Tag: aferë

  • Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë kriminale që po helmon qytetin me lejen e SPAK-ut

    Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë kriminale që po helmon qytetin me lejen e SPAK-ut

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot se inceneratori i Elbasanit është një aferë kriminale që po helmon qytetin duke pasuruar Edi Ramën, me lejen e SPAK-ut.

    “Tymi i plehrave që vazhdojnë të digjen, duke helmuar një qytet të tërë, janë një dëshmi e gjallë e dështimit, e mashtrimit dhe vjedhjes më të madhe financiare në historinë e Shqipërisë – aferës së inceneratorëve”, tha Blushi.

    DEKLARATA E BLUSHIT
    Retë e zeza toksike që prej ditësh kanë mbuluar Elbasanin janë fytyra e blozë-Qeverisë së aferës së tmerrshme kriminale të inceneratorëve.

    Tymi i plehrave që vazhdojnë të digjen, duke helmuar një qytet të tërë, janë një dëshmi e gjallë e dështimit, e mashtrimit dhe vjedhjes më të madhe financiare në historinë e Shqipërisë – aferës së inceneratorëve.

    Partia e Lirisë, që në vitin 2021, ka denoncuar këtë aferë me fakte dhe me prova të pakundërshtueshme në SPAK, po kështu këtë denoncim e ka bërë publikisht Presidenti i Partisë Ilir Meta edhe duke qenë President i Republikës.

    Kjo që po ndodh në Elbasan është pasoja direkte e lejimit me dashje nga ana e SPAK të vijimit të një skeme mafioze të ndërtuar me firmën e Edi Ramës dhe klientëve të tij politikë dhe ekonomikë, që e shitën këtë krim si një “histori suksesi”.

    Sot, në vend që të kishim një incenerator funksional që pastron dhe menaxhon mbetjet sipas standardeve, kemi një gropë që vetëm gëlltit miliona euro dhe lëshon helm për qytetarët.

    Tymi që ngrihet nga landfilli i Elbasanit nuk është thjesht ndotje mjedisore, por simboli i një krimi shtetëror, i një afere monstruoze korruptive që po helmon qytetin dhe po vret çdo ditë shëndetin dhe të ardhmen e banorëve të tij, për shkak se inceneratori rezultoi një makineri gjigande hajdutërie që ende vijon të gllabërojë taksat e qytetarëve për një shërbim që nuk kryhet.

    Afera e inceneratorëve është një ndër skandalet më të mëdha të këtyre 30 viteve – një aferë ku janë zhdukur qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve, për projekte që ose nuk ekzistojnë, ose funksionojnë vetëm për të prodhuar faturime fiktive dhe ndotje reale.

    Elbasani është dëshmia më flagrante: një pseudo-incenerator që për vite të tëra ka mbuluar qytetin me tym, ndërkohë që drejtësia hesht dhe nuk guxon të marrë të pandehur ideatorin, përfituesin dhe pronarin “de facto” të inceneratorëve: Edi Ramën, që inceneratorët i ka quajtur “histori suksesi”, ai që i ka mbrojtur publikisht hajdutët, që i ka quajtur vjedhjet “folklorike”, ndërsa ka garantuar që skemat kriminale të vijojnë pa u ndalur.

    Edhe sot, ndërkohë që një pjesë e rrjetit mafioz është në hetim, pagesat ndaj inceneratorëve vijojnë nga buxheti i shtetit – një tallje e papranueshme me ligjin, me qytetarët dhe me paratë e tyre.

    Kjo ndodh për shkak se SPAK vijon ta cilësojë këtë aferë një krim intelektual, duke mbuluar të vërtetën, mbrojtur përgjegjësit dhe duke u fshehur si struci pas reve toksike të korrupsionit.
    Partia e Lirisë dhe Presidenti i saj, Ilir Meta, denoncuese, kallëzuese dhe nismëtarja e parë e çmontimit të aferës së përbindshme të inceneratorëve, është më e vendosur se kurrë për të bërë çdo përpjekje që Edi Rama të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari para shqiptarë, si Kreu i Organizatës Kriminale që inceneratorët i ktheu në një makineri gjigande zhvatjeje për popullin më të varfër të kontinentit.

    Në vend të përgjigjet Edi Rama për vjedhjen në mes të sheshit me aferën e inceneratorëve, prej më shumë se 9 muajsh mbahet në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme, në izolim ekstrem, pa fakte dhe prova Presidenti Meta sepse duhet t’i mbyllet goja denonuesit të parë të kësaj afere, ndërsa vjedhësi dhe pronari de facto i kësaj afere, Edi Rama duhet të jetë i lirë për të vijuar me vjedhjet e përbindshme, që ende vijojnë.

  • SPAK hesht prej një viti/ PD me fakte e prova: ‘Eco Park’, një aferë me urdhër të Edi Ramës

    SPAK hesht prej një viti/ PD me fakte e prova: ‘Eco Park’, një aferë me urdhër të Edi Ramës

    SPAK hesht prej një viti/ PD me fakte e prova: ‘Eco Park’, një aferë me urdhër të Edi Ramës

    Nesër mbush plot një vit që nga dita kur kemi bërë kallëzimin penal për aferën e ‘Eco Park’, e cila mban firmën e Edi Ramës. SPAK, prej më shumë se një viti, ka faktet mbi tryezë sesi Edi Rama në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorit Tiranë, inceneratori nuk ekziston, prej gjashtë muaj përpara se të hapë procedura tenderuese për mbylljen e venddepozimit ekzistues të mbejtjeve të ngurta, ‘Eco Park’ Durrës, kontaktoi Kasanova Hernandes, për të zhvilluar projektin arkitekturor në Porto Romano.

    Më pas, në tetor të vitit 2019, AKUM, i drejtuar nga Alqi Bllako shpall tenderin me vlerë 1.9 miliardë lekë në dhjetor të vitit 2019. Pak muaj më pas, Anila Denaj, asokohe minister e financave, dërgon shkresën pranë AKUM, dhe i kërkon që të anulohe procedura pasi fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 nëntor. Anulimi i procedurës, publikohet në buletinin e datës 16 dhjetor, dhe po në të njëjtën datë Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet interte të tërmetit, të depozitohen në Porto Romano dhe AKUM tashmë të hape me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e Eco Park. Në datën 27 dhjetor, lidhet kontrata me subjektet ‘DEAMRE’ dhe ‘ VIKTORIA INVEST’.

    E bëmë këtë kronologji, pasi datat janë shumë të rëndësishme në këtë aferë për të kuptuar se e gjitha ka ndodhur me firmën dhe urdhrin e Edi Ramës. Sot, SYRI TV ka publikuar një video inkriminuese që mban datën 7 dhjetor 2019. Prandaj dhe kronologjia ka rëndësi.

    Në këtë video Edi Rama viziton kantierin, tashmë të hapur në Porto Romano ku kanë filluar depozitimet e mbetjevetë tërmetit e mbi të gjitha, në video Rama komunikon me Elton Buallin, i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Rama në këtë takim me zë dhe figurë, i urdhëron punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe se Eco Park, duhet të mbaronte në datën 1 Qershor 2021 denoncoi nder te tjera deputetii PD Oerd Bylykbashi

  • Në ndihmë me prova për SPAK/ Provat e reja – Kryeministri Edi Rama pas aferës 19 mln euro tek ‘Eco Park’

    Në ndihmë me prova për SPAK/ Provat e reja – Kryeministri Edi Rama pas aferës 19 mln euro tek ‘Eco Park’

    Në ndihmë me prova për SPAK/ Provat e reja – Kryeministri Edi Rama pas aferës 19 mln euro tek ‘Eco Park’

    SYRI TV

    Zbulohen detaje të reja rreth aferës 19 milionë euro të Eko Park në Durrës. Me pamje provohet se jo vetëm firma, por projektues dhe zbatues i këtij projekti është kryeministri Edi Rama, duke përdorur kompaninë e menaxhimit të aferës së incineratorëve. Kryeministri Rama së bashku me drejtorin e incineratorit, Elton Bualli kryenin dhe inspektonin punime në terren, në një kohë që nuk ishte lidhur as kontrata për lëvrimin e 19 milionë eurove.

    19 milionë euro i kushtoi taksapaguesve shqiptarë Eco Parku në Durrës, që mban ekskluzivisht firmën dhe autorësinë e kryeministrit Edi Rama. Por më pas u zbulua se ajo ishte një aferë e pastër korruptive, pasi i gjithë projekti ka kushtuar rreth 6 milionë euro, sipas dokumenteve zyrtare të kompanive zbatuese ndërkohë që 13 milionë euro të tjera u zhdukën. Ndërkohë SPAK prej 3 vitesh ende nuk ka zbuluar se në xhepat e kujt përfunduan.

    Këto janë pamjet ku faktohet autorësia e kryeministrit Edi Rama në këtë projekt. Ndërsa tenderi ishte anuluar më 2 dhjetor me firmë të ministres Anila Denaj, më 7 dhjetor 2019, kryeministri EdI Rama shfaqej në kantier krah drejtorit të të gjithë incineratorëve, Elton Buallit, për vijimin e punimeve, ndërsa nga shkresat rezulton se procedura dhe kontrata ende nuk ishte lidhur.

    Syri Tv ka zbuluar sot detaje të reja rreth kësaj afere, ku duket se kryeministri Edi Rama është personi që ka dijeni më shumë se çdokush për këtë aferë, e madje sipas këtyre provave është jo vetëm urdhëruesi dhe projektuesi, por ka marrë edhe rolin e zbatuesit, duke urdhëruar drejtuesit e kompanisë së incineratorëve se si duhet të kryhen punimet. Por përpara se të ndalemi te këto detaje, duhet të kujtohet procedura e ndjekur për këtë aferë, ku gjithçka nis më 1 prill të 2019, kohë kur është lidhur kontrata mes “Integrated Energy BV SPV” dhe “Casanova-Hernandez Architechten” për zhvillimin e projektit të Eco Parkut Durrës. Kjo kontratë është firmosur 6 muaj para se të hapej tenderi, apo 2 muaj para se të njoftohej publikisht si projekt nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, në muajin tetor të po këtij viti, shpallet tenderi për mbylljen e vend-depozitimit ekzistues dhe ndërtimin e eco-parkut me fond 19 milionë euro. Më pas ndodh e papritura. Tri ditë para shpalljes se fituesit, qeveria anulon tenderin e Anila Denajt, dhe më pas Edi Rama në shkelje të çdo ligji urdhëron AKUM të lidhë kontratë me procedurë të përshpejtuar me këtë grup.

    Siç është denoncuar edhe më herët, pas këtij projekti fshihet grupi mafioz që krijoi aferën e incineratorëve, e kjo me bekimin e kryeministrit Edi Rama. Në datë 7 dhjetor 2019, 20 ditë para se AKUM t’i jepte projektin De Mare dhe Victoria Invest per 19 milionë euro, kryeministri Edi Rama shfaqet në Porto Romano me Elton Buallin, drejtorin e “Integrated Energy” duke inspektuar punimet që kishin nisur prej kohësh, çka fakton se ishte Edi Rama që urdhëroi kompaninë e incineratorit të Tiranës për të filluar punimet dhe për të bërë menaxhimin e mbetjeve të tërmetit dhe fillimin e kapsulimit sipas projektit. Sepse kontrata koncesionare për incineratorin e Tiranës e ndalonte kategorikisht këtë kompani që të zhvillonte projekte të tjera.

    Jo vetëm kaq, por me urdhër, kryeministri kërkon vënien në rresht të bashkive, që të çojnë mbetjet te incineratori, e për realizimin e kësaj kryeministri porosit Drejtorin e incineratorit të Tiranës, që të marri masa.

    Ndërsa punimet vijonin në një kohë që procedura është anuluar e kontrata e re nuk është lidhur, problemi që kryeministri Rama u kujdes dhe në terren, ishte lëvrimi i parave, e si kompensim, kompania menaxhuese e aferës historike, duhet të përfundonte punimet, pasi sipas Ramës, katastrofa u dha mundësinë që paratë t’i nxirrnin më kollaj…

    Ndërsa SPAK prej 3 vitesh heziton të hetojë këtë aferë, duket se përgjigja për zhdukjen e 19 milionë eurove në këtë aferë, gjendet ekskluzivisht te kryeministri Edi Rama.

  • “Eco Park, aferë me urdhër të kryeministrit”/ Bylykbashi: Të martën fakte të reja pranë SPAK

    “Eco Park, aferë me urdhër të kryeministrit”/ Bylykbashi: Të martën fakte të reja pranë SPAK

    Drejtuesi politik i PD për qarkun Durrës, Oerd Bylykbashi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje në aferë korruptive lidhur me ish-fushën e mbetjeve në Porto Romano, Durrës.
    Nga Eco Parku, Bylykbashi, deklaroi se kjo aferë është kryer me urdhër dhe firmë të Ramës, duke përmendur si provë një video të dhjetorit 2019 ku kryeministri ndodhet në kantierin e punimeve bashkë me drejtuesin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës.
    Sipas tij, kjo është dëshmi e ndërhyrjes së paligjshme në një proces tenderimi që më pas u anulua. PD njoftoi se nesër do të dorëzojë në SPAK një shtesë kallëzimi me prova të reja mbi këtë çështje.
    Pjesë nga fjala e Oerd Bylykbashit:
    Nesër mbush plot një vit që nga dita kur kemi bërë kallëzimin penal për aferën e ‘Eco Park’, e cila mban firmën e Edi Ramës. SPAK, prej më shumë se një viti, ka faktet mbi tryezë sesi Edi Rama në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorit Tiranë, inceneratori nuk ekziston, prej gjashtë muaj përpara se të hapë procedura tenderuese për mbylljen e venddepozimit ekzistues të mbejtjeve të ngurta, ‘Eco Park’ Durrës, kontaktoi Kasanova Hernandes, për të zhvilluar projektin arkitekturor në Porto Romano.
    Më pas, në tetor të vitit 2019, AKUM, i drejtuar nga Alqi Bllako shpall tenderin me vlerë 1.9 miliardë lekë në dhjetor të vitit 2019. Pak muaj më pas, Anila Denaj, asokohe minister e financave, dërgon shkresën pranë AKUM, dhe i kërkon që të anulohe procedura pasi fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 nëntor.  Anulimi i procedurës, publikohet në buletinin e datës 16 dhjetor, dhe po në të njëjtën datë Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet interte të tërmetit, të depozitohen në Porto Romano dhe AKUM tashmë të hape me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e Eco Park. Në datën 27 dhjetor, lidhet kontrata me subjektet ‘DEAMRE’ dhe ‘ VIKTORIA INVEST’.
    E bëmë këtë kronologji, pasi datat janë shumë të rëndësishme në këtë aferë për të kuptuar se e gjitha ka ndodhur me firmën dhe urdhrin e Edi Ramës. Sot, SYRI TV ka publikuar një video inkriminuese që mban datën 7 dhjetor 2019. Prandaj dhe kronologjia ka rëndësi.
    Në këtë video Edi Rama viziton kantierin, tashmë të hapur në Porto Romano ku kanë filluar depozitimet e mbetjevetë tërmetit e mbi të gjitha, në video Rama komunikon me Elton Buallin, i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Rama në këtë takim me zë dhe figurë, i urdhëron punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe se Eco Park, duhet të mbaronte në datën 1 Qershor 2021. Ditën e nesërme, do depozitojmë kallëzim shtesë për faktet e reja që inkriminojnë dhe më shumë Ramën.