Një zjarr masiv ka shpërthyer para pak çastesh në Njësinë Administrative Vergo në fshatin Kalasë të Bashkisë Delvinë. Zjarri që dyshohet se ka ardhur nga Sasaj, ka përparuar me shpejtësi nga mali drejt fshatit ku rrezikohen edhe banesat.
Një lagje e fshatit e cila ka rreth 20 shtëpi është duke u evakuuar nga banorët. Në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter.
Sipas mediave, situata e rënduar vijon të jetë edhe në dy vatrat, atë të Kokotrafit dhe në atë të Plakotisë në Markat. Shuarja e zjarrit nga banorët, efektivë të shërbimit zjarrfikës bëhet me pompa uji në krah.
Tag: afrohet
-

Zjarri po i afrohet fshatit në Delvinë, banorët largohen në panik (VIDEO)
-

Egnatia i afrohet ndeshjes historike, kampionët zhvillojnë përgatitjet në fushën e Luzit
Egnatia ka mbyllur sot një tjetër ditë të përgatitjeve. Rrogozhinasit i ndajnë vetëm dy ditë nga sfida me Breidablik, që luhet për turin e parë të Ligës së Kampioneve.
Do të jetë ditë historike për rrogozhinasit. Kjo pasi stadiumi “Arena Egnatia” do të presë ndeshje të Champions dhe i gjithë besimi qëndron për t’u kualifikuar.Egnatia nuk ka kaluar tur në Europë më parë. Për këtë edhe beson që dita e martë do të jetë e veçantë, për të shtruar rrugën drejt kualifikimit.
-

Asteroidi 500 metra i afrohet Tokës
Një asteroid përshëndet Tokën në 9 Maj. Me një diametër të përllogaritur mes 230-510 m do afrohet deri në 4.2 mln km, një distancë që konsiderohet e sigurt dhe është 11 herë më e madhe se largësia midis planetit tonë dhe Hënës.
Sipas astrofizikanëve , është një kalim i sigurt që mund te vrojtohet edhe nga të apasionuar me teleskopë të vegjël.
Me etiketën 2002 JX8 teorikisht klasifikohet si potencialisht i rrezikshëm siç do asteroid tjetër që ka diametër me shumë se 140 m, por largësia që do kalojë e redukton rrezikshmërinë për ne, por vetëm duhet mbajtur në vëzhgim.
Pas afrimit me ne, ky asteroid vijon trajektoren e tij në ditët ne vazhdim në yjësinë e Mjelmës, të Dragoit, të Arushës së Madhe dhe në drejtim të Yllit Polar.
-

“Afati i presidentit Trump po afrohet”, Rubio për luftën Ukrainë-Rusi: Java e ardhshme, më e rëndësishmja për negociatat
Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ditur nëse SHBA-të do të vazhdojnë të përpiqen të ndërmjetësojnë paqen midis Rusisë dhe Ukrainës, tha sot sekretari i departamentit të shtetit, Marco Rubio, duke sugjeruar se afati i fundit i presidentit amerikan, Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje po afrohet me shpejtësi.
“Jemi afër, por nuk jemi mjaftueshëm afër”, tha sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Ai e përshkroi Moskën dhe Kievin si më afër se kurrë arritjes së një marrëveshjeje, por prapë i zbuti pritjet për një përparim.
“Kjo javë do të jetë një javë vërtet e rëndësishme në të cilën duhet të vendosim nëse kjo është një përpjekje në të cilën duam të vazhdojmë të përfshihemi, apo nëse është koha të përqendrohemi në disa çështje të tjera që janë po aq, nëse jo më shumë, të rëndësishme”, tha Rubio.
“Ne duam ta shohim të ndodhë. Ka arsye për të qenë optimistë, por ka arsye për të qenë realistë”, tha ai.
Komentet janë shenja e fundit se Trump po humbet durimin në përpjekjen për t’i dhënë fund konfliktit. Ndërsa po i afrohet ditës së njëqindtë në detyrë, Trump ka shprehur zhgënjim ndaj Rusisë dhe Ukrainës për rezistencën ndaj përpjekjeve të SHBA-së për të sjellë paqe.
Trump, i cili dikur premtoi të përfundonte luftën në Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, u ka thënë këshilltarëve së fundmi se zgjidhja e konfliktit ka qenë më e vështirë nga sa priste.Top Channel
-

Flamurtari fiton finalen e dytë play off ndaj Tiranës dhe i afrohet titullit kampion
Flamurtari në basketboll për femra i afrohet edhe më shumë titullit kampion për sezonin sportiv 2024-2025. Skuadra vlonajte fitoi 78-69 ndaj Tiranës të shtunën në “Asllan Rusi” dhe udhëheq 2-0 serinë e finaleve.
Një ndeshje që ishte fotokopje e asaj të disa ditëve më parë, me mikeshat nga Vlora që u shkëputën 24-15 që në periodën e parë dhe më pas administruan avantazhin deri në fund, duke e merituar fitoren dhe janë një fitore larg trofeut.
Përpjekjet e bardhebluve nuk munguan, por ato nuk ishin të mjaftueshme për të përmbysur dot shifrat. Qosja me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë për Tiranën, por që s’mjaftoi për të fituar. Flamurtari ruajti gjatë gjithë kohës një avantazh prej 10 pikësh.
Në kahun tjetër, të gjitha titullaret e Flamurtarit realizuan mbi 10 pikë, ku shënuesja më e mirë ishte Thomas me 19 pikë, mbështetur edhe nga Ramos me 16 pikë. Ndeshja e tretë finale play off do të luhet në Vlorë.
Finale-Femra
Nd.1, Flamurtari – Tirana, 68-53
Sot, Tirana – Flamurtari, 69-78 (0-2)
23/4, Flamurtari – Tirana, 18:00 -

Sharra: Sa më shumë afrohet 11 maji, aq më shumë shtohet shpresa dhe besimi në fitoren spektakolare
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Mjafton 1 gol! Liverpool fiton derbin e “Merseyside” dhe i afrohet gjithmonë e më shumë titullit (video)
2 Prill 2025
23:23
Telesport
Liverpool ka fituar 1-0 ndaj Everton, në sfidën ndaj rivalit të qytetit që njihet ndryshe si derbi i “Merseyside”. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Diego Jota. SHIKOGOLIN
Pas një pasimi të marrë me finte nga Luiz Diaz, Jota bën vetë gjithçka bukur dhe dërgon topin në rrjetë. Pavarësisht disa rasteve për të dy ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Në 10 minutat e fundit të takimit u aktivizua edhe Armando Broja. Me fitoren e sotme, Liverpool i afrohet gjithmonë e më shumë titullit kampion në Premier League.
Ekipi id rejtuar nga Arne Slot kryeson me 73 pikë pas 30 javësh, 12 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Arsenali i vendit të dytë. Everton gjendet në vendin e 15-të me 34 pikë. -

Çdo gjë i afrohet fundit! Kush do të largohet mes Gertës, Aldos dhe Jozit? / Ja ku mund të ndiqni spektaklin e sotëm
Në prag të 100 ditëve! Çdo gjë i afrohet fundit… Dhe fundi nuk kursen askënd! Kur do të jetë finalja?
Rozana dhe Gjesti, nga miq në armiq, debatet e të cilëve kanë ndezur situatat brenda shtëpisë.
Aldo, Gerta, apo Jozi, kush lë shtëpinë?
Për të zbuluar këto dhe për të mos humbur disa surpriza emocionuese, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.