Tag: afrikë

  • Akuzë për racizëm ndaj Farage, ish-shoku i shkollës: Më tha ‘kthehu në Afrikë’

    Akuzë për racizëm ndaj Farage, ish-shoku i shkollës: Më tha ‘kthehu në Afrikë’

    Bota E Premte, 5 Dhjetor 2025 18:51
    Yinka Bankole, një ish-nxënës i kolegjit Dulwich, ka akuzuar publikisht liderin e partisë Reform, Nigel Farage, se i ka drejtuar një fyerje raciste kur ishin në shkollë, duke i thënë “ajo është rruga për t’u kthyer në Afrikë”. Bankole deklaroi se u ndje i detyruar të fliste hapur pasi pa konferencën për shtyp të Farage, ku ky i fundit u përpoq të “mohojë ose minimizojë” dhimbjen e shkaktuar. Gjatë konferencës, Farage mohoi të ketë qenë ndonjëherë racist me “qëllim të keq”, duke i quajtur komentet e së kaluarës si “shaka” dhe sulmoi mediat si BBC dhe ITV për pyetjet që i bënë rreth akuzave. Ai sugjeroi se pretendimet janë të motivuara politikisht dhe vuri në dyshim besueshmërinë e kujtimeve pas më shumë se katër dekadash.
    Bankole, prindërit e të cilit emigruan nga Nigeria në vitet 1950, e përshkroi incidentin që ndodhi mes viteve 1980-1981, kur ai ishte vetëm nëntë vjeç dhe Farage ishte 17. “Një ditë, Farage dhe të paktën një tjetër më panë në oborrin e shkollës,” kujton ai. “Ai ishte shumë më i gjatë se unë. ‘Nga je ti?’, më pyeti. Brenda pak sekondash pasi unë dhashë përgjigjet e mia të ngatërruara, ai pati një përgjigje të qartë: ‘Ajo është rruga për t’u kthyer në Afrikë’, shoqëruar me një gjest dore që tregonte një vend të largët.” Bankole, sot 54 vjeç dhe inxhinier, e quajti mbrojtjen e Farage “pikën që derdhi gotën”.

    Abuzimi, sipas Bankole, nuk ishte një ngjarje e izoluar. Ai pretendon se pasi “ekzistenca e tij si objektiv u vendos”, Farage “priste te porta e shkollës fillore, ku më linin për në shkollë, për të përsëritur vulgaritetin”. Ai tha se do ta kujtojë gjithmonë atë që e përshkroi si një “shikim urrejtjeje që ai kishte për mua, me sa duket thjesht sepse ekzistoja”, duke shtuar se Farage e shikonte pa asnjë vlerësim për humanizmin e tij. Kjo përvojë personale bie ndesh me pretendimet e Farage se çdo koment i tij nuk ishte thënë “drejtpërdrejt” ndaj dikujt apo “me qëllim” për të lënduar.

    Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt justifikimeve të Farage, Bankole tha: “Do t’ia lë lexuesit të vendosë nëse kjo ishte ‘me qëllim të keq ose jo’… Unë e di se si e përjetova. Për mua sigurisht që u ndje me qëllim të keq.” Ai është një nga 28 ish-nxënësit e Dulwich që kanë raportuar sjellje të ngjashme nga Farage te gazeta The Guardian. Bankole, i cili fillimisht foli në kushte anonimiteti, vendosi të identifikohej pas reagimit të Farage. Për sa i përket argumentit të kujtesës, ai pyeti retorikisht: “A mundet një viktimë e një abuzimi të tillë ta harrojë ndonjëherë? Unë e di që nuk e kam harruar.” Ai gjithashtu konfirmoi se nuk është anëtar i asnjë partie politike.

    Në mbyllje, Bankole reflektoi mbi përvojën e tij, duke thënë se ndoshta ishte me fat që u largua nga shkolla pas vetëm një viti. “Mendimi më tmerron se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të isha atje vitin pasardhës kur ngacmuesi do të kishte pasur edhe më shumë autoritet,” tha ai. “Perspektiva që ai të ketë pafundësisht më shumë nga kjo [fuqi] pas disa vitesh është vërtet një mendim rrëqethës.”

  • Europa sfidon planin amerikan për Ukrainën: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë

    Europa sfidon planin amerikan për Ukrainën: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë

    Ursula von der Leyen

    AFRIKË-Samiti, i pari që mbahet në Afrikë, u hap të shtunën me udhëheqësit e BE-së dhe homologët e tyre nga ekonomitë kryesore dhe ato në zhvillim që u mblodhën së bashku, ndërsa plani i paqes i propozuar nga Uashingtoni për Ukrainën u shfaq gjerësisht. 
    Samiti dy-ditor, i pari që mbahet në Afrikë, u hap të shtunën me udhëheqës dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nga ekonomitë kryesore dhe në zhvillim që u mblodhën në Johannesburg pa pjesëmarrjen e SHBA-së pas një bojkoti nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
    Kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz u takuan për të diskutuar alternativa ndaj një plani amerikan për të ndaluar luftën e Moskës kundër Ukrainës, gati katër vjet pasi ajo pushtoi fqinjin e saj.
    Pas një takimi dytësor, BE-ja, në një deklaratë, përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë: “Drafti fillestar i planit 28-pikësh përfshin elementë të rëndësishëm që do të jenë thelbësorë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne besojmë se drafti është një bazë që do të kërkojë punë shtesë. Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në mënyrë që të sigurojmë që një paqe e ardhshme të jetë e qëndrueshme. Ne jemi të qartë në parimin se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë.”
    Përgjigja vjen ndërsa vendet evropiane, të përballura me interesin e tyre të ardhshëm në luftën e Ukrainës për të mposhtur Rusinë, kanë këmbëngulur të konsultohen në përpjekjet për paqe, raportojnë mediat e huaja.
    Plani i paqes kërkon që Ukraina të lëshpjë territorin që kontrollon në lindje të vendit dhe të përgjysmojë madhësinë e ushtrisë së saj. Kushte të tjera përfshijnë kufizimin e ndihmës ushtarake amerikane dhe kategoritë e armatimeve të përdorura nga ushtria ukrainase./ZËRI

  • Zbulohet depozita gjigante e arit në Afrikë

    Zbulohet depozita gjigante e arit në Afrikë

    Një kompani britanike, Shanta Gold Limited, ka zbuluar një depozitë të madhe ari në Kenia, me vlerë rreth 5.29 miliardë dollarë. Sipas medias “The Star Kenya”, kompania ka konfirmuar se zbulimi përfshin 1.27 milionë onza ari, një prej sasisë më të mëdha të verifikuara ndonjëherë në vend.
    Projekti i shfrytëzimit do të drejtohet nga filiali Shanta Gold Kenya Limited, i cili pritet të përdorë teknologji të avancuar me galeri të hapura, që synojnë minimizimin e ndikimit në sipërfaqe. Kompania deklaron se operacioni mund të sjellë zhvillim të dukshëm ekonomik, përmes hapjes së vendeve të punës, rritjes së bizneseve lokale dhe rritjes së kontributeve fiskale ndaj shtetit kenian.
    Për realizimin e projektit parashikohet ndërtimi i një uzine përpunimi me kapacitet 1,500 ton në ditë, një qendre elektrike prej 12 megavatësh, si dhe një depo për mbetjet minerare. Kostoja totale e infrastrukturës vlerësohet nga 146 deri në 180 milionë euro.
    Për Kenian, e cila në vitin 2023 prodhoi vetëm 410 kilogramë ari, ky zbulim shihet si një shans për t’u shndërruar në një destinacion të ri të rëndësishëm për investimet minerare në Afrikë. Në renditjen e Fraser Institute 2023, vendi tashmë mban vendin e gjashtë në kontinent për atraktivitet ndaj investimeve në miniera.

  • “I gjetën minierat e Ilir Metës në Afrikë?”/ Ja si pergjigjet Kryemadhi: Ashtu ka vetëm zemrën

    “I gjetën minierat e Ilir Metës në Afrikë?”/ Ja si pergjigjet Kryemadhi: Ashtu ka vetëm zemrën

    Ish-deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e sotme në Log. News24 për të sqaruar procesin ligjor ndaj saj në, teksa po hetohet së bashku me ish-bashkëshortin Ilir Meta për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.
    Kryemadhi hedh poshtë akuzat ndaj saj dhe Metës, teksa thekson se asnjë pasuri e fshehur nuk ka dalë në dritë. Nga ana tjetër, hedh poshtë dhe akuzat e lidhjeve të Metës me biznesmenin Kastriot Ismailajn. Ndërkohë që shton se dolën akuza dhe për floririn e Krrabës dhe se Meta ka miniera në Afrikë, por që nuk dolën të vërteta.
    Monika Kryemadhi: E para në të gjithë pazëllin e gjithë dosjes që është krijaur dhe sajuar. Mendoja se në ato 120 fletë vendimi të shkallës së parë mendoja se ishin po themi keqinterpretim apo skuzë për një veprim politik që deri diku e mendoja si moment dobësimi apo euforie nga SPAK. Në apel ishin 34 fashikuj, në seancën e masës së sigurisë ishin tallje qesharake talleshin me një ish presidenti unë deputete. Në këtë këndvështrim sado që mendon se do përballem me drejtësinë, dosja nuk ka asgjë ligjore. Është një gjueti shtrigash dhe një opinionin publik i krijuar nga media të paguara dhe struktura politike të caktuara. PD-ja në një anë dhe PS në anën tjetër dhe perceptimi publik iu bashkangjit një fletë rrufe.
    Që të ketë pastrim parash duhet të ketë vepër penale. Që të fshehësh pasuri duhet të gjesh cilën pasur që është fshehur. Ju e dini që doli gazeta në Austri që thoshte se Ilir Meta ka miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë. Akuzuan se Monika Kryemadhi ka bërë operacione 280 mijë euro. I gjetën nuk i gjetën. Akuzuan se Meta ka fjetur në një dhomë me Kastriot Ismailin i erdhi letërporosia se nuk ka fjetur në asnjë vend me Kastriot Ismaili.
    Doli që nuk ke favorizuar Kastriot Ismailin por e ka çuar në gjyq. Akuzat kanë dalë si rezultat i një perceptimi të opinionin publik. Disa portale të financuar nga inceneratori i Tiranës ka studio më të mira se ju. Disa media thonë se Kryemadhi ka ofshore në Qipro. A e mbani mend floririn e Krrabës që akuzojnë se e ka marrë Ilir Meta. Po ashtu e ka zemrën ai flori. Nuk ka prona të fshehta.

  • BE ofron miliona euro për të nxitur energjinë e gjelbër në Afrikë

    BE ofron miliona euro për të nxitur energjinë e gjelbër në Afrikë

    Bashkimi Evropian do të ofrojë më shumë se 545 milionë euro (rreth 638 milionë dollarë) për të mbështetur zhvillimin e prodhimit të energjisë miqësore me klimën në Afrikë, njoftoi  Komisioni Evropian.
    Financimi vjen në një kohë kur kontinenti përballet ende me sfida serioze në aksesin ndaj energjisë, pasi afro 600 milionë njerëz jetojnë ende pa energji elektrike.
    “Afrika ka një potencial të jashtëzakonshëm për energjinë e rinovueshme”, tha Komisioni, duke theksuar se investimet në energjinë diellore, atë me erë, ujore dhe gjeotermale nuk janë vetëm një detyrë morale dhe zhvillimore, por edhe një vendim strategjik që forcon zinxhirët e furnizimit dhe mund të krijojë deri në 38 milionë vende pune  deri në vitin 2030.

    Paketa e mbështetjes u shpall nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një mesazh video gjatë “Global Citizen Festival” dje në Nju Jork.

  • Makinat më të qëndrueshme të të gjitha kohërave: 10 modele të pathyeshme që zgjasin

    Makinat më të qëndrueshme të të gjitha kohërave: 10 modele të pathyeshme që zgjasin

    Në një treg ku shumica e automjeteve arrijnë të funksionojnë pa probleme vetëm për rreth dhjetë vjet, disa makina kanë arritur statusin e legjendave të qëndrueshmërisë.

    Historitë e tyre vijnë nga shkretëtirat, rrugët me pluhur të Afrikës, qytetet aziatike dhe autostradat evropiane, dhe të gjitha kanë një tipar të përbashkët: nuk ndalen, nuk dorëzohen dhe vazhdojnë edhe kur gjithçka tjetër dështon.

    Lista e 10 makinave më të qëndrueshme përfshin modele që janë bërë sinonim i besueshmërisë dhe jetëgjatësisë. Toyota Land Cruiser, i njohur si zgjedhja e organizatave humanitare, ushtrive dhe nomadëve të shkretëtirës, ende funksionon pa probleme dhe përshkon mbi një milion kilometra, duke u bërë simbol i “nëse doni të shkoni diku – dhe të ktheheni – ngisni një Toyota”. Toyota Hilux, i famshëm nga testi i “Top Gear”, shpëton edhe nga zjarri, uji dhe shpërthimet, duke u konsideruar një nga kamionët më të besueshëm në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

    Lista e makinave: 

    1. Toyota Land Cruiser – Mbret i të pathyeshmes, përdoret nga organizatat humanitare, ushtritë dhe nomadët; versionet e viteve ’80 dhe ’90 përshkojnë mbi një milion kilometra.

    2. Toyota Hilux – Kamioneti që i mbijeton gjithçkaje; i famshëm nga testet ekstreme të “Top Gear”, përdoret gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

    3. Mercedes-Benz W123 – Taksia që nuk ndalet kurrë; prodhuar në fund të viteve ’70 dhe fillim të ’80, ngaset ende mbi një milion kilometra në Afrikë dhe Azi.

    4. Volvo 240 – Tullë suedeze mbi rrota; legjendë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë, ekzemplarë me mbi 1.5 milion kilometra.

    5. Honda Accord – Vrapuesi japonez i maratonës; simbol i saktësisë inxhinierike japoneze dhe makinë familjare e besueshme deri në 500,000 kilometra.

    6. Toyota Corolla – Besueshmëri në katër rrota; makina më e shitur në histori, përdoret shumë nga taksitë në Azi dhe Amerikën e Jugut.

    7. Jeep Cherokee (XJ) – Ikonë amerikane; motori i tij me 4.0 litra dhe gjashtë cilindra është i njohur si motori që “nuk mund të ndalet”.

    8. Lada Niva – Tanku rus në rrugë; thjeshtësia e saj e bën të qëndrueshme, ende prodhohet pothuajse e pandryshuar për dekada.

    9. Subaru Outback – Mbret i borës dhe zhavorrit; i njohur për sistemin legjendar të tërheqjes në të gjitha rrotat dhe për përdorimin në kushte të vështira.

    10. Volkswagen Golf II – Legjenda ballkanike; mekanikë e thjeshtë, mirëmbajtje e lehtë dhe ndërtim pothuajse i pathyeshëm, ende i pranishëm në rrugët e rajonit.

    Mercedes-Benz W123, prodhuar në fund të viteve ’70 dhe fillim të ’80, vazhdon të qarkullojë mbi një milion kilometra në Afrikë dhe Azi, ndërsa Volvo 240 u bë legjendë për qëndrueshmërinë e tij dhe regjistrohen raste me mbi 1.5 milion kilometra. Honda Accord dhe Toyota Corolla shquhen për saktësinë inxhinierike dhe besueshmërinë në përdorim afatgjatë, ndërsa Jeep Cherokee XJ dhe Lada Niva mbeten modele të forta edhe në rrugë të vështira. Subaru Outback dhe Volkswagen Golf II janë prova të mëtejshme të qëndrueshmërisë dhe thjeshtësisë mekanike.

    Fituesi absolut i këtij rangimi është Toyota Land Cruiser, e cila me reputacionin e saj global dhe përdorimin në kushtet më të vështira, simbolizon se vlera e vërtetë e një makine nuk matet nga luksi apo shpejtësia, por nga sa kohë i qëndron besnike shoferit të saj.

  • Afrika në shënjestër të Kremlinit! Grupi mercenar rus tërhiqet, zbulohet forca e re nën kontrollin e Putinit

    Afrika në shënjestër të Kremlinit! Grupi mercenar rus tërhiqet, zbulohet forca e re nën kontrollin e Putinit

    Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, i njohur për kryengritjen e dështuar kundër Moskës dhe akuzuar për abuzime të rënda ndaj civilëve në Afrikë, po tërhiqet nga kontinenti, duke ia lënë vendin një force të re paramilitare: Africa Corps.

    Ekspertët thonë se ky është një “riemërtim strategjik” i Rusisë, e cila kërkon të ruajë ndikimin në Afrikë por këtë herë nën kontroll të drejtpërdrejtë shtetëror.
    Ndryshe nga Wagner, Africa Corps operon nën Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe përfshin komandantë elitë nga ushtria ruse, por gjithashtu ka rekrutuar edhe ish-luftëtarë të Wagner.
    Forca e re është tashmë aktive në disa shtete të Sahelit, si Mali, Nigeri dhe Burkina Faso, ku po zhvillon operacione të përbashkëta me ushtritë vendase kundër grupeve rebele dhe islamiste.
    Në Republikën e Afrikës Qendrore – ku Wagner ka qenë dominues prej vitit 2018, veçanërisht pas largimit të trupave franceze – autoritetet janë sinjalizuar nga Moska që të zëvendësojnë mercenarët me Africa Corps.
    Ky tranzicion pason vdekjen e liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, në gusht 2023, vetëm dy muaj pas rebelimit të tij kundër udhëheqjes ushtarake ruse. Me imazhin e Wagner të njollosur, Kremlini kërkon të “institucionalizojë” praninë e tij ushtarake në Afrikë, duke shmangur rrezikun ligjor dhe reputacional që sollën abuzimet e raportuara të mercenarëve.
    Megjithatë, ndikimi i Wagner në kontinent mbetet i diskutueshëm. Organizata akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë ekzekutime jashtëgjyqësore, ndërsa në Mali dhe CAR është kritikuar se ka përfituar nga burime minerare në këmbim të shërbimeve ushtarake. BE dhe OKB kanë kërkuar hetime të pavarura për krimet e supozuara.
    Sipas analistëve, ndryshimi i emrit nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të metodave. “Mund të jetë vetëm një përpjekje e Moskës për të mbajtur të paprekur funksionet e Wagner, por nën një etiketë më të pranueshme ndërkombëtarisht”, shprehet Héni Nsaibia nga ACLED.
    Ndërkohë, situata e sigurisë në Sahel vazhdon të përkeqësohet. OKB paralajmëron se aktiviteti terrorist është rritur në shkallë, sofistikim dhe bashkëpunim me krimin e organizuar transnacional, ndërsa qeveritë vendase nuk kanë kapacitet për ta përballuar të vetme këtë krizë.

    Top Channel

  • Bleona Qereti birëson një luan në Afrikë

    Bleona Qereti birëson një luan në Afrikë

    Bleona Qereti ka festuar ditëlindjen me një dhuratë krejtësisht unike: birësimin simbolik të një luani në Afrikë.
    Luani, i quajtur Sarara, është bërë pjesë e jetës së Bleonës përmes një nisme që ndërthur dashurinë për kafshët, mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe teknologjinë moderne. Kjo iniciativë i jep mundësinë këngëtares,  dhe çdo mbështetësi tjetër, të ndjekë në kohë reale lëvizjet, shëndetin dhe habitatin e kafshës së egër, përmes një aplikacioni të posaçëm.
    Këtë ajo e bëri të ditur në një video me Blendi Fevziun.

  • Moore: Prishtina të fokusohet në njohjet nga NATO dhe BE, jo në Afrikë e Azi

    Moore: Prishtina të fokusohet në njohjet nga NATO dhe BE, jo në Afrikë e Azi

    Ish-diplomati i lartë amerikan dhe njohësi i Ballkanit, Jonathan Moore, ka këshilluar Prishtinën që të përqendrohet në sigurimin e njohjeve të pavarësisë nga vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian, në vend që të kërkojë njohje individuale në Afrikë apo Azi.Në një intervistë për Ditarin e Kosovës në A2 CNN, Moore tha se mungesa e një qeverie të qëndrueshme në Kosovë po pengon dialogun Kosovë-Serbi dhe përparimin në procesin e njohjes ndërkombëtare.“Nëse do të kishte një qeveri të fortë dhe pragmatike në Prishtinë, ajo duhet të punojë me vendet europiane që nuk e kanë njohur Kosovën ende, në vend të vendosjes së fokusit në Afrikë apo Azinë,” u shpreh Moore.Sipas tij, prioriteti kryesor duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje me Beogradin për të avancuar dialogun dhe integrimin europian. Moore shtoi se aktualisht nuk ka kushte për negociata serioze për shkak të mungesës së konsensusit politik pas zgjedhjeve të shkurtit.Megjithatë, ai vuri në dukje se edhe pa njohjen e menjëhershme nga Serbia, Kosova mund të bëjë përparime nëpërmjet liberalizimit të tregtisë, lehtësimit të kalimit në kufij dhe bashkëpunimit praktik.“Kosova duhet ta marrë këtë iniciativë vetë, pa vendosur kushte të pakapërcyeshme,” përfundoi ish-zyrtari amerikan.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ish-diplomati i lartë amerikan dhe njohësi i Ballkanit, Jonathan Moore, ka këshilluar Prishtinën që të përqendrohet në sigurimin e njohjeve të pavarësisë nga vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian, në vend që të kërkojë njohje individuale në Afrikë apo Azi.Në një intervistë për Ditarin e Kosovës në A2 CNN, Moore tha se mungesa e një qeverie të qëndrueshme në Kosovë po pengon dialogun Kosovë-Serbi dhe përparimin në procesin e njohjes ndërkombëtare.“Nëse do të kishte një qeveri të fortë dhe pragmatike në Prishtinë, ajo duhet të punojë me vendet europiane që nuk e kanë njohur Kosovën ende, në vend të vendosjes së fokusit në Afrikë apo Azinë,” u shpreh Moore.Sipas tij, prioriteti kryesor duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje me Beogradin për të avancuar dialogun dhe integrimin europian. Moore shtoi se aktualisht nuk ka kushte për negociata serioze për shkak të mungesës së konsensusit politik pas zgjedhjeve të shkurtit.Megjithatë, ai vuri në dukje se edhe pa njohjen e menjëhershme nga Serbia, Kosova mund të bëjë përparime nëpërmjet liberalizimit të tregtisë, lehtësimit të kalimit në kufij dhe bashkëpunimit praktik.“Kosova duhet ta marrë këtë iniciativë vetë, pa vendosur kushte të pakapërcyeshme,” përfundoi ish-zyrtari amerikan.

  • Bill Gates dëshiron të investojë ‘gjithçka’ në Afrikë

    Bill Gates dëshiron të investojë ‘gjithçka’ në Afrikë

    Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan, Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në Afrikë. Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes.

    Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikane të Unionit Afrikan – të shkaktuara kryesisht nga borxhi i lartë kombëtar dhe shkurtimet ndërkombëtare.

    Tërheqja e SHBA-së nga bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillim është tepër serioze: USAID investoi kohët e fundit rreth 50 miliardë dollarë amerikanë në vit.

    Shkurtimet masive, të cilat prekin rreth 83 për qind të programeve në mbarë botën, tashmë kanë sjellë në ngërç projekte të rëndësishme shëndetësore dhe bujqësore në Afrikë, tha Gates.

    “Shkurtimet janë një gabim i madh”, theksoi ai.

    Gates deklaroi se dëshiron të përdorë fondacionin e tij për të mbyllur boshllëqet që rezultojnë, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, sa më mirë që të jetë e mundur – megjithëse ka frikë se vdekshmëria e foshnjave në Afrikë mund të rritet përsëri në vitet e ardhshme.

    Gates: Pothuajse të gjitha paratë për fondacionin

    Angazhimi i Fondacionit Gates vazhdon të përqendrohet në luftën kundër AIDS-it, malaries dhe tuberkulozit.

    Gates përsëriti qëllimin e tij për të dhuruar pothuajse të gjithë pasurinë e tij prej afërsisht 200 miliardë dollarësh – duke mbajtur vetëm 1 për qind për vete.

    Qëllimi i tij është të shpenzojë të gjitha paratë për kauza bamirësie gjatë dy dekadave të ardhshme – kryesisht në kujdesin shëndetësor afrikan.

    Midis imazhit bamirës dhe instinktit për pushtet

    Pavarësisht pretendimeve të tij filantropike, Gates përballet me kritika në të gjithë botën – gjithnjë e më shumë edhe në Afrikë.

    Vëzhguesit e akuzojnë atë për zgjerimin e pushtetit ekonomik dhe politik nën maskën e bamirësisë.

    Gazetari amerikan Tim Schwab, autor i librit “Problemi i Bill Gates”, e sheh Gates si një përfaqësues të “filantrokapitalizmit” – një formë bamirësie e lidhur ngushtë me interesin ekonomik.

    Bill Gates dhe miliarderë të tjerë të teknologjisë përdorin filantropinë për të fituar pushtet dhe për të formësuar botën sipas ideve të tyre.

    Një dokumentar i vitit 2022 i DW tregon se si Fondacioni Bill & Melinda Gates është bërë mbështetësi më i rëndësishëm i inxhinierisë gjenetike në Afrikë.

    Duke financuar eksperimente të inxhinierisë gjenetike në Afrikë, Fondacioni Gates po luan në duart e korporatave të mëdha bujqësore perëndimore, u pretendua.

    Zëra kritikë po ngrihen gjithashtu në Afrikë.

    Eksperti i shëndetit nga Angola, Domingos Cristóvão, për shembull, paralajmëron kundër varësisë nga fondacionet private në fusha kyçe si kujdesi shëndetësor: “Vendet afrikane duhet të ndërtojnë strukturat e tyre të qëndrueshme të kujdesit shëndetësor – pa u mbështetur në donatorë të huaj”.

    Roli i inteligjencës artificiale

    Një fokus i ri i Fondacionit Gates në Afrikë do të jetë përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të modernizuar sistemet e kujdesit shëndetësor në vendet afrikane. Gates e sheh këtë si një mundësi të madhe për efikasitet dhe shtrirje më të madhe.

    Cristóvão është i hapur në këtë pikë: “Vendet afrikane deri më tani kanë pasur pak qasje në teknologjitë e IA-së. Mbështetja e synuar mund të jetë e dobishme këtu”.

    Megjithatë, ai thekson nevojën për strategjitë tona: “Ne duhet ta dimë vetë se çfarë na nevojitet – dhe të mos lejojmë që prioritetet tona të përcaktohen nga forcat e jashtme”. /DW/