Tag: adriana

  • Publikohet lista me emrat kandidatë për Avokat i Popullit

    Publikohet lista me emrat kandidatë për Avokat i Popullit

    Është publikuar lista me 23 kandidatë për kreun e Avokatit të Popullit të cilët janë në garë për drejtimin e këtij institucioni.
    Në listë mësohet se janë figura të njohura politike e publike, kandidatë për deputetë si Adriana Kalaja, Endrit Shabani, Jola Hysaj, kryetar i “Nisma Thurje”, avokatë të njohur si  Saimir Vishaj etj.

    Adriana Kalaja

    Aranita Brahaj

    Anton Kosteri
    Anton Lleshaj
    Besim Ndregjoni
    Dardan Mustafaj
    Endri Papajorgji
    Endrit Shabani
    Fatjona Male
    Genta Tafa
    Gerti Shella
    Ismail Tafani
    Jola Hysaj
    Juliana Hoxha
    Laureta Roshi
    Lulzim Hamitaj
    Myrteza Myftari
    Saimir Vishaj
    Shkëlqim Sulo
    Suela Koçibellinj
    Tartar Bazaj
    Valentina Teodoresku
    Skënder Haluci.

  • EMRAT/ Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit

    EMRAT/ Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit

    Lista me 23 emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Avokatit të Popullit është bërë publike. Sipas burimeve për mediat, ndër kandidatët që nuk janë emra të “panjohur” janë Endrit Shabani, drejtues i Nisma Thurje, si dhe Jola Hysaj dhe Adriana Kalaja, të cilat kanë qenë më parë kandidate për deputete të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
    Kandiatët do të kalojnë në procesin e verifikimit dhe vlerësimit nga Kuvendi i Shqipërisë, përpara se të zhvillohet votimi në seancë plenare.
    Lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit:
    1. Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Ismail Tafani13. Jola Hysaj14. Juliana Hoxha15. Laureta Roshi16. Lulzim Hamitaj17. Myrteza Myftari18. Saimir Vishaj19. Shkëlqim Sulo20. Suela Koçibellinj21. Tartar Bazaj22. Valentina Teodoresku23. Skënder Haluci

  • Kush do ta zëvendësojë Avokatin e Popullit? 23 kandidatë në garë, nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani

    Kush do ta zëvendësojë Avokatin e Popullit? 23 kandidatë në garë, nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-
    1. Adriana Kalaja2. Aranita Brahaj3. Anton Kosteri4. Anton Lleshaj5. Besim Ndregjoni6. Dardan Mustafaj7. Endri Papajorgji8. Endrit Shabani9. Fatjona Male10. Genta Tafa11. Gerti Shella12. Ismail Tafani13. Jola Hysaj14. Juliana Hoxha15. Laureta Roshi16. Lulzim Hamitaj17. Myrteza Myftari18. Saimir Vishaj19. Shkëlqim Sulo20. Suela Koçibellinj21. Tartar Bazaj22. Valentina Teodoresku23. Skënder Haluci

  • “Më kanë vënë bllokadë në PD”, Adriana Kalaja zbulon detajet: Ja çfarë i kërkova doktorit një javë më parë…

    “Më kanë vënë bllokadë në PD”, Adriana Kalaja zbulon detajet: Ja çfarë i kërkova doktorit një javë më parë…

    Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Adriana Kalaja, e ftuar në një emision televiziv u shpreh se i ka kërkuar kreut të PD, Sali Berisha të jetë kandidate e opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme lokale.
    Por ajo sqaroi se kjo nismë e saj nuk ishte as dëshirë apo aventurë, por erdhi pasi një pjesë dominuese në PD refuzoi të pranonte të kandidonte.
    Kalaja tregoi se si e kanë pritur në PD, si anëtare e Këshillit Kombëtar.
    “Për natyrën që kam duket sikur gjërat i bëj për protagonizëm, por e marr me seriozitet. Jam nga të vetmet në PD që jo vetëm nuk marr rrogë, por cdo gjë e bëj me shpenzimet e mia. Ndjeja një refuzim, përplasje dyersh, mosangazhim, Ndjeva këtë bllokadën, nuk përfshihesha në grupet e punës, ndërkohë isha e para në protesta”, deklaroi Adriana Kalaja.
    Sa i takon kandidatit që do të mbështesë opozita për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja shprehet kundër dhe për këtë i ka dërguar një kërkesë kryetarit të PD Sali Berisha.
    “Unë jam ngritur në mbledhje i kam thënë doktorit ky është vendim i gabuar. Madje s’ka një javë, i kam dërguar një kërkesë me cilësinë e kryetarit të PD se zgjedhja për të pranuar një kandidat jashtë partisë është antistatutor. Ky është qëndrimi im”, tha Kalaja.
    Adriana Kalaja: Ishte dita ku sapo kisha shkuar te zyra e doktorit, dhe pjesa më dominuese që duhet ta bënin, po refuzonin ta bënin, kjo nuk ishte një dëshirë apo aventurë. I vura doktorit figurën time, mbi të gjitha për atë betejë që kisha bërë unë për Tiranën, kundër Erion Veliajt. Aq m shumë se unë në 2022 unë kisha qenë pjesë e Primareve për Tiranën.
    Pastaj unë u lashë në vendin e 24 as për modesti por nuk di që nga 1 deri në 23 të kishin dhënë ndonjë kontribut për Tiranën.
    Unë s’jam në Këshillin Bashkiak por unë kam vazhduar punën. Unë e quaj politikën moral, nëse mund të duket protagonizëm dhe e pabesueshme unë kështu jam dhe këtë betim kam marrë për veten.
    Shumica menduan se pas 11 majit do të stopoja dhe do të ndjehesha e braktisur deri diku.
    E di ca bëhet tek PD, kur është periudhë zgjedhore nuk gjen vend për makinat, as në kafe, të shqyen xhaketat dhe vijnë të gjithë për të marrë postin. Por është normale. Ajo që më shqetëson mua është që unë skam qejf të bëhem pjesë e sherrnajës në facebook.
    Në cdo mbledhje jam zëri më kritik dhe ndaj atyre që u futën në listat e sigurta, kur ne merrnim rrugën që shkonim tek bashkia, ata rrinin në kafe. Ku gjysma e anëtarëve të këshillit kombëtar nuk vijnë në mbledhje, në protesta, hap pak krahun ti.
    Kur unë u futa, për natyrën që kam duket sikur gjërat i bëj për protagonizëm, por e marr me seriozitet. Jam nga të vetmet në PD që jo vetëm nuk marr rrogë,por cdo gjë e bëj me shpenzimet e mia. Ndjeja një refuzim, përplasje dyersh, mosangazhim, unë isha e vogël, dhe nga mosha dhe nga trupi. Ndjeva këtë bllokadën, nuk përfshihesha në grupet e punës, ndërkohë isha e para në protesta.
    Më thanë kur i pyeta, thonë se u ke prishur rehatin.
    Unë jam ngritur në mbledhje i kam thënë doktorit ky është vendim i gabuar. Madje s’ka një javë, i kam dërguar një kërkesë me cilësinë e kryetares së PD se zgjedhja për të pranuar një kandidat jashtë partisë është antistatutor. Ky është qëndrimi im. Jam kundra zërave që e fillojnë kritikën me doktorin.

  • Adriana Kalaja, akuza të forta ndaj komisioneres Pranvera Strakosha: A di gjë ku është yt bir…

    Adriana Kalaja, akuza të forta ndaj komisioneres Pranvera Strakosha: A di gjë ku është yt bir…

    Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar në lidhje me raportimin e Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha. Nëpërmjet një statusi në FB, Kalaja thekson se, po të ishte e pranishme në seancën e Komisionit, do t’i drejtonte pyetje mbi fatin e të birit, Amant Josifi, të cilin e akuzon për një ndër skandalet më të mëdha financiare në vend. Ajo përmend edhe përfshirjen e mëparshme të vetë Strakoshës në çështje penale, duke e lidhur me raste të trafikut të fëmijëve dhe me figura të tjera të njohura politike.

    Postimi i plotë në FB:

    Po të isha sot në Komision……

    Teksa raportonte, Komisionerja e Mbikqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, mendova se nëse do isha prezente, pyetja që do t’i bëja do ishte:

    – A di gjë ku është yt bir, Amant Josifi, që ka grabitur 2.4 miliardë euro qytetarëve shqiptarë dhe europiane?

    Jo për gjë, por thjesht për t’i ardhur në ndihmë interpolit dhe narko policisë.

    PS: Ashtu si i biri, dikur ishte shpallur në kërkim edhe Komisionerja, pasi, është akuzuar dhe dënuar, bashkë me të emën e Oltës Strategjike, ku i biri ishte këshilltar, për trafikim fëmijësh.

     

     

  • U vetshpall kandidate për Tiranën/ Adriana Kalaja sulmon Berishën: Vendimi për të mbështetur Flor Binaj, s’ka moral

    U vetshpall kandidate për Tiranën/ Adriana Kalaja sulmon Berishën: Vendimi për të mbështetur Flor Binaj, s’ka moral

    Kandidatja vetëshpallur për Bashkinë e Tiranës nga radhët e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja i ka kërkuar Sali Berishës të shfuqizojë vendimin e marrë në fundjavë ku i hapte rrugë emrave jopolitikë për tu mbështetur nga opozita në 9 Nëntor

    Në një kërkesë me cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, ajo thotë se ky vendim i Kryesisë së PD-së bie ndesh me statusin e partisë, gjithashtu moszgjedhja e një kandidature politike forcon tezën se demokratët kanë frikë të hyjnë në garë.
    “Ky vendim në aspektin moral dhe politik, ndikon negativisht te strukturat e degëve të PD së pasi tregon frikë dhe mos pranim të hyrjes në garë, dhe mbi të gjitha, nuk mund të pranohen si  kandidatura persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për Tiranën dhe qytetarët e saj. Për të mos folur që një pjesë e tyre i kanë shërbyer regjimit, nëse vijoni të mbani tezën se ne jetojmë në regjim. Ndërkohë që, duhet të shërbente si një arsye shumë e mire, për aktivizimin e strukturave dhe të mbështetësve, duke e konsideruar një “trampoline” për zgjedhjet e vitit 2027”, shkruan Kalaja.
    Sipas saj “ky vendim bie ndesh moralisht dhe politikisht, edhe me kauzën e ngritur të luftës nga Soros dhe fondacionit të tij në Shqipëri, nisur nga dëmet e mëdha që ka bërë ndaj Jush Z. Berisha, ndaj PD-së por edhe opozitës shqiptare, përsa kohë që gjatë negociatave, nuk ka patur një kriter ndalues lidhur me këtë pikë shumë të rëndësishme. Ose deklaroni që kemi hequr dorë nga kjo kauzë”.
    “I qëndroj argumentave që kam dhënë disa herë me shkrim dhe me gojë se, Sekretari i Përgjithshëm vijon të shkel Statutin, duke mos më përfshirë në mbledhjet e Kryesisë si anëtare pa votë dhe për të ndaluar këto shkelje të rënda që po bëhen në vijimësi nga Kryesia, përsa kohë që bie argumentimi pa bazë ligjore i “konfliktit të interesit”, kur në Kryesi janë disa anëtarë në konflikt të pastër interesi”.
     

  • U vetshpall kandidate për Tiranën, Adriana Kalaja kërkesë Berishës: Vendimi për të mbështetur një emër jopartiak, s’ka moral. Flamur Noka shkel Statutin

    U vetshpall kandidate për Tiranën, Adriana Kalaja kërkesë Berishës: Vendimi për të mbështetur një emër jopartiak, s’ka moral. Flamur Noka shkel Statutin

    Kandidatja vetëshpallur për Bashkinë e Tiranës nga radhët e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja i ka kërkuar Sali Berishës të shfuqizojë vendimin e marrë në fundjavë ku i hapte rrugë emrave jopolitikë për tu mbështetur nga opozita në 9 Nëntor.

    Në një kërkesë me cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, ajo thotë se ky vendim i Kryesisë së PD-së bie ndesh me statusin e partisë, gjithashtu moszgjedhja e një kandidature politike forcon tezën se demokratët kanë frikë të hyjnë në garë.
    “Ky vendim në aspektin moral dhe politik, ndikon negativisht te strukturat e degëve të PD së pasi tregon frikë dhe mos pranim të hyrjes në garë, dhe mbi të gjitha, nuk mund të pranohen si  kandidatura persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për Tiranën dhe qytetarët e saj. Për të mos folur që një pjesë e tyre i kanë shërbyer regjimit, nëse vijoni të mbani tezën se ne jetojmë në regjim. Ndërkohë që, duhet të shërbente si një arsye shumë e mire, për aktivizimin e strukturave dhe të mbështetësve, duke e konsideruar një “trampoline” për zgjedhjet e vitit 2027”, shkruan Kalaja.
    Sipas saj “ky vendim bie ndesh moralisht dhe politikisht, edhe me kauzën e ngritur të luftës nga Soros dhe fondacionit të tij në Shqipëri, nisur nga dëmet e mëdha që ka bërë ndaj Jush Z. Berisha, ndaj PD-së por edhe opozitës shqiptare, përsa kohë që gjatë negociatave, nuk ka patur një kriter ndalues lidhur me këtë pikë shumë të rëndësishme. Ose deklaroni që kemi hequr dorë nga kjo kauzë”.
    “I qëndroj argumentave që kam dhënë disa herë me shkrim dhe me gojë se, Sekretari i Përgjithshëm vijon të shkel Statutin, duke mos më përfshirë në mbledhjet e Kryesisë si anëtare pa votë dhe për të ndaluar këto shkelje të rënda që po bëhen në vijimësi nga Kryesia, përsa kohë që bie argumentimi pa bazë ligjore i “konfliktit të interesit”, kur në Kryesi janë disa anëtarë në konflikt të pastër interesi”.

    Top Channel

  • “Më të mirë se Ogerta”, Berisha rendit emrat: Adriana Kalaja, Klevisi, Edi Paloka janë…

    “Më të mirë se Ogerta”, Berisha rendit emrat: Adriana Kalaja, Klevisi, Edi Paloka janë…

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se forca e tyre politike ka emra të mirë për të garuar përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, por theksoi se do të zgjidhet një figurë e përbashkët e opozitës, siç u shpreh ai, për të mbledhur më shumë vota. 
    Në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha përmendi disa emra të PD-së, që sipas tij, janë kandidatë më të mirë se Manastirliu. 
    “U garantoj që çdo qytetar me integritet i Tiranës, është 5 herë, 10 herë i pakrahasueshëm më i denjë se Korba e Korrupsionit për atë kandidaturë. Dhe ne kemi pa diskutim kandidatura shumë të mira. Kanë shfaqur dëshirën e tyre publikisht, Adriana Kalaja, Klevisi, Edi Paloka, që janë të pakrahasueshëm me kandidaturat e PS. Kështu që përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer. Por ka lidhje me rekordin elektoral. Tërësinë e votave si opozitë dhe kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje edhe me një moment të dytë. Qindra e mijëra militantë do donin të kishin kandidat dikë prej jush, por disa të tjera do donin të kishin një kandidat jashtë nesh, jo me qëllimin negativ, por me qëllimin më të mirë që të jemi sa më afër fitores”, deklaroi ndër të tjëra Sali Berisha. 
     

  • Adriana Kalaja lexon kandidatët për Bashkinë e Tiranës, në filxhanin e kafesë

    Adriana Kalaja lexon kandidatët për Bashkinë e Tiranës, në filxhanin e kafesë

    Kandidatja e PD-së si deputete për 11 majin, Adriana Kalaja foli për votimet lokale më 9 nëntor ku opozita duhet të gjejë një kandidat përballë socialistes Ogerta Manastirliu. Kalaja kritikoi mënyrën se si PD dhe opozita po zhvillojnë procesin për zgjedhjen e kandidatit.
    Sa i përket 3 emrave të dalë së fundmi në media, si një kandidaturë e mundshme: Florian Haçka, Edlira Cepani dhe Ermal Hasimja, Kalaja shpërtheu duke thënë se të tre kanë lidhje shumë të forta me Sorosin. Kalaja shton se ky bashkim i opozitës nuk mund të shkelë interesat e demokratëve.
    “Ato partiçkat e vogla që më shumë e ngarkuan në aspekt të mos-marrjes së votave. Nuk ka demokrat që beson në votat e pastra. Po është më e pastër të deklarojnë se thëniet tona janë politike të pabazuara.  Jam futur në politikë me moralin tim. Kam shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë si kandidate. Tabaku nuk i ka votat e veta. Nëse do kishte votat e veta duhej e para të ishte në garë. Kanë përfituar mjaft nga PD-ja.
    I duhet Edi Ramës një opozitë që duhet ta kontrollojë. Bashkimi o duhet bërë mbi disa parime, disa norma që nuk cenojnë interesin e demokratëve. E gjithë struktura e PD-së ka goditur kauzën e Sorosit.  Tea ça shkojmë dhe pranojmë. Tabaku është njeri i Sorosit. Nuk i ka patur votat e veta. Të tre kandidaturat kanë lidhje shumë të forta me Sorosin”, tha ajo.
    Kalaja thekson se i ka thënë Berishës për të propozuar emrin e saj si kandidatë.
    Ndërkohë nga ana tjetër, kritikoi mënyrën si opozita po bën negociatat për emrin e përbashkët në kafene. Ajo shton se PD dhe Berisha duhej të kishin mbledhur Këshillin Kombëtar.
    “I kam thënë Berishës nëse duhet emri im jam e gatshme. Berisha ka thënë do e diskutojmë me strukturat. Si bëhen negociatat? Duke pire kafe te Rogneri.
    Gjithë vera që kaluam u morëm me farsën zgjedhore, por nga 15 maji që u duk ku ishte PD-ja deri sot nuk ka mbledhur ende Këshillin Kombëtar. Si u vendos? Është njësoj si të heqësh dorë nga zgjedhjet, u kthyem te 2019″, tha Kalaja.
     

  • Adriana Kalaja: Dua të garoj për Bashkinë e Tiranës, e kam gati platformën për të fituar

    Adriana Kalaja: Dua të garoj për Bashkinë e Tiranës, e kam gati platformën për të fituar

    “Duke parë që disa figura që duhet të kandidonin, duke rrezikuar pak nga vetja, refuzuan për ta bërë një gjë të tillë, jam vetofruar”.
    Kështu u shpreh Adriana Kalaja, Kryetare e Gjykatës së Apelimit të PD, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, duke folur për garën për Bashkinë e Tiranës.
    “Jo se kam thënë dua të kandidoj, por i kam shfaqur disponibilitetin tim Partisë Demokratike. Platformën e kam gati sepse, për kujtesë të publikut, kam garuar në primaret e vitit 2022 për zgjedhjet e 2023”, tha Kalaja.
    Kur u pyet nëse do të ishte dakord që kandidati të ishte vetë Sali Berisha, Kalaja u përgjigj: “Patjetër, nëse ka mbështetje. Zoti Berisha ka bërë fushatë spektakolare, ndërkohë që ata të listës së mbyllur flinin gjumë. Kemi problemet tona, nuk kemi bërë ende analizën e brendshme se ku çeduam. Nëse nuk gjejmë gabimet, nuk zgjidhim dot problemet për zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk dalim dot me një figurë fituese, kush më mirë se zoti Berisha mund ta bëjë këtë, aq më shumë që jemi koshientë se ato 500 mijë vota janë të Sali Berishës, na pëlqen apo jo neve”.