Gjykata e Posaçme shtyu për më 22 dhjetor, ora 11:00, shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Seanca dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues, për shkak se gjyqtarja Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore.
Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 6 persona të tjerë.
Dosja “Partizani” ndodhet në fazën e parashtrimeve paraprake të palëve.
Tag: afera
-

Afera ‘Partizani’/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore, këtë herë mungon…
-

“Janë 4 telefona…”/ Berisha i bindur: Balluku te afera e tunelit të Llogarasë ka zbatuar porositë
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat aferat e Belinda Ballukut llogariten në miliarda dollarë
Ai theksoi se e pandehura e SPAK, si ministre ka administruar 12 miliardë euro fonde në infrastrukturën publike.
Berisha shtoi më tej se te afera e tunelit të Llogarasë Balluku dhe Rama janë bashkë. Sipas tij, mesazhet e shkëmbyera me Evis Berberin janë të kryeministrit më shumë.
Sali Berisha: Lubia si ministre ka administruar 12 mld euro dhe në çdo lloj përllogaritje mbi 10 mln janë të zhdukura pa nam e pa nishan. Të mos harrojëse në 12 vite taksa, djersë e mund të qytetarëve shqiptarë, në total prej 67 miliardësh sipas KLSH dhe BB në analizat që kanë bërë, është përlogaritur se 90 përqine tyre janë zhdukur. Këto janë grabitje e plaçkitje. Tani kur një prokuror guxoi dhe ndoqi penalisht Lubinë, që vecc të tjerash kishte rrëfyer gjithçka në mesazhe, emri i parë në ato afera ëhstë Edi Ramaa. Tuneli i Llogarasë ka hajdut të parë Ramën. Askush të mos mendojë që Lubia është ndarë duar bosh, as ajo as ata që ka paritur ajo.
Lubia nuk ka bërë asgjë tjetër veccse ka zbatuar porositë e tij. Mesazhet me Evis Berberin janë të Ramës më shumë. Janë 4 telefona, mbi 2700 mesazhe në Telegram, Signal, WhatsApp etj. Vetëm në një telefon ka 407 minuta video, pa llogaritur fotografitë -

Afera e inceneratorit të Tiranës, Rama çon ministrucin e tij në vendin e krimit
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

‘Rruga Qukës- Qafë Plloçë, afera e radhës që duhet të hetohet’, deputeti i PD: U inaugurua tre herë para zgjedhjeve
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë se pas tunelit të Llogarasë, ku ministrja e pezulluar Belinda Balluku është marrë e pandehur, afera e radhës që duhet hetuar është rruga Qukës-Qafë Plloçë.
Në një postimi në Facebook, Kaso ka publikuar pamjet e rrugë sot, që është bllokuar si pasojë e rëshqitjes së një masivi të madhe shkëmbor.
Ai thekson se kostot e këtij aksi u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht dhe se nuk ofron asnjë standard.
“Shembet dhe bllokohet rruga Qukës- Qafë Plloçë, e inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve në fushatë, dhe hapur përfundimisht në shtator.
Pavarësisht se në 16 vite të ndërtimit të saj, kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standard në siguri e në lëvizje.
Pas zbardhjes së aferës së tunelit të Llogarasë, kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme”, shkruan Kaso. -

‘Rruga Qukës- Qafë Plloçë, afera e radhës që duhet të hetohet’/ Kaso: Kostot u frynë në 260 mln euro…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë se pas tunelit të Llogarasë, ku ministrja e pezulluar Belinda Balluku është marrë e pandehur, afera e radhës që duhet hetuar është rruga Qukës-Qafë Plloçë.
Në një postimi në Facebook, Kaso ka publikuar pamjet e rrugë sot, që është bllokuar si pasojë e rëshqitjes së një masivi të madhe shkëmbor.
Ai thekson se kostot e këtij aksi u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht dhe se nuk ofron asnjë standard.
“Shembet dhe bllokohet rruga Qukës- Qafë Plloçë, e inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve në fushatë, dhe hapur përfundimisht në shtator.
Pavarësisht se në 16 vite të ndërtimit të saj, kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standard në siguri e në lëvizje.
Pas zbardhjes së aferës së tunelit të Llogarasë, kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme”, shkruan Kaso.
Postimi:
-

Afera e Tunelit të Llogorasë/ Del foto e “zhdukur” e takimit të Ramës me turqit në Ankara
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Afera e Llogarasë, gazetari: SPAK të marrë në pyetje Ramën se çfarë u diskutua në Ankara
Skandali i njohur si “afera e tunelit të Llogarasë” merr përmasa të reja, teksa detaje të zbuluara së fundmi nga emisioni investigativ, japin prova për një përfshirje të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa deri më tani në qendër të akuzave ka qenë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të dhënat e reja sugjerojnë se fillesa e kësaj afere, mund të gjendet në një takim të nivelit të lartë në Ankara.
Gazetari investigativ Julian Hoxhaj, shprehet se sipas analizës së bërë në emision, afera nuk kufizohet vetëm te tenderi kryesor prej 190 milionë eurosh, por përfshin gjithashtu edhe tenderët e supervizimit dhe projektimit, të cilat konsiderohen si afera më vete. Argumentohet se dëmi nuk është thjesht financiar për buxhetin e shtetit, por përfaqëson një shembull të qartë se si qeveria funksionon me paranë publike dhe pasuritë e qytetarëve shqiptarë, duke i justifikuar veprimet me “interesa gjeopolitike” që në thelb fshehin interesa personale.
Elementi më i rëndësishëm spas Hoxhajt, është implikimi i kryeministrit të vendit. Pretendohet se afera nuk nisi me anulimin e tenderit, por me “pazare” të bëra në Ankara në qershor të vitit 2020. Në këtë takim, një delegacion shqiptar i kryesuar nga vetë kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësues të kompanisë turke, e cila më pas do të shpallej fituese. Prania e Ramës në krye të këtij delegacioni shihet si pikënisja e gjithë procesit të dyshimtë.
Për shkak të këtij takimi, Hoxhaj shprehet se kryeministri duhet të përballej minimalisht me të njëjtën akuzë si zëvendëskryeministrja Balluku, atë të “shkeljes së barazisë në tendera”. Edhe pse ligjërisht ai nuk ishte autoriteti kontraktor, veprimet e tij mund të përbëjnë vepra të tjera penale si “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” apo “shpërdorim i detyrës”. Këto të dhëna rrëzojnë narrativën se Balluku ka vepruar e vetme. Për këtë arsye, gazetari shprehet se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) duhet të hetojë dhe të marrë në pyetje kryeministrin Rama për të zbardhur se çfarë është diskutuar në Ankara dhe si u përzgjodh kompania turke si fituese.
Hoxhaj:
Së pari dua të them që emisioni Plug sigurisht që ka bërë një punë, gazetarët, kolegët dhe gjithë stafi, në një punë në një kohë rekord duke zbërthyer një nga ato afera që mund të cilësohet gjithashtu si një nga aferat e shekullit, për shkak sepse përbën jo vetëm një dëm të madh neto ndaj buxhetit të shtetit, por përbën më tepër sesa kaq. Pra nuk është vetëm dëmi financiar që patjetër që do të duhet të ndëshkohet, por është edhe mënyra se si po funksionon shteti në Shqipëri.
Pra është shembulli ekzakt se si qeveria shqiptare, që nga kryeministri dhe varësit e tij, përfshi zëvëndës kryeministren, funksionojnë sot me paranë publike, me po themi të mirat e qytetarëve shqiptarë, taksat e qytetarëve shqiptarë, që i përdorin ashtu siç po thuhet tashmë nga mbrojtësit e kësaj qeverie, për interesa gjeopolitike që sigurisht janë interesa personale të kryeministrit Rama.
Për të ardhur tek ajo që kemi publikuar në emisionin Plug dhe që në të gjitha dimensionet përbën një skandal sepse zbulohen jo vetëm ato që kemi parë deri më sot në dosje, që në fakt dosja e prokurorisë të paktën, ajo që është bërë publike konfirmonte në një farë mënyre të gjithë investigimin e emisionit Plug, por ne kemi zbuluar edhe më tej.
Pra jo vetëm tenderi kryesor i aferës së 190 milionë euro. Jo vetëm tenderi i supervizimit, por edhe tenderi i projektimit janë gjithashtu një aferë më vete. Tani elementi më i rëndësishëm është implikimi i njeriut sot më të pushtetshëm të vendit, kryeministrit të vendit. Sepse deri më sot ka një një narrativë për ta trajtuar çështjen sikur të gjithën këtë e ka bërë zëvendës kryeministrja Belinda Balluku me kokën e vet po themi.
Dhe me këndvështrimin tim nuk është Belinda Balluku njeriu kryesor që padyshim në këtë aferë sigurisht roli i saj është shumë i rëndësishëm, por nuk është njeriu kryesor. Sepse afera nis pikërisht jo me anulimin e tenderit, që kjo është një histori më vete dhe le ta hetojë SPAK. Por nis me pazaret që janë bërë në Ankara, ku në krye të delegacionit që është takuar me përfaqësuesit e kompanisë turke në qershor të vitit 2020 qëndron kryeministri i vendit, Edi Rama.
Dhe në këtë moment dyshimi kryesor është që së paku kryeministri i vendit ka të njëjtën, duhet të kishte në fakt, supozohet që duhet të kishte të njëjtën akuzë si zëvendës kryeministrja, për shkeljen e barazisë në tendera, sepse nëse ka qenë në atë takim…
Duhet të ishte dhe kryeministri me të njëjtën akuzë, pavarësisht se për shkak të ligjit dhe përcaktimeve ligjore nuk e përfshin kjo akuzë, sepse kryeministri nuk është ai që ka bërë tenderin, po e ka bërë Ministria e Infrastrukturës. Por, në këtë moment kryeministri ka prekur një tjetër po them pikë të ligjit që është ajo e ndoshta e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Por edhe të personit në dijeni. Që në këtë moment ai duhet të ishte personi, një nga personat kryesorë në listën e atyre që duhet të thërrasë SPAK për t’u marrë në pyetje, se çfarë është diskutuar në atë tryezë në Ankara.
Si u përcaktua kompania turke në qershor të vitit 2020 si pjesëmarrëse dhe më pas fituese në garën për tenderin e tunelit të Llogarasë. Pra aty kanë qenë tre personazhe. I pari ka folur, ka qenë Arben Ahmetaj, që praktikisht në atë moment e ka deklaruar dhe vetë, nuk ka pasur asnjë dijeni dhe asnjë lidhje me tenderin. -

“SPAK të marrë Ramën në pyetje”, deputeti shpërthen: Kryeministri duhet të japë llogari për takimet në Ankara
Skandali i njohur si “afera e tunelit të Llogarasë” merr përmasa të reja, teksa detaje të zbuluara së fundmi nga emisioni investigativ “Plug” japin prova për një përfshirje të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa deri më tani në qendër të akuzave ka qenë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të dhënat e reja sugjerojnë se fillesa e kësaj afere, mund të gjendet në një takim të nivelit të lartë në Ankara.
Gazetari Julian Hoxhaj në një studio televizive u shprehet se sipas analizës së bërë në emisionin PLUG, afera nuk kufizohet vetëm te tenderi kryesor prej 190 milionë eurosh, por përfshin gjithashtu edhe tenderët e supervizimit dhe projektimit, të cilat konsiderohen si afera më vete. Argumentohet se dëmi nuk është thjesht financiar për buxhetin e shtetit, por përfaqëson një shembull të qartë se si qeveria funksionon me paranë publike dhe pasuritë e qytetarëve shqiptarë, duke i justifikuar veprimet me “interesa gjeopolitike” që në thelb fshehin interesa personale.
Elementi më i rëndësishëm spas Hoxhajt, është implikimi i kryeministrit të vendit. Pretendohet se afera nuk nisi me anulimin e tenderit, por me “pazare” të bëra në Ankara në qershor të vitit 2020. Në këtë takim, një delegacion shqiptar i kryesuar nga vetë kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësues të kompanisë turke, e cila më pas do të shpallej fituese. Prania e Ramës në krye të këtij delegacioni shihet si pikënisja e gjithë procesit të dyshimtë.
Për shkak të këtij takimi, Hoxhaj shprehet se kryeministri duhet të përballej minimalisht me të njëjtën akuzë si zëvendëskryeministrja Balluku, atë të “shkeljes së barazisë në tendera”. Edhe pse ligjërisht ai nuk ishte autoriteti kontraktor, veprimet e tij mund të përbëjnë vepra të tjera penale si “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” apo “shpërdorim i detyrës”. Këto të dhëna rrëzojnë narrativën se Balluku ka vepruar e vetme. Për këtë arsye, gazetari shprehet se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) duhet të hetojë dhe të marrë në pyetje kryeministrin Rama për të zbardhur se çfarë është diskutuar në Ankara dhe si u përzgjodh kompania turke si fituese.
Hoxhaj:
Së pari dua të them që emisioni Plug sigurisht që ka bërë një punë, gazetarët, kolegët dhe gjithë stafi, në një punë në një kohë rekord duke zbërthyer një nga ato afera që mund të cilësohet gjithashtu si një nga aferat e shekullit, për shkak sepse përbën jo vetëm një dëm të madh neto ndaj buxhetit të shtetit, por përbën më tepër sesa kaq. Pra nuk është vetëm dëmi financiar që patjetër që do të duhet të ndëshkohet, por është edhe mënyra se si po funksionon shteti në Shqipëri.
Pra është shembulli ekzakt se si qeveria shqiptare, që nga kryeministri dhe varësit e tij, përfshi zëvëndës kryeministren, funksionojnë sot me paranë publike, me po themi të mirat e qytetarëve shqiptarë, taksat e qytetarëve shqiptarë, që i përdorin ashtu siç po thuhet tashmë nga mbrojtësit e kësaj qeverie, për interesa gjeopolitike që sigurisht janë interesa personale të kryeministrit Rama.
Për të ardhur tek ajo që kemi publikuar në emisionin Plug dhe që në të gjitha dimensionet përbën një skandal sepse zbulohen jo vetëm ato që kemi parë deri më sot në dosje, që në fakt dosja e prokurorisë të paktën, ajo që është bërë publike konfirmonte në një farë mënyre të gjithë investigimin e emisionit Plug, por ne kemi zbuluar edhe më tej.
Pra jo vetëm tenderi kryesor i aferës së 190 milionë euro. Jo vetëm tenderi i supervizimit, por edhe tenderi i projektimit janë gjithashtu një aferë më vete. Tani elementi më i rëndësishëm është implikimi i njeriut sot më të pushtetshëm të vendit, kryeministrit të vendit. Sepse deri më sot ka një një narrativë për ta trajtuar çështjen sikur të gjithën këtë e ka bërë zëvendës kryeministrja Belinda Balluku me kokën e vet po themi.
Dhe me këndvështrimin tim nuk është Belinda Balluku njeriu kryesor që padyshim në këtë aferë sigurisht roli i saj është shumë i rëndësishëm, por nuk është njeriu kryesor. Sepse afera nis pikërisht jo me anulimin e tenderit, që kjo është një histori më vete dhe le ta hetojë SPAK. Por nis me pazaret që janë bërë në Ankara, ku në krye të delegacionit që është takuar me përfaqësuesit e kompanisë turke në qershor të vitit 2020 qëndron kryeministri i vendit, Edi Rama.
Dhe në këtë moment dyshimi kryesor është që së paku kryeministri i vendit ka të njëjtën, duhet të kishte në fakt, supozohet që duhet të kishte të njëjtën akuzë si zëvendës kryeministrja, për shkeljen e barazisë në tendera, sepse nëse ka qenë në atë takim…
Duhet të ishte dhe kryeministri me të njëjtën akuzë, pavarësisht se për shkak të ligjit dhe përcaktimeve ligjore nuk e përfshin kjo akuzë, sepse kryeministri nuk është ai që ka bërë tenderin, po e ka bërë Ministria e Infrastrukturës. Por, në këtë moment kryeministri ka prekur një tjetër po them pikë të ligjit që është ajo e ndoshta e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Por edhe të personit në dijeni. Që në këtë moment ai duhet të ishte personi, një nga personat kryesorë në listën e atyre që duhet të thërrasë SPAK për t’u marrë në pyetje, se çfarë është diskutuar në atë tryezë në Ankara.
Si u përcaktua kompania turke në qershor të vitit 2020 si pjesëmarrëse dhe më pas fituese në garën për tenderin e tunelit të Llogarasë. Pra aty kanë qenë tre personazhe. I pari ka folur, ka qenë Arben Ahmetaj, që praktikisht në atë moment e ka deklaruar dhe vetë, nuk ka pasur asnjë dijeni dhe asnjë lidhje me tenderin. -

Afera tunelit të Llogarasë, Berisha vendos foton e takimit në Ankara në karrigen bosh të Ramës
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

“Pse nuk është hetuar Balluku më herët”/ Reagon ashpër deputeti: Paguhen 80 mijë euro, inceneratori nuk punon
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ishte i ftuar në një emision televiziv ku komentoi raportimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, në Parlament.
Balliu u shpreh se, ‘ajo çfarë kuptova unë, ai ishte një njeri i kapur në flagrancë. Dumani deklaroi se, nuk kemi kohë për hetime, ai tha se ka çështje nën hetim, çështje që kanë vite nën hetim, tani kur do të merren masat.’
Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, deputeti i PD-së shtoi: ‘Unë e pyeta për Belinda Ballukun, ajo ka ‘Tigrin 1 dhe 3’, ka tunelin e Llogarasë, ka Thumanë-Kashar, fotovoltaikët, ka pafundësisht afera korruptive dhe për asnjë nga këto afera korruptive, ajo zonjë gjithë këto vite nuk është hetuar? I thashë dhe Dumanit, që edhe ju vetë keni kryer procese me fotovoltaik në SPAK me gjysmën e çmimit që i kryer Balluku. Kaq e vështirë është të kuptosh aferën korruptive.’
Balliu shtoi edhe detaje mbi aferat e inceneratorëve dhe Tigrin 1-3: ‘Çfarë ka për të vështirë, afera e ‘Tigri 1-3’, paguhen 80 mijë euro në ditë dhe nuk ndizen, paguhen njësoj si inceneratorët. Kësaj radhe nuk tha se, janë krime intelektuale, por që nuk kanë pasur kohë dhe mundësi, se nuk kemi resurse. Një njeri i kapur në flagrancë, është si ai nxënësi që shkon në shkollë i papërgatitur dhe mundohet që të gjejë justifikime nga më të ndryshmet.’
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu përfundoi duke theksuar se, ‘fakti është se detyra që duhej të kryente, nuk e ka bërë. Ai është një institucion në mbështetje të pushtetit jo të një personi. Belinda Balluku është një person dhe rëndësia për Dumanin dhe sistemin e drejtësisë është pushteti, dhe pushteti është Edi Rama.’