Tag: adrianon

  • Frey kujton Adrianon: Ishte futbollisti më i fortë në botë, vdekja e babait ia prishi ekuilibrin

    Frey kujton Adrianon: Ishte futbollisti më i fortë në botë, vdekja e babait ia prishi ekuilibrin

    14 Prill 2025

    11:12

    Alfred Lleshi

    Sebastian Frey ka folur për “Cronache di Spogliatoio” në lidhje me Adrianon, ish-shokun e tij të skuadrës gjatë kohës te Parma: “Për dy vite, Adriano ishte lojtari më i mirë në botë.
    Ishte një djalë i jashtëzakonshëm, gjithmonë ka pasur nevojë për një pikë referimi, e cila ishte babai i tij. Në Parma jetonte me të, babai e shoqëronte gjithmonë, ishte miku i tij më i mirë.
    Adriano ishte një forcë e natyrës, një djalë shumë i ndjeshëm dhe kur i vdiq babai e humbi ekuilibrin. Për fat të keq, prej andej filloi rënia e tij.
    Po flasim për një lojtar që për dy vite e mbajti Interin mbi shpinë dhe këtë e bëri në moshën 20-vjeçare”.