Tag: afati

  • Afati për aplikim u mbyll këtë të Martë/ Fiona Papajorgji kandidatja e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese

    Afati për aplikim u mbyll këtë të Martë/ Fiona Papajorgji kandidatja e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese

    Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se gjyqtarja Fiona Papajorgji është kandidatura e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese.

    Afati i dorëzimit të kandidaturave për këtë detyrë u mbyll këtë të martë, ndërsa Papajorgji synon një mandat trevjeçar në krye të GJK-së.

    Pas prezantimit të platformës së saj, do të nisë procesi i votimit, ku fitues shpallet gjyqtari që siguron kuorumin e nevojshëm prej pesë votash nga tetë gjyqtarët që përbëjnë trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

    Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, e cila kishte shërbyer njëkohësisht si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

  • Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

    Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

    Uashingtoni ka shkaktuar reagime të forta në kryeqytetet europiane pas publikimit të dokumentit të ri të strategjisë amerikane të sigurisë kombëtare, ku kërkohet që Europa të marrë plotësisht mbi vete barrën e mbrojtjes deri në vitin 2027. Kërkesa është cilësuar në BE si “krejtësisht jorealiste”, ndërsa përshkrimi i BE-së në raportin amerikan si një kontinent në “rënie” është vlerësuar nga shumë kryeqytete si “fyes dhe i rrezikshëm”.
    Komisioni Europian zgjodhi një ton të përmbajtur. Një zëdhënëse e institucionit deklaroi se Komisioni “sapo ka marrë dijeni për publikimin e raportit” dhe se “do të shprehet zyrtarisht sapo dokumenti të shqyrtohet”.
    Reagimi më i menjëhershëm erdhi nga Berlini. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se tema të tilla si liria e shprehjes dhe funksionimi i shoqërive të lira “nuk mund të diskutohen nga Uashingtoni”.
    “Askush nuk ka pse të na japë këshilla për çështje që rregullohen qartë nga kushtetutat tona”, u shpreh ai.
    Edhe rrethet pranë presidentit francez Emmanuel Macron reaguan ashpër, duke shprehur “shqetësim të thellë” për deklaratat e administratës amerikane. Grupi i tij politik në Parlamentin Europian, Renew Europe, kritikoi dokumentin duke thënë se ai “dobëson unitetin perëndimor përballë agresionit rus” dhe “shpërfill sakrificat që Europa bën çdo ditë për mbrojtjen e sigurisë demokratike”.
    Valérie Hayer, kryetare e Renew, e cila sapo është kthyer nga një vizitë në Uashington, deklaroi se ka vënë re “një hendek të madh mes Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve amerikanë”. Sipas saj, “presidenti Trump po izolohet nga ekspertët e tij dhe mbështetet te një rreth i ngushtë këshilltarësh”.
    Eurodeputetja socialiste belge Kathleen Van Brempt deklaroi se SHBA “nuk po sillet si aleate” dhe i bëri thirrje BE-së “të mos lejojë më presionet e Trump”.
    Ndërsa kandidati francez për presidencën, Raphael Glucksmann, tha se dokumenti tregon se Trump “përçmon BE-në, mbështet ekstremet e djathta dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për të ndihmuar Europën kundër Putinit”.
    Sipas burimeve të Reuters, SHBA i ka kërkuar aleatëve të marrin kontrollin e shumicës së kapaciteteve konvencionale të mbrojtjes. Burime diplomatike brenda BE-së theksojnë se Europa po rrit shpenzimet ushtarake, me objektivin që vendet anëtare të arrijnë nivelin 3.5% të PBB-së deri në vitin 2035, si dhe një rritje shtesë prej 1.5% për investime të tjera të lidhura.
    “Edhe afati i vitit 2030 është sfidë e madhe për ne”, tha burimi. “Të kërkosh një transformim të plotë brenda dy viteve është thjesht jorealiste.”

  • Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në Kosovë/ Sot skadon afati për formimin e koalicioneve

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në Kosovë/ Sot skadon afati për formimin e koalicioneve

    Sot skadon afati për partitë politike të regjistruara për të njoftuar KQZ-në për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, përmes koalicioneve. Afati ka filluar më 24 nëntor.
    Deri dje në orën 13:00, KQZ ka marrë njoftimin për dy koalicione:
    PAI – PDAK – LPB, i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB);
    VAKAT, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).
    Koalicioni mund të formohet nga të paktën dy parti politike. Pas certifikimit, një parti nuk mund të tërhiqet nga koalicioni dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje si anëtare e një koalicioni tjetër ose si parti e veçantë.
    Pasditen e djeshme, edhe Partia e Drejtësisë njoftoi se do të garojë në listë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
    Mbetet të shihet për orët e mbetura deri në fund të afatit nëse do të shtohet numri i koalicioneve, ose ne zgjedhjet e 28 dhjetorit qytetarët do të mund të votojnë vetëm për koalicionet e formuara deri më tani.

  • “Jashtë çdo afati kohor”/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, deputeti Mziu: Alarm për këtë qeveri

    “Jashtë çdo afati kohor”/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, deputeti Mziu: Alarm për këtë qeveri

    Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka folur lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale. Ndërkohë, ka nisur procesi i dorëzimit të kutive të para të votimit të cilat pritet të verifikohen e më pas të vijohet me numërimin e tyre.
    Deputeti i PD u shpreh se zgjedhjet e sotme u zhvilluan jashtë çdo afati kohor të mundshëm për t’u zhvilluar. Vihej re që Vlora ishte qyteti me pjesëmarrjen më të ulët një shifër prej 12,54%, e më pas Berati me 19,98%.
    “Pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje është një alarm për këtë qeveri, sidomos me atë që u pa në Vlorë”, tha Mziu.

  • Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit

    Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit

    Sot është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për postin e Avokatit të Popullit. 
    Sipas burimeve të Euronews Albania, deri më tani kanë aplikuar 23 kandidatë, të cilët do të kalojnë në procesin e verifikimit dhe vlerësimit nga Kuvendi i Shqipërisë, përpara se të zhvillohet votimi në seancë plenare. 
    Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit: 

    AdrianaKalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Ismail Tafani13. Jola Hysaj14. Juliana Hoxha15. Laureta Roshi16. Lulzim Hamitaj17. Myrteza Myftari18. Saimir Vishaj19. Shkëlqim Sulo20. Suela Koçibellinj21. Tartar Bazaj22. Valentina Teodoresku23. Skënder Haluci 

     
     

  • A do e shkarkonin nëse Veliaj do lirohej nga qelia? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave

    A do e shkarkonin nëse Veliaj do lirohej nga qelia? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave

    Herald Jonuzaj, drejtor juridik në Këshillin e Ministrave, u pyet edhe nëse do të vijonin me shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës nëse ai do të lirohej nga qelia. Ai tha se përsa kohë është përmbushur afati i mosparaqitjes në detyrë, 3 muaj, do të shkarkohej.
    “Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin bazuar në konceptimin e afatit të përmbushjes së afatit 90 ditor ( mungesës në detyrë), pavarësisht se nëse një ditë më pas në tejkalim të këtij afati, kryetari i bashkisë do të ishte i lirë për të ushtruar funksionet”, tha ai.

  • Regjistrohet në KQZ kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit (Emri)

    Regjistrohet në KQZ kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit (Emri)

    Sot është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, në 5 bashkitë e vendit të cilat drejtohen me kryetarë të komanduar.
    Kandidati i PS në Berat, Ervin Ceca ka dorëzuar dokumentet e kandidimit në KQZ. Por ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga afati i fundit, Pablo Shkarpa është regjistruar në KQZ si kandidat i pavarur për këtë bashki. Ai ka plotësuar kriterin, duke mbledhur mbi 1 mijë firma të qytetarëve beratas.
    Nevoja për zgjedhjet e pjesshme lokale erdhi pas dorëheqjeve të kryebashkiakëve të 5 bashkive ku një pjesë e tyre u bënë pjesë e parlamentit dhe qeverisë, ndërsa kryebashkiaku i Vlorës u dorëhoq.

  • EMRI- Regjistrohet në KQZ kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit

    EMRI- Regjistrohet në KQZ kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit

    Sot është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, në 5 bashkitë e vendit të cilat drejtohen me kryetarë të komanduar.
    Kandidati i PS në Berat, Ervin Ceca ka dorëzuar dokumentet e kandidimit në KQZ. Por ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga afati i fundit, Pablo Shkarpa është regjistruar në KQZ si kandidat i pavarur për këtë bashki. Ai ka plotësuar kriterin, duke mbledhur mbi 1 mijë firma të qytetarëve beratas.
    Nevoja për zgjedhjet e pjesshme lokale erdhi pas dorëheqjeve të kryebashkiakëve të 5 bashkive ku një pjesë e tyre u bënë pjesë e parlamentit dhe qeverisë, ndërsa kryebashkiaku i Vlorës  u dorëhoq./vizionplus.tv