Tag: adriana

  • FIER – Adriana Gjini, mjeshtrja e artit të dorës që sfidon teknologjinë moderne

    FIER – Adriana Gjini, mjeshtrja e artit të dorës që sfidon teknologjinë moderne

    FIER- Adriana Gjini pikturon prej 38 vitesh, por në vend të peizazheve, temat e punimeve të saj zakonisht, përbëhen nga shkronja. Arti i Adrianës është perfeksionuar aq sa te behet e padallueshme një tabele, e shkruar, nga ajo e printuar

    Zanatin e ka nisur në kohën kur posterat me urimet për festat ishin zbukurimi i vetëm i qyteteve. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Tabela urimi, njoftime, postera elektorale dhe tabela me emra rrugësh, krijohen nga duart e Adrianës. Por sfida e jetës për mjeshtren e dekorit në Fier, ishte flamuri gjigand për 100 vjetorin e pavarësisë së venditReklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Një festë që vjen një here në një shekull si 100-vjetori i pavarësisë së vendit, shënoi kulmin e krijimtarisë së zonjës gjini. Për më shumë se tre dekada, nga duart e Adrianës janë prodhuar qindra mijëra elemente dekorativë.

    Piktore e shkollës së vjetër, Adriana Gjini ka edhe krijimtarinë e saj artistike për të cilën flet me modesti.

    Adriana Gjini është e vetmja në Fier që vazhdon traditën e krijimit të dekorit me penel dhe bojë, pavarësisht teknologjisë dhe pajisjeve të reja që shkurtojnë kohën e prodhimitReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • VIDEO/ Kalaja takon banorët e fshatit Nik: Dhjetëra familje jetojnë në kushte mizerabël, janë pa rrugë e pa ujë…

    VIDEO/ Kalaja takon banorët e fshatit Nik: Dhjetëra familje jetojnë në kushte mizerabël, janë pa rrugë e pa ujë…

    Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, në takimin me banorët e fshatit Nik në Tiranë, ngriti shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës në zonën e tyre, duke denoncuar edhe mungesën e investimeve publike.

    Adriana Kalaja theksoi se rruga e zonës ka mbetur e  papërfunduar, pavarësisht përpjekjeve të banorëve për të ndërhyrë me investime private.

    Sipas saj, investimet janë fokusuar në zona të caktuara që njihen si mbështetës të PS, duke lënë pas dhjetëra familje pa akses në një infrastrukturë bazike. Situata bëhet edhe më alarmante për shkak të vështirësive që fëmijët kanë për të shkuar në shkollë dhe kopshte, ndërsa transporti privat mbetet e vetmja zgjidhje, shpesh në kushte të rrezikshme.

    Adriana Kalaja: Po ta shikoni, ka mbetur e pa përfunduar edhe kjo pjesa e një investimi modest të përkohshëm. Është bërë me investimet e vetë banorëve të zonës, dhe po të shikojmë, mënyra se si shkon rruga në krahun tjetër, ku janë të evidentuar mbështetës të PS, investimi i ka shkuar një pjesë ku ka 3 familje. Ndërkohë që pas shpinës sonë, ndodhen dhjetëra familje të cilëve nuk iu ofrohet gjëja më e rëndësishme e jetës, që është rruga. Sipas bisedave që bënë me banorë të ndryshëm, jo vetëm sot, ka një problem shumë të madh me çuarjen dhe marrjen e fëmijëve nga kopshtet dhe shkollat, pasi gjithë kjo zonë si pjesa më dërrmuese e Tiranës, vuajnë nga çerdhet, kopshtet e shkollat.

    Nga ana tjetër, ka një problem shumë serioz, sepse gjoja ky pseudoinvestim nga ata që në fakt nuk e kanë interesin për t’i shërbyer qytetarëve, kanë prishur edhe një tub vaditës i ujit, që ka qenë i ndërtuar që para viteve 90, dhe i shërbente të gjithë banorëve të zonës për vaditje dhe jo vetëm.

    Ndërkohë, që banorët kërkojnë gjëra shumë elementare. Është turp që në 2025 të diskutohet për ujë dhe për rrugë. Madje këtu sapo kaloi një makinë e vogël, dhe ndjeva një trishtim shumë të madhe kur pashë që në makinë ishin mbi 25 fëmijë që transportoheshin në mënyrë private nga zonat larg njësisë administrative Ndroq dhe shpërndaheshin nëpër familje. Situata është shumë e ngarkuar në këtë zonë, asnjë lloj përkrahje asnjë lloj mbështetje.