Tag: administratori

  • Përmbytjet shkatërrojnë sipërmarrjet në Maliq, kërkohet ndihmë nga shteti

    Përmbytjet shkatërrojnë sipërmarrjet në Maliq, kërkohet ndihmë nga shteti

    Përveç dëmeve në banesa dhe toka bujqësore, reshjet e shumta kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bizneset e Bashkisë së Maliqit.
    Një pulari dhe një punishte e përpunimit të kërmillit janë përmbytur plotësisht. Administratori i pularisë thotë se dëmi ka zeruar të gjithë punën dhe investimin e krijuar ndër vite.
    Edhe administratori i punishtes se përpunimit të kërmillit shprehet se gjithçka kishte ngritur e mori uji. Bizneset apelojnë strukturat shtetërore që t’u vijnë në ndihmë, pasi e kanë të pamundur të rimëkëmben sërish pas këtyre dëmtimeve.

  • Skandali i Bankers/ Ish-administratori Leonidha Çobo lirohet nga GJKKO

    Skandali i Bankers/ Ish-administratori Leonidha Çobo lirohet nga GJKKO

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga burgu ish administratorin e Bankers, Leonidha Çobo. Kapitali ka mësuar se gjykata e ka gjetur të padrejtë arrestimin e ish administratorit të Bankers nga Prokuroria e Fierit duke urdhëruar lirimin e mënjehërshëm të tij dhe zbutjen e masës në arrest shtëpie.
    GJKKO ka vlerësuar se Çobo është hetuar në tre episode të tjera gjatë viteve 2020-2021 dhe nuk ka patur indicie për largimin e tij apo prishjen e provave. Ndaj gjykata e ka vlerësuar si të panevojshëm arrestin me burg.
    Çobo ishte hetuar në vitin 2020-2021 nga Prokuroria Fier për veprimet e administrimit të kompanisë Bankers, procedim i regjistruar mbi bazën e kallëzimet penal të vet Bankers, pas ndryshimit të pronësisë në vitin 2018, për shpërdorim të kompetencave të administratorit, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion në sektorin privat, etj, duke kërkuar në përfundim të hetimeve pushimin e procedimit.
    Kërkesa e prokurorisë u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier dhe u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në atë kohë.
    Zoti Çobo ishte larguar që para 10 vitesh nga drejtimi i Bankers, sapo kompania u ble nga kinezët. Por pavarësisht kësaj, ai u arrestua nga Prokuroria e Fierit në korrik të këtij viti me akuzë për krijimin e një skeme mashtrimi me të ardhurat, pastrimin e produkteve të veprës penale si dhe shpërdorim detyre. Bashkë me Çobon u arrestua dhe ish administratori Hongping Xiao. Më vonë dosja e Bankers kaloi në juridiksionin e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila sot ka urdhëruar lirimin e çobos dhe zbutjen e masës ndaj tij në arrest me burg.

  • Shkoi për kontroll në galeri, ndërron jetë administratori i minierës në Martanesh

    Shkoi për kontroll në galeri, ndërron jetë administratori i minierës në Martanesh

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh ku administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë.
    62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë teksa në rrethana ende të paqarta është aksidentuar dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
    Në vijim, policia ka shoqëruar në polici disa persona të stafit drejtues dhe teknik me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    “Bulqizë / Informacion paraprak
    Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
    Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.

  • Shkoi për kontroll në galeri, ndërron jetë administratori i minierës në Martanesh (Emri)

    Shkoi për kontroll në galeri, ndërron jetë administratori i minierës në Martanesh (Emri)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh, ku si pasojë administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë.
    Siç raportohet, 62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë, ku fatkeqësit ai u aksidentua dhe si pasojë e palgëve të marra ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    Njoftimi i Poliicsë: 
    Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
    Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

  • VIDEO/ 100 mijë euro produkte të skaduara në klinikën dentare, arrestohet administratori i “Dental Turk” (EMRI)

    VIDEO/ 100 mijë euro produkte të skaduara në klinikën dentare, arrestohet administratori i “Dental Turk” (EMRI)

    pamje nga klinika

    TIRANË- Një klinikë dentare në zonën e “Don Bosko”, me emrin “Dental Turk”, kryente evazion fiskal dhe shërbente me produkte të skaduara, ndërsa në pranga ka rënë administratori, shtetasi turk Adnan Yizdizoglu. Kompania në fjalë ofronte shërbime dentare me produkte të skaduara, për të cilat nuk posedonte as faturat e zhdoganimit.
    Nga kontrolli në klinikën dentare, u sekuestruan 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara. Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

    Njoftimi:
    Tiranë/Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizon operacionin policor të koduar “Dentistry”.
    Zbulohet se në një klinikë dentare në “Don Bosko”, kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara.Sekuestrohen 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.
    Arrestohet administratori i klinikës (shtetas turk).
    Vihen në hetim koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry”.
    Gjatë ndërhyrjes në ambientet e klinikës, u kap dhe u arrestua administratori i subjektit, shtetasi turk, A. Y., 59 vjeç.Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.
    Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Zbulohet klinika dentare në “Don Bosko” me produkte të skaduara dhe evazion fiskal, arrestohet administratori turk

    Zbulohet klinika dentare në “Don Bosko” me produkte të skaduara dhe evazion fiskal, arrestohet administratori turk

    Zbulohet se në një klinikë dentare në “Don Bosko”, kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara.Sekuestrohen 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara. 
    Arrestohet administratori i klinikës (shtetas turk). Vihen në hetim koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë. 
    Njoftimi i policisë: 
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry”. 
    Gjatë ndërhyrjes në ambientet e klinikës, u kap dhe u arrestua administratori i subjektit, shtetasi turk, A. Y., 59 vjeç.Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë. 
    Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt. 
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme 
     
  • SPAK ‘fut në shënjestër’ energjinë: Administratori i KESH i pandehur për abuzim me detyrën

    SPAK ‘fut në shënjestër’ energjinë: Administratori i KESH i pandehur për abuzim me detyrën

    Administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK.
    Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”. E njëjta akuzë iu komunikua dje edhe kreut të ARRSH Gentian Gjyli.
    Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.
     
    Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

  • 1 milionë euro fitime të padeklaruara, arrestohet administratori i spitalit privat, shpallen në kërkim dy aksionerët

    1 milionë euro fitime të padeklaruara, arrestohet administratori i spitalit privat, shpallen në kërkim dy aksionerët

    Administratori i një spitali privat në Tiranë, që rezultoi se nuk kishte deklaruar një milionë euro fitime gjatë periudhës 2024-2025, u vu në pranga.
    Subjekti u bllokua, ndërkohë që dy bashkaksionerët u shpallën në kërkim.

    “Gjatë operacionit ‘Bilanci’, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.
    Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas“, njofton policia.

  • Zbulohet administratori i forumit seksist në Itali, një biznesmen akuzohet për zhvatje dhe publikim fotosh të politikaneve, përfshirë Melonin

    Forumi i njohur seksist “Phica”, i cili ka qenë në qendër të polemikave për publikimin e fotove të politikaneve dhe grave të tjera të njohura me komente seksiste, ka tashmë një emër pas tij.

    Sipas një investigimi të gazetës Domani, administratori i faqes është Vittorio Vitiello, 45 vjeç, i lindur në Pompei dhe banues në Firence.
    Zbulimi vjen pas një ankese të bërë nga kryebashkiakja e Firences, Sara Funaro, fotot e së cilës, bashkë me ato të politikaneve të tjera femra, u publikuan në “Phica.eu” me përmbajtje vulgare. Vitiello, i cili zotëron kompaninë Lupotto Srl (që operon në fushën e fushatave reklamuese me influencues), është marrë në pyetje nga autoritetet italiane.
    Akuza për zhvatje dhe shërbime “me pagesë”
    Sipas një analize të ekspertit të inteligjencës kibernetike Alex Orlowsky, e shqyrtuar nga Domani, Vitiello fshihej pas pseudonimeve “Bossmiao” dhe “Phicamaster”, përmes të cilave u kërkonte viktimave pagesa në këmbim të heqjes së postimeve dhe fotove. Çmimet varionin nga 250 deri në 1,000 euro, të ofruara si “paketa mbrojtjeje”, duke përfshirë heqjen e përmbajtjeve, bllokimin e temave dhe dërgimin e provave të heqjes nga interneti.
    Në një rast të publikuar nga mediat, administratori kishte kërkuar fillimisht 700 euro për 30 ditë “mbrojtje”, duke e krahasuar shërbimin e tij me një piceri që ofron dërgesë në shtëpi “me tarifë shtesë”. Më pas, pas negociatave, çmimi u ul në 300 euro, me mundësi pagese edhe në kriptomonedha.
    Faqja e bllokuar, por ende e hapur për pornografi
    Më 28 gusht, faqja “Phica.eu” hoqi të gjithë diskutimet, duke lënë pas vetëm dritare me përmbajtje pornografike, të aksesueshme për këdo, madje edhe për të miturit. Në faqen kryesore u shfaq një mesazh sipas të cilit “të gjitha diskutimet janë hequr dhe janë në dispozicion të autoriteteve në rast ankese”.
    Pavarësisht se në një postim të datës 2 shtator administratori mohoi akuzat për zhvatje, duke pretenduar se bëhej fjalë për “shërbime opsionale” dhe jo për shfrytëzim, autoritetet italiane po hetojnë rastin për shkelje të rënda, mes tyre edhe akuzat për zhvatje dhe përhapje të përmbajtjes seksiste.
    Hetimet pritet të thellohen në ditët në vijim, ndërsa rasti ka ngritur debate të forta mbi abuzimin online, mbrojtjen e grave dhe mungesën e filtrave ndaj faqeve pornografike të arritshme për të miturit.

    Top Channel

  • Zbulohet administratori i forumit seksist në Itali! Një biznesmen akuzohet për zhvatje dhe publikim fotosh të politikaneve, përfshirë Melonin

    Zbulohet administratori i forumit seksist në Itali! Një biznesmen akuzohet për zhvatje dhe publikim fotosh të politikaneve, përfshirë Melonin