Tag: adriana

  • Kalaja: Mund të më “vrisni” mua, por jo kauzën që kam ngritur

    Kalaja: Mund të më “vrisni” mua, por jo kauzën që kam ngritur

    Deputetët demokratë kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.
    Avokatja dhe aktivistja demokrate Adriana Kalaja e zhgënjyer nga kjo lëvizje e deputetëve demokratë ka reaguar përmes një reagimi në rrjetet sociale.
    “Ju mund të “vrisni” Adriana Kalanë, por Jo Kauzën që kam ngritur. Ajo është e bazuar në të drejtën e të vërtetën, që ju kanë “zënë brenda”. Ndaj, Kauza ime është fituese në çdo rast”, shkruan ajo.
    Edhe dje, ajo i ka kërkuar Partisë Demokratike, duke sfiduar hapur lidershipin e saj, që të shkonte me një emër në seancën e së enjtes në Kuvend.
    Deri tani, Partia Demokratike e ka mbështetur Adriana Kalanë vetëm me deklarata publike.

  • Kush janë 6 kandidatët që plotësojnë kushtet për Avokatin e Popullit, Adriana Kalaja mbledh më shumë firma deputetësh

    Kush janë 6 kandidatët që plotësojnë kushtet për Avokatin e Popullit, Adriana Kalaja mbledh më shumë firma deputetësh

    adriana kalaja me e mbeshtetura nga deputetet

    TIRANË- Gara për Avokatin e Popullit, vijon të jetë në ‘korridoret’ e Kuvendit, me PS dhe PD që nuk kanë arritur dot të gjejnë dakordësinë për një emër konsensual. Në Komisionin e Ligjeve, janë lexuar emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet për vijimin e garës, ndërkohë që Adriana Kalaja rezulton që të jetë më e mbëshetura nga deputetët, duke marrë 44 firma.
    Kandidatët që kanë kaluar pragun ligjor me shume se 28 firma
    Adriana Kalaja – 44 firma
    Aranita Brahaj – 35 firma
    Besim Ndregjoni – 34 firma
    Endrit Shabani – 35 firma
    Skënder Haluci – 30 firma
    Tartar Bazaj – 28 firma
    Këta gjashtë emra konsiderohen tashmë si kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore dhe vijojnë garën për postin e Avokatit të Popullit.
    Kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret
    Dardan Mustafaj – 38 firma, por të depozituara jashtë afatit
    Jola Hysaj – 27 firma, nën kufirin minimal
    Shkëlqim Sulo – 19 firma, nën kufi
    Saimir Vishaj – 26 firma, nën kufi
    Këta kandidatë nuk do të vijojnë më tej procesin, për shkak të mungesës së firmave të mjaftueshme ose mosrespektimit të afatit të paraqitjes. 
    Ndërkohë që Partia Socialiste ka deklaruar edhe sot se do të mbështesë një prej emrave të propozuar nga opozita për Avokatin e Popullit, edhe pse deri tani nuk është dalë në një kandidatyrë të vetme.
    Pak ditë më parë, Partia Demokratike ka vendosur që të tërheqë firmaT për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Vendimi i PD për tërheqjen e firmave erdhi pas mbështetjes që PS i dha kandidaturës së Endri Shabanit, që përflitet dhe si një nga emrat potenciale për të qenë në krye të institucionit. /ZËRI 

  • Adriana Kalaja akuza Berishës: Po mbështet për Avokat të Popullit atë që paguhet nga Soros

    Adriana Kalaja akuza Berishës: Po mbështet për Avokat të Popullit atë që paguhet nga Soros

    Adriana Kalaja ka reaguar ashpër përmes një komenti publik, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.
    Sipas Kalasë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një diskurs publik kundër ndikimit të George Soros, por në praktikë po vepron në kundërshtim me atë që predikon. Ajo thekson se, ndërkohë që PD pretendon se ka “ngritur kauzën e luftës ndaj Sorosit”, po mbëstet Aranita Barahajn si kandidate për Avokat të Popullit
    “Mund të më thotë dikush çfarë lidhje ka Aranita Brahaj me PD që përfshihet në listën që mbështetet nga PD? Pse mbështetet nga PD dhe Berisha, duke qenë se paguhet nga Soros? Cili është kontributi i sorosistes Brahaj në PD?”, shkruan Kalaja në reagimin e saj.
    Ajo shton se, për sa kohë që është sulmuar publikisht për qëndrimet e saj, figura të tilla kanë detyrimin, sipas saj, të dalin dhe të sqarojnë rolin dhe mbështetjen që gëzojnë.

  • Adriana Kalaja godet Berishën: Po përkrah kandidatin e Sorosit për Avokat të Popullit!

    Adriana Kalaja godet Berishën: Po përkrah kandidatin e Sorosit për Avokat të Popullit!

    Adriana Kalaja ka reaguar ashpër përmes një komenti publik, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.
    Sipas Kalasë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një diskurs publik kundër ndikimit të George Soros, por në praktikë po vepron në kundërshtim me atë që predikon. Ajo thekson se, ndërkohë që PD pretendon se ka “ngritur kauzën e luftës ndaj Sorosit”, po mbëstet Aranita Barahajn si kandidate për Avokat të Popullit
    “Mund të më thotë dikush çfarë lidhje ka Aranita Brahaj me PD që përfshihet në listën që mbështetet nga PD? Pse mbështetet nga PD dhe Berisha, duke qenë se paguhet nga Soros? Cili është kontributi i sorosistes Brahaj në PD?”, shkruan Kalaja në reagimin e saj.
    Ajo shton se, për sa kohë që është sulmuar publikisht për qëndrimet e saj, figura të tilla kanë detyrimin, sipas saj, të dalin dhe të sqarojnë rolin dhe mbështetjen që gëzojnë.

  • Replikat në distancë/ “Ndikimi në sektorin minerar”, Meta: Ju lutem lexojeni më mirë…Kalaja: Konsiderata per ju është e njëjtë!

    Replikat në distancë/ “Ndikimi në sektorin minerar”, Meta: Ju lutem lexojeni më mirë…Kalaja: Konsiderata per ju është e njëjtë!

    ilir meta-adriana kalaja

    TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia, duke iu përgjigjur avokates Adriana Kalaja lidhur me deklaratat e saj gjatë një dalje televizive për pretendimin se Meta ka ndikuar për ndryshime në ligjin e “sektorit minerar” në favor të një biznesmeni. 
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka replikuar me Kalanë, teksa i kërkon asaj që ta lexojë edhe një herë episodin e kësaj ‘palo akuze’, duke theksuar se emri i tij nuk ekziston aty. Duke e quajtur një pretendim ‘idiot’, ish-presidenti nënvizon se për ta hetuar, do të kërkojnë në seancën paraprake të merret si provë rregjistrimi i plotë i seancës për ndryshimin e këtij ligji dhe të shohin të gjithë në sallën e gjyqit se ku është ndikimi i Ilir Metës në miratimin e tij.
    Postimi i Ilir Metës: Një replikë e detyruar me Adriana Kalanë
    E nderuar Znj. Kalaja!
    Pata kënaqësinë t’ju ndjek edhe mbrëmë në debatin televiziv A2CNN, të gazetarit Andrea Danglli.
    Unë ju ndjek përherë me vëmendje se ju jeni një misionare e vërtetë e interesit publik në luftën kundër korrupsionit, jo me fjalë, por me vepra dhe dhjetëra kallëzime zyrtare në SPAK dhe Prokurori.
    Po kështu, ju nuk e luftoni korrupsionin me gjasme apo në mënyrë selektive.
    Nuk e teproj po të them se kontributi juaj vullnetar kundër korrupsionit është shumë më i madh se Struktura e Posaçme, që paguhet aq shtrenjtë për të luftuar korrupsionin.
    Por, po e bëj këtë reagim ndaj qëndrimit tuaj dje, për një palo akuzë në dosjen time lidhur me gjoja ndikimin tim për t’u miratuar një ligj në “sektorin minerar”, në favor të një biznesmeni.
    E nderuar Znj. Kalaja, ju lutem lexojeni edhe një herë këtë episod në akuzën ndaj meje, që të kuptoni mashtrimet e spakistëve të Narkoregjimit.
    Emri im nuk ekziston asgjëkundi, e nderuar.
    Po kështu, amendamentet për ndryshimin janë bërë nga një deputete e Partisë Socialiste dhe jo e LSI.
    Po kështu, për hir të së vërtetës, ndryshimet synonin forcimin e sigurisë në miniera dhe nuk ishin në interes të vetëm një biznesmeni, i cili kishte komunikuar me disa deputetë të Komisionit të Aktiviteteve Prodhuese në emër të të gjithë investitorëve në këtë sektor.
    Por, spakistët e Narkoregjimit, meqënëse nuk hetonin dot gjithë ato kallëzime të bëra në SPAK nga Ilir Meta si President për ligjet me porosi dhe emra të veçantë që bënte Edi Rama, shtojnë ujë e shtojnë miell për të justifikuar rrëmbimin tim banditesk.
    Megjithatë, për ta hetuar plotësisht edhe këtë pretendim idiot të akuzës, ne do të kërkojmë, në seancën paraprake të merret si provë rregjistrimi i plotë i seancës për ndryshimin e këtij ligji dhe të shohin të gjithë në sallën e gjyqit se ku është ndikimi i Ilir Metës në miratimin e tij.
    Po kështu, do kërkojmë që të 80 deputetët që kanë votuar pro, duke nisur nga Edi Rama, të pyeten se cila ka qenë arsyeja që kanë votuar pro këtij ligji.
    Si ky rast do veprojmë me të gjitha pretendimet mashtruese të SPAK-ut ndaj Ilir Metës.
    Ndërsa Z. Andrea Danglli dhe çdo gazetari që ke mundësinë të takosh, u thuaj se janë të mirëpritur nga unë, të vijnë këtu me kamera dhe dosje të SPAK-ut me vete dhe të pyesin për çdo gjë se do marrin përgjigje për gjithçka. Se unë nuk jam Edi Rama që u fshihet gazetarëve pasi u fshihet të vërtetave të tij të zeza sterrë.
    Të bëjnë kërkesë zyrtare te institucionet e kësaj Shqipërisë që ecën me “sukses të paprecedentë” drejt Europës dhe të shohim a do u japin leje.
    Edhe në Rusinë e Putinit, Navalni e Khodorkovski lejoheshin të intervistoheshin.
    Ndërsa në Afrikën e Jugut të aparteidit, Nelson Mandela, lejohej të lunate tenis.
    Ndërsa mua më kanë ndaluar ping-pongun prej gjashtë muajsh, vetëm pse j’u përgjigja 2-3 pyetjeve të një gazetareje.
    Por, kjo sjellje e tyre më argëton në planin personal.
    Tmerri i tyre nga të vërtetat do të shtohet çdo ditë dhe më shumë me luftën e pakompromis që bëni ju personalisht, por edhe shumë të tjerë pavarësisht nga kapja e mediave me paratë e inceneratorëve që nuk ekzistojnë dhe PPP-ve që vazhdojnë.
    Me konsideratën më të lartë për integritetin dhe patriotizmin tuaj, ju përshëndes i bindur se s’ka komardare të brendshme e të jashtme që e shpëton Narkoregjimin duke luftuar të gjithë çdo ditë pa kompromise e pazarllëqe.
    Shqipërinë do ta shpëtojnë vetëm shqiptarët e ndërgjegjësuar dhe të bashkuar dhe kurrë ambasadat dhe sidomos McGonigalët.

    Ndëkrohë, avokatja Adriana Kalaja ka reaguar po ashtu në replika të vazhdueshme me Metës, duke i theksuar fillimisht se ruan të njëjtën konsideratë për të. Në një postim të gjatë në rrjete sociale, Kalaja rendit disa nga pikat më të rëndësishme të lidhura direkt me Metën, për t’i treguar dhe sqaruar çdo paqartësi. 
    E bindur për pafajësinë e ish-presidentit dhe duke kërkuar të jetë e qartë pa keqkuptime, Kalaja shton: “Se në dosje nuk ka asnjë provë që T’Ju lidhi Ju me akuzat e ngritura nga shërbëtorët e Ramës. Theksova se edhe nëse marim në konsideratë pretendimin e SPAK, ligjet i kalonte Rama.”
    Postimi i plotë:
    I Nderuar Z. President,
    Së pari, edhe unë ruaj të njejtën konsideratë e vlerësim për Ju.
    Së dyti, asnjëherë nuk do e harroj atë betejë historike që keni bërë për Teatrin Kombëtar.
    Së treti, Jeni i pari që i keni bërë bllok këtij regjimi duke mos i dekretuar shumë ligje anti kombëtare.
    Së katërti, edhe me pasoja personale, Keni mbrojtur Gjykatën Kushtetuese nga noteret e Lanës, dhe gjithë Sistemin e Drejtësisë.
    Së pesti, Keni qënë një zë i fortë në mbrojtjen e interesave kombëtare, përfshirë edhe Shtetin e Kosovës.
    Së gjashti, Keni mbrojtur sovranitetin territorial të Shqipërisë, në çda rast.
    Së shtati,  por jo më pak e rëndësishme dhe pa replikë, pasi unë jam dakort në çfarë Ju shkruani në statusin Tuaj, por edhe unë këto gjëra theksova me këtë rast:
    1. Se në dosje nuk ka asnjë provë që T’Ju lidhi Ju me akuzat e ngritura nga shërbëtorët e Ramës.
    2. Theksova se edhe nëse marim në konsideratë pretendimin e SPAK, ligjet i kalonte Rama.
    3. Po kështu, si ka mundësi që Ju jeni marë i pandehur nga shërbëtorët e Regjimit, dhe bizneset që kanë “ushtruar ndikim të paligjshëm” sipas SPAK jo?
    Po kështu, theksova se sjellja e këtyre shërbëtorëve të regjimit ndaj Jush, gjatë arrestimit, hetimeve apo në paraburgim, është njolla më e errët e SPAK dhe e “Drejtësisë së Re”.
    E bindur në pafajësinë Tuaj dhe  me shpresë se kam sqaruar çdo keqkuptim të krijuar, uroj të takohemi sa më shpejt në liri.
    Do ja dalim, se jemi në rrugën e të drejtës e të vërtetës.
    PS: Mund të shtoja shumë pika lidhur me konsideratën time ndaj Jush dhe kontributin Tuaj atdhetar, po nuk desha të zgjatem e të lodh publikun.

  • Adriana Kalaja: Prokuroria e Përgjithshme do i çojë kërkesë KLGJ për shkarkimin e Irena Gjokës

    Adriana Kalaja: Prokuroria e Përgjithshme do i çojë kërkesë KLGJ për shkarkimin e Irena Gjokës

    Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se “Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim” ndaj Irena Gjokës.
    “Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim dhe më ka konfirmuar që sipas autoriteteve greke, Irena Gjoka është e dënuar penalisht. I janë dhënë dy ekspulse, në 2002 dhe 2003”, tha Kalaja.
    Avokatja ngriti edhe një shqetësim.
    “Ajo që ngre unë si shqetësim është që zonja Gjoka sot po hetohet nga zoti Dumani, ndërkohë nesër zoti Dumani është në gjyq me Gjokën për çështjen e Presidentit Meta. A ka integritet ajo që të dalë kundër Dumanit? Nuk del dot. Dhe i krijohet mundësia Dumanit që të shkelë ligjin”, tha Kalaja.

  • Joni Keta në krye të BKH, Adriana Kalaja: I është diskutuar emri në kafene, ka interesa politike pas tij

    Joni Keta në krye të BKH, Adriana Kalaja: I është diskutuar emri në kafene, ka interesa politike pas tij

    Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi propozimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
    “Kur përflitet një emër i caktuar, tregon se pas atij emri ka interesa politike, pazare dhe mbi të gjitha cenon besimin e publikut ndaj drejtësisë. Ne i dëgjojmë gjërat që thuhen në sallë, por më të vërteta janë gjërat që thuhen në kafenetë rreth e rrotull gjykatave. Aty diskutohej prej kohësh që në krye të BKH-së do të ishte ky emër. Rastësi është që këto emra që dalin, rezultojnë më të pikëzuarit pastaj? Unë nuk e njoh personalisht, i ka shërbyer kundërshtarëve të mi politikë, por për shkak të formimit unë besoj se ishte kandidaturë shumë e mirë për të drejtuar këtë Byro”, tha Kalaja.
    “Njerëzit nuk duhet të shikojnë vetëm SPAK-un se prokurori nuk bën hetime, hetimet i bën të gjitha BKH-ja. Uroj që të mos jetë pjesë e pazareve politike dhe interesave të ngushta, nga Edi Rama e më poshtë. Në interesin e publikut është që realisht ky zotëri ta ketë merituar”, shtoi Kalaja.

  • ‘Dje Bel(l)a Mafia – Ceno Klosi & CO. Sot Termet Peçi & CO’/ Kalaja: Kush e ka radhën?

    ‘Dje Bel(l)a Mafia – Ceno Klosi & CO. Sot Termet Peçi & CO’/ Kalaja: Kush e ka radhën?

    Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar në lidhje me thirrjen në SPAK të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, tashmë deputet i PS-së, Tërmet Peçi dhe procedimin penal të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deputetit socialist, Ceno Klosi.
    ‘Dje Bel(l)a Mafia – Ceno Klosi & CO. Sot Termet Peçi & CO. Kush e ka rradhën?????? Së shpejti…’, shkruan Kalaja në Facebook.
    Kujtojmë se avokatja Adriana Kalaja e ka kallëzuar Tërmet Peçin për korrupsion dhe abuzim me tenderat e rindërtimit, duke përmendur një aferë që arrin deri në 66 milionë euro. Gjithashtu edhe padinë ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosi e ka përgatitur dhe dorëzuar në SPAK, po Adriana Kalaja.

  • Adriana Kalaja zbulon prapaskenat e dosjes ‘Balluku’: Presione, kërcënime dhe Rama ‘mes dy zjarreve’

    Adriana Kalaja zbulon prapaskenat e dosjes ‘Balluku’: Presione, kërcënime dhe Rama ‘mes dy zjarreve’

    Zhvillimet e fundit rreth një prej dosjeve më të bujshme të SPAK, siç është ajo ndaj Belinda Balluku, duket se fshehin një prapaskenë të tensionuar, të mbushur me presione, konflikte të brendshme dhe një anormalitet procedural që ka vënë në vështirësi edhe vetë qeverinë. Sipas avokates Adriana Kalaja, procesi që çoi në masat e sigurisë për zyrtarë të lartë nuk ka qenë aspak i lehtë, duke hasur në pengesa që në hapat e parë. Në ‘Task Forcë’, kalaja u shpreh se kërkesa për masën e arrestit për ish-ministren Belinda Balluku ishte formuluar që në muajin shtator. Megjithatë, finalizimi i saj u vonua, ndërsa në sfond flitet për presione të shumanshme ndaj prokurorëve për të mos e çuar çështjen deri në këtë pikë. Përveç presioneve të jashtme, vetë SPAK, dyshohet se ka përjetuar konflikte të brendshme, me hezitime dhe debate mes drejtuesve për lëshimin e urdhër-arresteve. Situata është bërë edhe më alarmante pas konfirmimit të lajmit se një prej drejtorëve, Arben Prençi, ka qenë objekt kërcënimesh.Adriana Kalaja: Problematika që po diskutojmë ne duke qenë dakord me dy miqtë, është se këtu nëse do ishte diçka normale, ne duhet të reagonim se do na dukej e pabesueshme një reagim normal. Këtu çdo gjë është anormale, sepse unë mendoj që kjo ka filluar që ditën që megjithëse zonja Balluku tentoi ta shtynte pjesën e komunikimit sepse, nga informacionet që kam, ka patur presione nga të gjitha anët që edhe vetë prokurorët të mos arrinin deri në këtë pikë. Pra, sepse është kërkuar sipas informacioneve jo zyrtare, është kërkuar masa e arrestit që në shtator.Ndërkohë që edhe brenda përbrenda SPAK-ut ka patur një konflikt. Njëri thoshte, nxirre ti urdhrin, tjetri thonte, jo po e bëj unë jo po s’e bëj unë… Kjo është një nga arsyet pse gjykata e posaçme, dhe Marashi e tha shumë mirë, ne duhet të shohim dosjen që të kuptojmë edhe analizën ose arsyetimin që ka bërë gjykata, sepse kjo është një ekstrakt i shkurtër të gjësë që është ngritur në kërkesën e SPAK-ut, por analiza e thellësishme bëhet nga gjykata, nëse ka pranuar totalisht kërkesën e SPAK-ut. Atëherë, ajo që më shqetëson mua në këtë rast është që, që në momentin që një zyrtareje të lartë si zonja Balluku i komunikohet akuza dhe merr statusin ligjor të pandehur, unë mendoj që këtu qoftë juridikisht, qoftë politikisht, qoftë moralisht, duhet ta hidhte hapin e radhës vetë Edi Rama. Edi Rama duke qenë në mes të dy zjarreve, e para, edhe situata e kontrollit 100% të sistemit të drejtësisë po i ikën nga duart sepse skandalet e shumta e bëjnë që edhe ai vetë të mos e kontrollojë. Nga ana tjetër, unë mendoj që kjo do ishte arsyeja më e mirë që vetë Edi Rama ta shkarkonte.

  • “Nëse nuk e bëni dot, hapni krahun”/ Fitorja 5 me 0 e PD, Adriana Kalaja shpërthen ndaj Berishës: Vota mbrohet…

    “Nëse nuk e bëni dot, hapni krahun”/ Fitorja 5 me 0 e PD, Adriana Kalaja shpërthen ndaj Berishës: Vota mbrohet…

    Adriana Kalaja, zyrtare nga Partia Demokratike thotë se drejtuesit e kësaj partie duhet të largohen, nëse nuk mbrojnë dot votën. Ajo thumbon Sali Berishën, që nga një anë “qan” vjedhjen e votave dhe nga ana tjetër bën marrëveshje me Edi Ramën.
    “Ndërkohë, kur shoh refrenin dhe “qarjet” e zakonshme se po na vjedh prap Rama, se po i blen prap votat krimi, se po aktivizohet e gjithë administrata dhe struktura shtetërore në vjedhjen e zgjedhjeve, dua të kujtoj se:
    Vota mbrohet me përballje dhe jo duke u “qarë” apo duke nënshkruar marëveshje me grabitësin apo atë që ka kryer krim zgjedhor. Nëse nuk e bëni dot, hapni krahun.
    Kaq.
    PS: Nuk e di por kur po shkruaja këtë status, m’u kujtua ajo barsaleta kur i grabituri ose viktima, i kërkonte hajdutit marëveshje për t’i kthyer gjysmat e atyre që kishte vjedhur”, shprehet Kalaja.
    KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat të cilat shkuan në zgjedhje të parakohshme. PD pëson tkurrje të madhe në këto 5 bashki, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit. Kandidatët e PS fituan me diferenca të thella kundrejt rivalëve të tyre.