Assad.

    Ndryshimet mund të ndikojnë në rezultatin e kërkesave për azil të rreth 110,000 sirianëve të cilët ishin ende në pritje të një vendimi për azil në fund të shtatorit.

    Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin tha se kundërshtarët e al-Assad dhe ata që shmangin shërbimin ushtarak “nuk janë më në rrezik persekutimi”.

    Por agjencia tha se grupe të tjera mund të konsiderohen në rrezik në Sirinë pas Asadit, duke përfshirë njerëz të lidhur me qeverinë e mëparshme dhe anëtarë të grupeve etnike-fetare Alawite, të krishterë dhe Druze.

    Ndërsa vendimet për kërkesat për azil merren në nivel kombëtar, udhëzimet e agjencisë përdoren për të informuar 27 shtetet anëtare të BE-së, si dhe Norvegjinë dhe Zvicrën.

    Qëllimi është të krijohet një koherencë më e madhe midis 29 kombeve që japin mbrojtje ndërkombëtare.

    Numri i sirianëve që kërkuan azil ra ndjeshëm nga 16,000 në tetor 2024, para rënies së al-Assad në dhjetor, në 3,500 në shtator 2025.

    Megjithatë, sirianët kishin numrin më të madh të çështjeve që prisnin një vendim në shkallën e parë.

    Lufta civile në Siri, e cila filloi në mars të vitit 2011, vrau gati gjysmë milioni njerëz dhe zhvendosi gjysmën e popullsisë së vendit para luftës prej 23 milionë banorësh.

    Më shumë se 5 milionë sirianë ikën nga vendi si refugjatë. Ndërsa shumica kërkuan strehim në vendet fqinje si Turqia, shumë shkuan edhe në Evropë, duke kontribuar në krizën e refugjatëve të kontinentit në vitin 2015.

    Agjencia e azilit tha se situata në Siri “konsiderohet e përmirësuar, por e paqëndrueshme” që nga rënia e al-Assad në fund të vitit të kaluar dhe se “dhuna pa dallim vazhdon të ndodhë” në pjesë të caktuara të vendit.

    Grupet në rrezik

    Shumë sirianë kishin shpresa të mëdha pasi al-Assad u rrëzua nga pushteti në një ofensivë nga grupet kryengritëse në fillim të dhjetorit.

    Megjithatë, vrasjet sektare kundër anëtarëve të sektit minoritar alavit të al-Assad në rajonin bregdetar të Sirisë dhe kundër pakicës druze në provincën jugore të Suwayda në fillim të këtij viti kanë marrë qindra jetë.

    Megjithatë, agjencia tha se tani e konsideron Damaskun, kryeqytetin, të sigurt.

    Agjencia përmendi gjithashtu dy grupe të tjera që jetojnë në Siri të cilat duhet të mbeten të pranueshme për statusin e refugjatit: personat LGBTQ+ dhe palestinezët në Siri të cilët nuk marrin më ndihmë ose mbrojtje të Kombeve të Bashkuara.

    Që nga rrëzimi i al-Assad, më shumë se 1 milion njerëz janë kthyer në Siri dhe gati 2 milion persona të zhvendosur brenda vendit janë kthyer në rajonet e tyre, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

  • Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra policin në Elbasan

    Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra policin në Elbasan

     Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

    ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë E. Sh., me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit. Punonjësi i policisë, me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Nga hetimet ka rezultuar se efektivi ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Inspektor E.Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
    Ekzekutimi i masës së sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se punonjësi i policisë duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë”, thuhet në njoftimin e AMP./ZËRI

  • Agjencia për Korrupsionin zbulon koleksionin e orave 200 mijë euro të padeklaruara ish-presidentit Gjukanoviç

    Agjencia për Korrupsionin zbulon koleksionin e orave 200 mijë euro të padeklaruara ish-presidentit Gjukanoviç

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 nëntor se ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, nuk ka deklaruar një pjesë të pasurisë së tij të luajtshme – koleksionin e orëve të dorës që zotëron, me vlerë rreth 200.000 eurosh.

    Siç thuhet në raport, Agjencia ka analizuar fotografi të publikuara nga disa media malazeze, të bëra gjatë paraqitjeve të ndryshme publike të Gjukanoviçit ndër vite, teksa ai ushtronte funksionin e presidentit ose kryeministrit të Malit të Zi.

    Fotografitë përfshinin edhe orë dore nga shtatë marka, secila nga to, sipas ekspertëve të provave digjitale, vlerësohet se kushtojë mes 8.000 dhe 59.000 euro.

    Ekspertët e provave digjitale dhe të fushës ekonomiko-financiare analizuan fotografi në të cilat Gjukanoviç mban në dorë orët “Franck Muller”, “Cartier Pasha”, “Brequet Tourbilion”, “Roger Dubuis Excalibur”, “Rolex”, “Patek Philippe” dhe “Cartier Moonphase”.

    “Agjencia, në procedurën e provave, ka konstatuar se fotografitë ku paraqitet ish-funksionari publik Millo Gjukanoviç me këto orë në dorë janë autentike dhe se ato nuk janë deklaruar në asnjërin nga raportet e cekura mbi të ardhurat dhe pasurinë si pronë sa i përket pasurisë së luajtshme”, thuhet në arsyetim.

    Në përgjigjen e vitit 2021, Gjukanoviç ka deklaruar se pretendimet për “orë me vlerë marramendëse janë sensacionalizëm dashakeq”.

    Ai ka theksuar gjithashtu se një pjesë të orëve nuk i ka pasur kurrë në pronësi, ndërsa orën “Brequet Tourbilion” e zotëron “që nga vitet ’90 si dhuratë nga një person i afërt, para se të merrja funksion publik”.

    Agjencia në vendimin e saj ka deklaruar se nuk e pranoi arsyetimin e Gjukanoviçit.

    “Agjencia nuk ka pranuar pretendimin e pakonfirmuar se njëra nga orët është dhuratë nga një periudhë e mëhershme, pasi kjo nuk është mbështetur me asnjë provë, dhe sipas ekspertëve të provave digjitale, një model i tillë i orës nuk ekziston”.

    Millo Gjukanoviç ka ushtruar funksionet më të larta shtetërore në Mal të Zi që nga fillimi i viteve ’90.

    Partia e tij, Partia Demokratike e Socialistëve, ka udhëhequr të gjitha qeveritë deri në vitin 2020, kur humbi pushtetin ndaj një koalicioni të përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Ura.

    Gjukanoviç e përfundoi mandatin e tij presidencial në vitin 2023, kur u mund nga presidenti aktual, Jakov Millatoviq.

    Radio Evropa e Lirë i ka dërguar kërkesë Zyrës së ish-presidentit duke kërkuar koment mbi vendimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, por nuk ka marrë përgjigje.

    Gjukanoviç mund të nisë procedurë administrative kundër vendimit të Agjencisë brenda 20 ditësh.

  • Moti i keq/ Mbrojtja Civile jep alarmin: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në 24 orët e ardhshme në këto zona

    Moti i keq/ Mbrojtja Civile jep alarmin: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në 24 orët e ardhshme në këto zona

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën bilancin e reshjeve të para, ku rendit zonat ku pati probleme dje.
    Ndërkaq Agjencia jep alarmin pë 24 e ardhshme ku pritet përkeqësim i motit.
    Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.
    Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.
    Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë.
    Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.
    Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti.
    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të strukturave për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq. Ju lutemi banorëve të zonave, ku mund të paraqiten probleme të kontaktojnë me autoritetet vendore!

  • Rrëshqitje toke në Indonezi, 11 persona të vdekur, 12 të zhdukur

    Rrëshqitje toke në Indonezi, 11 persona të vdekur, 12 të zhdukur

    Një rrëshqitje toke pas shirave të rrëmbyeshëm në Javan Qendrore , Indonezi, vrau 11 persona, tha të shtunën agjencia e menaxhimit të fatkeqësive, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po kërkonin për 12 të tjerë, të cilët rezultojnë të zhdukur.

    Rrëshqitja e dheut në qytetin Cilacap të enjten mbuloi disa shtëpi në fshatin Cibeunying, raportoi më parë agjencia Antara, duke shtuar se shpëtimi ishte sfidues pasi njerëzit ishin bllokuar 3 deri në 8 metra thellësi.

    “Njëmbëdhjetë persona janë gjetur të vdekur, tre të shtunën dhe tetë të tjerë sot. Dymbëdhjetë persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i agjencisë, Abdul Muhari, për Reuters.

    Sezoni i lagësht në vendin e Azisë Juglindore filloi në shtator dhe do të zgjasë deri në prill, tha agjencia meteorologjike, duke sjellë një rrezik më të lartë përmbytjesh dhe reshjesh ekstreme.

    Ndërkohë, një tjetër rrëshqitje toke në janar e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në qytetin Pekalongan të Java Qëndrore vrau të paktën 25 persona.

  • AMP arreston në flagrancë policin në Tiranë nën efektin e alkoolit

    AMP arreston në flagrancë policin në Tiranë nën efektin e alkoolit

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka njoftuar sot arrestimin në flagrancë të një punonjësi policie, Inspektor F. L., i cili shërbente si specialist i policimit në komunitet.
    Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në rrugën “George Bush” në Kamëz, ku inspektori, duke drejtuar automjetin e tij, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale.
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) bënë të ditur se është arrestuar në flagrancë  Inspektori F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë.
    Punonjësi i policisë akuzohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal. me te kuptueshme
    Pas ndërhyrjes së policisë dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ai kishte një nivel prej 0.91 mg/l, mbi kufirin e lejuar nga ligji.
    Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë hetimet për rastin.
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka theksuar se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe integritetit të strukturave policore.
    Po ashtu, AMP u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje nga punonjësit e policisë.

  • Tiranë/ Arrestohet punonjësi i policisë, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

    Tiranë/ Arrestohet punonjësi i policisë, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
    Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.
    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
    Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.