Tag: adriana

  • “S’gjendet kështu kandidati për bashkinë”, Adriana Kalaja kundërshton takimet e Nokës me aleatët për Tiranën

    “S’gjendet kështu kandidati për bashkinë”, Adriana Kalaja kundërshton takimet e Nokës me aleatët për Tiranën

    “Tirana, në situatën ku është, duhet të ketë një kandidat politik, të pastër, me integritet moral dhe të mos shantazhohet nga pushteti”.
    Kështu u shpreh Adriana Kalaja, Kryetare e Gjykatës së Apelimit të PD, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
    Sipas saj, negociatat për gjetjen e kandidatit të opozitës nuk janë të nevojshme, madje tregojnë mungesë serioziteti.
    “Çfarë është kjo? Sot po takohemi në Rogner me këtë; nesër do takohemi te hoteli tjetër me atë tjetrin… Kjo nuk tregon seriozitet. Të gjitha partitë opozitare, nëse kanë vendosur që të futen në zgjedhje, nëse duan të kenë një kandidat të vetëm, të mblidhen, të hedhin emrat në diskutim dhe bëhet një balancë që të dalë një emër i pari”, tha Kalaja.

  • Adriana Kalaja: Depozituam dokumente shtese për kallëzimin ndaj Irenës me tre mbiemra, institucionet nuk veprojnë

    Adriana Kalaja: Depozituam dokumente shtese për kallëzimin ndaj Irenës me tre mbiemra, institucionet nuk veprojnë

    Avokatja Adriana Kalja ka bërë një denoncim ndaj Irena Gjokës, ose gjyqtares me tre mbiemra siç e cilëson opozita.

    Kalaja tha për gazetarët se depozituam në SPAK edhe shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme e cila na konfirmon më së miri që vendimi penal i publikuar nga zoti Berisha dhe depozituar nga unë në SPAK është autentik de i formës së presë dhe ka mbetur i pa ekzekutuar sipas prokurorit të Janinës.

    Adriana Kalaja: Në zbatim të kallëzimit penal që kemi bërë që në maj të 2025 ndaj Irenës me disa mbiemra, Kallëzim që prokuroria e ka regjistruar po, pa emër.  Ndërkohë qe ne në kallëzimin penal kemi paraqitur të gjithë faktet dhe provat se si gjyqtarja me disa mbiemra jo vetëm është dënuar në shtetin grek, jo vetëm i është dhënë dy herë ekspuls në shtetin grek por nga ana tjetër ajo ka patur dijeni të rregullt për të gjithë këto vendim marrje, qoftë penale, qoftë administrative, madje ka refuzuar në mënyrë kategorike dhënin e informacionit apo deklarimin e vendimit penal. Qoftë edhe atij administrativ në dy raste edhe në 2002 edhe në 2003 lidhur me masën e ekspulsiv dhënë ndaj saj. Po kështu ajo ka gënjyer dhe ka bërë falsifikim në deklarim edhe në momentin e rivlerësimit kalimtar apo procesit të vetingut. Sot ne depozitojmë shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilën në fakt, duhet ta kishte marrë kryesisht SPAK-u, ashtu sikundër duhet të kishte marrë kryesisht edhe dosjen që ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kjo shkresë na konfirmon më së miri që vendimi penal i bërë publik nga Berisha dhe depozituar nga unë në SPAK është autentik i formës së prerë dhe ka mbetur i paegzekutuar sipas prokurorit të Janinës.

    Në këto kushte ne sot përveçse kemi depozituar këtë përgjigje të ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme, nga ana tjetër ne i kemi kërkuar SPKA që të bëjë pjesë të dosjes të Irenës me tre mbiemra dosjen e plotë e cila sot është në Ministrinë e Drejtësisë dhe po kështu edhe dosjen e plotë e cila ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme . Pra për tu evidentuar e gjithë procedura se si është ndjekur marrja e informacionit në shtetin grek dhe pse prej një periudhe prej gati një viti e gjysme, këto institucione të caktuara me ligj nuk kanë bërë asnjë veprim.

  • “Sulmonin Berishën krah “Merimangës së Zezë!”/ Adriana Kalaja: Brenda PD kemi shumë tradhtarë, që u bënë deputetë

    “Sulmonin Berishën krah “Merimangës së Zezë!”/ Adriana Kalaja: Brenda PD kemi shumë tradhtarë, që u bënë deputetë

    Adriana Kalaja thotë se në PD sot ka ende shumë “tradhtarë”, të cilët madje janë bërë edhe deputetë.
    Ajo ka risjellë një status të bërë pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD, duke thënë se koha i ka dhënë të drejtë.
    “Gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë…… Pse do thoni ju?
    Se unë nuk bej kompromis me të vërtetën dhe ndjek pa ekuivok, intuitën time.
    Statusi i mëposhtëm, është shkruar nga unë më 15 gusht 2021. Pra, 25 ditë para se Lul “matematicienti”, me urdhër ambasadorësh e pushteti kriminal, përjashtoi Prof. Dr. Z. Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.
    Shumë nga ata që ishin afër Lulit e sot afër Z. Berisha, m’u sulën e më sulmuan.
    Madje, më shumë se vetë pushteti.
    Në unison me Yurin e Sudet, jepej urdhër e orientim, që media të më bënte bllok.
    Dhe ashtu ndodhi.
    Më sulmuan ata që ishin dakort me përjashtimin e Z. Berisha, ose “Euroatlantikët”.
    Ata që e kundërshtuan përjashtimin ose rithemeluesit, e megjithëse më kërkuan falje  më 9 shtator 2021, sot mbyllin sytë para modelit Sude e “konfliktit në diversitet”.
    Ata që ikën e u kthyen, se ndjenë gabimin. Ata që ikën e u kthyen, se tradhëtinë na e shitën si gabim politik (atyre që e besuan).
    Ata që ikën e u kthyen jo për fitoren, por për mandatin e tyre. Ara që para moralit vendosin të ndjekin modelin Sude. Ata që pozonin në krah të Yurit, ndryshe Merinanga e Zezë, kur neve ajo na tregonte barin.
    Ata që pozonin në krah të Eskobar, ndërkohë që sulmohej historia dhe kontributi i Z. Berisha dhe i PD-së. Ata që duartrokisnin e duartrokasin Organizatën Kriminale SPAK. Sidomos kur u arrestua z. Berisha.
    Ata që nuk guxuan kurrë të vinin një ditë te Rruga e Shpresës. Fatkeqësisht, ka shumë brenda nesh nga “ata”. Fatkeqësisht me mandat që do vijojnë edhe për katër vite të njëjtën histori”, shkruan ajo.

  • “Pse nuk e pyete Dumanin për 5 pronat që ka dhënë me qira?”/ Adriana Kalaja i kërkon llogari zyrtarit amerikan

    “Pse nuk e pyete Dumanin për 5 pronat që ka dhënë me qira?”/ Adriana Kalaja i kërkon llogari zyrtarit amerikan

    Në një postim në profilin e saj në facebook, anëtarja e kryesisë së PD, Adriana Kalaja, që mban njëkohësisht postin e gjykimit të ankesave në parti, ka shprehur pakënaqësinë e saj të fortë lidhur me vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA, ku u prit nga zyrtari i lartë amerikan, Brendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit.
    Kalaja akuzon se në takimin me dyer të mbyllura nuk është ngritur çështja e pasurisë së Dumanit. Ajo ngre dyshime nëse kreu i SPAK justifikon blerjen e pesë pronave që, sipas saj, i jep me qira.
    “Ti sqarojmë ca gjëra…Z. Berendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin e SHBA, ka thirrurr në një takim me dyer të mbyllura, Drejtuesin e SPAK, Z. Altin Dumani… “Shqetësimi” im i parë nga mbrëmë, është se a i ka treguar Z. Hanrahan, Z. Dumani se ka 5 prona me qira dhe a i justifikon blerjen e tyre?”, shkruan mes të tjerash Kalaja.
    Nuk dihet me saktësi çfarë është folur në takimin e Dumanit në SHBA, mirëpo, nëse këto “shqetësime” të zonjës Kalaja nuk janë marrë në konsideratë, shumë gabim edhe për zotin Hanrahan, i cili duhet të kishte qenë më vigjilent dhe duhet ta kishte pyetur Dumanin për pretendimet e “gjykatëses” së PD./ TemA

  • VIDEO/ Adriana Kalaja: Te Pallati i Kongreseve do të ndodhë ajo që po bëhet tek Teatri

    VIDEO/ Adriana Kalaja: Te Pallati i Kongreseve do të ndodhë ajo që po bëhet tek Teatri

    Aktivistja dhe juristja Adriana Kalaja e ftuar ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV ka folur për çështjen e Pallatit të Kongreseve që Bashkia e Tiranës ia kaloi nën administrim ministrisë së Blendi Gonxhes.

    Gjatë bisedës me moderatoren Eneida Ndoci, Kalaja është shprehur se, tek Pallati i Kongreseve do të ndodhë e njëjta gjë që ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar, që u shemb dhe aty po ndërtohen kulla.

    ‘Në Pallatin e Kongreseve do të bëhet ajo që në fakt po bëhet sot tek Teatri. Ne e denoncuam që në 2018, por fatkeqësisht nuk na dëgjoi askush. Ne thamë se, kjo do të ndodhë tek Astiri, 5 Maji, tek Bregu i Lumit dhe ashtu ndodhi.

    Sot po shkohet në çdo ndërtesë e cila në pamundësi për të marrë, sepse u morën dhe pronat private dhe shtetërore, dhe tani do të shkojmë tek ndërtesat, që nuk kam ndonjë nostalgji për to, se i përkasin sistemit të diktaturës.

    Por në raport me historinë dhe identitetin e Tiranës, ato do të jenë aty.

    Çdo gjë ka zgjidhje, por ne duhet ta gjejmë nga vetja. Pra ne si opozitë, si qytetarë të Tiranës  ne duhet ta gjejmë me veprime radikale.

    Unë mendoj se ne dalim dhe kundërshtojmë.

    Këshilltarët që PD ka në këshillin bashkiak duhet të reagojnë në lidhje me këtë tragjedi që po i ndodh Tiranës. Unë nuk jam pjesë e Këshillit Bashkiak dhe në këto kushte rezervoj të drejtën për tu shprehur në këtë pikë, por ajo çfarë po ndodh në Tiranë në këto vite, është betonizimi i Tiranës me kushtin kryesor, pastrimi i parave të pista dhe në këndvështrimin tim, edhe nëse do shkojmë në SPAK, tek cili SPAK do të shkojmë?

    Kam shkuar 84 herë në SPAK dhe prokuroria kur vjen puna për të ju afruar kryeministrisë apo kryeministrit ka një barrierë shumë të fortë, të cilën nuk e ka kaluar dhe nuk do ta kalojë kurrë.

    Unë mendoj se opozita duhet të ngrihet mbi nivelin e denoncimeve, dhe ne nivelin e protestave edhe radikale’, u shpreh Adriana Kalaja në SYRI TV.

     

  • Adriana, gruaja që i solli gëzim dhe e frymëzoi Ernest Hemingwayn

    Adriana, gruaja që i solli gëzim dhe e frymëzoi Ernest Hemingwayn

    Një nga gratë më të rëndësishme në jetën e shkrimtarit amerikan Ernest Hemingway nuk është mes atyre që e kemi ndeshur të përmendet shumë, kur është fjala për jetën emocionale të shkrimtarit. Portreti i saj shihet përmes disa fotove në arkivin privat të shkrimtarit, por askush nuk e dinte lidhjen e fortë që ka qenë mes tyre.

    Një libër për shkrimtarin, shkruar nga nipi i tij, nxjerr në pah një tjetër histori të mrekullueshme. Atë të dashurisë mes tij dhe konteshës italiane Adriana Ivancich.

    Ajo ishte vetëm 18 vjeçe kur e pa Hemingwayn në një lokal në Itali, ndërsa ai 50 vjeç. E nga ai moment nisën një lojë dashurie, që do të vazhdonte përmes letrave pasionante të dashurisë.

    Hemingway atëherë ishte në martesën e katërt me Marinë, kur nisi të mendonte për italianen e re, 30 vite më të vogël. Libri i botuar nga Andrea di Robilant kërkon të tregojë një periudhë të shqetësuar emocionale në jetën e shkrimtarit. Një histori dashurie e parë në dy këndvështrime. Nën optikën e një qyteti tërheqës. Dhe të gjetjes së paqes së munguar tek lumturia jashtëmartesore.

    Nëse shohim fotot private të shkrimtarit që ruhen në librarinë e Bostonit, Adriana shfaqet në krah të tij në Venecia, Cortina dhe në Kubë. Adriana shihet tashmë nga kritikët si heroina e romanit të tij të fundit “Përtej lumit”.

    Romani tregon historinë e një veterani 50 vjeçar pas luftës, kujtimet nga historia e një pasioni me një konteshë të re italiane. Fabula duket e njohur për njerëzit e ngushtë të shkrimtarit. Kjo bëri që libri të mos botohej fillimisht në Itali për t’i kursyer thashethemet në publik konteshës së re.

    Por lidhja mes tyre ka qenë më shumë se një pasion, nëse i referohemi kronologjisë. Hemingway do të bënte vetëvrasje më 1961 ndërsa Ivancich në vitin 1983. “Kur jam larg jush, ndjehem e malluar”, i shkruante Hemingwayt Ivancich, “Më mungon shumë, ndonjëherë ndjehem aq keq sa nuk mund të duroj”.

    Shkrimtari amerikan e ftoi Adrianën bashkë me nënën e saj të qëndronin me të dhe të shoqen disa muaj në Kubë.

    Letrat e tyre shpalosin gjithë historinë. Ndjenjat e shprehura përmes rreshtash deri tek shqetësimet e shkrimtarit me gruan Mari.

    “Maria dhe unë shkuam për 13 ditë në Paraiso para se të ktheheshim për biznes në Hayward. Ishte një kohë më e mirë se vitin e shkuar. Dhe kishte më tepër peshq. Ne kapëm mesatarisht 20 peshq.

    U argëtova shumë. Maria ishte në gjendje të mrekullueshme e ndjehej shumë e lumtur. Ajo kapi një peshk të madh e kjo e bëri të ndjehej e lumtur. Peshkimi në Tin Kid është më shumë se një stërvitje. Je në mendjen time gjithmonë”, i shkruante Hemingway.

    Por letrat e dashurisë mes tyre nuk janë gjithmonë të bukura. Në prill të vitit 1956, ajo i shkruan se nuk mund të vazhdojë ti shkruajë pasi ka njohur një burrë me të cilin shpreson të martohet.

    ObserverKult ju sjell pjesë nga letra:

    “Ai nuk dëshiron që unë t’ju shkruaj më dhe as të më shkruani. Kjo më ka bërë të vuaj, e të ndjehem e trishtuar. Kam provuar gjithçka…

    Ju e dini sa shumë ju dua. Asnjë lot e fjalë nuk mund të më ndryshojë mendjen. Asnjëherë se kam menduar se do të ketë lamtumirë mes nesh”, i shkruan ajo.

    Në vitin 1963, dy vite pas vetëvrasjes së Hemingway-t ajo u martua me gjermanin Rudolph von Rex me të cilin pati dy djem. Njëzet vjet më vonë ajo u var në moshën 53 vjeçare.

    Andrea Di Robilant beson se Adriana është muza e harruar, e ndoshta më e rëndësishmja e shkrimtarit. Gjatë kulmit të dashurisë së tyre, ai publikoi një nga veprat që konsiderohet si më e mira e tij, “Plaku dhe deti”, që u vlerësua me çmimin Pulitzier.

    “Ajo solli gëzim në jetën e tij, e frymëzoi atë”, shkruan Di Robiland, duke sjellë një lulëzim të krijimtarisë së tij në stinën e fundi të jetës.

    Pergatiti T.K/ObserverKult

    Lexo edhe:

    HEMINGWAY: NËSE TI NUK MË DO, S’PRISH PUNË, UNË JAM I AFTË TË DUA PËR TË DY…

    ObserverKult

  • Adriana Kalaja: Kur thoshja unë që duhet tritoli, ju talleshit. Rama ka në plan të na marrë dhe PD-në

    Adriana Kalaja: Kur thoshja unë që duhet tritoli, ju talleshit. Rama ka në plan të na marrë dhe PD-në

    Adriana Kalaja thotë se Edi Rama ka një plan të kapë dhe PD-në, pas shkarkimeve të shumta nëpër bashkitë e vendit. Kjo, pasi sipas saj, do bëhet perms vendeve te lira, ku do të punësohen demokratët e pakënaqur me PD-në.
    “Çdo popull, meriton Sudet që voton……Më e rëndë se zaptimi i paligjshëm që Sulltani i Surrelit po i bën pushtetit vendor, është zaptimi, që pas shumë mënyrave të dështuara, po i bën opozitës shqiptare. Flitet se pas shkarkimeve të patronazhistëve në bashki të ndryshme dhe jo vetëm, qëndron një plan i mirëmenduar “punësimi” në to i opozitarëve të pakënaqur e të lodhur 12 vite në opozitë. Kjo me ndihmën edhe të Sudeve “opozitare”. Në fakt, po zbaton atë idenë e dikurshme “përtej të majtës dhe të djathtës” e cila nuk është asgjë tjetër veçse zhbërja e kufijve ideologjik, me synimin final antikombëtar, zhbërjen e opozitës dhe pluralizmit.
    Ndërkohë, ne presim shtatorin…..
    Do vi dita që as tritoli nuk do e zgjidhë këtë katrahurë me përmasa genociti.
    Upssssssss se desh harrova.
    Kur e propozova unë tritolin, si ide të pastrimit të Tiranës qoftë metaforitikisht, por qoftë edhe sipas dispozitave të parashikuara në akte ligjore, të gjithë m’u sulën. Me oligarkët nga mbrapa sigurisht.
    Kur e përdor tutori i tyre pagator, në kundështim me ligin dhe Kushtetutën, nuk lënë banak që paguhet nga inceneratorët inekzistentë, pa reklamuar sesa i mirë është tritoli i Sulltanit të Surrelit që prish “ndërtimet pa leje”.
    Edhe nga Sudet.
    Kujdes CV në aplikim.
    Thoini që keni votuar për Sudet.
    Është plus në konkurim.
    Se kot nuk thonë; Çdo popull, meriton Sudet që  voton.
    PS; Nuk di çfarë u bë me vilën në Hamallaj”, shkruan ajo.

  • “Rama ka në plan të na marrë dhe PD-në”, Adriana Kalaja: Kur thosha unë që duhet tritoli, ju talleshit!

    “Rama ka në plan të na marrë dhe PD-në”, Adriana Kalaja: Kur thosha unë që duhet tritoli, ju talleshit!

    Adriana Kalaja thotë se Rama ka një plan të kapë dhe PD-në, pas shkarkimeve të shumta nëpër bashkitë e vendit.
    Kjo, pasi sipas saj, në vendet e lira do të punësohen demokratët e pakënaqur me PD-në.
    “Çdo popull, meriton Sudet që voton……
    Më e rëndë se zaptimi i paligjshëm që Sulltani i Surrelit po i bën pushtetit vendor, është zaptimi, që pas shumë mënyrave të dështuara, po i bën opozitës shqiptare.
    Flitet se pas shkarkimeve të patronazhistëve në bashki të ndryshme dhe jo vetëm, qëndron një plan i mirëmenduar “punësimi” në to i opozitarëve të pakënaqur e të lodhur 12 vite në opozitë.
    Kjo me ndihmën edhe të Sudeve “opozitare”.
    Në fakt, po zbaton atë idenë e dikurshme “përtej të majtës dhe të djathtës” e cila nuk është asgjë tjetër veçse zhbërja e kufijve ideologjik, me synimin final antikombëtar, zhbërjen e opozitës dhe pluralizmit.
    Ndërkohë, ne presim shtatorin…..
    Do vi dita që as tritoli nuk do e zgjidhë këtë katrahurë me përmasa genociti.
    Upssssssss se desh harrova.
    Kur e propozova unë tritolin, si ide të pastrimit të Tiranës qoftë metaforitikisht, por qoftë edhe sipas dispozitave të parashikuara në akte ligjore, të gjithë m’u sulën.
    Me oligarkët nga mbrapa sigurisht.
    Kur e përdor tutori i tyre pagator, në kundështim me ligin dhe Kushtetutën, nuk lënë banak që paguhet nga inceneratorët inekzistentë, pa reklamuar sesa i mirë është tritoli i Sulltanit të Surrelit që prish “ndërtimet pa leje”.
    Edhe nga Sudet.
    Kujdes CV në aplikim.
    Thoini që keni votuar për Sudet.
    Është plus në konkurim.
    Se kot nuk thonë;
    Çdo popull, meriton Sudet që voton.
    PS; Nuk di çfarë u bë me vilën në Hamallaj”, shkruan ajo.

  • “Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

    “Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

    Një luftë e ashpër brenda llojit po zhvillohet për “frenat” e Bashkisë së Tiranës. Arrestimi dhe burgosja e kryetarit Erion Veliaj ka sjellë një valë lëvizjesh dhe influencash në bashkinë më të madhe të vendit. Situata është tepër e nderë, ku çdokush po mundohet të tregojë forcën.
    Besimi që i dha kryeministri Edi Rama zv.kryetares Anuela Ristani e ngritën pak në peshë, por “hienat” dhe njerëz të tjerë të fuqishëm brenda mazhorancës kanë filluar që t’a godasin nga të gjitha anët. Fillimisht iu anatemua bashkëshorti që punon në Presidencë dhe më pas pati një valë sulmesh ndaj Ristanit që drejton bashkinë.
    Gjithçka duket një “orkestrim” sulmesh, por jo nga opozita tepër e lodhur dhe e dërrmuar nga zgjedhjet parlamentare. Klanet e forta të mazhorancës kanë filluar sulmet frontale ndaj Anuela Ristanit, e cila duke mos qenë në ballë të këtyre sulmeve, po ndihet inferiore dhe pa asnjë mbrojtje.
    Tashmë, “frenat” e Bashkisë së Tiranës po tenton që t’i marrë Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit. Më parë, Ogerta ka punuar në Bashkinë e Tiranës në kohën e Edi Ramës. Pas burgosjes së Veliajt, Manastirliu ishte nja nga 4 drejtuesit politik të PS-së në Tiranë për zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që tashmë synon që t’i bëjë “opozitë” edhe Belinda Ballukut.
    Por, kush është “preja” e parë e Manastirliut?!

    Faksimile: Emërimi i znj. Adriana Ristanit si kryetare e Bordit të Administrimit Në Universitetin Politeknik të Tiranës
    Në datën 4 prill 2021, ministria e Arsimit dhe Sportit delegoi zonjën Adriana Ristani, motrën e Anuela Ristanit (në atë kohë s’ishte kryetare në detyrë e bashkisë), si përfaqësuese në Universitetin Politeknik të Tiranës. Zonja Adriana vinte nga një karrierë të gjatë në arsim, ndërkohë që në atë kohë s’u emërua për shkak të pozicionit të së motrës.

    Vitet kaluan dhe në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u emërua Ogerta Manastirliu, e cila drejtoi për një kohë të gjatë Ministrinë e Shëndetësisë. Çdokush i ka dëgjuar dhe lexuar “bëmat” apo skandalet e Manastirliut në shëndetësi, por në këto radhë ne do të ndalemi te veprimet e saj si ministre e arsimit.
    Burime nga Universiteti Politeknik i Tiranës thanë për redaksinë e VoxNews se disa ditë më parë, me një urdhër të beftë, ministrja Ogerta Manastirliu ka shkarkuar nga detyra zonjën Adriana Ristani, motrën e kryetares në detyrë të Bashkisë së Tiranës. Shkarkimi nuk erdhi si pasojë e menaxhimit dhe vendimmarrjes së zonjës Adriana Ristani te Universiteti, por si një “hakmarrje” e pastër e Manastirliut.
    Shkarkimi ka ardhur pa asnjë paralajmërim, madje në një kohë që Universiteti është në prag të mbylljes së vitit akademik dhe po përgatitet për vitin tjetër, që fillon në fund të muajit tetor. Momenti i shkarkimit përkon me luftën e ashpër të influencave të klaneve të mazhorancës në Bashkinë e Tiranës, ku Manastirliu po tenton që të “kapë” kryetaren në detyrë, për t’i shtrirë tentakulat te postet drejtuese.
    Duket se, edhe takimet e kryeministrit Rama me drejtorët në atë bashki kanë ardhur si pasojë e kësaj “lufte”, ku të gjithë po tentojnë që të marrin ndonjë “copë tortë”, të lënë bosh pas burgosjes së Veliajt. Duket se veprimi i Manastirliut për t’u hakmarrë te të afërmit e kryetares në detyrë është një “goditje poshtë brezit” dhe aspak morale. Dhe, lufta duket se sapo ka filluar…
    /VoxNews/

  • ‘PD ka vjedhur vetveten’, Adriana Kalaja akuza të rënda ndaj Berishës: Në parti ka manipulime dhe…

    ‘PD ka vjedhur vetveten’, Adriana Kalaja akuza të rënda ndaj Berishës: Në parti ka manipulime dhe…

    Ish-kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Adriana Kalaja, ka reaguar ashpër ndaj procesit të rinumërimit të votave, duke akuzuar hapur bashkëkandidatët e saj në PD për manipulime të brendshme.
    “Nuk mund të akuzosh komshiun se të ka vjedhur, ndërkohë që ti vjedh familjen tënde,” shkroi Kalaja në një postim të drejtpërdrejtë, duke iu referuar debatit të brendshëm brenda forcës politike për vjedhje votash mes kandidatëve.
    Sipas saj, nuk është Edi Rama që ka vjedhur votat në këto zgjedhje, por vetë kandidatët demokratë kanë konsumuar akte të tilla mes njëri-tjetrit, duke rrënuar besimin në integritetin e garës.
    “Natën e mirë, e pafshi ëndrra me rinumërime,” vijon Kalaja me ironi.
    Ajo thekson gjithashtu se gjatë gjithë fushatës ka vepruar e vetme, pa mbështetje logjistike apo financiare nga partia. “Të flasësh me superlativa për dikë që thjesht po bën punën, madje paguhen mjaftueshëm mirë për ta bërë atë […] e të mos guxosh të përmendësh dikë që jo vetëm nuk paguhet, por çdo gjë e bën VETËM me shpenzimet e veta, tregon se gjendja nuk është aq keq. Është edhe më keq,” shkruan Kalaja në një tjetër pasazh.