Tag: administratorin

  • Policia gjobit administratorin e një lokali në zonën e plazhit në Durrës për muzikë të lartë

    Policia gjobit administratorin e një lokali në zonën e plazhit në Durrës për muzikë të lartë

    Policia e Durrësit ka gjobitur me 200 000 lekë, administratorin e një lokali në zonën e plazhit, në të cilin dëgjohej muzika e lartë dhe prishte qetësinë publike.
    Policia njoftoi sot “në vijim të kontrolleve të përditshme te subjektet me aktivitete me muzikë, në zonën urbane dhe në atë bregdetare, me mjete të posaçme zhurmëmatëse, shërbimet e Policisë së Durrësit konstatuan se muzika që gjeneronte një lokal në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13, ishte në nivelin 85.5 decibel”.
    “Në zbatim të ligjit “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, administratori i subjektit, shtetasi F. B. u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë”, njoftoi policia.

  • Hetimet për dosjen 5D, dëshmon ekonomistja: Para cash në zyrë s’kam mbajtur, ja si e njoh Mariglen Qaton

    Hetimet për dosjen 5D, dëshmon ekonomistja: Para cash në zyrë s’kam mbajtur, ja si e njoh Mariglen Qaton

    Në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si “Dosja 5D”, në Prokurori ka dhënë dëshminë e saj edhe shtetasja Pranvera Shahinasi.

    Ajo ka deklaruar se ka qenë punonjëse në sektorin e financës gjatë viteve 2016-2019. Sipas saj, fillimisht kompania ishte nën drejtimin e administratorit Eduart Meta, i cili më pas u zëvendësua nga Nestor Muhametllari.
    Dëshmitarja ka përmendur edhe emrin Mariglen Qato, për të cilin ka pohuar se e njeh si një person që ka frekuentuar zyrat e shoqërisë dhe ka pasur kontakte me administratorin.

    Pranvera Shahinasi: Jam financiere. Shahinasi është mbiemri i burrit. Unë mbaj edhe mbiemrin Mema, të babait. Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”. Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit.
    Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Në merreshim me punime elektrike, kryesisht.  Ne mbanim mandat pagesa në shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori.
    Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë. Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin. Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi.
    E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste. Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar e-maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar e-mail Mariglen Qatos.
    /vizionplus.tv

  • Cënoi qetësinë publike/ Policia procedon penalisht administratorin e një lokali në Ksamil

    Cënoi qetësinë publike/ Policia procedon penalisht administratorin e një lokali në Ksamil

    Policia ka proceduar penalisht administratorin e një lokali nate në Ksamil, pasi ambienti shkaktonte zhurma të forta gjatë natës, duke cenuar qetësinë publike.
    Ngjarja u regjistrua më 1 korrik 2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Alida Hisku”, ku strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë konstatuan zhurma të konsiderueshme nga një lokal në lagjen nr. 2, si pasojë e grumbullimit të personave.
    Si rezultat, u procedua penalisht shtetasi A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
    Policia e Sarandës njofton se kontrollet do të vijojnë në zonat turistike për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë sezonit veror.

  • Tragjedia në minierën e Katjelit, procedohen administratori, drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i turnit

    Tragjedia në minierën e Katjelit, procedohen administratori, drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i turnit

    Një ditë pas tragjedisë në fshatin Katjel të Prrenjasit ku humbi jetën minatori Sajmir Bego, 57-vjeç, i cili ishte dhe kryetar i sindikatës së minatorëve në atë zonë, autoritetet kanë nisur hetimet për administratorin e minierës, drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e turnit.
    Policia e Librazhdit bën me dije se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e minierës, shtetasin Gëzim Balla, 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin Hysni Kllogjri, 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin Gëzim Kllogjri, 62 vjeç.”
    “Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur, në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
    Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e minierës, shtetasin G. B., 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin H. K., 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin G. K., 62 vjeç”, njofton policia.

  • Korrupsion në zgjedhje/ Policia kallëzon në SPAK administratorin e Xibrës dhe një 57-vjeçar nga Klosi

    Korrupsion në zgjedhje/ Policia kallëzon në SPAK administratorin e Xibrës dhe një 57-vjeçar nga Klosi

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Policia e Dibrës ka kallëzuar në SPAK administratorin e njësisë administrative Xhibër dhe një 57-vjeçar nga Klosi për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve : E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos.

  • Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia referon në SPAK administratorin e Xibrës dhe një person nga Klosi

    Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia referon në SPAK administratorin e Xibrës dhe një person nga Klosi

    Policia e Dibrës njofton se ka kallëzuar në SPAK administratorin e njësisë administrative Xhibër dhe një 57-vjeçar nga Klosi për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.
    Sipas policisë, shtetasit e kallëzuar janë E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasi B.H., 57 vjeç, banues në Klos.

  • Policia e Dibrës kallëzon në SPAK administratorin e Xibër dhe një 57-vjeçar për korrupsion zgjedhor

    Policia e Dibrës kallëzon në SPAK administratorin e Xibër dhe një 57-vjeçar për korrupsion zgjedhor

    Policia e Dibrës njofton se ka kallëzuar në SPAK administratorin e njësisë administrative Xhibër dhe një 57-vjeçar nga Klosi për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.
    Sipas policisë, shtetasit e kallëzuar janë E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasi B.H., 57 vjeç, banues në Klos.

  • Gazetari i njohur italian flet për “misterin” Tare dhe sulmon administratorin e deleguar të Milanit

    Gazetari i njohur italian flet për “misterin” Tare dhe sulmon administratorin e deleguar të Milanit

    Karlo Pelegati, njëri prej gazetarëve më të inofrmuar mbi atë çfarë ndodh në shoqërinë kuqezi, në komentin e tij më të fundit në kanalin personal në YouTube ka mbajtur një qëndrim kritik për mënyrën se si drejtuesit aktual të shoqërisë në fjalë po menaxhojnë çështjen e rekrutimit të drejtorit të ri sportiv.
    “Igli Tare është një figurë e njohur, i zoti dhe ka për zemër kauzën kuqezi. Po flasim për dikë që jep maksimumin për Milanin pasi është skuadra që ka dashur që në fëmijëri. Mbase edhe ai mund të jetë një figurë e fortë? Unë nuk di se çfarë duan drejtuesit e Milani?. Mbetet mister fakti që nuk e emërojnë”, ishte reflektimi në formë pyetjesh që bëri Karlo Pelegati në komentin e tij.
    Gazetari i njohur italian, i cili njihet edhe për pasionin për ngjyrat kuqezi, sulmoi direkt administratorin e deleguar të Milanit, Xhorxho Furlani duke e akuzuar se shpreson që të emërojë në postin e drejtorit sportiv dikë që do ti thotë vetëm “po”.