Tag: afrona

  • Pas fejesës, Afrona Dika drejt altarit?

    Pas fejesës, Afrona Dika drejt altarit?

    Javën e kaluar ju bëmë me dije se Afrona Dika është fejuar! Këtë e ka zbuluar dhe vetë bukuroshja ku tha se është fejuar me partnerin e saj të ri dhe e ka ndarë këtë lajm të bukur me publikun.
    Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo tregoi se është e lumtur dhe e përmbushur pranë të fejuarit, por ka zgjedhur të mbajë identitetin e tij të fshehur për arsye private.
    “Unë dua ta mbaj lidhjen private sepse dua ta ruaj lidhjen tonë dhe atë si person publik,” u shpreh Afrona, duke theksuar dëshirën për të jetuar këtë kapitull të ri të jetës pa ndikimin e vëmendjes mediatike.
    Afrona ka preferuar të mbajë lidhjen e saj larg syrit të publikut, duke synuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qetë. Ajo theksoi se është e rëndësishme të shijojë çdo moment të kësaj periudhe, pa presionin që shpesh vjen me statusin publik.
    Gjatë intervistës, ajo gjithashtu ndau disa detaje mbi mënyrën se si partneri i saj ia ka rrëmbyer zemrën dhe për planet që ka për të ardhmen, duke përfshirë dëshirën për të krijuar një familje. Pavarësisht se nuk ka dhënë shumë informacion mbi dasmën, Afrona tregoi se është e gatshme për të bërë hapa të rëndësishëm në jetën e saj private.

  • Në heshtje e pa zhurmë, fejohet Afrona Dika!

    Në heshtje e pa zhurmë, fejohet Afrona Dika!

    Afrona Dika ka bërë një pauzë të gjatë nga media, duke ruajtur privatësinë e saj personale, por së fundmi ajo ka ndarë një foto në rrjetet sociale që ka ngritur shumë pyetje. Bukuroshja ka postuar një fotografi ku shfaqet me një unazë të bukur te gishti, e cila ka bërë që ndjekësit të mendojnë për një mundësi fejesë.
    Megjithatë, edhe pse fotografia ka ngjallur kuriozitet, Afrona nuk ka konfirmuar asgjë lidhur me këtë ngjarje dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë.
    Burime të Prive nga Liberta Spahiu kanë konfirmuar se ka pasur zhvillime të reja në jetën e Afronës, edhe pse ajo ka preferuar ta mbajë këtë pjesë të jetës private dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për momentin. E vetmja gjë që dihet është se Afrona duket e lumtur dhe e përmbushur në aspektin personal, por mbetet e paqartë se kush është partneri që ka marrë zemrën e saj.
    Përveç jetës private, Afrona është aktive me projektet e saj profesionale. Ajo po vazhdon me sukses podcastin e saj, i cili ka sjellë intervista të veçanta dhe personazhe interesante, duke ofruar një përmbajtje të freskët dhe tërheqëse për audiencën. Ndërkohë, të gjithë presin me padurim për të mësuar më shumë detaje rreth jetës së saj dhe mundësinë për të ndarë edhe më shumë nga aventura e saj personale.
    Rikujtojmë që në vitin 2019, Afrona Dika dhe këngëtari i njohur Blero, i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni përrallore buzë bregdetit të Shëngjinit tek Rana e Hedhun.