Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar afate të reja për lokalet e 9 nëntorit, teksa ngërçi gjyqësor vijon ende.
Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor, KQZ propozoi datën 16 tetor si afat të fundit për regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve të pavarur.
Ishte Partia Socialiste e cila u shpreh se trupa gjyqësore duhet të dalë me një vendim pasi koha nuk premton për përgatitjen e zgjedhjeve të pjesshme për 5 bashkitë.
Gjithashtu, KQZ propozon që fushata zgjedhore të fillojë më datë 1 nëntor ndërsa kandidatët kanë afat për të paraqitur kërkesën për regjistrim jo më vonë se data 24 tetor.
Tashmë i mbetet Kolegjit Zgjedhor, për të vulosur përfundimisht datat që do t’i duhen forcave politike për të depozituar emrat e kandidatëve si dhe për të zhvilluar fushatën elektorale për bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik./vizionplus.tv


