Tag: afrikan

  • I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten! Si parashikohet moti për sot

    I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten! Si parashikohet moti për sot

    Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan.

    Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius, teksa gjatë ditës pritet të arrijnë në 40 gradë Celsius.

    Era do të fryjë me shpejtësi mbi 28 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

  • Salah, një vlerësim mbi veten dhe kush është trajneri më i mirë për të

    Salah, një vlerësim mbi veten dhe kush është trajneri më i mirë për të

    Në një intervistë zbuluese me revistën franceze France Football, Mohamed Salah e bëri të qartë mendimin e tij për karrierën e tij, duke e vendosur veten në krye të futbollit afrikan dhe duke idolizuar Luciano Spalletti-n, të cilin e përshkroi si trajnerin më të madh me të cilin ka punuar ndonjëherë.
    Ylli egjiptian i Liverpool-it nuk hezitoi të linte jashtë emra të mëdhenj që e kanë stërvitur, si Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho, duke u përqendruar në ndikimin që trajneri italian pati tek ai gjatë kohës së tij në Roma. “Me Spalletti-n e ngrita nivelin tim në të gjitha fushat, taktikisht dhe mendërisht. Ai më dha lirinë për të treguar talentin tim dhe për t’u zhvilluar si lojtar”, theksoi ai.
    Kur u pyet nëse e konsideron veten afrikanin më të madh të të gjitha kohërave, Salah u shfaq absolutisht i sigurt: “Ka pasur lojtarë të mëdhenj si George Weah, Didier Drogba dhe Samuel Eto’o, por po, besoj se jam futbollisti më i mirë afrikan në histori.”
    Në të njëjtën kohë, sulmuesi egjiptian foli edhe për përvojat e tij kundër mbrojtësve më të mirë, duke veçuar Sergio Ramos, ndërsa kur u pyet për momentin më të madh të karrierës së tij, ai u përgjigj pa menduar dy herë: “Fitimi i Champions”. /tesheshi.com/

  • Valët e të nxehtit afrikan godasin Shqipërinë, deri në 43°C në Elbasan dhe Berat, kurse Malesi e Madhe 44 gradë!

    Valët e të nxehtit afrikan godasin Shqipërinë, deri në 43°C në Elbasan dhe Berat, kurse Malesi e Madhe 44 gradë!

    Shqipëria ndodhet sërish në ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, të cilat kanë sjellë moti të kthjellët dhe temperatura përvëluese në të gjithë territorin. Parashikimet për ditët në vijim tregojnë për rritje të ndjeshme të temperaturave, sidomos në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.
     Zonat më të nxehta: Elbasani dhe Berati

    Sipas të dhënave meteorologjike, kulmi i të nxehtit pritet në zonën që shtrihet nga Elbasani deri në Berat, ku termometri do të shënojë deri në 43°C. Në Malesi të Madhe mund të arrijë në 44 gradë.
    Mbrëmje më të lehta, por me vranësira kalimtare
    Pavarësisht të nxehtit përvëlues gjatë ditës, mbrëmjet do të shoqërohen me vranësira të lehta dhe kalimtare, sidomos në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Megjithatë, nuk parashikohet reshje.
    Era dhe dallgët në bregdet
    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim veriperëndimor, duke arritur një shpejtësi deri në 38 km/h. Përgjatë bregdetit, dallgëzimi në det do të jetë i ulët, çka krijon kushte të favorshme për aktivitetet detare dhe turistike.
    Këshilla për qytetarët:
    Shmangni ekspozimin në diell në oraret e pikut (11:00–17:00)
    Konsumoni shumë ujë dhe qëndroni në ambiente të freskëta
    Kujdes i shtuar për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike

  • ‘I nxehti afrikan’ mbërthen Shqipërinë, Meteorologia: Të mërkurën priten rënie temperaturash

    ‘I nxehti afrikan’ mbërthen Shqipërinë, Meteorologia: Të mërkurën priten rënie temperaturash

    Valët e të nxehtit afrikan kanë përfshirë Shqipërinë ditët e fundit, duke çuar temperaturat deri në 41°C në disa zona, kryesisht në qendër dhe jug të vendit.

    Moti përvëlues ka krijuar vështirësi në lëvizje dhe ka shtuar rrezikun për probleme shëndetësore tek të moshuarit dhe fëmijët.

    Sipas meteorologes Lajda Porja nga MeteoAlb, kjo situatë pritet të ndryshojë.

    Ajo deklaroi se duke filluar nga dita e mërkurë do të ketë një ulje graduale të temperaturave, falë depërtimit të masave ajrore më të freskëta nga veriperëndimi i Europës.

    Edhe pse pritet freskim, temperaturat mbeten verore, ndërsa netët dhe mëngjeset do të ndihen më të freskëta duke sjellë lehtësim nga kjo vapë ekstreme që ka përfshirë vendin.

  • Sot mbërrin tmerri afrikan i të nxehtit, temperatura deri në 41 gradë

    Sot mbërrin tmerri afrikan i të nxehtit, temperatura deri në 41 gradë

    Erdhi tmerri afrikan. Vala e të nxehtit afrikan përfshin të gjithë Mesdheun. I nxehti do të përfshijë Italinë dhe Ballkanin. Sipas parashikimeve të fundit, temperaturat do të vazhdojnë të rriten edhe ditët në vijim deri në 41 gradë në vende të ndryshme.
    Për të premten, Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka shpallur gjendjen e emergjencës në 13 qytete. Temperatura përvëluese do të ketë në Siçili ku do të ndalohen aktivitete të ndryshme në kohë të caktuara të ditës.

    Shqipëria ka sot temperatura 37 deri në 41 gradë në zona të caktuara. Berati, Gjirokastra dhe Elbasani do jenë zjarr temperaturash.

  • Shqipëria preket nga i nxehti afrikan. Sinoptikanët: Të premten, mbi 40 gradë në hije

    Shqipëria preket nga i nxehti afrikan. Sinoptikanët: Të premten, mbi 40 gradë në hije

    Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan.

    Sipas sinoptikanëve, kulmi i të nxehtit do të arrijë ditën e premte, ku temperaturat pritet të ngjiten deri në 40 gradë Celsius në hije, ndërsa në diell ndjesia termike do të jetë edhe më e lartë, deri në 45 gradë.

    “Territori shqiptar është nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, duke bërë që të kemi temperatura ekstremisht të larta. Maksimumet në rang territori do të regjistrohen në vlerën 39-40 gradë Celsius. 40 gradë Celsius do të regjistrohet në qarkun e Elbasanit, ndërsa Berati e Kopliku pritet të regjistrojnë temperatura të ajrit në vlerën 39 gradë Celsius. Në diell, temperaturat e ajrit zakonisht ndihen edhe në 4-5 gradë më të larta se sa vlerat normale”, thotë meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb.

    Sinoptikanët thonë se kjo është vala më e nxehtë e deritanishme për këtë sezon.

    “Valët e të nxehtit momentalisht do të zgjasin deri në fundjavë, ndërsa dita e shtunë dhe e dielë do të sjellin një rënie graduale të temperaturave të ajrit”.

    Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë, si dhe shmangie të ekspozimit në diell gjatë orëve të mesditës.

  • I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri

    I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri

    Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojnë valët e nxehta afrikane ndikimin e tyre, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të larta gjatë paradites.
    Vlera ekstreme priten në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

    Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës 15°C, ndërsa maksimalja pritet në Koplik dhe Cerrik, duke arritur një maksimum prej 39°C.
    Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

  • Java nis me “të nxehtë afrikan”, parashikimi i motit për nesër

    Java nis me “të nxehtë afrikan”, parashikimi i motit për nesër

    Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin.
    Java pritet të nisë me temperaturat të larta, ku sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, makismalja ditën e nesërme pritet të regjistrohet në Gjirokastër deri në 36°C.
    Era e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6-9m/s. Deti – Valëzimi i ulët, i forcës 1 ballë.
     

  • Bill Gates dëshiron të investojë ‘gjithçka’ në Afrikë

    Bill Gates dëshiron të investojë ‘gjithçka’ në Afrikë

    Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan, Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në Afrikë. Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes.

    Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikane të Unionit Afrikan – të shkaktuara kryesisht nga borxhi i lartë kombëtar dhe shkurtimet ndërkombëtare.

    Tërheqja e SHBA-së nga bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillim është tepër serioze: USAID investoi kohët e fundit rreth 50 miliardë dollarë amerikanë në vit.

    Shkurtimet masive, të cilat prekin rreth 83 për qind të programeve në mbarë botën, tashmë kanë sjellë në ngërç projekte të rëndësishme shëndetësore dhe bujqësore në Afrikë, tha Gates.

    “Shkurtimet janë një gabim i madh”, theksoi ai.

    Gates deklaroi se dëshiron të përdorë fondacionin e tij për të mbyllur boshllëqet që rezultojnë, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, sa më mirë që të jetë e mundur – megjithëse ka frikë se vdekshmëria e foshnjave në Afrikë mund të rritet përsëri në vitet e ardhshme.

    Gates: Pothuajse të gjitha paratë për fondacionin

    Angazhimi i Fondacionit Gates vazhdon të përqendrohet në luftën kundër AIDS-it, malaries dhe tuberkulozit.

    Gates përsëriti qëllimin e tij për të dhuruar pothuajse të gjithë pasurinë e tij prej afërsisht 200 miliardë dollarësh – duke mbajtur vetëm 1 për qind për vete.

    Qëllimi i tij është të shpenzojë të gjitha paratë për kauza bamirësie gjatë dy dekadave të ardhshme – kryesisht në kujdesin shëndetësor afrikan.

    Midis imazhit bamirës dhe instinktit për pushtet

    Pavarësisht pretendimeve të tij filantropike, Gates përballet me kritika në të gjithë botën – gjithnjë e më shumë edhe në Afrikë.

    Vëzhguesit e akuzojnë atë për zgjerimin e pushtetit ekonomik dhe politik nën maskën e bamirësisë.

    Gazetari amerikan Tim Schwab, autor i librit “Problemi i Bill Gates”, e sheh Gates si një përfaqësues të “filantrokapitalizmit” – një formë bamirësie e lidhur ngushtë me interesin ekonomik.

    Bill Gates dhe miliarderë të tjerë të teknologjisë përdorin filantropinë për të fituar pushtet dhe për të formësuar botën sipas ideve të tyre.

    Një dokumentar i vitit 2022 i DW tregon se si Fondacioni Bill & Melinda Gates është bërë mbështetësi më i rëndësishëm i inxhinierisë gjenetike në Afrikë.

    Duke financuar eksperimente të inxhinierisë gjenetike në Afrikë, Fondacioni Gates po luan në duart e korporatave të mëdha bujqësore perëndimore, u pretendua.

    Zëra kritikë po ngrihen gjithashtu në Afrikë.

    Eksperti i shëndetit nga Angola, Domingos Cristóvão, për shembull, paralajmëron kundër varësisë nga fondacionet private në fusha kyçe si kujdesi shëndetësor: “Vendet afrikane duhet të ndërtojnë strukturat e tyre të qëndrueshme të kujdesit shëndetësor – pa u mbështetur në donatorë të huaj”.

    Roli i inteligjencës artificiale

    Një fokus i ri i Fondacionit Gates në Afrikë do të jetë përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të modernizuar sistemet e kujdesit shëndetësor në vendet afrikane. Gates e sheh këtë si një mundësi të madhe për efikasitet dhe shtrirje më të madhe.

    Cristóvão është i hapur në këtë pikë: “Vendet afrikane deri më tani kanë pasur pak qasje në teknologjitë e IA-së. Mbështetja e synuar mund të jetë e dobishme këtu”.

    Megjithatë, ai thekson nevojën për strategjitë tona: “Ne duhet ta dimë vetë se çfarë na nevojitet – dhe të mos lejojmë që prioritetet tona të përcaktohen nga forcat e jashtme”. /DW/

  • Fotolajm, tifozi afrikan mbështet ekipin kuqezi

    Fotolajm, tifozi afrikan mbështet ekipin kuqezi

    Në mbështetje të Kombëtares, e cila sot luan kundër Serbisë, shihen edhe tifozë të huaj. Njëri prej tyre ka mbi shpinë edhe flamurin kuqezi. Interesi i shqiptarëve për të parë ndeshjen në “Arenën Kombëtare” ishte tejet i lartë, me rreth 200 mijë kërkesa për bileta. Më shumë se 4 orë nga nisja e ndeshjes ata janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur festën me tupana, këngë patriotike dhe valle popullore.