Tag: agait

  • Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë në televotim

    Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë në televotim

    Elinara dhe  Andrea  janë dy fermerët që do të shkojnë në televotim, ku njëri prej tyre ditën e hënë largohet nga Ferma dhe humbet shansin për të fituar 100 mijë euro.

    Ndërsa Andueli dhe Ylli do të vijojnë rrugëtimin.
    Elinara dhe Andrea ishin dy humbësit e sfidës së AGAIT. Elinara u sfidua me Yllin ndërsa Andueli me Andrean. Dy sfida shumë interesante.

  • Thyen rregullat në Ferma VIP, vendimi drastik i AGAIT për gjashtë fermerët

    Thyen rregullat në Ferma VIP, vendimi drastik i AGAIT për gjashtë fermerët

    Shkelja e rregullave nga ana e fermerëve dhe fjalori përdorur nga njëri-tjetri, solli reagimin e menjëherëshëm të AGAIT.
    Në spektaklin e sotëm moderatorja Luana Vjollca lexoi zarfin me vendimin e AGAIT ku dënohej ashpër dhuna verbale dhe bullizmi i fermerëve ndaj njëri-tjetrit.
    Alba, Nur, Big Basta, Andrea dhe Big Mama kaluan mënjeherë në televotim, dhe do të jetë publiku i cili me votën e tij do të ndërpresë mbrëmjen e sotme rrugëtimin e njërit prej tyre në Ferma VIP.

    “Ju lutem Big Basta, Anduel, Andrea, Nura, Alba dhe Big Mama ngrihuni në këmbë, kam për të ndarë një vebndim. Përdorimi i një fjalori jo etik, tonet e ngritura të zërit, dhuna verbale dhe bullizimi është rreptësisht i patolerueshëm në Ferma VIP. Si rezultat Agai ka vendosur Anduel, Big Basta, Andrea, Big Mama, Nur dhe Alba ju shkoni menjëherë në televotim. Është publiku ai që vendos sonte për sjelljen që keni bërë. Është sonte publiku që voton dhe vendos. Nga ky moment unë hap televotimin dhe më pas do të kemi emrin e fermerit të eliminuar”, lexoi Luana vendimin në zarf të AGAIT.
     

  • Pas Albës, këta janë fermerët e tjerë që shkojnë në televotim

    Pas Albës, këta janë fermerët e tjerë që shkojnë në televotim

    Big Basta, Andrea dhe Nur me urdhër të AGAIT nuk do të qendrojnë më në shtëpinë e fakirit, por për ta kishte dhe një surprizë të hidhur.
    Tre fermerët që qendruan këtë javë në shtëpinë e fakirit, do të shkojnë në televotim sëbashku me Albën, e cila u dënua në spektaklin e së hënës pas shkeljes së rregullave.
    “Fakirë nga sot nuk jeni më pjesë e shtëpisë së fakirit. Lajmi i dytë është se ju shkoni të tre në nominim bashkë me Albën, Big Basta, Andrea edhe Nur”, lexoi Luana vendimin e AGAIT.

    Kujtojmë që mbrëmjen e sotme u përjashtua nga Ferma VIP, Keisi, e cila theu rregullin e AGAIT duke braktisur shtëpinë e fakirti dhe u bashkua me fermerët e tjerë për të festuar.
     

  • Ylli dhe Andrea dalin nga shtëpia e Fakirit pasi kaluan me sukses sfidën e Agait

    Ylli dhe Andrea dalin nga shtëpia e Fakirit pasi kaluan me sukses sfidën e Agait

    Spektakli i sotëm i Ferma VIP 2 nisi me dy mungesa, bëhet fjalë për Yllin dhe Andrean, të cilët janë të dënuar dhe ndodheshin te shtëpia e Fakirit.
    Pas nisjes së spektaklit Luana duke zbatuar urdhrat e Agait ju dha një mundësi dy fermerëve që të bashkoheshin në spektakël me pjesën tjetër të grupit, vetëm nëse do të kalonin me sukses sfida.
    Në sfidë bëhet fjalë që ata vetëm duke mbajtur në bark një lakër nga shtëpia e fakirit te pjesa tjetër e grupit mund të shpëtonin nga dënimi.

    Në fund sfida rezultoi e suksesshme.

  • Big Mama bëhet shpëtimtarja e fakirëve, kalon provën e Agait

    Big Mama bëhet shpëtimtarja e fakirëve, kalon provën e Agait

    Big Mama ishte shpëtimtarja e Fakirëve, pasi në sekondën e fundit arriti të gjejë çelësin të cilën Agai kishte vendosur si kusht që Erandi, Alba, Elianara dhe Big Mama, të dilnin nga dënimi.
    Luana lexoi për fermerët urdhrin e Agait i cili ishte i qartë që brenda 60 sekondave katër fermerët duhet të gjenin çelësin e shtëpisë së fakirëve nëse donin që dënimi i tyre të përfundonte, në të kundërt do të shtyhej deri në javën e ardhshme.
    Ndërsa sekondat po shkonin drejt zeros, Big Mama arriti që të gjejë çelësin e “shpëtimit” duke marrë edhe përqafimet e bashkëvuajtësve.

  • Big Mama dhe Alba sfidojnë njëra-tjetrën, kush fitoi? Kjo është fermerja që shkon në televotim me Silvanën

    Big Mama dhe Alba sfidojnë njëra-tjetrën, kush fitoi? Kjo është fermerja që shkon në televotim me Silvanën

    Fituese e sfidës me vendim të Agait për përballjes mes Albës dhe Big Mamas u shpall kjo e fundit.
    Një sfidë vërtetë e fortë, ku dy konkurentet do të duhet të kalonin disa sfida, siç ishte prerja e litarëve e më pas gjetja e pusullave për të plotësuar tabelën.
    Big Mama u tregua më e shkathët. Në një moment pati dyshime se Big Mama i anashkaloi rregullat, por me verdikt të Agait, Big Mama u shpall fituese.

    Pas kësaj sfide Alba dhe Silvana do të shkojnë në televotim kokë më kokë për ditë e hënë.