Tag: afganë

  • Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

    Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

    Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më shumë se katër milionë imigrantëve afganë pa dokumente për ta lënë vendin, thanë Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke ngritur alarmin për mungesën e theksuar të fondeve për t’i ndihmuar të kthyerit.

    Më shumë se 256.000 afganë janë kthyer në vendin e tyre nga Irani vetëm gjatë qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
    Agjencia tha se rritja e madhe e numrit të të riatdhesuarve po e bën të vështirë për IOM-in dhe partnerët për të ofruar ndihmë.

    Këto organizata arrijnë t’i ndihmojnë vetëm te 10 për qind të atyre që kanë nevojë.
    Irani thotë se i strehon më shumë se 6 milionë afganë, shumë prej të cilëve jetojnë atje pa status të ligjshëm. Shumë imigrantë afganë pretendojnë se përballen me diskriminim të rregullt në Iran.
    Disa media iraniane kanë raportuar se edhe afganët me viza të vlefshme janë dëbuar me forcë gjatë valës së fundit të dëbimeve.
    Lufta 12-ditëshe e Iranit me Izraelin në mes të qershorit thuhet se ka kontribuar në largimet, me mediat shtetërore iraniane dhe përdorues të rrjeteve sociale që pretendojnë se një numër i pacaktuar shtetasish afganë janë arrestuar nën dyshime për spiunazh për Izraelin.
    Afganët ndalohen nën akuza për spiunazh
    Richard Bennett, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut në Afganistan, tha në platformën X më 5 korrik se “qindra” afganë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera etnike dhe fetare janë ndaluar dhe “akuzuar për spiunazh”.
    Bennett gjithashtu shprehu shqetësim për atë që e përshkroi si “etiketimin e afganëve [dhe] komuniteteve pakicë si tradhtarë” nga mediat iraniane.
    Disa imigrantë që jetojnë në Iran i thanë Radios Evropa e Lirë se afganët e arrestuar për akuza spiunazhi janë keqtrajtuar në paraburgim dhe më pas janë dëbuar në Afganistan, pavarësisht se kishin leje qëndrimi dhe dokumentacion të vlefshëm.
    Një i ri afgan që jeton në Teheran i tha REL-it se babai i tij u arrestua dhe u keqtrajtua nga policia iraniane për një akuzë të rrejshme për spiunazh.
    “Babai im u arrestua dhe u torturua për akuza spiunazhi”, tha ai në kushte anonimiteti.
    I riu shtoi se viza e tij ka skaduar së fundmi dhe ai nuk del më jashtë nga frika se do të arrestohet dhe dëbohet.
    Një tjetër refugjat afgan ndau rrëfim të ngjashëm, duke thënë se “situata e refugjatëve afganë është përkeqësuar më tej gjatë një apo dy javëve të fundit”.
    “Edhe ata që kanë status të ligjshëm dhe punë jetojnë në frikë. Shumë prej miqve tanë janë dëbuar. Situata është shumë shqetësuese”, i tha ai REL-it më 6 korrik.
    IOM-i dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), që ofrojnë ndihmë për të kthyerit, thanë se shumë afganë mbërrijnë “vetëm me rrobat që kanë veshur” dhe “në nevojë urgjente për ushqim, kujdes mjekësor dhe mbështetje”.
    IFRC-ja tha më 5 korrik se grupe të mëdha afganësh, përfshirë shumë fëmijë, po mbërrijnë nëpërmjet pikës kufitare Islam Qala, pasi kanë përjetuar “lodhje, uri dhe pasiguri gjatë rrugës së kthimit”, me temperatura mbi 43 gradë celsius.
    Sipas IFRC-së, më shumë se 800.000 afganë janë kthyer nga Irani që nga janari.
    Ndërkohë, qindra mijëra të tjerë janë kthyer nga Pakistani, një tjetër vend pritës për refugjatët afganë.
    Pakistani planifikon t’i dëbojë 3 milionë afganë këtë vit.
    Agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR, tha muajin e kaluar se të paktën 1.2 milion afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani deri tani këtë vit, duke shkaktuar një krizë që mund të destabilizojë më tej situatën e brishtë në Afganistan./REL

  • Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani, thotë OKB-ja

    Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani, thotë OKB-ja

    Refugjatët afganë mbërrijnë në pikën kufitare Islam Qala midis Afganistanit dhe Iranit më 27 qershor 2025, pas dëbimit nga Irani.
    Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më shumë se katër milionë imigrantëve afganë pa dokumente për ta lënë vendin, thanë Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke ngritur alarmin për mungesën e theksuar të fondeve për t’i ndihmuar të kthyerit.
    Më shumë se 256.000 afganë janë kthyer në vendin e tyre nga Irani vetëm gjatë qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

    Agjencia tha se rritja e madhe e numrit të të riatdhesuarve po e bën të vështirë për IOM-in dhe partnerët për të ofruar ndihmë.
    Këto organizata arrijnë t’i ndihmojnë vetëm te 10 për qind të atyre që kanë nevojë.
    Refugjatët afganë janë fotografuar në pikën kufitare Islam Qala midis Afganistanit dhe Iranit më 28 qershor 2025, pas dëbimit nga Irani.
    Irani thotë se i strehon më shumë se 6 milionë afganë, shumë prej të cilëve jetojnë atje pa status të ligjshëm. Shumë imigrantë afganë pretendojnë se përballen me diskriminim të rregullt në Iran.
    Disa media iraniane kanë raportuar se edhe afganët me viza të vlefshme janë dëbuar me forcë gjatë valës së fundit të dëbimeve.
    Lufta 12-ditëshe e Iranit me Izraelin në mes të qershorit thuhet se ka kontribuar në largimet, me mediat shtetërore iraniane dhe përdorues të rrjeteve sociale që pretendojnë se një numër i pacaktuar shtetasish afganë janë arrestuar nën dyshime për spiunazh për Izraelin.
    Afganët ndalohen nën akuza për spiunazhRichard Bennett, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut në Afganistan, tha në platformën X më 5 korrik se “qindra” afganë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera etnike dhe fetare janë ndaluar dhe “akuzuar për spiunazh”.
    Bennett gjithashtu shprehu shqetësim për atë që e përshkroi si “etiketimin e afganëve [dhe] komuniteteve pakicë si tradhtarë” nga mediat iraniane.
    Disa imigrantë që jetojnë në Iran i thanë Radios Evropa e Lirë se afganët e arrestuar për akuza spiunazhi janë keqtrajtuar në paraburgim dhe më pas janë dëbuar në Afganistan, pavarësisht se kishin leje qëndrimi dhe dokumentacion të vlefshëm.
    Një i ri afgan që jeton në Teheran i tha REL-it se babai i tij u arrestua dhe u keqtrajtua nga policia iraniane për një akuzë të rrejshme për spiunazh.
    “Babai im u arrestua dhe u torturua për akuza spiunazhi”, tha ai në kushte anonimiteti.
    I riu shtoi se viza e tij ka skaduar së fundmi dhe ai nuk del më jashtë nga frika se do të arrestohet dhe dëbohet.
    Një tjetër refugjat afgan ndau rrëfim të ngjashëm, duke thënë se “situata e refugjatëve afganë është përkeqësuar më tej gjatë një apo dy javëve të fundit”.
    “Edhe ata që kanë status të ligjshëm dhe punë jetojnë në frikë. Shumë prej miqve tanë janë dëbuar. Situata është shumë shqetësuese”, i tha ai REL-it më 6 korrik.
    IOM-i dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), që ofrojnë ndihmë për të kthyerit, thanë se shumë afganë mbërrijnë “vetëm me rrobat që kanë veshur” dhe “në nevojë urgjente për ushqim, kujdes mjekësor dhe mbështetje”.
    IFRC-ja tha më 5 korrik se grupe të mëdha afganësh, përfshirë shumë fëmijë, po mbërrijnë nëpërmjet pikës kufitare Islam Qala, pasi kanë përjetuar “lodhje, uri dhe pasiguri gjatë rrugës së kthimit”, me temperatura mbi 43 gradë celsius.
    Sipas IFRC-së, më shumë se 800.000 afganë janë kthyer nga Irani që nga janari.
    Ndërkohë, qindra mijëra të tjerë janë kthyer nga Pakistani, një tjetër vend pritës për refugjatët afganë.
    Pakistani planifikon t’i dëbojë 3 milionë afganë këtë vit.
    Agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR, tha muajin e kaluar se të paktën 1.2 milion afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani deri tani këtë vit, duke shkaktuar një krizë që mund të destabilizojë më tej situatën e brishtë në Afganistan.
    REL

  • Gjermania kërkon kontakte të drejtpërdrejta me talebanët për të lehtësuar deportimet e kriminelëve afganë

    Gjermania kërkon kontakte të drejtpërdrejta me talebanët për të lehtësuar deportimet e kriminelëve afganë

     Ministri i brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt po kërkon bisedime të drejtpërdrejta me regjimin islamik taleban në Afganistan me qëllim që të lehtësojë deportimin e kriminelëve afganë nga Gjermania.

    “Ne ende kemi nevojë për palë të treta për të zhvilluar bisedime me Afganistanin. Por kjo nuk mund të jetë një zgjidhje e përhershme”, tha për Focus ministri.

    Që nga viti 2021, kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, nuk ka pasur deportime të afganëve nga Gjermania, me vetëm një përjashtim. Gushtin e kaluar, 28 afganë të dënuar për krime u dërguan me aeroplan në Kabul me ndihmën e Katarit.

    Dobrid iu referua gjithashtu vështirësive të deportimit të sirianëve në vendin e tyre. Për të lehtësuar deportimet në Siri, paraardhësja e tij Nancy Fezer kishte filluar të kishte kontakte me qeverinë e re kalimtare të vendit, e cila kryesisht vjen nga organizata islamiste Hayat Tahrir al-Sham që rrëzoi nga pushteti presidentin sirian Bashar al-Assad.

    “Ka kontakte me Sirinë në lidhje me një marrëveshje për deportimin e kriminelëve sirianë. Megjithatë, ato ende nuk kanë dhënë rezultate”, shpjegoi ministri gjerman.

    Sipas Dobridit, numri vjetor i refugjatëve të pranuar në Gjermani duhet të jetë dukshëm më i vogël se 200,000. Ky limit ishte propozuar më parë nga paraardhësi i Feser, Horst Seehofer. Megjithatë, në dy vitet e fundit, 600,000 azilkërkues u pranuan në Gjermani, përveç 1.2 milion ukrainasve që jetojnë në vend, të cilët duhet të llogariten në numrin e përgjithshëm të refugjatëve, vuri në dukje ministri i brendshëm gjerman.

  • Përballen me depërtim masiv, Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për largimin e refugjatëve afganë

    Përballen me depërtim masiv, Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për largimin e refugjatëve afganë

    Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për kthimin në shtëpi të 1.4 milionë refugjatëve afganë që jetojnë ligjërisht në vend, thanë zyrtarët të hënën.

    Çdo zgjatje e miratuar nga qeveria do të ishte një lehtësim për ata që më parë ishin urdhëruar të ktheheshin në Afganistan deri më 30 qershor, sipas zyrtarëve të qeverisë dhe të sigurisë.
    Vendimi mund të merret të martën, kur pritet të mblidhet kabineti.
    Në vitin 2023, Pakistani nisi një ‘goditje’ ndaj të huajve që tha se ishin në vend ilegalisht, kryesisht shtetas afganë. Miliona afganë kanë ikur nga atdheu i tyre gjatë dekadave për t’i shpëtuar luftës ose varfërisë.
    Të shtunën, agjencia e OKB-së për refugjatët tha se të paktën 1.2 milion afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani këtë vit.
     

    Top Channel

  • SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

    SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

    Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi më 12 maj se do të heqë statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) për disa afganë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur përmirësime në situatën e sigurisë dhe në situatën ekonomike në Afganistan.

    “Kemi rishikuar kushtet në Afganistan, së bashku me partnerët tanë ndërinstitucionalë, dhe ato nuk përmbushin më kriteret për të mbajtur statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS)”, thuhet në deklaratën e sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

    “Situata e sigurisë në Afganistan është përmirësuar dhe ekonomia është duke u stabilizuar, prandaj këto kushte nuk i pengojnë më qytetarët afganë të kthehen në atdhe”, shtoi ajo.

    Noem bëri të ditur se statusi aktual i mbrojtjes së përkohshme për Afganistanin do të skadojë më 20 maj, dhe vendimi për ndërprerjen e tij do të hyjë në fuqi më 12 korrik.

    TPS-ja u ofron mbrojtje qytetarëve të huaj që nuk mund të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës, fatkeqësive natyrore apo kushteve të tjera të jashtëzakonshme.

    Në deklaratë thuhet se Noem ka vlerësuar se “në përgjithësi, ka përmirësime të dukshme në situatën e sigurisë dhe situatën ekonomike në Afganistan, aq sa kthimi i shtetasve afganë nuk përbën më kërcënim për sigurinë e tyre personale për shkak të konfliktit të armatosur apo kushteve të jashtëzakonshme dhe të përkohshme”.

    Noem citohet gjithashtu të ketë thënë se vendimi për të hequr TPS-në është në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së, pasi “të dhënat e DHS-së tregojnë se disa përfitues janë nën hetim për mashtrim dhe për kërcënime ndaj sigurisë publike dhe asaj kombëtare.”

    Sipas organizatës AfghanEvac, rreth 11.000 afganë aktualisht përfitojnë nga mbrojtja e TPS-së në SHBA.

    “Kjo vendimmarrje për t’i dhënë fund TPS-së për Afganistanin nuk është e bazuar në realitet – por në politikë”, tha kreu i AfghanEvac, Shawn VanDiver.

    “Afganistani mbetet nën kontrollin e talibanëve”, theksoi ai në një deklaratë. “Nuk ka një sistem funksional azili. Vazhdon të ketë vrasje, arrestime arbitrare dhe shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut, veçanërisht ndaj grave dhe pakicave etnike”.

    “Ajo që administrata bëri sot është një tradhti ndaj njerëzve që rrezikuan jetën për Amerikën, ndërtuan jetë këtu dhe besuan në premtimet tona”, përfundoi ai.

    Ish-presidenti Joe Biden kishte zgjatur mbrojtjen e TPS-së për shtetas të disa vendeve në janar, ndërsa presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për ta hequr këtë mbrojtje për vende të tjera, përfshirë Haitin dhe Venezuelën, si pjesë e një linje më të ashpër ndaj emigracionit./REL