Tag: aeroporteve

  • Gjermani/ Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët pranë aeroporteve

    Gjermani/ Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët pranë aeroporteve

    Bota E Martë, 9 Dhjetor 2025 09:22
    Në hapësirën ajrore gjermane po shtohen gjithnjë e më tepër rastet e rrezikshme kur dronët hyjnë në trajektoret e avionëve. Sipas Shërbimit Gjerman të Sigurisë Ajrore (DFS) deri në fund të nëntorit të këtij viti janë regjistruar 208 ndërhyrje të rrezikshme në trafikun ajror të shkaktuara nga dronë. Kjo përbën një rritje të dukshme krahasuar me 149 ngjarje të tilla të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Madje është tejkaluar edhe rekordi vjetor prej një totali prej 161 rastesh të regjistruara në vitin 2024.
    DFS regjistron në përgjithësi vetëm rastet kur dronët u afrohen në një distancë të rrezikshme avionëve civilë ose aeroporteve. Kur në zona të ndaluara shihen dronë aeroportet kryesore pezullojë fluturimet. Në shumicën e rasteve mbetet e paqartë se kush i drejton dronët. Përveç njerëzve pa përvojë, autoritetet dyshojnë gjithnjë e më shumë se dronët që fluturojnë në afërsi të aeroporteve përdoren nga shërbimet sekrete ose terroristët.

    Shumica e dronëve në aeroportet e mëdha

    Gati tre të katërtat (74 përqind) e dronëve janë konstatuar në afërsi të aeroporteve të mëdha. Një rritje e ndjeshme u vu re në aeroportin më të madh të Gjermanisë në Frankfurt. Në njëmbëdhjetë muajt e fundit aty u regjistruan 45 raste të rrezikshme fluturimi dronësh, krahasuar me vetëm 17 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Alarme të shpeshta për dronë janë raportuan gjithashtu nga aeroportet Këln/Bon (14 raste), Hamburg (13) dhe Mynih (12). Nga aeroporti kryesor i Berlinit, ku vitin e kaluar u regjistruan një numër i lartë dronësh, këtë vit u raportuan vetëm tetë raste.
    Në Gjermani dronët nuk lejohen të fluturojnë më afër se 1.5 km nga pistat ku ngrihen ose ulen avionët. Shkelja e këtij rregulli mund të çojë në dënime me heqje lirie deri në 10 vjet./DW

  • Dronë mbi një nga instalimet më të mëdha ushtarake të Danimarkës

    Dronë mbi një nga instalimet më të mëdha ushtarake të Danimarkës

     

    Më shumë dronë të paidentifikuar u panë mbi Danimarkë gjatë natës të shtunën, vetëm disa ditë pasi një pamje e madhe droni shkaktoi mbylljen e aeroporteve kryesore të vendit në atë që zyrtarët e cilësuan si një ‘sulm hibrid’.

    Drone të paidentifikuar u panë pranë një prej instalimeve më të mëdha ushtarake të Danimarkës gjatë, sipas Forcave të Armatosura Daneze, duke shtuar incidentet e fundit të pamjeve të dronëve pranë aeroporteve dhe infrastrukturës kritike, shkruan euronews.

    Ushtria nuk specifikoi se ku u vunë re dronët, por policia thotë se u panë pranë bazës ajrore Karup në Danimarkën perëndimore.

    Pamjet e fundit kanë shkaktuar mbylljen e disa aeroporteve në të gjithë vendin, me më të madhin dhe më të ngarkuarin, Aeroportin e Kopenhagenit, i cili u mbyll për disa orë të hënën pasi disa dronë u panë në hapësirën e tij ajrore.

    Afërsisht gjysmë duzine aeroportesh të tjera, si civile ashtu edhe ushtarake, u kufizuan dhe u mbyllën përkohësisht në ditët që pasuan pas vëzhgimeve të ngjashme me dronë.

    Autoritetet daneze i kanë quajtur incidentet ‘sulme hibride’.

    Kryeministrja Mette Frederiksen tha të enjten se sulmet e së hënës ishin ‘sulmi më serioz ndaj infrastrukturës kritike daneze deri më sot’.