Në Australi ka hyrë në fuqi fuqi ligji që ndalon fëmijët nën 16 vjece të të përdorin rrjetet sociale. Kështu data 10 dhjetor i ka gjetur mijëra adoleshente pa rrjete sociale.
Me hyrjen në fuqi të një ndalimi historik, fëmijët nën 16 vjeç nuk mund të kenë më llogari në platforma si Instagram, Snapchat, TikTok, Facebook, YouTube, X dhe të tjera.
Kryeministri Anthony Albanese e quajti këtë “një moment krenarie kombëtare”, duke e përshkruar si një reformë që do të mbrojë shëndetin mendor të të rinjve dhe do të ulë ekspozimin ndaj përmbajtjeve të dëmshme.
Por realiteti në terren është shumë më kompleks. Adoleshentët kanë reaguar menjëherë: disa ndihen të fyer, të tjerë të shqetësuar se po humbin kontaktet, komunitetet online dhe madje edhe mundësitë e karrierës. Disa, ndërkohë, thonë se kjo është një shans për t’u shkëputur nga varësia.
Platformat e mëdha të teknologjisë paralajmërojnë se ndalimi mund të jetë i vështirë për t’u zbatuar dhe madje mund t’i shtyjë fëmijët drejt hapësirave më pak të rregulluara. Dhe sfidat kanë nisur: adoleshentët raportojnë se po testojnë mënyra për të anashkaluar verifikimin e moshës, ndërsa autoritetet pranojnë se “llogaritë nuk do të zhduken magjikisht”.
Prindërit janë po ashtu të ndarë. Disa e shohin si mbrojtje të nevojshme, të tjerë si pengesë për ndërtimin e komuniteteve dhe për mësimin e aftësive të botës moderne.
Ndërkohë, dy adoleshentë kanë nisur tashmë një sfidë ligjore në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se ndalimi shkel të drejtën e fjalës së lirë.
Teksa vendi përpiqet të kuptojë efektet e para, një gjë është e qartë: Australia sapo ka hapur një kapitull të ri në debatin global mbi sigurinë online të fëmijëve dhe e gjithë bota po vëzhgon.
Tag: adoleshentët
-

Rreziqet nga IA, Tushi: Disa profesione të lidhur me njeriun s’do asgjësohen
Sociologu i njohur Gëzim Tushi ka deklaruar për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1 se pavarësisht zhvillimi të tekonologjisë dhe përparimit të Inteligjencës Artificiale, disa profesione do t’i rezistojnë kohës. Sipas Tushit, disa profesione që janë pjesë e lëkurës njerëzore nuk do të asgjësohen.
“Edhe pse shumë profesione do të marrin karakter teknologjik nëpërmjet Inteligjencës Artificiale dhe mjeteve të tjera edhe pse informacioni publik do të bëhet shumë i përdorueshëm, disa profesione që janë të lëkurës njerëzore do të mbeten. Do të përparojë teknologjia por kontakti me lëkurën njerëzore të disa profesioneve nuk do të asgjësohet sepse janë të domosdoshme sepse jemi në një dilemë dhe në fillimet e këtij revolucioni të katërt që nuk do të jenë kurrë i kthyeshëm mbrapsht”, ka theksuar Tushi.
Ai vuri në dukje se në shoqërinë shqiptare ka dy tendenca me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale nga adoleshentët. “Në një farë mënyre teknologjia do të jetë një shtojcë organike e njeriut. Shkencëtarët thonë ndonjëherë në mënyrë metaforike që do të injektohet brenda trupit të njeriut për të qenë i lidhur online në çdo kohë. Në momentet e tanishme në shoqërinë shqiptare unë ndiej që ka dy tendenca; ka një teknofili të shfaqur dukshëm, sidomos te adoleshentët e shoqëruar me anën e ndritur dhe me anën e errët sikurse është edhe bullizmi sepse adoleshentët e sotëm kanë filluar të përdorin shumë rrjetet sociale”, tha më tej sociologu i njohur Gëzim Tushi. -

Tragjedi në Francë! Makina del nga rruga dhe bie në pishinë, humbin jetën 3 adoleshentët
Një aksident ka tronditur Francën jugore, ku tre adoleshentë humbën jetën këtë të mërkurë.
Sipas mediave të huaja, automjeti me të cilin udhëtonin adoleshentët doli nga rruga, u përplas me një mur dhe përfundoi në pishinën e një banese private.
Të rinjtë, të moshave 14, 15 dhe 19 vjeç, nuk mundën të hapnin dyert e makinës dhe u mbytën, pasi automjeti u përmbys në ujë dhe zhytej plotësisht.
Ngjarja ndodhi gjatë një nate me reshje të dendura shiu, që dyshohet se kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të makinës.
Prokurori e përshkroi skenën si “kulin e tmerrit”, duke theksuar se nuk ishte përplasja ajo që u mori jetën të rinjve, por pamundësia për të dalë nga makina e kthyer përmbys në ujë të akullt.“Ata nuk kishin asnjë shpresë”, tha ai.
🔴ALERTE INFO – TROIS ADOS MORTS NOYÉS DANS UNE PISCINEUn gamin de 14 ans défoncé au gaz hilarant prend le volant, perd le contrôle à Alès…La voiture finit sur le toit dans une piscine. Ils se sont noyés vivants, coincés tête en bas dans 1m50 d’eau glacée.14, 15 et 19 ans.… pic.twitter.com/JuLBauU9gk
— 🇮🇹 RADIOROMA (@RadioRomaX) December 3, 2025Mësohet se në timon mund të ketë qenë 14-vjeçari.
Makina u përplas fillimisht me një mur të ulët kopshti, më pas u rrotullua dhe ra në pishinë, e cila ishte vetëm 1.5 metra e thellë. U deshën disa orë para se dikush të jepte alarmin dhe të thërriste zjarrfikësit, të cilët zbrazën pishinën për të nxjerrë automjetin. -

Adoleshentët shqiptarë “dembelë”! Ushqehen mirë, por 75% e tyre bëjnë jetë sedentare
foto ilustruese
TIRANË- Shëndeti dhe stili i jetesës së adoleshentëve të sotëm është shumë i rëndësishëm për të matur cilësinë e kapitalit njerëzor në dekadën e ardhshme.
Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë konsumojnë më shumë fruta dhe perime se bashkëmoshatarët e tyre europianë, por ndërkohë pinë shumë më tepër pije me sheqer dhe janë shumë më pak aktivë fizikisht në krahasim me vendet e tjera të Europës.
Përqindja e fëmijëve që nuk konsumojnë fruta apo perime çdo ditë është shumë më e ulët se mesatarja europiane, çka tregon se zakonet ushqimore të fëmijëve shqiptarë janë disi më të shëndetshme.
Edhe për sa i përket mbipeshës dhe obezitetit te fëmijët 6–9 vjeç, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të ulët, rreth 20%, ndërkohë që mesatarja e rajonit të OBSH-së në Europë është afër 40%. Këto të dhëna tregojnë një situatë relativisht pozitive në raport me shumë vende të tjera europiane.
Nga ana tjetër, treguesi për aktivitetin fizik mbetet problematik. Rreth tre të katërtat e fëmijëve shqiptarë janë fizikisht joaktivë, një nivel i ngjashëm me mesataren europiane, por shumë larg vendeve që performojnë më mirë në këtë drejtim. Edhe konsumi i pijeve të gazuara është disi më i lartë se në vendet më të zhvilluara.
Këto të dhëna sugjerojnë se, ndërsa ushqyerja është relativisht e mirë, mënyra e jetesës mbetet ende sedentare për një pjesë të madhe të fëmijëve.
Përdorimi i cigareve elektronike dhe atyre tradicionale tek adoleshentët shqiptarë është shumë i ulët, nën 10%, krahasuar me nivelet 20-40% në shumicën e vendeve të tjera europiane.
Edhe konsumi i alkoolit është dukshëm më i kufizuar – shumë pak adoleshentë raportojnë se kanë konsumuar alkool, janë dehur ndonjëherë apo gjatë 30 ditëve të fundit. Në këta tregues, Shqipëria dallon pozitivisht, duke u renditur ndër vendet më të sigurta në aspektin e sjelljeve të rrezikshme për moshat e reja.
Vendi ynë renditet shumë mirë për sa u përket zakoneve të ushqyerjes, nivelit të mbipeshës dhe sidomos konsumit të duhanit e alkoolit tek adoleshentët, në krahasim me Europën.
Megjithatë, mbetet një sfidë e dukshme mungesa e aktivitetit fizik dhe një prirje ende e lartë për konsum të pijeve të gazuara.
Financimi publik për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve mbetet i kufizuar në vendin tonë. Vetëm 9.2% e totalit të shpenzimeve publike i dedikohen shëndetësisë, krahasuar me rreth 15% në mesataren e BE-së./Monitor -

“Pasoja serioze për shëndetin mendor”/ Adoleshentët të varur nga ChatGPT, psikologët ngrenë alarmin: Kanë prirje…
Përdorimi i inteligjencës artificiale nga të rinjtë, kryesisht adoleshentët po kthehet gjithnjë e më shumë në një shqetësim.
Raporti i fundit i OBSH paralajmëron se në mungesë të kujdesit profesional mund të ketë pasoja serioze. Por çfarë thonë profesionistët e shëndeti mendor për këtë fenomen, vazhdimisht në rritje?
“Adoleshentët kanë më shumë prirjen të diskutojnë me chat gbt se sa me një mik ose t’i drejtohen psikologut. Madje së fundmi ata duan të marrin këshilla psikologjike për ankthin ose stresin i drejtohen chat gbt.
Kërkojnë këshilla, mënyra se si ata duhet të sillen, se si duhet të reagojnë. Po krijojnë varësi, të gjitha grupmoshat, të kemi përgjigjemi të sakta të kemi çdo gjë gati”, tha psikologia Ermela Shllaku.Duke qenë shpesh të paragjykuar nga shoqëria, këta adoleshentë i drejtohen inteligjencës artificiale për të kërkuar mbështetje emocionale.
“Është shumë e rëndësishme mos të paragjykojmë. Adoleshentët i shtyn më shumë të drejtohen drejt inteligjencës artificiale duke qenë se aty gjejnë mbështetje emocionale pa gjykim.
Duan të dëgjohen. Në momentin që ata flasin me inteligjencën artificiale tregon se si ata kanë reaguar dhe si duhet reaguar”, shtoi psikologia.Por cilat janë rreziqet që mund t’i shkaktojnë ata shëndetit të tyre duke qenë kaq shumë të ekspozuar?
“Sepse varion në varësi të situatës apo kushteve, prandaj krijohet një varësi e rrezikshme, që nëse nuk gjendet familje apo shkollat mund të shkojnë deri në depresion, sepse do kemi tendencën për të pasur çdo gjë të izoluar pa asnjë hallkë tjetër që e bëjnë të funksionoj”, deklaroi Shllaku.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në 7 fëmijë dhe të rinj në moshën 20 vjeç vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor.
Për këtë arsye, ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për krijimin e sistemeve më të forta të mbështetjes ndaj tyre.




