Tag: afatet

  • Gara në PD, kur mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri/ Demokrati zbulon afatet

    Gara në PD, kur mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri/ Demokrati zbulon afatet

    Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ka zbuluar se kur pritet të zhvillohet Kuvendi i PD-së, duke bërë të ditur edhe afatet ligjore të brendshme të partisë. 
    Hoxha u shpreh se në muajin prill përfundon mandati katërvjeçar i kryetarit, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PD-së, ndaj brenda këtij muaji do të zhvillohen zgjedhjet e reja në parti. 
    Ai theksoi se Sali Berisha e ka konfirmuar pjesëmarrjen në garë. 
    “Në prill është e sigurt se mbarojnë afatet si për kryetarin, ashtu edhe për Këshillin Kombëtar dhe për Kryesinë e Partisë Demokratike. Mbushet katërvjeçari i mandatit dhe do të ketë garë. Zoti Berisha e ka thënë: “Ka garë, unë jam në garë, do të rikandidoj. Tani, kush do të kandidojë le të futet ta sfidojë. Po fitoi, unë do të shkoj i pari t’i jap dorën për këtë gjë”, tha Hoxha. 
    Sipas Hoxhës, Kuvendi është parashikuar të mbahet në prill megjithatë, ai la të hapur mundësinë që Kuvendi të zhvillohet edhe më herët, nëse situatat politike brenda partisë apo zhvillime të tjera e kërkojnë një gjë të tillë. 
    “Kuvendi është i përcaktuar që do të mbahet në prill, pasi është organi që mund të përmbysë dhe të ndryshojë statutin e PD-së. Nuk e di, PD mund të mbajë edhe një kuvend më herët se prilli, pasi mund të kemi ngjarje më herët”, tha Hoxha. 

  • Kosovë/ KQZ nis procedurat për zgjedhjet, caktohen afatet për koalicionet

    Kosovë/ KQZ nis procedurat për zgjedhjet, caktohen afatet për koalicionet

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka hyrë në fazën përgatitore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
    Në kuadër të organizimit të procesit, institucioni ka përcaktuar edhe afatet që partitë politike duhet të respektojnë për deklarimin e koalicioneve.
    Sipas njoftimit, subjektet politike që synojnë të garojnë së bashku në koalicion kanë në dispozicion periudhën nga 24 deri më 30 nëntor 2025 për të zyrtarizuar marrëveshjet e tyre.
    Data e zgjedhjeve u shpall nga presidentja Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë parlamentare. Ndërsa disa prej partive opozitare shprehën preferencën për një datë më të afërt, 28 dhjetori përputhet me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj politikë.
    Ky është procesi i dytë zgjedhor brenda këtij viti, pasi votimet e 9 shkurtit nuk prodhuan një qeveri funksionale. Vetëvendosje, megjithëse forca e parë, nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare në dy përpjekjet për formimin e kabinetit qeverisës, duke sjellë bllokim institucional dhe nevojën për zgjedhje të reja.

  • Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos

    Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos

    Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos
    Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.
    Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.
    Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.
    “Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.
    Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.
    Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.
    “5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.
    Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.
    “Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
    Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare./kapitali.al

  • Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

    Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

    Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.

    Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.

    Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.

    “Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.

    Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.

    Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.
    “5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.

    Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.

    “Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

    Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare. /Kapital.al/

  • Kanë kaluar afatet e paraburgimit”/ Lefter Koka drejt lirimit nga qelia

    Kanë kaluar afatet e paraburgimit”/ Lefter Koka drejt lirimit nga qelia

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Zgjedhjet e pjesshme/ TCH zbulon afatet e KQZ pas bllokimit nga opozita, shtyhet mbledhja e Kolegjit Zgjedhor. Fushata zgjat vetëm 1 javë

    Zgjedhjet e pjesshme/ TCH zbulon afatet e KQZ pas bllokimit nga opozita, shtyhet mbledhja e Kolegjit Zgjedhor. Fushata zgjat vetëm 1 javë

    Pas bllokimit nga  opozita të afateve për zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, KQZ ka gati draftin me rregullat e reja. 

    Gazetarja e Top Channel  Elda Menga ka siguruar afatet e reja që KQZ propozon për zgjedhjet e pjesshme në Bashkite , Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.
    Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ për regjistrim si subjekte garuese, jo më vonë se data 14 tetor (mesnatën e kësaj të marte), ndërsa i njëjti afat parashikohet edhe për Komitetet Nismëtare të kandidatëve të pavarur.
    Këta të fundit kanë afat deri me 22 tetor për të paraqitur dokumentacionin  për regjistrim. Partitë politike kanë afat deri më 19 tetor për tu grupuar në koalicion.
    I vetmi afat qe nuk ndryshon është nisja e fushatës elektorale më 1 nëntor që do zgjasë vetëm një javë.
    Kolegji Zgjedhor do duhet të miratonte afatet reja, por mbledhja u shty për se njëra nga gjyqtaret e çështjes e kishte të pamundur të ishte e pranishme në seancën ku do shqyrtohej padia e PS që kërkoi zhbllokimin e situatës.
    Në mesditë Ilirjan Celibashi regjistron tri partitë e para që kanë depozituar kërkesat për regjistrim, Partia Socialiste, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ndërkohë po sot miratohet dhe modeli i fletës së votimit që do përdoret në zgjedhjet e nëntorit.
    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka asnjë ndalim për të nisur procesin e regjistrimit te subjekteve pas kufizimi është vetëm për afatin deri kur do te pranohen kërkesat për regjistrim.

    Top Channel

  • Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegj Zgjedhor

    Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegj Zgjedhor

    Partia Socialiste ka paditur të hënën e datës 7 tetor, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kolegj Zgjedhor, pas dështimit të miratimit të afateve të zgjedhjeve të parakohshme të 9 nëntorit, që do të mbahen në gjashtë bashkitë e vendit, përfshi edhe Tiranën. 
    Ndërkohë sot, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, ka caktuar datën 8 tetor, ora 09:00 për hedhjen e shortit për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do shqyrtojë çështjen.
     Kërkesë padia e PS-së erdhi pasi ditën e djeshme, Komisioni Rregullator shqyrtoi 4 projektvendime për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Tiranë, Tepelenë, Cërrik, Berat, Mat dhe Vlorë, që do të mbahen në datën 9 Nëntor 2025. 
    Mirëpo, projektvendimet për afatet proceduriale, specifikimet teknike të fletës së votimit, përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe përdorimin e kamerave regjistruese e monitorët për shfaqjen e fletës së votimit në Vendet e Numërimit të Votave, nuk u miratuan pasi nuk morën kuorumin e nevojshëm të votave. 

    Ky bllokim administrativ e ka detyruar Partinë Socialiste të kërkojë zgjidhje ligjore nga Gjykata Administrative pikërisht për këto katër pika: Afatet procedurale për zgjedhjet e pjesshme, karakteristikat teknike të fletës së votimit, përdorimi i pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve si dhe përdorimi i Kamerave Regjistruese dhe Monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në VNV (Vendet e Numërimit të Votave). 

  • Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator, TCH zbulon prapaskenat e bojkotit të dy anëtarëve të opozitës

    Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator, TCH zbulon prapaskenat e bojkotit të dy anëtarëve të opozitës

    Në limitet e skadimit të mandatit Komisioni Rregullator i KQZ duhej të mblidhej këtë të shtunë për të miratuar afatet e zgjedhjeve te parakohshme të 9 nëntorit në gjashtë Bashki, përfshirë Tiranën, por mbledhje dështoi.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se shkak u bë mungesa e dy anëtarëve të përzgjedhur nga opozita Muharrem Çakaj dhe Hega Vukaj, të cilët bojkotuan mbledhjen.
    Top Channel ka mësuar se mes anëtarëve të këtij organi ka pasur dhe një komunikim përmes e-email përmes së cilit Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes ditën e hënë, për dy arsye; për shkak të situatës ligjore dhe kushtetuese pas dekretit të presidentit si dhe për arsye se duan më shume kohe për të shqyrtuar aktet.
    Kryetarja e Komisionit Rregullator Ilirjana Nano, bëri publike dhe përgjigjen ndaj dy kolegëve të saj duke nënvizuar nevojën e ngutshme për të miratuar  projektvendimet  për zgjedhjen e parakohshme. Për shkak se për miratimin e akteve kërkohen katër vota, mbledhja dështoi.

    Top Channel

  • SPAK zgjat afatet hetimore për çështjen e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit

    SPAK zgjat afatet hetimore për çështjen e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit

    SPAK ka zgjatur afatet hetimore për çështjen e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci.

    Afati është zgjatur me tre muaj të tjerë. Benet Beci dyshohet se ka shkelur barazinë në tendera.
    Bashkë me të janë të akuzuar edhe 7 persona të tjerë.

    Top Channel

  • SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Beci po hetohet për tenderin 700 mijë euro

    SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Beci po hetohet për tenderin 700 mijë euro

    Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.
    Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.
    Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor). Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.
    Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.