Të paktën 9 persona humbën jetën kur një aeroplan mallrash i kompanisë së shpërndarjes UPS, u rrëzua teksa ngrihej në një aeroport në Kentucky.
Aeroplani u rrëzua rreth pasditen e së martës sipas kohës lokale, ndërsa po nisej për në Honolulu nga Aeroporti Ndërkombëtar Muhammad Ali i Louisville. (Luivill).
Të paktën 11 persona të tjerë u plagosën dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se ata kanë pësuar lëndime shumë të rënda dhe numri i viktimave mund të rritet.
Një hetim është duke u zhvilluar, por zyrtarët kanë thënë se është shumë herët për të thënë se çfarë e shkaktoi tragjedinë.
Aeroplani mbante një sasi të madhe karburanti në bord kur u rrëzua dhe si pasojë shpërthyen flakë të mëdha.
Shpërthimi përfshiu të paktën dy biznese aty pranë, përfshirë një kompani riciklimi nafte.
Shefi i zjarrfikësve tha se sasia e karburantit që u derdh në vendin e rrëzimit e bëri situatën shumë të rrezikshme.
Objekti më i madh i menaxhimit të pakove i UPS është në Louisville dhe qendra punëson mijëra punëtorë dhe ka 300 fluturime ditore.
Tag: aeroplani
-

Rrëzohet avioni i mallrave/ Kentucky, 9 të vde*ur dhe 11 të plagosur, shpërthen zjarr i madh
-

VIDEO/ Aksident ajror në Venezualë, aeroplani përmbyset në nisje dhe përfshihet nga flakët, dy viktima dhe dy të plagosur
Momenti kur një aeroplan i vogël me dy motorë u rrëzua në Venezuelë, pak sekonda pas ngritjes, u regjistrua nga dëshmitarët okularë, teksa deri më tani numërohen dy të vdekur dhe dy të plagosur.
Siç mund të shihet në videon nga aksidenti që ndodhi të mërkurën në mëngjes në shtetin e Tahirës, aeroplan u përmbys sapo rrotat e tij u shkëputën nga toka, u rrëzua dhe u përfshi nga flakët, ndërsa dëshmitarët okularë që ulërinin nga tmerri.
Paramillo Airport, Venezuela witnesses tragic accident on October 22, resulting in 2 deaths.
Heartbreaking news.
Aircraft registration YV 1443.
According to witnesses, the pilot’s attempt to impress with a low-altitude turn ended in a stall and fatal crash.
Rest in peace. 🙏 pic.twitter.com/oZIrL9tLqE
— pro plane pilot (@proplanepilot) October 23, 2025Tony Bortone dhe Juan Maltonado humbën jetën në rrëzimin që ndodhi afërsisht në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës.
Media lokale venezueliane raportoi se vlerësimi fillestar i rrëzimit është se ai u shkaktua pasi piloti humbi kontrollin e aeroplanit për shkak të një shpërthimi të njërës prej rrotave të tij.
Sipas të njëjtit informacion, aeroplani ishte i përfshirë në aktivitete logjistike për qeverinë venezueliane.
Pavarësisht vlerësimit fillestar, nuk është përjashtuar mundësia që rrëzimi të ketë ndodhur për shkak të një defekti mekanik, gabimit njerëzor ose faktorëve të tillë si gjendja e pistës dhe mjedisit.Top Channel
-

Rrëzimi i avionit ku humbën jetën 38 persona/ Putin e pranon për herë të parë: Rusia është përgjegjëse, kërkojmë falje..
Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë takimit me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev në Dushanbe, pranoi se dy raketa ruse kundërajrore shpërthyen pranë një aeroplani të Azerbajxhanit Airlines mbi Grozni të Rusisë.
Ngjarja ndodhi Krishtlindjet e kaluara, përpara se aeroplani të ndryshonte kursin dhe të rrëzohej në Kazakistan. Përplasja vrau 38 nga 67 personat në bord.
Putin, siguroi se Rusia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të paguar kompensimin e duhur. Incidenti ka shkaktuar një ftohje në marrëdhëniet midis Moskës dhe Bakusë në muajt e fundit. Disa ditë pas rrëzimit, Putin i kërkoi falje Azerbajxhanit dhe shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave, por pa hyrë në detaje të incidentit.
“Atë herë, gjatë bisedës sonë të parë telefonike, jo vetëm që kërkova falje për faktin se tragjedia ndodhi në hapësirën ajrore ruse, por gjithashtu shpreha ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave. Do të doja t’i përsërisja të gjitha këto dhe të theksoja se, siç ramë dakord, sigurisht që po ofrojmë çdo ndihmë të mundshme për hetimin. Hetimi po i afrohet përfundimit të tij dhe tani mund të fillojmë të diskutojmë shkaqet e kësaj tragjedie – kësaj katastrofe – në terma të përgjithshëm”, tha Putin.
Aeroplani, një Embraer 190, ishte ngritur nga Baku me destinacion Grozni, kryeqytetin e republikës ruse të Çeçenisë. Kur aeroplani duhej të ulej, tha Putin, një sulm me dron ukrainas ishte duke u zhvilluar mbi Grozni dhe u vendosën armë kundërajrore. “Dy predhat që u qëlluan”, vazhdoi ai, “nuk e goditën aeroplanin direkt, i cili përndryshe do të ishte rrëzuar në vend. Ato shpërthyen dhjetë metra larg.” Sipas presidentit rus, “kjo shkaktoi dëmin”, por jo për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë, por “me shumë mundësi për shkak të disa fragmenteve”.
“Përplasja e aeroplanit lidhet me disa rrethana. E para është se në qiell kishte një dron ukrainas. Ne po gjurmonim tre dronë të tillë që kaluan kufirin e Federatës Ruse natën e tragjedisë. Arsyeja e dytë lidhet me defektet teknike brenda vetë sistemit rus të mbrojtjes ajrore. Dy raketat që u lëshuan nuk e goditën aeroplanin drejtpërdrejt; nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do të ishte rrëzuar në vend, por ato shpërthyen, ndoshta si një masë vetëshkatërrimi, disa metra larg, rreth 10 metra. Dhe kështu dëmi u shkaktua, kryesisht jo nga kokat bërthamore, por me shumë mundësi nga mbeturinat e vetë raketave”, tha kreu i Kremlinit.
Putin shtoi se përmbajtja e kutive të zeza tregon se pas shpërthimit të dy raketave, aeroplanit iu ofrua mundësia e uljes në aeroportin rus të Makhachkalasë, në Detin Kaspik, por ekuipazhi refuzoi dhe preferoi të përpiqej të kthehej në Baku. Aeroplani më pas devijoi drejtimin për në Kazakistan, ku u rrëzua gjatë një përpjekjeje për ulje emergjente pranë Aktaut.
-

FOTO / Shfaqet bombarduesi i padukshëm, Kina teston aeroplanmbajtësen e fundit
Aeroplanmbajtësja më e fundit dhe më e aftë e Kinës ka aktivizuar katapultën e saj të re elektromagnetike për të lëshuar me sukses tre lloje avionësh. Kjo armatë konsiderohet si një nga përparimet e mëdha teknologjike.
Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare aeroplani luftarak i padukshëm J-35 i gjeneratës së pestë, aeroplani luftarak J-15T i gjeneratës së 4.5 dhe aeroplani i paralajmërimit dhe kontrollit të hershëm KJ-600 u panë duke u ngritur nga aeroplanmbajtësja Fujian duke përdorur sistemin e saj të përparuar të lëshimit, i njohur edhe si EMALS.
Media shtetërore i përshëndeti testet si një tjetër “përparim” në zhvillimin e aeroplanmbajtëseve të Kinës dhe një “moment historik” në avancimin e transformimit të saj detar.
I vetmi transportues tjetër avionësh në botë që ka sistemin EMALS është transportuesi më i ri i Marinës Amerikane, USS Gerald R Ford, i cili u certifikua për operacione në kuvertën e fluturimit duke përdorur sistemin EMALS në pranverën e vitit 2022.Zhvillimi vjen ndërsa një delegacion i Kongresit Amerikan është në Pekin për bisedime që synojnë forcimin e shkëmbimeve dypalëshe, duke përfshirë komunikimin ushtarak me ushtri, në vizitën e parë të tillë në Kinë në gjashtë vjet.
Testet e suksesshme në Fujian, të cilat përfshinin si lëshimin me katapultë ashtu edhe uljen e ndaluar, nënkuptojnë se vënia në punë e anijes – kur ajo të hyjë zyrtarisht në flotën e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLAN) – mund të jetë vetëm disa javë larg, tha analisti Carl Schuster, një ish-kapiten i Marinës Amerikane.
Certifikime të mëtejshme mund të priten në muajt e ardhshëm, me provat përfundimtare mbi aftësinë e Fujian për t’u integruar me Forcat Ajrore dhe Forcat Raketore të PLA-së që ka të ngjarë të ndodhin pranverën e ardhshme, tha Schuster. -

Aeroplani i dytë “AG600” i prodhuar në seri përfundon fluturimin provë, bëhet gati për dorëzim
Aeroplani i dytë amfib “AG600” “Kunlong” i prodhuar në seri nga Kina ka përfunduar me sukses fluturimin provë të prodhimit në qytetin Zhuhai, në provincën Guangdong tha të dielën Korporata e Industrisë së Aviacionit , duke shënuar një hap drejt dorëzimit klientëve dhe vënies në funksionim.
Një ekuipazh testimi prej katër anëtarësh e pilotoi aeroplanin “AG600-1102” duke kryer një varg misionesh, përfshirë lëvizjen në pistë, inspektimet e përgjithshme, vlerësimet e sistemit të misionit dhe provat e fluturimit në lartësi.
Pas zbritjes pa probleme, u konfirmua që aeroplani ishte në gjendje të mirë, me një sistem kontrolli normal dhe të gjitha sistemet në funksionim të qëndrueshëm.
Fluturimi provë i suksesshëm tregon se aeroplani përmbush kërkesat e projektimit, përputhet me standardet e sigurisë operacionale dhe është gati për dorëzim.
“AG600” është një aeroplan për qëllime të posaçme civile i prodhuar në mënyrë të pavarur dhe i projektuar për të trajtuar nevojat urgjente të sistemeve kombëtare të shpëtimit emergjent dhe të parandalimit e kontrollit të katastrofave natyrore, duke ndihmuar në mbrojtjen e jetës dhe pronës.
Me një rreze praktike maksimale prej 4 500 kilometrash, “AG600” është një mjet i fuqishëm për luftën kundër zjarrit në pyje. Ai është i pajisur me një “kovë” nëpërmjet së cilës mund të mbledhë deri në 12 tonë ujë në vetëm 20 sekonda thjesht duke lëvizur nëpër sipërfaqen e ujit, përpara se të niset për në operacionet zjarrfikëse.
Avioni e mori certifikatën e tij të tipit nga Administrata e Aviacionit Civil (CAAC) më 20 prill 2025. Në maj, aeroplani i parë i prodhuar në seri, “AG600-1101”, doli nga linja e prodhimit dhe përfundoi fluturimin provë të prodhimit. Në qershor, aeroplani hyri zyrtarisht në prodhimin në seri pasi mori certifikatën e CAAC-it.
Më 31 korrik, aeroplani i dytë i prodhuar në seri, “AG600-1102”, përfundoi montimin përfundimtar dhe doli nga linja e montimit, duke bërë më pas prova fluturimi përpara fluturimit të vet të parë. -

“Aeroplani” antik / artefakt i vitit 200 p.e.s
Ky objekt u gjet në vitin 1898 në një varr në Saqqara dhe datohej në vitin 200 para Krishtit. Meqenëse në vitin 1898 nuk kishte asgjë të tillë si aeroplanët, ky zbulim u vendos në një kuti dhe u etiketua si ‘modeli i shpendëve’. Kur u bë një hulumtim i objektit, u kuptua se të gjitha përmasat e tij shumë të sakta ishin të pranishme në raporte 2:1 ose 3:1, duke sugjeruar se modeli ishte rezultat i shumë llogaritjeve dhe eksperimenteve matematikore. /Trungu & InforCulture.info
-

Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid
Një aeroplan pasagjerësh Airbus është detyruar të bëjë ulje në tokë pasi pësoi dëmtime të mëdha nga një përplasje zogjsh gjatë ngritjes nga një aeroport spanjoll.
Fluturimi IB579 i Iberias, i cili ishte planifikuar të nisej nga Madridi për në Paris këtë pasdite, u detyrua të kthehej në Aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas pasi goditi një zog të madh gjatë ngritjes.
Fotot nga aeroporti tregojnë se hunda e aeroplanit ishte dëmtuar rëndë, me një pjesë të materialit në pjesën e përparme që ra plotësisht, sipas Daily Mail.
Të dhënat e FlightRadar tregojnë se aeroplani bëri një qark të shkurtër mbi Madrid para se të ulej, pak më shumë se një orë pas ngritjes.
Ndryshe, ky është rasti i fundit në një seri pengesash për industrinë e aviacionit këtë javë, pasi aeroportet kryesore – duke përfshirë Heathrow, Gatwick, Manchester, Edinburgh dhe Birmingham – u detyruan të pezullojnë fluturimet me mijëra pasagjerë të bllokuar në pistë.Një problem teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Swanwick la të anuluara të gjitha fluturimet në Londër, duke shkaktuar kaos në udhëtime.
Top Channel
-

Rrëzohet aeroplani në Florida, ja momenti kur banorët shpëtojnë pasagjerët
Një aeroplan në Florida u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët.
Aeroplani i vogël u rrëzua në Pembroke Pines, 1 milje larg një piste në aeroportin North Perry. Banorët në Florida arritën të shpëtonin të katër pasagjerët, njoftojnë mediat e huaja.
Incidenti u kap në videon e kamerave të sigurisë dhe nga fqinjët, të cilët u panë duke nxituar në vendngjarje.Një fqinj tha se “motori i aeroplanit po digjej 25 metra larg shtëpisë sime, dhomës së djalit tim”.
“Njëri prej tyre solli një sëpatë. Kishim dy fqinjë me një tub uji”, tha Hanley.
“Vjehrri im e çoi sëpatën në dritare, duke filluar ta thyente. Dikush madje solli një fikës zjarri”, shtoi ajo.
Hanley dhe vjehrri i saj ishin dy nga njerëzit e parë në vendngjarje dhe punuan për të nxjerrë pasagjerët. Katër pasagjerët u shpëtuan dhe u shtruan në spital pas rrëzimit të aeroplanit. -

VIDEO/ Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët
Banorët në Florida arritën të shpëtonin katër persona, pasi aeroplani me të cilin udhëtonin u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët.
Aeroplani i vogël u rrëzua në Pembroke Pines të shtunën, 1 milje larg një piste në aeroportin North Perry.
Incidenti u kap në videon e kamerave të sigurisë dhe nga fqinjët, të cilët u panë duke nxituar në vendngjarje.
Një fqinj tha se “motori i aeroplanit po digjej 25 metra larg shtëpisë sime, dhomës së djalit tim”.
“Njëri prej tyre solli një sëpatë. Kishim dy fqinjë me një tub uji”, tha Hanley.
“Vjehrri im e çoi sëpatën në dritare, duke filluar ta thyente. Dikush madje solli një fikës zjarri”, shtoi ajo.
Hanley dhe vjehrri i saj ishin dy nga njerëzit e parë në vendngjarje dhe punuan për të nxjerrë pasagjerët.
Katër pasagjerët u shpëtuan dhe u shtruan në spital pas rrëzimit të aeroplanit.Top Channel
-

Rrëzohet aeroplani në Florida, banorët shpëtojnë 4 pasagjerët (VIDEO)
Bota E Martë, 15 Korrik 2025 18:06
Banorët në Florida arritën të shpëtonin katër persona, pasi aeroplani me të cilin udhëtonin u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët. Aeroplani i vogël u rrëzua në Pembroke Pines të shtunën, 1 milje larg një piste në aeroportin North Perry.
Incidenti u kap në videon e kamerave të sigurisë dhe nga fqinjët, të cilët u panë duke nxituar në vendngjarje. Një fqinj tha se “motori i aeroplanit po digjej 25 metra larg shtëpisë sime, dhomës së djalit tim”.“Njëri prej tyre solli një sëpatë. Kishim dy fqinjë me një tub uji”, tha Hanley.
“Vjehrri im e çoi sëpatën në dritare, duke filluar ta thyente. Dikush madje solli një fikës zjarri”, shtoi ajo.
Hanley dhe vjehrri i saj ishin dy nga njerëzit e parë në vendngjarje dhe punuan për të nxjerrë pasagjerët. Katër pasagjerët u shpëtuan dhe u shtruan në spital pas rrëzimit të aeroplanit.