Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pasi u mor i pandehur nga SPAK për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA. Sulmon Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur organizatë të Ramës.
“Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.
Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.
Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.
Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.
Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.
Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.”, shprehet Meta.
Tag: aferën
-

U mor i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, Meta reagon nga qelia: Farsë hetimore e tejzgjatur
-

Emra dhe prova të reja në aferën Eco Park të Durrësit, Vangjeli: PD kërkon hetim urgjent nga SPAK për këtë afere
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Më 18 Mars 2024 Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryeministri Edi Rama e të tjerë për aferën korruptive të Eco Park. Një shtesë kallëzimi përgatiti PD me fakte të reja për të njëjtën aferë që inkriminojnë edhe më shumë KM Edi Rama.
Kronologjia e ngjarjeve vijoi kështu: Edi Rama në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës ‘Integrated Energy bv SPV’, 6 muaj përpara se të hapej procedura tenderuese për ‘Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park Durrës’ kontraktoi Cassanova Hernandes në cilësinë e projektuesit për këtë investim në Porto Romano.
Më pas në Tetor 2019 drejtuesi i AKUM, Alqi Bllako shpalli tenderin me vlerë 1.9 miliard lekë. Në 2 Dhjetor 2019 Ministria e Financave e kohës Anila Denaj i drejtohet me shkresë AKUM-it duke kërkuar anulimin e procedurës me justifikimin se fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 Nëntor.
Anulimi i procedurës publikohet në buletinin e APP-së të datës 16 Dhjetor dhe po në të njëjtën ditë Edi Rama në cilësinë e Kryetari të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet inerte të tërmetit të depozitohen në Porto-Romano dhe AKUM tashmë të rihap me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e ECO PARK.
Në datën 27 Dhjetor lidhet kontrata me subjektet DE MARE srl dhe VICTORIA INVEST.
Ndërkohë para pak ditësh në median SYRI TV u transmetua një video inkriminuese që mbante datën 7 Dhjetor 2019 ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke vizituar kantierin tashmë të hapur në Porto Romano ku kishin filluar depozitimet e mbetjeve të tërmetit e mbi të gjitha në video Rama komunikon me Elton Buallin i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës.
Rama në këtë takim shfaqet duke urdhëruar punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe duke këmbëngulur që ECO PARK të hapet në datën 1 Qershor 2021. Drejtuesi politik i qarkut Durrës, z.Oerd Bylykbashi kërkoi përsëri nga SPAK të hetojë aferën duke konsideruar faktet e reja.
Çfarë pune kishin punonjësit e ‘Integrated Energy BV’ në kantierin e Porto Romanos kur ishte në zhvillim e sipër procedura tenderuese??? Për transparencën e publikut dhe si fakt shtesë që vërteton se kjo aferë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 1.9 miliard lekë si dhe shumë të tjera e kanë emrin Edi Rama bëjmë me dije se:
Në dosjen e SPAK për Veliaj – Xoxa është publikuar një komunikim me shkrim i znj.Xoxa me shtetasin me iniscialet D. Z., ku përmendet një emër Jesus Herndandez… Personazhi Jesus Hernandez Mayor është njëri nga pronarët e kompanisë Casanova Hernandez Architects degë e shoqërisë së huaj e regjistruar edhe në Shqipëri në vitin 2018 me objekt kryesor të veprimtarisë në fushën e projektimit, zbatimit, konsulencës, ndërtimit dhe mbikëqyrjes në punime të ndryshme.
Kjo kompani ka kryer në Shqipëri gjithësej 21 projekte shumë të mëdha dhe sipas spending data ka përfituar deri tani 949 mijë euro. Njëri nga këto projekte është edhe Eco Park Durrës. Partia Demokratike ngulmon në apelin e saj drejtuar Spak që hetojë faktet sepse pas aferave korruptive qëndron vetë Edi Rama. -

U dënuan sikur vodhën një pulë!”/ Lala për aferën e inceneratorit: Miliona në offshore, peshku i madh mbeti Koka…
U dënuan sikur vodhën një pulë!”/ Lala për aferën e inceneratorit: Miliona në offshore, peshku i madh mbeti Koka…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për dënimin e disa zyrtarëve për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Lala tha se nuk u hetuan peshqit e mëdhenj të aferës, ndërkohë që sot jemi në emergjencë mjedisore dhe se inertet po depozitohen nëpër lumenj.
Janë miliona euro të hedhura dëm, incenerator nuk ka. Jemi në emergjencë mjedisore. Agjencia e pasurive të sekuestruar ka informuar se duhet bërë ndarja në burim e mbetjeve sepse nuk ka vend. Ndërkohë që dënohen shtatë vetë, sikur të vidhnin një pulë, jo që janë shpenzuar miliona euro, ndërkohë një pjese prej tyre iu shua masa, problemi bëhet më i rëndë sepse vijon edhe sot afera korruptive.
Dilni në lumenjtë rreth e rrotull Tiranës dhe me dakordësinë e policisë Bashkia po hedhin inertet. Dherat nuk depozitohen në landfill sepse nuk ka kapacitet, po ndosin shtratet e lumenjve. Duhet hetim emergjent.
Nuk ka përgjigje se kush është kreu i aferës. Lefter Koka nuk kishte mundësi të jepte 3 koncesione, pa bashkëpunimin dhe dakordësinë e ministrave të tjerë, deri te kryeministri.
Emërimi i Kokës si peshku i madh është minus i madh që i shkon prokurorisë dhe gjykatës.
Është dosje e pahetuar. Duhej hetuar si grup i strukturuar dhe të zbardhej. Kemi dhjetë procese. Mërtirin dhe Zoton në kërkim, kemi një sërë personazhesh në kërkim, zyratarë të ministrive duke u gjykuar me procese të zakonshme, dhjetëra fraksione.
Nuk janë dënuar dhe marrë përgjegjësi penale kokat që e ideuan dhe vodhën paratë dhe i çuan në offshore. Nuk ka as incenerator. Për t’u ndërtuar incenerator duhen po aq para sa janë vjedhur, pra do të shkojë dora më thellë në xhepat e shqiptarëve. Mjafton të shkosh në Sharrë dhe mali i plehrave është i tmerrshëm”, tha Lala.
-

“Pse “peshku i madh” nuk u kap?”, Lala flet për farsën e drejtësisë në aferën e inceneratorëve: U dënuan sikur kishin..
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një em,ision televiziv, ka folur për dënimin e disa zyrtarëve për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Lala tha se nuk u hetuan peshqit e mëdhenj të aferës, ndërkohë që sot jemi në emergjencë mjedisore dhe se inertet po depozitohen nëpër lumenj.
“Janë miliona euro të hedhura dëm, incenerator nuk ka. Jemi në emergjencë mjedisore. Agjencia e pasurive të sekuestruar ka informuar se duhet bërë ndarja në burim e mbetjeve sepse nuk ka vend. Ndërkohë që dënohen shtatë vetë, sikur të vidhnin një pulë, jo që janë shpenzuar miliona euro, ndërkohë një pjese prej tyre iu shua masa, problemi bëhet më i rëndë sepse vijon edhe sot afera korruptive.
Dilni në lumenjtë rreth e rrotull Tiranës dhe me dakordësinë e policisë Bashkia po hedhin inertet. Dherat nuk depozitohen në landfill sepse nuk ka kapacitet, po ndosin shtratet e lumenjve. Duhet hetim emergjent.
Nuk ka përgjigje se kush është kreu i aferës. Lefter Koka nuk kishte mundësi të jepte 3 koncesione, pa bashkëpunimin dhe dakordësinë e ministrave të tjerë, deri te kryeministri.
Emërimi i Kokës si peshku i madh është minus i madh që i shkon prokurorisë dhe gjykatës.
Është dosje e pahetuar. Duhej hetuar si grup i strukturuar dhe të zbardhej. Kemi dhjetë procese. Mërtirin dhe Zoton në kërkim, kemi një sërë personazhesh në kërkim, zyratarë të ministrive duke u gjykuar me procese të zakonshme, dhjetëra fraksione.
Nuk janë dënuar dhe marrë përgjegjësi penale kokat që e ideuan dhe vodhën paratë dhe i çuan në offshore. Nuk ka as incenerator. Për t’u ndërtuar incenerator duhen po aq para sa janë vjedhur, pra do të shkojë dora më thellë në xhepat e shqiptarëve. Mjafton të shkosh në Sharrë dhe mali i plehrave është i tmerrshëm”, tha Lala.
