Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me deklaratat skandalozë të kryeministrit Edi Rama, në avokatinë e tij të paprecedentë ndaj të pandehurës Belinda Balluku për aferën e tunelit të Llogarasë.
‘Ndërkohë që shqiptarët prisnin sot t’iu thoshte se në cilin opinion të Komisionit të Venecias apo vendim të Gjykatës së Strasburgut thuhej se ministri nuk mund të pezullohej nga detyra, sic shpalli dje nga podcasti “Flasim vetmevete”, ai u hodh me akuza dhe sharje ndaj opozitës që cmontoi gënjeshtrat e tij këmbëshkurtra me “Venecia” dhe “Strasburg”, që në fakt thoshin ekzaktësisht të kundërtën e asaj që kishte deklaruar me krenarinë e njeriut shkollëpak, leximhic dhe i marrë peng’, shkruan Bardhi në Facebook.
Postimi i plotë:
7 minuta e 38 sekonda foli Edi Rama, në një përpjekje të sforcuar për të justifikuar avokatinë e paprecedent të të pandehurës Belinda Balluku, që e mban peng me aferat e përbashkëta korruptive.
Por, ndërkohë që shqiptarët prisnin sot t’iu thoshte se në cilin opinion të Komisionit të Venecias apo vendim të Gjykatës së Strasburgut thuhej se ministri nuk mund të pezullohej nga detyra, sic shpalli dje nga podcasti “Flasim vetmevete”, ai u hodh me akuza dhe sharje ndaj opozitës që cmontoi gënjeshtrat e tij këmbëshkurtra me “Venecia” dhe “Strasburg”, që në fakt thoshin ekzaktësisht të kundërtën e asaj që kishte deklaruar me krenarinë e njeriut shkollëpak, leximhic dhe i marrë peng.
Risia e të folurës vetmevete ishte se Edi Rama pranoi se ai është palë në procesin gjyqësor të Belinda Ballukut, njësoj sic është palë në aferën korruptive të Tunelit të Llogarasë. E në këtë kuptim, Edi Rama ka të drejtë që prokurori i SPAK dhe gjyqtari i GJKKO duhet ta thërrasin herës tjetër si palë në korrupsion krah për krah me të pandehurën Belinda Balluku.
Tag: aferën
-

E pezulluar nga detyra/ Balluku e 2 bashkëpunëtorët e saj dalin sot para GJKKO
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbajë sot në orën 9 të mëngjesit seancën për vlerësimin e masave ndaj zv/kryeministres dhe Ministres së infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut dhe 2 drejtorëve të saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Ndaj Ballukut është ekzekutuar masa e pezullimit nga detyra si numri dy i qeverisë dhe si ministre dhe ndalimi i daljes jashtë vendit, ndërsa për kreun e ARRSH-së dhe të KESH, është dhënë masa e sigurisë ’arrest në shtëpi’.
Ata pritet të dalin para gjyqtarit të GJKKO-së Erion Çela dhe prokurorit Dritan Prençi për tu marrë në pyetje, dhe në fund të shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura gjykata do të shprehet me vendim nëse masat do të qëndrojnë në fuqi.
Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera në dy episode, përkatësisht për aferën 190 milion euroshe të tunelit të Llogarasë, dhe aferën me tenderin e lotit të 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Rama nuk guon ta shkarkojë
Kryeministri Edi Rama nuk guxoi ta shkarkojë zv. kryeministren Belinda Balluku ndërsa nisi një valë të re sulmesh ndaj SPAK dhe GJKKO.
Pasditen e djeshme vendimi i GJKKO-së u ankimua në Gjykatë Kushtetuese. Deri në një vendim të kësaj gjykate Rama theksoi se do ti mbajë karrigen zv. kryeministres e ministres e nuk do të emërojë tjetërkënd si zëvëndese të saj. Për opozitën kjo Rama po bën avokatinë e Ballukut pasi bashkë në aferën 190 mln euro në tunelin e Llogarasë.
Në një dalje për median dje kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi tha se kompania u shpall me urdhër të Ramës. Sipas tij bisedat Rama-Balluku për urdhërin e paligjshëm janë në dosjen e SPAK.
-

“Po luftohet korrupsioni”/ Balluku e pandehur e SPAK për aferën 50 mln euro, Komisionerja, Kos: Lajm i mirë që rasti…
Komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është pyetur në lidhje me rastin për aferën 50 mln euro të zv.kryeministres Belinda Balluku. Kos shton se e rëndësishmja është se institucionet anti-korrupsion po punojnë.
“Për mua ky është një hap përpara sepse këto raste janë zbuluar. Kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda BE.
Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione dhe vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësore ose gjykata që do të zbulojnë se ligji është shkelur ose jo.”, tha Kos. -

U ‘fsheh’ për 21 Janarin, Berisha sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën Partizani
Tre ditë pasi refuzoi të shkonte në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, Sali Berisha do të duhet që të shkelë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për aferën Partizani, ku është marrë i pandehur së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë.
Kryedemokrati pretendoi se nuk kishte marrë fletëthirrje për 21 janarin dhe sulmoi SPAK, por Prokuroria e përgenjeshtroi përmes një reagimi zyrtar, duke thënë se e kishte refuzuar dy herë. Berisha i ka bërë tashmë “traditë” sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj, Altin Dumani.
Dosja për aferën hetim kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë pasi në kohën kur ishte kryeministër ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga të cilat, sipas SPAK, ka përfituar edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në projektin për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Malltezi akuzohet gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. -

Afera Partizani/ Sali Berisha sot në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’
Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën Partizani. Kreu i PD-së po gjykohet me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë.
Herën e kaluar që ishte në SPAK, Berisha vijoi sulmet ndaj gjyqtares së hetimeve paraprake Irena Gjoka , për të cilën kërkoi shkarkimin nga detyra me pretendimin se ka fshehur dënimin dhe dëbimin nga Greqia për falsifikim dokumentesh. Berisha tha se i ka kërkuar edhe KLGJ-së që të shqyrtojë mandatin e saj.
Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Pak ditë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros për pasuritë. Ndërkohë seanca e radhës për aferën Partizani në GJKKO do të mbahet më 10 nëntor ora 11:00.
Tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”. -

Gjyqi për aferën Partizani, mbahet sot në GJKKO seanca e radhës për Berishën, Malltezin dhe të tjerët
Në GJKKO do të mbahet sot edhe seanca e radhës gjyqësore për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltez dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”. Seanca nis në orën 11:00.Në seancën e kaluar, në një tjetër përpjekje për të zvarritur procesin, mbrojtësit ligjorë të Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK. Të njëjtën kërkesë për pavlefshmëri të akteve e parashtruan edhe të pandehurit Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë gjyqësore, por u paraqit në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, nga ku sulmoi edhe njëherë prokurorinë dhe drejtuesin e saj, Altin Dumani, për të cilin tha se do të largohet nga detyra si një puçist që fjeti mbi dosjet e krimit.Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe pasi u zvarrit për 7 muaj në seancë paraprake. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.Fatmir Bektashi është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.
-

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) edhe në lidhje me hetimet që po kryen për aferën “Eco Park” në Durrës.
Burime bëjnë me dije se SPAK, ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos rreth 10 ditë më parë, teksa ish-ligjvënësi është marrë në pyetje në cilësinë e drejtorit të Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM). Dëshmia e Bllakos ka zgjatur për rreth 3 orë.
Alqi Bllako është shpallur fajtor dhe dënuar nga GTjykata e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit, si dhe atë të Fierit, teksa është ende në gjykim për inceneratorin e Tiranës.
Kjo për shkak se më 23 Korrik, Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke e rikthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë, me një tjetër trup gjykuese.
Afera “Eco Park”
Në janar 2020, SPAK-u nisi hetim kryesisht për procedurat tenderuese me vlerë rreth 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të vjetër të Porto Romanos në Durrës dhe shndërrimin e tij në një Eko Park.
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM) anuloi një procedurë gare të hapur për ndërtimin e Eko Parkut, në nëntor 2019, nën pretekstin e tërmetit të fortë që tronditi vendin atë kohë, si edhe e ri-shpalli procedurën brenda pak ditëve, por kësaj here me tender pa garë (me negociim, pa shpallje paraprake).
Në përfundim, procedura u fitua nga kompania italiane “De Mare Albania”, një bashkëpunëtore e ngushtë e shoqërisë të inceneratorëve, si edhe “Viktoria Invest”, dega kosovare e një subjekti të regjistruar në Elbasan me emër të ngjashëm.
Në vitin 2022, pra dy vjet pas nisjes së hetimeve për “aferën e Porto Romanos”, ajo çështje u bashkua me një hetimet e derivuara nga dosja e inceneratorit të Elbasanit.
Ky bashkim u krye me argumentin se kompanitë e Porto Romanos dhe atë të djegësit të Elbasanit kanë lidhje me njëra-tjetrën. Këto çështje po hetohen të dyja bashkë nga prokurori Klodian Braho, i cili po vijon t’i mbajë nën hetim edhe aktualisht, kur jemi në gusht 2025.
Afera e Porto Romanos, deri më tani dyshohej se ishte thjesht një aferë korruptive, ku janë përfshirë disa zyrtarë të nivelit të mesëm, por edhe pak më të lartë.
Por, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, akuzon publikisht ish-shefin e tij politik, kryeministrin Edi Rama, se është i përfshirë drejtëpërdrejtë në aferën e Eko Parkut të Porto Romanos.
“EcoParkun e ka firmosur vetë (Edi Rama) në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo”, deklaroi Ahmetaj në një intervistë të dhënë për “Çim Peka Live”, në fund të Korrikut 2024. -

Petro Koçi: Ja si po tenton të shpëtojë nga prangat e drejtësisë Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe pse dosjen “Bankers”…
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka folur pa doreza për të ashtuquajturit të paprekshëm të politikës shqiptare. Ai deklaroi në një intervistë për gazetën “Sot” se ish-kryeministri Sali Berisha është ende me fat që po përballet vetëm me aferën “Partizani”, ndërkohë që ende nuk është marrë nën hetim për krimet e rënda si Gërdeci apo 21 Janari. Për Ilir Metën, Koçi është i qartë: po përballet me pasojat e një partie të ndërtuar mbi afera dhe kontroll familjar, dhe nuk mund të sillet si viktimë për të shpëtuar nga burgu kur vetë ishte kreu absolut i LSI-së. Ai ngre alarmin dhe për skandalin financiar “Bankers”, të cilin e cilëson si një “minierë krimi” që ka ndotur nëntokën e financave publike dhe i bën thirrje të drejtpërdrejtë SPAK-ut që ta marrë nën hetim.
– Zoti Koçi, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet nën akuzë për aferën “Partizani”. A mendoni se është i përfshirë realisht në këtë çështje apo është një proces i motivuar politikisht?
Berisha deri tani është me fat që po gjykohet vetëm për aferën e grabitjes së ish-klubit Partizani e shfrytëzimit të truallit nga enturazhi i tij familjar për biznes me superfitim miliona eurosh. Ndërkohë ai akoma nuk është marrë nën hetim për çështje ngjarjesh më të rënda si 21 Janari, Gërdeci, apo edhe ndërveprimi i vendimmarrjeve të qeverisë së tij në bashkëfajësi të supozuar me interesat e bizneseve të fëmijëve të tij. Ai iu rikthye politikës aktive për të shumëfishuar imunitetin politik ndaj drejtësisë dhe për ta vënë atë nën presion të hapur. Ky presion, në gjykimin tim, ka qenë një tjetër vepër e ndëshkueshme penalisht, por që fatkeqësisht deri tani askush nuk ka guxuar ta konsiderojë këtë aspekt që sfidon haptazi një institucion potent si SPAK apo GJKKO.
– Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në paraburgim dhe po përballet me akuza për afera si CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA. Ai pretendon se është tradhtuar nga njerëzit e tij në LSI dhe se nuk ka hedhur asnjë firmë që ta implikojë. A është viktimë e sistemit, apo i përgjegjshëm për ato akuza?
Ilir Meta po paguan një biznes shumëvjeçar që ka bashkëdrejtuar familjarisht dhe që e ka emrin LSI. Vështirë t’ia kenë hedhur apo ta kenë tradhtuar. Ai ka qenë fuqiplotë në atë parti private. Sa është përfshirë personalisht në provat e gjetura deri tani, këtë e dinë vetëm hetuesit konkretë. Di që LSI ka qenë modeli i shndërrimit të një strukture partiake në një ndërmarrje fitimprurëse. Kjo nuk do të thotë që e njëjta skemë nuk funksionon edhe në parti të tjera, por asnjëra nuk ka kapur dot steken kampione të LSI-së.
– Si e vlerësoni punën e SPAK deri tani? A ka mbajtur balancën dhe besimin publik në përballje me të mëdhenjtë e politikës dhe krimit?
SPAK dhe GJKKO janë brenda pritshmërive të mia paraprake. Pra, nuk janë magjibërëse, por shpresëdhënëse që deri tani kanë dhënë prova të mira. Nota ime është 8 për këtë drejtësi, kur kam parasysh që nota sunduese nëpër institucione shkon nga 5 deri te 6 dhe kur mendoj që pak institucione kanë nivelin e notës 8. Mos të harrojmë që drejtësia e re u bë një bekim për procesin e integrimit europian të vendit. Krahas punës së lavdërueshme dhe shpesh spektakolare të qeverisë, drejtësia e re i dha një votëbesim moral ndërkombëtar ngjitjes së Shqipërisë drejt anëtarësimit europian.
– A ka ardhur më në fund momenti që pandëshkueshmëria në Shqipëri të marrë fund, apo jemi ende në një fazë eksperimentale të drejtësisë së re?
Uroj që të mos bëhen më eksperimente dhe personalitete si Dumani të marrin garanci të reja në vazhdimin e menaxhimit të SPAK. Kjo nuk do të thotë që nuk ka aspekte të cilat duhen korrigjuar apo ndryshuar. Lufta e fortë ndaj korrupsionit nuk duhet të kompromentohet me mangësi në atë që konsiderohet respekt i plotë i të drejtave të njeriut dhe prezumimit të pafajësisë deri në verdiktin fundor. Më lejoni të shtoj që në aferën e “Bankers” duhet të përfshihet SPAK. Ajo aferë është një minierë ku krimi është një mineral i cili duhet nxjerrë sepse ka ndotur mjedisin nëntokësor të financave publike, jo atyre private.
Intervistoi: Rigels Seliman


