Tag: administratës

  • Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore

    Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore

    “Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë në krime zgjedhore”. Kështu është shprehur kandidatja për deputete nën siglën e PD, Albana Vokshi, pasi u paraqit sot në SPAK në cilësinë e kallëzueses për krime zgjedhore.
    Vokshi akuzoi PS për keqpërdorimin e administratës publike në funksion të fushatës zgjedhore. Në një prononcim për mediat, ajo u bëri thirrje punonjësve të shtetit të mos përfshihen në veprime të paligjshme, duke paralajmëruar se çdo shkelje zgjedhore do të përballet me drejtësinë.
    “Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit. Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë. Çdo kush që bën detyrën e nëpunësit civil, do të mbështetet nga qeveria e PD. Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhimit, duke dhënë shërbime që ua garanton ligji, kundrejt votës, do të përballet me drejtësinë herët a vonë. Unë u thirra për të dhënë informacione shtesë si pala kallëzues për të dhënë informacione shtesë”, u shpreh ajo.
     

  • “Janë përdorur të dhënat personale”, Topalli për votën e diasporës: Po bëhet presion ndaj administratës

    “Janë përdorur të dhënat personale”, Topalli për votën e diasporës: Po bëhet presion ndaj administratës

    Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli në një konferencë për mediat u shpreh se po bëhet presion brenda administratës për votën në 11 Maj.
    Topalli gjithashtu theksoi se nuk ka dyshim që pala tjetër po përdor mjete të dënueshme dhe jashtë standardeve të zgjedhjeve.
    “Po fotografojnë votën e tyre që i kërkohet përmes një presioni që ju bëhet familjarëve të tyre brenda administratës. Nuk është rastësi se ky presion është i jashtëzakonshëm, nuk është rastësi që në raportin e djeshëm të OSBE/ODIHR përmendet përdorimi i aseteve publike në përmasa të palejueshme, të tmerrshme në fakt, apo përdorimi i administratës përmes një presioni dhe arrogance që nuk ka ndodhur kurrë në tre dekada. Përdorimi i parave edhe nga pushteti lokal, edhe për të çuar autobusa. Nuk ka dyshim që pala tjetër po përdor mjete të dënueshme dhe jashtë standardeve të zgjedhjeve, por pavarësisht përdorimit të administratës dhe parasë mesa duket diaspora dhe shqiptarët në Shqipëri e kanë në ndërgjegjen e tyre të qartë se çfarë duhet të bëjnë në 11 Maj dhe votimi në numrin 1 është gjëja më e bukur që mund të shohim në 11 Maj”, tha Topalli.
    Ndërkohë sa i përket problemeve që janë hasur me votimin nga diaspora, Topalli i bën thirrje KQZ-së që t’i kërkojë DHL-së që të përmbushë detyrimet e saj.
    “Unë gjatë kësaj periudhe jam përpjekur të mos flas shumë për problemet që ka pasur votimi në diasporë pasi detyra ime ëhstë t’i inkurajoj, takoj, t’ju bëj thirrje të votojnë numrin 1 Partinë Demokratike sepse ata mund të kthehen në një fuqi elektorale dhe në një faktor politik për të ndryshuar çdo gjë në vendin tonë. Mbi të gjitha përveç se me ndryshu qeverisjen e forvcave politike, me ndalu largimin e mëtejshëm të shqiptarëve se për ndryshe për një dekadë ne nuk do të ekzistojmë më. Ndërkohë që juristët e PD pranë KQZ kanë shënuar dhe kanë mbajtur shënim çdo informacion që ne marrim apo kryetar të qarqeve kanë marrë dhe ja kanë referuar KQZ. Mendoj se ky është një moment kyç i votimit të diasporës dhe prandaj jam këtu dhe për t’i bërë thirrje serioze KQZ që t’i kërkojë DHL që të përmbushë detyrimet e tyre. Çdo përpjekje e bërë për të mos marrë zarfin është një cënim i të drejtës së votës dhe ne nuk mund të heshtim ndaj kësaj.  Ky është një ndër reagimet që ne kemi”, tha Topalli.
    Topalli u ndal edhe tek një problem tjetër që i është raportuar që ka të bëjë me përdorimin e të dhënave private.
    “Unë personalisht kam marrë mesazhe të pafundme ku më thonë ‘ku e dinë ata numrin e telefonit tim që më telefonojnë apo më çojnë mesazhe për të votuar’. Edhe unë  e kam këtë pyetje shumë serioze. Si i keni marrë ju dhe i keni përdor ju të dhënat e shqiptarëve? Ato do të na japin një përgjigje sepse përdorimi i të dhënave personale është një cënim i rëndë i privatësisë dhe i ligjit në përgjithësi”, u shpreh Topalli.
    Demokratja Topalli lidhur me shkeljen e rregullave të votimit, gjithashtu shtoi se: Ne mendojmë se duhet të shkojmë në një përshkallëzim. Ka pasur deklarata të mëparshme nga jurist në planin teknik, ka pasur thirrje që ju bëjmë shqiptarëve jashtë që mos prnaoni që të fotografoni apo të bëni video të tyre për t’iu përgjigjur të afërmve.

  • “Po i japim fund inflacionit dhe emigracionit ilegal”/Trump: S’keni parë asgjë akoma

    “Po i japim fund inflacionit dhe emigracionit ilegal”/Trump: S’keni parë asgjë akoma

    Presidenti i SHBA, Trump zhvilloi një në takimin me mbështetës të shumtë në Miçigan ku foli për arritjet e mëdha në 100 ditët e para të administratës që drejton. Gjatë fjalë së mbajtur, sa i takon arritjeve të administratës së tij, Trump u shpreh: “Nuk keni parë asgjë akoma”
    “Po i japim fund makthit të inflacionit më të rëndë në historinë tonë. Po shporrim marrëzinë e transgjinisë nga qeveria, po ndalojmë indoktrinimin e fëmijëve që ka çuar në plehra miliarda dollarë me abuzime e mashtrime. Po ruajmë ëndrrën amerikane. Po e bëjmë Amerikën sërish madhështore dhe po e bëjmë shpejt”, u shpreh Trump.
    Numri i emigrantëve ilegalë që hyjnë në SHBA, sipas Trump ka rënë me 99.99% dhe kjo mbështetet edhe në shifrat e administratës për mbrojtjen e kufijve.
    Megjithatë, reformat radikale ia kanë ulur ndjeshëm atij besueshmërinë e amerikanëve. Sondazhet e agjencisë Reuters tregojnë se vetëm 42% mbështesin punën e tij, nga 47% që ishte mbështetja ndaj Trump-it në Janar kur nisi mandatin e dytë presidencial.
    Në rënien e mbështetjes ka ndikuar lufta tregtare botërore dhe rritja e tarifave që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e gjithanshme të çmimeve.

  • ‘Administratës po i bëhet presion për vota’/ Cami: Më shumë se 70% e votës së diasporës është pro opozitës

    ‘Administratës po i bëhet presion për vota’/ Cami: Më shumë se 70% e votës së diasporës është pro opozitës

    I ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderator Bled Marku, aktvisti i PD për diasporën në Itali, Klodian Cami, denoncoi  tentativat e PS për manipulimin e votës së diasporës.

    Cami theksoi se punojëse të administratës këtu i bëhët presion psikologjik për të marrë vota nga familjarët e tyre në diasporë dhe përsa i përket shifrave më shumë se 70% janë në kuadër të opozitës.

    “Kam riardhur sot në mbështetje të opozitës së bashkur dhe jam vënë në shinjestër të disa portaleve të majta. Mua më kanë thënë që po blej votat dhe më kanë dizinformuar për lidhjet e mia të pavërteta në raport me krimin zgjedhor. Ndërkohë që më rezulton të jëm ndër të pakët denoncues të paheshtur të manipulimit që po bën administrata qeveritare tek njerëzit që duan të blejnë vota.

    Çdo  njeri në diasporë ka dikë këtu që është në administratë të shtetit dhe në këmbim të presioni psikologjik që mos të humbet vendi i punës, i kërkohet që njerëzit që janë atje të deklarojnë votën. Vota e diasporës është masivisht e orientuar kundër qeverisë. Dhe kjo për shkak se diaspora është një zë më i ndjeshëm ndaj atdheut, ndoshta e shohim më nga larg situatën. Ndërsa për shifra tejkalon 70% të votës në kuadër të opozitës.” – tha Cami.

  • Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

    Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

    Drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka siguruar punonjësit e ndershëm të administratës shtetërore se nuk do t’u cënohet vendi i tyre i punës në rast fitoreje të demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit.
    Këtë zotim ai e bëri nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan, ku theksoi se zyrtarët e administratës të përfshirë në vjedhje dhe korrupsion do të largohen, ndërsa pjesa e shëndoshë e punonjësve do të jenë të sigurt në vendin e punës.
    Belind Këlliçi u angazhua se administratë publike do të pasurohet me punonjës që kanë frikë ligjin dhe Zotin.
    “Jemi në kontakt të panumërt me punonjës të administratës që janë njerëz që kërkojnë dhe shpresojnë ndryshimin në datë 11 Maj, duan një garanci dhe po ja u jap sot edhe nga Opinioni, padiskutim administrata publike, punonjësit e ndershëm, ata që janë aset publik nuk preken nga ndryshimi në datë 11 dhe nuk do të preken. Ata që marrin rrogë 800 mijë Lekë-1 milionë Lekë të vjetra dhe kanë biznese me miliona Euro. Një pjesë e drejtorëve të bashkisë i ke në burg, por pjesa tjetër i ke me biznese. Një ish-drejtor, ky i policisë bashkiake, Kapllani, kishte dalë aksioner me 700 mijë Euro para një muaji, do merremi, se sot më kanë ardhur letrat. Këta lloj njerëzish që e kanë rrogën 800 mijë Lekë dhe që kanë biznese miliona Euro, këta nuk do ekzistojnë më.
    Administrata publike duhet ta dijë që është pasuri kombëtare, ka investuar PD edhe në forcimin e kapaciteteve të administratës publike edhe nuk preken njerëzit e ndershëm, dhe mbi të gjitha do pasurohet ajo administratë me njerëz që kanë frikë ligjin dhe padiskutim njerëz që kanë frikë Zotin, njerëz besimtarë. Ta them me bindje këtë, se po nuk pate frikë ligjin dhe Zotin përfundon si këta që kanë marrë lekët e shqiptarëve, i kanë bërë rrush e kumbulla, kanë vjedhur miliona Euro dhe sot me tallava, me këngë thonë që nuk kanë nevojë shqiptarët për programe”, tha ndër të tjera Belind Këlliçi.

  • Berisha i bën thirrje administratës: Ndëshkoni Ramën me votë, jeni shërbyes të çmuar të shtetit

    Berisha i bën thirrje administratës: Ndëshkoni Ramën me votë, jeni shërbyes të çmuar të shtetit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua sot administratës publike me një thirrje të drejtpërdrejtë, duke i ftuar të ndëshkojnë me votë kryeministrin Edi Rama.
    “Administrata është nën një presion dhe terror real,” deklaroi Berisha. “Unë ju siguroj se çdo punonjës i administratës që u shërben qytetarëve është një shërbëtor i çmuar i shtetit. Ndryshimi i pushtetit do të sjellë përmirësim edhe për ta, pasi do të vijojnë të kryejnë detyrat e tyre në kushte më të lira dhe më të drejta.”
    Ai i ftoi punonjësit e administratës të mos dorëzohen përballë presioneve politike dhe të refuzojnë, sipas tij, pjesëmarrjen e detyruar në aktivitetet elektorale të kryeministrit. “Koha ka ardhur që votën ta japin për ndryshimin, jo për atë që i detyron të marrin pjesë në takime bajate,” përfundoi Berisha.

  • Të mërkurën raundi i ri i negociatave për armëpushim në Ukrainë, çfarë pritet të ndodhë

    Të mërkurën raundi i ri i negociatave për armëpushim në Ukrainë, çfarë pritet të ndodhë

    Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë për një armëpushim me Rusinë “do të mbahet të mërkurën” në Londër, tha një zyrtar i lartë ukrainas në kushte anonimiteti.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi dje se një delegacion ukrainas do të udhëtojë nesër në kryeqytetin britanik për bisedime me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë.
    Edhe pse përbërja e delegacionit nuk është konfirmuar, sipas mediave ukrainase, Kievi do të përfaqësohet nga kreu i administratës presidenciale të Ukrainës dhe krahu i djathtë i Volodymyr Zelensky Andriy Yermak, zëvendësdrejtori i administratës presidenciale Pavlo Palisa, kreu i diplomacisë ukrainase Andriy Sibikha dhe ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.
    Volodymyr Zelenskyy shpreson të arrij një “armëpushim të pakushtëzuar” me Rusinë dhe më pas “një paqe reale dhe të qëndrueshme” gjatë bisedimeve që filluan javën e kaluar.
    Pas bisedimeve të Parisit javën e kaluar, Sekretari i Shtetit i administratës Trump, Marco Rubio kërcënoi se do të tërhiqte SHBA-në nga negociatat nëse Uashingtoni vendos se paqja nuk ishte e mundur mes palëve ndërluftuese.

  • Bylykbashi: Rama përdor administratën dhe fëmijët për propagandë elektorale, shkelje e ligjit dhe e moralit!

    Bylykbashi: Rama përdor administratën dhe fëmijët për propagandë elektorale, shkelje e ligjit dhe e moralit!

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Durrësin, Oerd Bylykbashi, ka postuar një mesazh në rrjetin social Facebook, ku u shpreh se Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar punonjësit e administratës publike, mësuesit, mjekët dhe infermierët në Durrës që të paraqiten sot, me detyrim, në takime publike të fushatës zgjedhore me të.

    Bylykbashi thekson se kjo është një veprim i paligjshëm dhe përbën vepër penale. Ai shton se edhe nxënësit janë urdhëruar të marrin pjesë në këto takime bashkë me prindërit e tyre, çka sipas tij përbën një shkelje të rëndë jo vetëm të Kodit Zgjedhor, por edhe të Kodit Penal.

    Në përmbyllje të reagimit të tij, Bylykbashi paralajmëron se të gjithë drejtuesit e administratës publike, drejtorët e shkollave dhe të shërbimit shëndetësor do të mbajnë përgjegjësi penale për këto veprime.

    Postimi:

    Edi Rama ka urdhëruar punonjësit e administratës publike, mesuesit, mjekët dhe infermierët në Durrës që të paraqiten sot, me detyrim në takime publike fushate zgjedhore me Kryeministrin. Kjo është e paligjëshme dhe vepër penale!

    Ajo që është akoma më e dënueshme është se janë urdhëruar edhe nxënës që të dalin bashkë me prindërit në takim me Kryeministrin.

    Këto janë jo vetëm shkelje të Kodit Zgjedhor por edhe të Kodit Penal.

    Të gjithë drejtuesit e administratës publike, drejtorët e shkollave dhe shërbimit shëndetësor do të mbajnë përgjegjësi penale për këto shkelje!

  • “Kam qenë në tension”/ Rama zbulon bisedat me liderët evropianë për negociatat: Kur kryeministri i Holandës më tha…

    “Kam qenë në tension”/ Rama zbulon bisedat me liderët evropianë për negociatat: Kur kryeministri i Holandës më tha…

    “Katër UFO në vendin e shqiponjave” e titulloi kryeministri Edi Rama episodin e radhë të podcast-it “Flasim”, ku të ftuar kishte tre shqiptarë, që janë rikthyer në atdhe pas disa vitesh emigrim.
    Rama tha se dy prej të ftuarve kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”, ndërsa tregoi se ata janë përfshirë në grupin e negociatorëve në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Gjatë bisedës, Rama tregoi për punën që është bërë pas hapjes së negociatave, ndërsa tregoi se liderët evropiane e kanë mbështetur dhe pëlqyer punën e administratës shqiptare, e përfshirë në këtë proces.
    “Thanë administrata, administrata, të gjithë hajdutë, të gjithë hajdutë. Padiskutim që administrata ka hijet e veta, por unë vetë kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se sa kam pasur mjaftueshëm motivim për t’i dalë për zot. Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë screening. Të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha e kam pasur si gozhdë çfarë do të ndodhë në orën e së vërtetës. Ora e së vërtetës për mua ishte kur negociatat do të fillonin me të gjithë diagnozën e shtetit shqiptar, ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana andej dhe 100 vetë nga ana këtej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe.
    Dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar. Aty ka shumë rëndësi si e luan ti pjesën tënde. Kur filloi procesi, kam qenë shumë në tension. Thosha boooh, gjithë kjo luftë dhe gjithë kjo përpjekje për të bindur dynjanë prit se nuk jemi ata. Imagjino të fusë ujë varka dhe të fillojnë ato varjet e turinjve dhe ata të thonë këta nuk janë gati. Kur filloi një muzikë, kryeministri i Holandës tha po dëgjoj fjalë shumë të mirë për ekipin shqiptar, kryeministri i Danimarkës tha çfarë ndodhi me administratës tuaj se kam parë raportet e ministrisë të Jashtme dhe jeni on Top. Pastaj kryeministri i Spanjës. Kur procesi hyri më thellë, ekipi shumë serioz, negociatorët on the point, kjo më ka dhënë shumë krenar”- tha Rama.

  • “Kam qenë në tension”/ Rama zbulon bisedat me liderët evropianë për negociatat: Kur kryeministri i Holandës dhe Danimarkës më thanë jeni ‘On Top’…

    “Kam qenë në tension”/ Rama zbulon bisedat me liderët evropianë për negociatat: Kur kryeministri i Holandës dhe Danimarkës më thanë jeni ‘On Top’…

    “Katër UFO në vendin e shqiponjave” e titulloi kryeministri Edi Rama episodin e radhë të podcast-it “Flasim”, ku të ftuar kishte tre shqiptarë, që janë rikthyer në atdhe pas disa vitesh emigrim.

    Dy prej të ftuarve kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”, tha Rama, ndërsa tregoi se ata janë përfshirë në grupin e negociatorëve në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
    Gjatë bisedës, Rama tregoi për punën që është bërë pas hapjes së negociatave, ndërsa tregoi se liderët evropiane e kanë mbështetur dhe pëlqyer punën e administratës shqiptare, e përfshirë në këtë proces.
    “Thanë administrata, administrata, të gjithë hajdutë, të gjithë hajdutë. Padiskutim që administrata ka hijet e veta, por unë vetë kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se sa kam pasur mjaftueshëm motivim për t’i dalë për zot. Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë screening. Të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha e kam pasur si gozhdë çfarë do të ndodhë në orën e së vërtetës. Ora e së vërtetës për mua ishte kur negociatat do të fillonin me të gjithë diagnozën e shtetit shqiptar, ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana andej dhe 100 vetë nga ana këtej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe. Dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar. Aty ka shumë rëndësi si e luan ti pjesën tënde. Kur filloi procesi, kam qenë shumë në tension. Thosha boooh, gjithë kjo luftë dhe gjithë kjo përpjekje për të bindur dynjanë prit se nuk jemi ata. Imagjino të fusë ujë varka dhe të fillojnë ato varjet e turinjve dhe ata të thonë këta nuk janë gati. Kur filloi një muzikë, kryeministri i Holandës tha po dëgjoj fjalë shumë të mirë për ekipin shqiptar, kryeministri i Danimarkës tha çfarë ndodhi me administratës tuaj se kam parë raportet e ministrisë të Jashtme dhe jeni on Top. Pastaj kryeministri i Spanjës. Kur procesi hyri më thellë, ekipi shumë serioz, negociatorët on the point, kjo më ka dhënë shumë krenar”.

    Top Channel