Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në Foltoren e radhës së demokratëve përpara kryeministrisë.
Sali Berisha: Opozitarë dhe opozitarëve në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar sheshin e lirisë. I cili është sheshi i misionit të madhe të burrave dhe grave djemve dhe vajzave guximtare për të përzënë një bandë e zhytur në krim dhe vjedhje dnër më të rëndat në historinë e këtij kombi. Kemi njohur shumë pushtime, por kurrë ndonjë herë nuk kemi shkuar brenda 10 viteve, 100 vite prapa si këto vite.
Nuk kemi humbur 45% të materies kombëtare si këto 10 vite. Nuk jemi varfëruar më shpejt se këto 10 vite. Nuk ka patur një klikë, kaq antishqiptarë në çdo aspekti sa çkemi sot. Jemi dëshmitarë këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet. Një krizë e cila zhveshi, lakuriq, hajdutin më të madhe të kombit Edi Ramën. U desh akuza e bazuar në dokumentet zyrtare të vjedhjes së 50 mln euro nga zv.kryeministrja për të bërë që Edi Rama të thotë shqiptarë se hajduti jam unë dhe se drejtësisë i tregoj bërrylin.
Nuk ka ndodhur kurrë, as mbret as perandor, as diktator të lejojë vetes një akt të tillë. Cilido do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm., por paratë i ka marrë ai. I kanë ndarë së bashku. Rama ka dy ditë, ka humbur çdo gjë dhe në një përçartje të neveritshme mbron haptas, po mbroj ministren nuk po mbroj lubinë, por të dy jeni hajdutë. Atë që i bën GJK, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere.
Tag: aferë
-

‘Ti je hajduti kryesor i kësaj afere’, Berisha: Rama po mbron Lubinë dhe i bën presion GJK
-

“Aferë e pastër korruptive”/ Bylykbashi: Isha në SPAK mbi kallëzimin që kemi bërë për ECO parkun e Durrësit
Është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte, 18 nëntor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Kjo është hera e dytë që Bylykbashi shkon në SPAK.
Pas daljes ai deklaroi se isha në SPAK për kallëzimin e bërë publik për aferën e ECO parkut në Durrës.
Është një kallëzim që është bërë në marsin e vitiit 2024.
‘Ajo është një aferë e pastër korruptive’ tha Bylykbashi.
Ai nuk ka treguar më shumë detaje teksa është shprehur se dëshiron të ruajë sekretin e veprimeve hetimore.
“Është një kallëzim që është bërë në marsin e vitiit 2024. Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur.
Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi.
Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes”,- është shprehur Bylykbashi. -

“Aferë e pastër korruptive”/ Bylykbashi: Isha në SPAK për kallëzimin që kemi bërë për ECO parkun e Durrësit

Protesta për Veliajn, por jo për Ballukun? Këlliçi: Vendosim nesër nëse…
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i ftuar në një studio televizive, ka deklaruara se priten protesta në lidhje me atë që po ndodh me aferën e tunelit të Llogarasë, ku zëvendës kryeministrja Belinda Balluku nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendera.
Ai ka dhënë detaje nga takimet brenda PD për të përcaktuar mënyrat se si do të protestohet si dhe sjelljen e demokratëve në Kuvend, si pasojë e asaj që sipas tij mazhoranca ka heshtur parlamentin.
“Kemi pasur mbledhje të kryesisë së PD ku tema kryesore ishte aksioni i opozitës , që duhet të ndiqet. Një nga propozuesit isha unë që të riktheheshin protesta të parjavshme. Nëse kemi ndenjur dhjetëra javë për Veliaj, mundemi ta përballojmë sërish në shesh.Duke qenë se kemi të bëjmë me një aferë që prek drejtëpërdrejtë Ballukun, është hedhur ideja e protestës tek Kryeministrisë duke mos anashkaluar Ballukun.
Nesër në 12:30 do të kemi një mbledhje në grupit të PD ku do të vendosim edhe në lidhje me sjelljen tonë në Kuvend. Unë jam i bindur se protesta do të jenë të ndryshme, do të gjejmë forma të ndryshme. Deri tani kemi faktuar se janë vjedhur 75 milionë euro. Me të cilat mund të ishin bërë shkolla, çerdhe rrugë të tjera. Kemi të bëjmë me një aferë që prek taksat e qytetarëve. Ne do të kërkojmë llogari në Parlament për këtë aferë. -

Mega-skandal në Llogarë/ Këlliçi zbardh rrjedhjen e parave dhe përfshirjen direkte të kryeministrit: Rama dhe Balluku..
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në një emision televiziv, ka folur në lidhje me skandalin e tunelit të Llogarasë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për zhdukje provash dhe përpjekje për të fshehur abuzimet.
Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Këlliçi deklaroi se: Edi Rama dhe Belinda Balluku janë munduar që të zhdukin provat në lidhje me skandalin e tunelit. Në Turqi, që janë fshirë edhe nga Facebook-u dhe fati i madh që janë bërë screenshot dhe janë mbajtur në media dhe janë ruajtur dhe fati i madh që Syri TV ka qenë media e parë që i ka bërë publike.Deputeti kujtoi se detajet e aferës u bënë publike fillimisht në intervistën e njohur të Çim Pekës me Arben Ahmetajn, ndërsa theksoi rolin e SYRI TV në dokumentimin e provave.
‘Në intervistën e famshme janë bërë detajet publike… Syri TV i ka publikuar, ripublikuar, i ka ruajtur në arkiv dhe i ka bërë publike për opinionin publik. Sepse sot do të ishim para një situate që do ishin zhdukur dhe ato foto, nëse ju nuk do t’i kishit ruajtur.’
Këlliçi theksoi se nuk bëhet fjalë për një aferë të vogël, por për një mega-abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
‘Pra, që të jemi të qartë, nuk kemi të bëjmë me një aferë 50 milionë euro. Kemi të bëjmë me një aferë që deri tani të paktën e kemi faturuar 75 milionë euro abuzim dhe zhdukjen e dy urave.’
Gjatë bisedës, Këlliçi përdori një barcaletë simbolike për të ilustruar, sipas tij, shkallën e korrupsionit qeveritar:
‘Më vjen ndërmend ajo barcaleta e famshme me kinezin, italianin dhe shqiptarin… Pyetet shqiptari, në këtë rast Belinda dhe Rama, dhe i thotë, ore, për kuriozitet, duhet të ishin ato katër korsitë dhe ura, ku janë? Thotë, po s’janë. Po si s’janë? Po duheshe bërë vila, duheshin bërë shpenzimet. Pra nuk ekziston fare, fare. Ky është realiteti i trishtë në të cilin na ka futur sot kjo qeverisje.’
Sipas tij, kjo aferë është ‘rekord botëror për nivelin e vjedhjes dhe censurës mediatike’, ndërsa shtoi se raporti i fundit i progresit të BE-së ka theksuar ‘dhunën ndaj medias dhe kapjen totale të saj nga qeveria’.
‘Në progres-raportin e paraqitur para pak ditësh, keni parë që një zë të veçantë zinte dhuna ndaj medias, represioni sistematik ndaj kontrollit të mediave në Shqipëri, kapja totale e mediave dhe kontrolli qeveritar mbi çdo media që ka një zë kritik ndaj qeverisë.’, theksoi Këlliçi.
Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ka përdorur manovra për të shmangur debatin në Kuvend mbi këtë aferë.
‘Për këtë arsye, ditën e enjte në parlament, u desh të kalohej me urgjencë ligji për barazinë gjinore, pa asnjë konsultë paraprake, pa asnjë diskutim, vetëm të shuhej zhurma për vjedhjen e tunelit të Llogarasë. Për këtë arsye u refuzua interpelanca me Belinda Ballukun, nuk erdhi. Për këtë arsye nuk u lejua debati në sallën e parlamentit.’
Në përfundim, Këlliçi theksoi se kjo aferë ‘ka shkuar kaq pranë kryeministrit’ sa përbën, sipas tij, ‘rastin e parë kur vetë kreu i qeverisë lidhet drejtpërdrejt me një skandal të përmasave të tilla’:
‘Ka tre javë që nuk vjen zëvendëskryeministrja në parlament se nuk ka çfarë të thotë, është e kapur në flagrancë… Dhe kjo është një situatë absurde në të cilën, për herë të parë, kemi një aferë që ka shkuar kaq pranë kryeministrit. Pra kjo është një aferë që e lidh drejtpërdrejt kryeministrin.’ tha ndër të tjera, Belind Këlliçi. -

VIDEO/ Skandali i tunelit të Llogarasë, Këlliçi: Rama dhe Balluku kanë zhdukur prova nga Turqia në Tiranë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me skandalin e tunelit të Llogarasë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për zhdukje provash dhe përpjekje për të fshehur abuzimet.
Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Këlliçi deklaroi se: Edi Rama dhe Belinda Balluku janë munduar që të zhdukin provat në lidhje me skandalin e tunelit. Në Turqi, që janë fshirë edhe nga Facebook-u dhe fati i madh që janë bërë screenshot dhe janë mbajtur në media dhe janë ruajtur dhe fati i madh që Syri TV ka qenë media e parë që i ka bërë publike.
Deputeti kujtoi se detajet e aferës u bënë publike fillimisht në intervistën e njohur të Çim Pekës me Arben Ahmetajn, ndërsa theksoi rolin e SYRI TV në dokumentimin e provave.
‘Në intervistën e famshme janë bërë detajet publike… Syri TV i ka publikuar, ripublikuar, i ka ruajtur në arkiv dhe i ka bërë publike për opinionin publik. Sepse sot do të ishim para një situate që do ishin zhdukur dhe ato foto, nëse ju nuk do t’i kishit ruajtur.’
Këlliçi theksoi se nuk bëhet fjalë për një aferë të vogël, por për një mega-abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
‘Pra, që të jemi të qartë, nuk kemi të bëjmë me një aferë 50 milionë euro. Kemi të bëjmë me një aferë që deri tani të paktën e kemi faturuar 75 milionë euro abuzim dhe zhdukjen e dy urave.’
Gjatë bisedës, Këlliçi përdori një barcaletë simbolike për të ilustruar, sipas tij, shkallën e korrupsionit qeveritar:
‘Më vjen ndërmend ajo barcaleta e famshme me kinezin, italianin dhe shqiptarin… Pyetet shqiptari, në këtë rast Belinda dhe Rama, dhe i thotë, ore, për kuriozitet, duhet të ishin ato katër korsitë dhe ura, ku janë? Thotë, po s’janë. Po si s’janë? Po duheshe bërë vila, duheshin bërë shpenzimet. Pra nuk ekziston fare, fare. Ky është realiteti i trishtë në të cilin na ka futur sot kjo qeverisje.’
Sipas tij, kjo aferë është ‘rekord botëror për nivelin e vjedhjes dhe censurës mediatike’, ndërsa shtoi se raporti i fundit i progresit të BE-së ka theksuar ‘dhunën ndaj medias dhe kapjen totale të saj nga qeveria’.
‘Në progres-raportin e paraqitur para pak ditësh, keni parë që një zë të veçantë zinte dhuna ndaj medias, represioni sistematik ndaj kontrollit të mediave në Shqipëri, kapja totale e mediave dhe kontrolli qeveritar mbi çdo media që ka një zë kritik ndaj qeverisë.’, theksoi Këlliçi në SYRI TV.
Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ka përdorur manovra për të shmangur debatin në Kuvend mbi këtë aferë.
‘Për këtë arsye, ditën e enjte në parlament, u desh të kalohej me urgjencë ligji për barazinë gjinore, pa asnjë konsultë paraprake, pa asnjë diskutim, vetëm të shuhej zhurma për vjedhjen e tunelit të Llogarasë. Për këtë arsye u refuzua interpelanca me Belinda Ballukun, nuk erdhi. Për këtë arsye nuk u lejua debati në sallën e parlamentit.’
Në përfundim, Këlliçi theksoi se kjo aferë ‘ka shkuar kaq pranë kryeministrit’ sa përbën, sipas tij, ‘rastin e parë kur vetë kreu i qeverisë lidhet drejtpërdrejt me një skandal të përmasave të tilla’:
‘Ka tre javë që nuk vjen zëvendëskryeministrja në parlament se nuk ka çfarë të thotë, është e kapur në flagrancë… Dhe kjo është një situatë absurde në të cilën, për herë të parë, kemi një aferë që ka shkuar kaq pranë kryeministrit. Pra kjo është një aferë që e lidh drejtpërdrejt kryeministrin.’ tha ndër të tjera, Belind Këlliçi në SYRI TV.
-

Industria e prodhimit të ar*ëve, PD akuzon Ramën: Kompanitë kanë kryer transaksione të dyshimta
Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu ka denoncuar atë që po ndodh me shoqërinë KAYO dhe TIMAK. shpk. Ai i bën thirrje institucioneve të vendit që të hetojnë në lidhje me atë që po ndodh me KAYO dhe TIMAK DIFENSE, ndërsa theksoi se po cënohet sigurria kombëtare. ”Të nisin menjëherë një hetim të plotë dhe transparent për këtë aferë. Të verifikojnë ligjshmërinë, kriteret dhe standardet e sigurisë kombëtare të kompanive të krijuara. Të ndalojnë çdo veprim që rrezikon pasuritë strategjike dhe pronat ushtarake të vendit. Kjo aferë nuk është thjesht një skandal financiar. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe me integritetin e institucioneve tona. Partia Demokratike do të vijojë ta ndjekë këtë çështje deri në fund, në mbrojtje të interesit publik dhe të sigurisë së vendit”,-tha Balliu.
Deklarata e plotëPartia Demokratike denoncon me forcë një aferë të re dhe tepër të rëndë korruptive, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Në maj të vitit 2024, kryeministri Edi Rama krijoi shoqërinë ‘KAYO’, duke emëruar në krye ish-drejtorin famëkeq të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Me vendim qeverie, kësaj shoqërie iu dhanë kompetenca të jashtëzakonshme për të lidhur kontrata dhe negociata me kompani private në fushën e industrisë së armëve me vendim qeverie te firmosur nga Belinda Balluku.
Një nga kompanitë e përfshira është TIMAC shpk, e cila është promovuar personalisht nga vetë Edi Rama. Ai e ka ftuar pronaren e saj, znj. Arjeta Puca , në podcast-in e tij dhe madje e ka vizituar disa herë në ambientet e kompanisë në Kashar. Në datën 17 qershor 2025, znj. Puca shiti 49% të aksioneve të TIMAC shpk për vetëm 490 euro mikut të afërt të Edi Ramës, z. Ron Yeffet, një emër i lidhur me disa afera të dyshimta financiare.
Sipas burimeve publike dhe dëshmive politike:
Z. Yeffet është përmendur nga zv/kryeministri i kohës si personi që kërkonte të blinte borxhin e, gjë që u refuzua nga z. Arben Ahmetaj. Po ashtu, ai ka tentuar të blejë pronën e Ambasadës së Shqipërisë në SHBA për të ngritur rezidenca private, një projekt i refuzuar nga Ministria e Jashtme.
Emri i tij është lidhur edhe me aferën e Air Albania.
Për më tepër, në Senegal, një marrëveshje e tij me qeverinë e kohës u anulua dhe po hetohet për korrupsion nga autoritetet e reja.
Vetëm pak javë pas këtij transaksioni të dyshimtë, më 4 gusht 2025, KAYO bashkëthemeloi me TIMAC shpk kompaninë TIMAC Defence, ku 80% zotërohen nga TIMAC dhe 20% nga KAYO e Ardi Veliut, me kapital fillestar prej vetëm 35 mijë eurosh.
Në të njëjtën kohë, më 1 gusht 2025, KAYO bashkëthemeloi me kompaninë MSSC (në pronësi të Emiljano Dushës) kompaninë MKD, Myslym Keta Defence, me administrator Gentian Karaj, ku MSSC zotëron 80% dhe KAYO 20% të aksioneve, sërish me kapital minimal prej 35 mijë eurosh.
Më tej, më 1 gusht 2025, KAYO dhe MSSC themeluan edhe kompaninë GUNA Tactical, ku MSSC zotëron 49% dhe KAYO 51% të aksioneve, me kapital të njëjtë prej 35 mijë eurosh.
Ajo që e bën aferën akoma më të rëndë është fakti se vetëm dy javë pas krijimit të këtyre kompanive, KAYO ndërhyri me forcë dhe në shkelje të hapur të ligjit, duke mos respektuar vendimet gjyqësore, për të uzurpuar ambientet e televizionit Neës24, pavarësisht se ky i fundit kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2033.
Të gjitha këto kompani, me kapital qesharak, pretendohet se do të ndërtojnë industrinë e prodhimit të armëve në Shqipëri, një projekt jo vetëm i pashembullt në absurditetin e tij, por edhe thellësisht i rrezikshëm për shkak të mungesës së transparencës, kritereve ligjore dhe garancive të sigurisë.
Si rrjedhojë këtu lindin disa pyetje, Sipas cilave kritere janë përzgjedhur këto kompani?
A kanë këto kompani certifikata sigurie dhe eksperiencë në industrinë e mbrojtjes? Si është e mundur që gjysma e një kompanie të shitet për vetëm 490 euro? Kush mbron interesat kombëtare në një proces kaq delikat?
Partia Demokratike i bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, përfshirë organet e drejtësisë, që:
Të nisin menjëherë një hetim të plotë dhe transparent për këtë aferë. Të verifikojnë ligjshmërinë, kriteret dhe standardet e sigurisë kombëtare të kompanive të krijuara. Të ndalojnë çdo veprim që rrezikon pasuritë strategjike dhe pronat ushtarake të vendit. Kjo aferë nuk është thjesht një skandal financiar. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe me integritetin e institucioneve tona. Partia Demokratike do të vijojë ta ndjekë këtë çështje deri në fund, në mbrojtje të interesit publik dhe të sigurisë së vendit. -

‘Në 2024 incenetori fantazëm i Tiranës fitoi 10.3 mln euro’/ PL: Pse SPAK nuk heton Ramën dhe Veliaj?
Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me pagesat që vijojnë të derdhen në llogari të inceneratorit fantazëm të Tiranës, i cili gjatë vitit 2024, ka raportuar një fitim marramendës prej 10.3 milionë eurosh, një rritje prej 36% krahasuar me vitin pararendës.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp të anëtarit të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa, PL i kërkon SPAK të shpjegojë se përse nuk ka ende një hetim penal ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, dy pronarët faktikë të kësaj mega-afere?
‘Të gjithë shqiptarët e dinë tanimë, vendimin e Edi Ramës që i dha kompanisë së inceneratorëve, kur ekzistonte as në letër, 8% bonus favorizim. Të gjithë shqiptarët e dinë se Erion Veliaj, me firmë të tij, në tejkalim të kompetencave dhe në shkelje të ligjit për pushtetin vendor i hapi udhën kësaj afere. Përse SPAK nuk guxon të marrë të pandehur për këtë aferë Edi Ramën dhe Erion Veliaj?’, theksoi Distafa.
Deklarata e anëtarit të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa.
Në vitin 2024, inceneratori fantazmë i Tiranës, raportoi një fitim marramendës prej 10.3 milionë eurosh, një rritje prej 36% krahasuar me vitin pararendës. Fitime që nuk burojnë nga ndonjë punë reale, por nga miliona euro taksa të qytetarëve shqiptarë që vazhdojnë të derdhen në një gropë të zezë korruptive.
Në Tiranë nuk ka incenerator, megjithatë, pagesat vijojnë çdo muaj me bekimin, heshtjen dhe bashkëfajësinë kriminale të SPAK, që këtë aferë e cilëson si “krim intelektual” të vështirë për t’u hetuar.
Meqënëse pagesat ende vijojnë për një shërbim që kurrë nuk u kryer, Altin Dumani duhet të na tregojë ku është inceneratori i Tiranës?
Pse lejon vijim e aferës me mos ndërprerjen e pagesave?
Pse nuk ka ende një hetim penal ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, dy pronarët faktikë të kësaj mega-afere?
Të gjithë shqiptarët e dinë tanimë, vendimin e Edi Ramës që i dha kompanisë së inceneratorëve, kur ekzistonte as në letër, 8% bonus favorizim.
Të gjithë shqiptarët e dinë se Erion Veliaj, me firmë të tij, në tejkalim të kompetencave dhe në shkelje të ligjit për pushtetin vendor i hapi udhën kësaj afere.
Përse SPAK nuk guxon të marrë të pandehur për këtë aferë Edi Ramën dhe Erion Veliaj?
Kjo është prova më e qartë se sistemi i drejtësisë së re nuk është i pavarur, por selektiv dhe i kontrolluar.
Megjithëse SPAK-u, po heton prej 5 vitesh këtë aferë, të cilësuar si një “krim intelektual”, ende nuk ka arritur të gjejë përgjegjësitë penale të Ramës dhe Veliaj, sepse si në çdo aferë ku del emri i Kryeministrit, Dumani mbyll edhe sytë edhe dosjet.
Grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, denoncon me forcë këtë aferë, heshtjen kriminale të SPAK, të kapur për fyti nga Edi Rama dhe kërkon me vendosmëri:
1. Ndërprerjen e menjëhershme të pagesave për inceneratorin fantazmë të Tiranës.
2. Hetim penal për Erion Veliaj dhe Edi Ramën, pronarët faktikë të inceneratorit.
3. Transparencë publike mbi të gjitha pagesat e kryera, faturat dhe kontratat.
4. Kthimin e çdo qindarke të vjedhur në buxhetin e shtetit.
Çdo ditë që kalon dhe SPAK nuk merr në përgjegjësi penale Edi Ramën, provon se është fund e krye, një vegël qorre në shërbim të tij, për të goditur vetëm kundërshtarët politikë, veçanërisht denoncuesit më të vendosur të aferës së inceneratorëve, si në rastin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili çmontoi dhe denoncoi i pari skandalin e inceneratorëve, ndërkohë që vijon të mbahet në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, në mënyrë që pronari faktik i inceneratori, Kryeministri Rama të vijojë të vjedhë i lirë dhe i qetë.
-

Përshpejtimi i hetimeve për Veliajn/ Blushi: Përpjekje e SPAK për ta amnistuar për aferën e incinetarorit të Tiranës, firmëtar edhe Rama!
Dikur pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tashmë i mandatuar për në Kuvendin e Shqipërisë, Tedi Blushi ka dhënë një opinion të tij të gjatë, lidhur me shpejtimin e SPAK për të mbyllur hetimet ndaj kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.
Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e pasdites, Blushi tha se kjo lëvizje e SPAK nuk asgjë tjetër, veçse një përpjekje për të amnistuar ideatorin e aferës së incinetarotit të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkë-ortakut të tij, Edi Rama.
‘Pëprjekje për t’i vënë kapakun ku është përfshirë Veliaj-Rama, me incineratorin e Tiranës dhe lejet e ndërtimit, ku të dy janë bashkëfirmëtarë’, u shpreh Blushi.
Ish këshilltari bashkiak nxori dhe dokumentin që sipas Blushit, mban firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pagesat ditore prej 90 mijë euro, të një incineratori fantazmë ku nuk kryhet asnjë shërbim.
Kjo edhe falë amnistisë që SPAK, po përpiqet t’I bëjë dyshes Veliaj-Rama, me aferat monstruoze, që sipas Blushit së shpejti do të shpërthejnë.
Është përpjekje për të varrosur aferat kriminale të Veliajt, ideatorit të incineratorit të Tiranës. S’ka asnjë sqarim tjetër, veçse përshpejtimi i hetimeve për të mbyllyur një aferë si ajo e incenarorit të Tiranës, është përpjekje për të amnistuar ku i përfshirë është edhe Rama. Për t’i vënë kapakun aferës së përbindshme të incineratorit, aferës së 5D, zhvatjes së qytetarëve, betonizimi i Tiranës me firmën e veliajt, aksionin fake të nisur nga qeveria.
Përpjekje për t’i vënë kapakun ku është përfshirë Veliaj-Rama, me incineratorin e Tiranës dhe lejet e ndërtimit, ku të dy janë bashkëfirmëtarë. Kostoja e incineratorit, ende vijon si aferë që gllabëron miliona euro taksa të qytetarëve. Çdo aferë ku Veliaj e Rama janë të përfshirë, është e amnistuar dhe SPAK vendos t’i vërë kapakun një aferë që shumë shpejt mund të shpërthejë.
Veliaj s’është marrë kurrë në pyetje për incineratorin e Tiranës, një aferë që ka shkaktuar dëm të madh financave publike e ta ndëshkosh për bizhutë e bashkëshortEs është tallje. Janë grabitur toka private e publike, janë helMuar njerëz e vjedhur taksa, asnjë akuzë për këtë. Amnisti. Një dënim, më shumë politik. Rama ka dënuar një kryengritës në pallat, Erion Veliajn, e jo përpjekje e drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
A ka një akuzë kryebashkiaku për këtë firmë ulëritëse, pasi pas kësaj firme është Edi Rama. Mjafton vetëm kjo firmë, është pyetur gjë kryetari i bashkisë, e cila ende sot rëndon xhepat e qytetarëve, 90 mijë euro në ditë, për një shërbim që nuk kryehet? Kudo ku del Edi Rama në ortakëri me Erion Veliaj, i mbyllin hetimet. Presione monstruoze që po i bën Rama për t’i mbyllur gojën.
-

“Firmë që rëndon mbi qytetarët”, Blushi shpërthen ndaj Ramës: 90 mijë euro në ditë për një incinerator fantazmë
Dikur pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tashmë i mandatuar për në Kuvendin e Shqipërisë, Tedi Blushi ka dhënë një opinion të tij të gjatë, lidhur me shpejtimin e SPAK për të mbyllur hetimet ndaj kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.
Në një intervistë për një emision televiziv Blushi tha se kjo lëvizje e SPAK nuk asgjë tjetër, veçse një përpjekje për të amnistuar ideatorin e aferës së incinetarotit të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkë-ortakut të tij, Edi Rama.
‘Pëprjekje për t’i vënë kapakun ku është përfshirë Veliaj-Rama, me incineratorin e Tiranës dhe lejet e ndërtimit, ku të dy janë bashkëfirmëtarë’, u shpreh Blushi.Ish këshilltari bashkiak nxori dhe dokumentin që sipas Blushit, mban firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pagesat ditore prej 90 mijë euro, të një incineratori fantazmë ku nuk kryhet asnjë shërbim.