Tag: administratori

  • 35 000 euro ilaçe kontrabandë, arrestohet administratori i farmacisë “TATA” në Tiranë

    35 000 euro ilaçe kontrabandë, arrestohet administratori i farmacisë “TATA” në Tiranë

    Policia ka finalizuar një tjetër aksion kundër kontrabandës, duke vënë në pranga administratorin e një farmacie në kryeqytet dhe duke sekuestruar medikamente të dyshuara kontrabanduara me vlerë rreth 35 000 euro.
    Operacioni policor i koduar “Medikamentet”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, çoi në arrestimin e shtetasit Albi Hadroviq, 35 vjeç, si dhe në fillimin e procedimit penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në farmacinë që ai administronte, thanë burime zyrtare nga blutë.
    Gjatë kontrollit në farmacinë e vendosur në bulevardin “Zogu i Parë”, policia gjeti dhe sekuestroi barna të shumta mjekësore të dyshuara si të kontrabanduara.
    Hadroviq, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të biznesit, rezulton administratori i i farmacisë “TATA”, bashkë me Kristina Martinajn.

  • 35 mijë euro ilaçe kontrabandë, në pranga administratori i farmaci “TATA” në Tiranë

    35 mijë euro ilaçe kontrabandë, në pranga administratori i farmaci “TATA” në Tiranë

    medikamentet e sekuestruara

    TIRANË-Administratori i farmaci “TATA” në Tiranë, Albi Hadroviq është vendosur në pranga ndërsa shitësja A. M., 33 vjeçe është vënë nën hetim pasi tregtonin ilaçe kontrabandë. Farmacia ndodhet në bulevardin Zogu i Parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar Policia gjeti ilaçe kontrabandë me vlerë 35 mijë euro.
    Njoftimi i policisë
    Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”.
    Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë.
    Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.
    Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.
    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.
    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë.
    Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
    Ndërkohë administratori nuk kishte deklaruar tek autoritetet as punësimin e shitëses. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Shpallet në kërkim administratori i firmës/ Merrnin inerte në lumin Mat, në hetim tre punonjës, sekuestrohen…

    Shpallet në kërkim administratori i firmës/ Merrnin inerte në lumin Mat, në hetim tre punonjës, sekuestrohen…

    Policia e Lezhës ka vijuar edhe sot (29 korrik) aksionin kundër ndërtimeve pa leje dhe lirimit të hapësirave publike në të gjithë qarkun.
    Ushtronte aktivitet të paligjshëm duke gërryer lumin Mat dhe marrë inerte, shpallet në kërkim administratori, procedohen 3 punonjësit dhe sekuestrohen eskavatori dhe tre kamionët.
    Nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat.
    “Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 punonjës të këtij subjekti, shtetasit M. L., 36 vjeç, V. L., 47 vjeç (vëllezër) banues në Pukë dhe F. L., 50 vjeç, banues në Tale, Lezhë; U shpall në kërkim edhe S. P., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, administrator i subjektit. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi policia vendore.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete të rënda që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

  • Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas – VIDEO

    Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas – VIDEO

    Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas. Ndërtonin pa leje impiant gazi në pronë publike në Delvinë, arrestohen dy inxhinierë – shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë
     
    Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar dhe ndërprerë ndërtimin e një impianti gazi (TEC) pa leje ndërtimi në qytetin e Delvinës. Objekti po ndërtohej në një pronë publike, pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor, nga një kompani private.
     

     
     
    Si rezultat i operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, u arrestuan në flagrancë dy inxhinierët që kishin rolin drejtues në ndërtimin e impiantit:
     

    Elton Malkaj, 31 vjeç, përgjegjës i impiantit të gazit;
    Luan Metaj, 53 vjeç, përgjegjës i kantierit të ndërtimit.

     

     
     
    Të dy këta shtetas akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.
    Gjithashtu, janë shpallur në kërkim:
     
     

    Sokol Meqemaj, 56 vjeç, pronari i kompanisë;
    Juglerd Ibrahimi, 36 vjeç, administratori i kompanisë.

     
     
    Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale që lidhen me ndërtimin pa leje në tokë shtetërore.
    IKMT ka përpiluar procesverbalin për kundërvajtjen administrative dhe ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në objektin në fjalë.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ndërtuan pa leje një impiant gazi, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori

    Ndërtuan pa leje një impiant gazi, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori

    Në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, bllokohen punimet në këtë objekt.
    Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.
    Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.
    Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

    M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

    Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

    M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

    Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

  • Dosja “5D”/ Financierja zbulon për herë të parë email-in që mund të fundosë skemën, zbardhet dëshmia tronditëse në gjyq

    Dosja “5D”/ Financierja zbulon për herë të parë email-in që mund të fundosë skemën, zbardhet dëshmia tronditëse në gjyq

    Sot po mbahet seanca për dosjen “5D”.

    Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur dëshminë në gjyq të Pranvera Shahinasit.
    Dëshmitarja Pranvera Shahinasi: Jam financiere. Shahinasi është mbiemri i burrit. Unë mbaj edhe mbiemrin Mema, të babait. Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”.
    Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit. Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Ne merreshim me punime elektrike, kryesisht.
    Ne mbanin mandat pagesa ne shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori. Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë.
    Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin.  Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi. E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste.
    Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar mail Mariglen Qatos. Kur më thoshte administratori këtë informacion do ia dërgosh filan personi e dërgoja.
    Dëshmitarja njihet me aktin shkresor, mail, ku i ka dërguar Mariglen Qatos një listë përmbledhëse, informacion financiar të shoqërisë.

  • Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia në gjyq e financieres: Kam dërguar e-maile kur më thoshte administratori, para cash në zyrë…

    Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia në gjyq e financieres: Kam dërguar e-maile kur më thoshte administratori, para cash në zyrë…

    Sot po mbahet seanca për dosjen “5D”.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur dëshminë në gjyq të Pranvera Shahinasit.
    Dëshmitarja Pranvera Shahinasi: Jam financiere. Shahinasi është mbiemri i burrit. Unë mbaj edhe mbiemrin Mema, të babait. Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”.
    Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit. Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Ne merreshim me punime elektrike, kryesisht.
    Ne mbanin mandat pagesa ne shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori. Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë.
    Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin.  Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi. E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste.
    Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar mail Mariglen Qatos. Kur më thoshte administratori këtë informacion do ia dërgosh filan personi e dërgoja.
    Dëshmitarja njihet me aktin shkresor, mail, ku i ka dërguar Mariglen Qatos një listë përmbledhëse, informacion financiar të shoqërisë.

    Top Channel

  • Përdornin preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog, 12 të proceduar

    Përdornin preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog, 12 të proceduar

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një administrator dhe një stomatolog kanë përfunduar në pranga për shkak se akuzohen se kanë përdorur preparate e materiale të skaduara. Në kuadër të operacionit të koduar “Siguria Dentare”, janë arrestuar dy persona Ervin Zeka dhe Kejdi Myzyri, ndërkohë që janë proceduar penalisht 12 punonjës të klinikës. Ambienti, “Golden Dental & Aesthetic”, por është zbuluar se ndodhej në rrugën e Kavajës.

    Sipas Policisë, klinika dentare ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare të skaduara.

    Por edhe pse në pranga ka përfunduar administratori dhe një nga punonjësit, duket se klinika ende nuk e ka mbyllur “qepenin”, pasi vazhdon si rregullisht postimet. Madje, në të njëjtin orar me njoftimin e Policisë kanë publikuar edhe një “reklamë” për veten e tyre.  

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Policia e Shtetit
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Dentare”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar i DPPSh-së, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë. Kryenin shërbime dentare, duke përdorur preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog. Procedohen penalisht 12 punonjës në klinikë. Sekuestrohen preparate dhe materiale që përdoreshin për këto shërbime, që ishin të skaduara.
    Në kuadër të planit të masave për kontrollet në klinika dentare, me qëllim sigurinë e pacientëve që marrin shërbim në këto subjekte, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DPPSh-së, në bashkëpunim me efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”. Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin E. Z., që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.
    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi E. Z., 40 vjeç, dhe shtetasi K. M., 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 punonjës në këtë klinikë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”./ZËRI

  • Përdornin preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dhe një stomatolog në Tiranë (Emrat)

    Përdornin preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dhe një stomatolog në Tiranë (Emrat)

    Administratori i klinikes dentare ‘Golden Dental & Aesthetic’ dhe një stomatolog janë arrestuar nga policia në Tiranë.
    Policia bëri me dije se klinika që ai kishte nën administrim Ervin Zeka, ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.
    Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë administratori, 40-vjeçari Ervin Zeka, dhe 26 vjeçari Kejdi Myzyri, të dy stomatologë në klinikë.
    Ata do të akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Njoftimi i policise
    Në kuadër të planit të masave për kontrollet në klinika dentare, me qëllim sigurinë e pacientëve që marrin shërbim në këto subjekte, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DPPSh-së, në bashkëpunim me efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”.
    Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin E. Z., që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.
    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi E. Z., 40 vjeç, dhe shtetasi K. M., 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 punonjës në këtë klinikë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave.

  • Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori, ndiqen penalisht dy inspektorë

    Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori, ndiqen penalisht dy inspektorë

    Administratori i një subjekti në Voskopojë është arrestuar nga policia e Korçës, pasi kishte ndërtuar  pa leje  disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

    Njoftimi:
    Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet administratori i subjektit. Procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së së Bashkisë Korçë. Pezullohen dhe procedohen disiplinarisht disa efektivë të Policisë së Shtetit.

    Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit  me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat.
    Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar  pa leje  disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.
    Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.
    Në vijim të veprimeve, janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre  ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor A. B., me detyrë ndihmës/specialist i rendit (SPZ) dhe Nënkomisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.
    Njëkohësisht ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Nënkomisar P. B., me detyrë koordinator i ndihmës/specialistëve të rendit në zonë.
    Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po vijon hetimin e thelluar disiplinor për këtë rast.
    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin.