Tag: aeroportet

  • Koreja e Jugut merr masa të rrepta për shkak të provimeve në shkolla, bllokon uljet e avionëve në aeroportet e vendit

    Koreja e Jugut merr masa të rrepta për shkak të provimeve në shkolla, bllokon uljet e avionëve në aeroportet e vendit

    Mbi gjysmë milioni kandidatë morën pjesë sot në provimet e rënda për pranimin në universitetet e Koresë së Jugut, ndërsa policia u mobilizua për të siguruar mbërritjen në kohë të tyre në qendrat e provimit dhe autoritetet pezulluan për gjysmë ore të gjitha fluturimet.

    Numri i kandidatëve që u paraqitën në këto provime, të domosdoshme për të siguruar një vend në universitetet më të mira të vendit, ishte më i larti në shtatë vitet e fundit.
    Shumica lindën në vitin 2007, kur pati një rritje të lindjeve, pasi ajo vit konsiderohej fatlum për të pasur fëmijë.

    Autoritetet ndaluan uljet dhe ngritjet në të gjitha aeroportet, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Incheonit, nga ora 13:05 deri në 13:40 (me orën lokale) për të shmangur çdo zhurmë gjatë provimit të dëgjimit në gjuhën angleze.

    Kjo masë preku 140 fluturime, mes tyre 65 ndërkombëtare. Faqet e ndjekjes së fluturimeve treguan avionë që bënin rrethe rreth aeroporteve.

  • Anulohen mbi 5 mijë fluturime, kaos në aeroportet në SHBA

    Anulohen mbi 5 mijë fluturime, kaos në aeroportet në SHBA

    Mbi 5 mijë fluturime në Shtetet e Bashkuara janë anuluar ose kanë pasur vonesa, pas vendimit të Departamentit të Transportit për reduktimin e tyre me 10%.
    Situata ka krijuar kaos nëpër aeroportet amerikane, ndërsa problemet po ndihen edhe nëpër Europë.
    Reduktimi me 10% i fluturimeve në shkallë kombëtare në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar kaos në aeroportet kryesore të vendit. Vetëm të premten u anuluan mbi 1 mijë fluturime, ndërsa rreth 4 100 të tjera patën vonesa të gjata.

    Gjendja u krijua pas vendimit të Departamentit të Transportit dhe Autoritetit të Fluturimeve Ajrore për të larguar nga puna dhjetëra kontrollorë ajrorë në 40 aeroportet më të ngarkuara.
    Prej 37 ditësh, ata punonin pa pagesë, pasi republikanët dhe demokratët në Kongres nuk po arrijnë marrëveshje për buxhetin e pjesshëm. Sipas autoriteteve, shumë prej tyre ishin dypunësuar për të siguruar të ardhura, duke arritur nivele të rrezikshme lodhjeje që cenonin koordinimin e sigurt të fluturimeve. Për të shmangur rreziqe ndaj mijëra pasagjerëve çdo ditë, qeveria urdhëroi që ata të pezullohen nga detyra.
    Kaosi në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar vonesa zinxhir edhe nëpër aeroportet ndërkombëtare të Europës e më gjerë.
    Aktualisht, reduktimi i fluturimeve është 4%, por pritet të rritet gradualisht në ditët në vijim, derisa të arrijë në 10%. Autoritetet paralajmërojnë se gjatë fundjavës së ardhshme, nëse situata politike mbetet e pazgjidhur, numri i fluturimeve të ndërprera mund të shkojë deri në 20%.

  • Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturime

    Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturime

    Bota E Shtunë, 8 Nëntor 2025 14:47
    Mbi 5 mijë fluturime në Shtetet e Bashkuara janë anuluar ose kanë pasur vonesa, pas vendimit të Departamentit të Transportit për reduktimin e tyre me 10%.
    Situata ka krijuar kaos nëpër aeroportet amerikane, ndërsa problemet po ndihen edhe nëpër Europë.

    Reduktimi me 10% i fluturimeve në shkallë kombëtare në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar kaos në aeroportet kryesore të vendit. Vetëm të premten u anuluan mbi 1 mijë fluturime, ndërsa rreth 4 100 të tjera patën vonesa të gjata.

    Gjendja u krijua pas vendimit të Departamentit të Transportit dhe Autoritetit të Fluturimeve Ajrore për të larguar nga puna dhjetëra kontrollorë ajrorë në 40 aeroportet më të ngarkuara.

    Prej 37 ditësh, ata punonin pa pagesë, pasi republikanët dhe demokratët në Kongres nuk po arrijnë marrëveshje për buxhetin e pjesshëm. Sipas autoriteteve, shumë prej tyre ishin dypunësuar për të siguruar të ardhura, duke arritur nivele të rrezikshme lodhjeje që cenonin koordinimin e sigurt të fluturimeve. Për të shmangur rreziqe ndaj mijëra pasagjerëve çdo ditë, qeveria urdhëroi që ata të pezullohen nga detyra.
    Kaosi në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar vonesa zinxhir edhe nëpër aeroportet ndërkombëtare të Europës e më gjerë.
    Aktualisht, reduktimi i fluturimeve është 4%, por pritet të rritet gradualisht në ditët në vijim, derisa të arrijë në 10%. Autoritetet paralajmërojnë se gjatë fundjavës së ardhshme, nëse situata politike mbetet e pazgjidhur, numri i fluturimeve të ndërprera mund të shkojë deri në 20%.

  • Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA-të anulojnë fluturimet duke filluar nga e premtja

    Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA-të anulojnë fluturimet duke filluar nga e premtja

    Për shkak të mbylljes së vazhdueshme, fluturimet në SHBA do të anulohen duke filluar nga e premtja: Kapaciteti i planifikuar i fluturimeve do të “reduktohet me dhjetë përqind në 40 aeroporte në të gjithë vendin”, u tha gazetarëve të mërkurën Sekretari i Transportit Sean Duffy.
    Sipas kreut të Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), këto janë “40 aeroportet më të ngarkuara” në vend. Masa synon të lehtësojë barrën mbi kontrollorët e trafikut ajror, të cilët janë prekur veçanërisht nga mbyllja e vazhdueshme e qeverisë.

    Sekretari i Transportit Duffy paralajmëroi të martën për mbyllje të mundshme të hapësirës ajrore, sepse shumë kontrollorë të trafikut ajror po lajmërohen për shkak të lejes së papaguar. Kjo mund të shkaktojë kaos në aeroporte përpara dy fundjavave të gjata festive në nëntor, veçanërisht para Ditës së Falënderimeve më 27 nëntor, kur mblidhen shumë familje amerikane. Aeroportet kryesore si Hjustoni, Teksas, kanë përjetuar tashmë vonesa me orë të tëra dhe anulime fluturimesh në javët e fundit.

    Më shumë se 60,000 të papaguar

    Më shumë se 60,000 kontrollorë të trafikut ajror dhe punonjës të TSA-së po punojnë pa pagesë. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se mungesat në rritje në punë mund të çojnë në kaos në sportelet e regjistrimit.

    Punonjësit e aeroportit që lajmëruan se ishin të sëmurë në vend që të punonin pa pagesë – gjë që shkaktoi vonesa të konsiderueshme – ishin një faktor kryesor në përfundimin e mbylljes së mëparshme në vitin 2019 gjatë mandatit të parë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

    Mbyllja më e gjatë në historinë e SHBA-së

    Ngrirja aktuale e buxhetit ka qenë në fuqi që nga 1 tetori sepse republikanët dhe demokratët në Senat nuk mund të bien dakord për një projektligj të përkohshëm shpenzimesh. Demokratët po kërkojnë fonde shtesë për individët me të ardhura të ulëta, sigurimi shëndetësor i të cilëve rrezikon të skadojë në fund të vitit.

    Mbyllja e qeverisë është tani më e gjata në historinë e SHBA-së dhe po ka një ndikim gjithnjë e në rritje: Rreth 42 milionë qytetarë amerikanë që mbështeten në ndihmën ushqimore nuk kanë mundur ta kenë atë që nga fundjava. Një total prej afërsisht 1.4 milionë punonjësish federalë janë pezulluar ose punojnë pa pagesë./ Der Standard.

  • Aeroportet e Vilniusit dhe Kaunasit në Lituani u mbyllën për shkak të balonave nga Bjellorusia

    Aeroportet e Vilniusit dhe Kaunasit në Lituani u mbyllën për shkak të balonave nga Bjellorusia

    Aeroportet e Vilniusit dhe Kaunasit u mbyllën të premten në mbrëmje, pasi në hapësirën ajrore të Lituanisë hynë balona meteorologjike nga Bjellorusia, njoftoi Ministria e Transportit e vendit.

    Sipas autoriteteve, funksionimi i dy aeroporteve u pezullua për arsye sigurie deri të paktën në orën 22:00, pasi radarët zbuluan dhjetëra balona që po lëviznin në drejtim të territorit lituanez.
    Aeroporti i Vilniusit ishte mbyllur përkohësisht edhe më herët — të martën dhe më 5 tetor — pasi në pistë kishin mbërritur balona që transportonin cigare kontrabandë.
    Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginienė, njoftoi gjithashtu mbylljen e dy pikave kufitare me Bjellorusinë deri në mesditën e së dielës, siç kishte paralajmëruar më herët gjatë javës, në rast se incidente të ngjashme do të përsëriteshin.
    Në javët e fundit, funksionimi i disa aeroporteve evropiane është ndërprerë përkohësisht për shkak të pranisë së dronëve me origjinë të panjohur, duke shtuar shqetësimet mbi sigurinë ajrore në rajon.

    Top Channel

  • Kujdes, Aeroportet e Europës përgatiten për vonesa; BE nis të dielën kontrollet me gjurmë gishtash

    Kujdes, Aeroportet e Europës përgatiten për vonesa; BE nis të dielën kontrollet me gjurmë gishtash

    Një sistem sigurie i shumëvonuar, që do të regjistrojë gjurmët e gishtave të udhëtarëve, do të nisë zbatimin të dielën, duke vënë në gatishmëri aeroportet dhe pikat kufitare të Europës për shkak të mundësisë së krijimit të radhëve dhe vonesave.Operatorët do të fillojnë regjistrimin e fotografive biometrike dhe gjurmëve të gishtave të personave që hyjnë ose dalin nga Bashkimi Europian në disa pika kufitare, ndërsa Sistemi i Ri i Hyrje-Daljeve (Entry-Exit System – EES) do të prezantohet gradualisht gjatë një periudhe gjashtëmujore.Kjo mund tē sjellë vonesa për shtetasit shqiptarë qê udhëtojnë më BE, sidomos në kufirin tokēsor, pasi do të duhet të dalin nga automjeti (shënim i Monitor).Portet, aeroportet dhe terminalet hekurudhore janë detyruar të instalojnë pajisje të reja për të kryer këto verifikime, të cilat do t’u mundësojnë autoriteteve të kontrollojnë automatikisht të dhënat për statusin e emigracionit dhe të identifikojnë personat që qëndrojnë më shumë se lejohet në territorin e BE-së.“Ne do të dimë se kush hyn në BE, kur dhe ku. Ky është shtyllë dixhitale e qasjes sonë të re ndaj menaxhimit të kufijve,” deklaroi për Financial Times komisioneri i BE-së për çështjet e brendshme, Magnus Brunner.Sistemi është shtyrë disa herë për shkak të shqetësimeve se infrastruktura kompjuterike nuk ishte ende gati dhe se zbatimi mund të shkaktonte ndërprerje të udhëtimeve.Përfundimisht, vendet anëtare të BE-së vendosën që procesi të zhvillohet në mënyrë graduale, duke e bërë sistemin plotësisht funksional më 10 prill 2026, kur ai do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave.“Zbatimi i një sistemi IT të këtij dimensioni në 27 shtete anëtare është një detyrë komplekse dhe e kërkuar — por për të cilën jemi të përgatitur,” shtoi Brunner. “Periudha gjashtëmujore e implementimit do të sigurojë që shtetet, udhëtarët dhe bizneset të përshtaten gradualisht.”Pavarësisht përgatitjeve, autoritetet britanike po paralajmërojnë se gjatë verës së ardhshme, sidomos në periudhën e pushimeve shkollore, mund të ketë vonesa të gjata për udhëtarët që kalojnë kufirin drejt BE-së.Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar ka siguruar dy hapësira të mëdha në Kent, që do të shërbejnë si zona pritjeje për automjetet në radhë drejt Eurotunnel-it ose portit të Dover-it, në mënyrë që të shmanget bllokimi i rrugëve.Ministri britanik për sigurinë kufitare dhe azilin, Alex Norris, tha se kontrollet e reja përbëjnë “një ndryshim të rëndësishëm për udhëtarët britanikë, ndaj kemi punuar ngushtë me partnerët tanë evropianë për të siguruar që zbatimi të jetë sa më i qetë”.Qeveria britanike ka ndarë 10.5 milionë paund për t’i ndihmuar portet dhe operatorët me procesin e tranzicionit, kryesisht për ngritjen e zonave testuese.Drejtori i lartë në Eurostar, Simon Lejeune, e përshëndeti “zbatimin e shkallëzuar të sistemit EES”, duke theksuar se kjo qasje “do të ndihmojë në funksionimin më të qetë dhe do t’u lejojë udhëtarëve të mësohen gradualisht me procedurën e re”.Edhe pse sistemi është i ngjashëm me portat elektronike që përdoren tashmë në shumë aeroporte, operatorët presin ankesa nga pasagjerët, pasi regjistrimi i parë i të dhënave biometrike do të zgjasë më shumë se kontrollet e mëvonshme.“Shumë do të varet nga mënyra si do të funksionojë sistemi ditën e nisjes dhe nga numri i mjaftueshëm i oficerëve të policisë në pikat e kontrollit,” tha Ourania Georgoutsakou, drejtore e grupit lobues Airlines for Europe.“Ajo që ka më shumë rëndësi është që ekuipazhet e avionëve të mos mbahen në radhë dhe të përpunohen po aq shpejt sa më parë,” shtoi ajo.Shoqata ACI Europe, që përfaqëson aeroportet evropiane, theksoi se “menaxhimi i pikave kufitare është përgjegjësi e shteteve anëtare të BE-së, jo e operatorëve të aeroporteve”.Sistemi do të zbatohet nga 29 vendet e zonës Shengen, përfshirë Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin. Kontrolli nuk do të zbatohet për personat që mbajnë leje qëndrimi ose viza afatgjata të BE-së.Fillimisht, secili vend do ta aplikojë sistemin në pika të kufizuara ose për kategori të caktuara udhëtarësh.Holanda, për shembull, do ta nisë në portet IJmuiden dhe Eemshaven, ndërsa në aeroportin Schiphol të Amsterdamit do të fillojë më 3 nëntor.Gjermania do ta nisë këtë të dielë në aeroportin Düsseldorf, më pas në Frankfurt dhe Munich, dhe në një fazë të mëvonshme në portet detare dhe pikat e tjera kufitare.Sistemi është miratuar që në vitin 2017, por është shtyrë disa herë. Operatorët thonë se vonesat kanë qenë të dobishme për të “hequr defektet” dhe për të testuar teknologjinë.“Askush nuk ka më justifikim për të mos qenë gati,” tha për Financial Times Yann Leriche, drejtor ekzekutiv i Eurotunnel, gjatë një demostrimi të teknologjisë në Folkestone.Megjithatë, ndryshe nga kontrollet aktuale të pasaportave që kryhen brenda automjeteve, skema e re kërkon që udhëtarët të ndalojnë në zona të posaçme dhe të dalin nga makina për të kryer verifikimin, një proces që Eurotunnel e vlerëson se zgjat rreth dy minuta për person.Grupi që operon trenat për makina dhe kamionë nëpër tunel ka shpenzuar 80 milionë paund për ngritjen e pikave të vetëshërbimit dhe për punësimin e stafit shtesë. Fillimisht, kontrollet do të aplikohen për shoferët e transportit mallrash, ndërsa për pasagjerët do të nisin rreth Krishtlindjeve. /Financial Times Lexoni edhe:Çfarë nënkuptojnë kontrollet e reja biometrike të BE-së për qytetarët që nuk janë pjesë e saj?Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shefi i “Ryanair” i shqetësuar për dronët rusë mbi aeroporte: Nuk kam besim tek udhëheqësit evropianë që pinë çaj dhe hanë biskota”

    Shefi i “Ryanair” i shqetësuar për dronët rusë mbi aeroporte: Nuk kam besim tek udhëheqësit evropianë që pinë çaj dhe hanë biskota”

    Drejtori ekzekutiv i kompanisë së fluturimeve “Ryanair”, Michael O’Leary, ka akuzuar Bashkimin Evropian se ka dështuar të mbrojë aeroportet nga dronët që fluturojnë pranë tyre, duke kërkuar që ato të rrëzohen menjëherë për të shmangur rrezikun në trafikun ajror.

    “Pse nuk po i rrëzojmë këta dronë?”, deklaroi ai në një intervistë për Politico, duke iu referuar incidenteve të fundit në aeroportet evropiane, përfshirë atë të Kopenhagenit.
    Sipas O’Leary, vetëm tre javë më parë, dronët fluturuan mbi Poloni duke detyruar mbylljen e aeroporteve për katër orë, ndërsa javën e kaluar aeroportet daneze u pezulluan për rreth dy orë. Ai e cilësoi situatën “shqetësuese” dhe kërkoi veprime të menjëhershme.
    Megjithatë, ai shtoi se ngritja e një “muri kundër dronëve” nuk është zgjidhje efektive, pasi sipas tij “rusët mund të lëshojnë një dron edhe nga brenda Polonisë”.
    O’Leary u shpreh i pakënaqur edhe me udhëheqësit evropianë, duke i akuzuar se janë pasivë përballë kërcënimeve të sigurisë.
    “Nuk kam besim tek udhëheqësit evropianë që ulen duke pirë çaj dhe ngrënë biskota. Nëse ata nuk mund të mbrojnë as fluturimet mbi Francë, çfarë shanse kemi për t’u mbrojtur nga Rusia?”, tha ai.
    Ai gjithashtu kritikoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e quajtur “të padobishme” dhe duke kërkuar dorëheqjen e saj

    Top Channel

  • Rusia mohon përfshirjen në incidentet me dronë në Danimarke, ambasadori rus në Oslo: Akuza qesharake dhe të pabaza

    Rusia mohon përfshirjen në incidentet me dronë në Danimarke, ambasadori rus në Oslo: Akuza qesharake dhe të pabaza

    Moska i ka hedhur poshtë si “qesharake” spekulimet në lidhje me përfshirjen ruse në incidentet e fundit me dronë në Danimarkë, tha të martën ambasada ruse në Kopenhagen.

    Në një deklaratë në Telegram, ambasada i përshkroi ndërprerjet e raportuara në aeroportet daneze si një “provokim të inskenuar”, duke thënë se ato po përdoreshin si pretekst për të përshkallëzuar tensionet.
    Dronë me origjinë të panjohur fluturuan mbi një aeroport civil dhe ushtarak në Danimarkë për natën e dytë radhazi këtë javë, teksa ministri i Mbrojtjes vlerësoi se tani ekziston një “kërcënim sistematik” i shkaktuar nga një “lojtar profesional”.
    Aeroportet kryesore të prekura
    Kujtohet se për shkak të ndërprerjeve, Aeroporti i Aalborgut, i vendosur në Danimarkën veriore dhe një nga më të mëdhenjtë në vend, pasi përdoret si për fluturime komerciale ashtu edhe për ato ushtarake, u mbyll, njoftoi policia daneze. Dronët u larguan nga zona pas rreth tre orësh. Tre aeroportet e tjera nuk u mbyllën.
    Sulmi me dronë preku forcat e armatosura daneze dhe u përshkrua si “sulmi më serioz deri më sot ndaj infrastrukturës daneze” nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen. Autoritetet norvegjeze mbyllën gjithashtu hapësirën ajrore të Aeroportit të Oslos për tre orë të hënën në mbrëmje, pasi u pa një dron afër tij.
    “Dronët që ndaluan fluturimet në Aeroportin e Kopenhagenit ishin pjesë e një modeli konfliktesh të vazhdueshme në kufijtë tanë”, tha të martën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
    Ambasadori i Rusisë në Danimarkë tha se dyshimet për përfshirjen e vendit të tij në incident ishin të pabaza, një karakterizim që zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e kishte mbështetur gjithashtu.

    Top Channel

  • Pse po sulmohen aeroportet? Ekspertët: Sistemet kompjuterike që përdorin, komprometohen lehtësisht

    Pse po sulmohen aeroportet? Ekspertët: Sistemet kompjuterike që përdorin, komprometohen lehtësisht

    Prej ditësh, aeroportet kryesore europiane janë prekur nga sulme kibernetike që kanë shkaktuar vonesa e anulime fluturimesh, duke prekur me mijëra pasagjerë.

    Një sulm i tillë të premten shkaktoi ndërprerje të mëdha në disa aeroporte evropiane, duke përfshirë Berlinin, Brukselin dhe Heathrow-n e Londrës. Agjencia e sigurisë kibernetike e Bashkimit Evropian, ENISA pohoi se një sulm ransomware i palës së tretë kishte shënjestruar sistemet e regjistrimit dhe të hipjes në avionë të MUSE-s, një platformë softuerike e përdorur gjerësisht, e operuar nga kompania amerikane Collins Aerospace.
    Aeroporti i Brukselit anuloi gjysmën e fluturimeve të tij të dielën, ndërsa Berlini dhe Londra përjetuan anulime dhe vonesa, pasojat e të cilave vazhduan të hënën. Eksperti i sigurisë kibernetike, Profesor Alan Woodward, i tha DW se ky mund të mos jetë fundi i historisë. “Njerëzit tolerojnë vonesat, por kërkojnë të mbahen të informuar. Një nga gjërat që i frustron udhëtarët është të ulen në një aeroport pa e ditur se çfarë po ndodh. A do të ndikojë kjo në fluturime pas dy, tre apo katër ditësh?” Collins tha se vonesat në regjistrimin dhe dorëzimin e bagazheve “mund të zbuten përmes operacioneve manuale të regjistrimit”, anulimet e përhapura tregojnë ndikimin e stafit që duhet të shkruajë manualisht etiketat e bagazheve dhe të kryejë kontrolle që zakonisht bëhen në internet. Kjo gjithashtu thekson varësinë e infrastrukturave kryesore globale nga sistemet kompjuterike, të cilat mund të kompromentohen.
    Të gjitha aeroportet e prekura mbeten të prekura në shkallë të ndryshme. Deri tani janë publikuar shumë pak informacione zyrtare, veçanërisht në lidhje me ata që synojnë Collins dhe, si rrjedhojë, aeroportet. Eksperti i sigurisë kibernetike Ëoodëard sugjeroi që “të dyshuarit e zakonshëm” – vende si Kina, Irani dhe Koreja e Veriut – mund të orkestrojnë potencialisht një sulm të tillë, ndoshta duke përdorur bandat kriminale si ndërmjetës.
    Megjithatë, një vend dallohet nga të tjerët. “Nëse ka një shtet-komb pas gjithë kësaj, ai po luan me zjarrin dhe është shumë agresiv. Dhe ata që në përgjithësi angazhohen në këtë lloj sjelljeje dhe kanë aftësitë janë Rusia.”

    Top Channel

  • Alarm për dron në Kopenhagen, mbyllen aeroportet. Tusk: Do rrëzojmë këdo që shkel qiellin tonë

    Alarm për dron në Kopenhagen, mbyllen aeroportet. Tusk: Do rrëzojmë këdo që shkel qiellin tonë

    Suedia dhe Danimarka kanë ngritur alarmin për praninë e dronëve në hapësirën e tyre ajrore.
    Pamjet e dronëve paralizuan operacionet e fluturimit në aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos gjatë natës deri të martën. Aeroporti i Kopenhagenit, më i ngarkuari në Skandinavi, u rihap herët të martën në mëngjes.
    Siç njoftoi aeroporti në kryeqytetin danez në Platformën X, vonesat dhe disa anulime mund të ndodhin ende. Më parë, të gjitha ngritjet dhe uljet u pezulluan për gati katër orë për shkak të shikimit të dronëve. Aeroporti në kryeqytetin norvegjez, Oslo, gjithashtu mbylli hapësirën ajrore për shkak të një droni.
    Sipas policisë daneze, dy ose tre dronë të mëdhenj u panë pranë Aeroportit të Kopenhagës të hënën në mbrëmje. “Policia ka nisur një hetim intensiv për të përcaktuar llojin e dronëve të përfshirë”, u tha gazetarëve zëvendësshefi i policisë së Kopenhagës, Jakob Hansen. “Dronët janë zhdukur dhe ne nuk kemi gjetur asnjë prej tyre.”
    Sipas policisë, avioni drejtohej nga një “pilot me përvojë”. Megjithatë, një i dyshuar nuk është identifikuar ende.
    Sipas shërbimit të monitorimit të fluturimeve “FlightRadar”, rreth 50 fluturime u devijuan. Aeroporti i Oslos mbylli hapësirën e tij ajrore duke filluar nga mesnata sipas orës lokale, sipas një zëdhënësi të operatorit norvegjez të aeroportit Avinor. Të gjitha fluturimet u devijuan në aeroportet më të afërta. Aeroporti u rihap rreth orës 3:15 të mëngjesit. Sipas autoriteteve në Danimarkë dhe Norvegji, ata tani po hetojnë nëse ka ndonjë lidhje midis dy incidenteve. Dy aeroportet janë më të ngarkuarat në rajonin nordik. Ndërprerja e trafikut ajror e shkaktuar nga dronët është një problem i përsëritur. Në vitet e fundit, shikimet e dronëve kanë çuar vazhdimisht në mbyllje të aeroporteve kryesore si London Gatëick dhe Frankfurt.
    Sakaq, Polonia është shprehur “e gatshme të rrëzojë objektet fluturuese” që shkelin territorin e saj. Ky është paralajmërimi i lëshuar nga kryeministri polak Tusk pas inkursioneve të fundit të dronëve dhe avionëve luftarakë rusë në qiellin evropian. Këshilli i Sigurimit u mblodh në OKB me kërkesë të Estonisë. “SHBA-të dhe aleatët e saj do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, paralajmëroi ambasadori amerikan Ëaltz. “Nëse na duhet të përballemi me avionë luftarakë në qiellin e NATO-s, do ta bëjmë”, i bëri jehonë ministri britanik Cooper.
    Putin mblodhi Këshillin e Sigurisë Ruse. “Ne do t’i përgjigjemi çdo kërcënimi jo vetëm verbalisht, por edhe përmes përdorimit të masave tekniko-ushtarake”, tha cari, i cili, megjithatë, i ofroi SHBA-së mundësinë e zgjatjes së Traktatit Strategjik të Armëve Bërthamore (START) SHBA-Rusi për një vit përtej skadimit të tij në vitin 2026. Shtëpia e Bardhë: “Një ide e mirë”.