Tag: administratës

  • DOKUMENTI- Kush u përfshi në zgjedhje rrezikon të humbasë statusin e nëpunësit civil

    DOKUMENTI- Kush u përfshi në zgjedhje rrezikon të humbasë statusin e nëpunësit civil

    Foto ilustruese

    TIRANË- Kushdo që është përfshirë në fushatë apo në procesin zgjedhor, duke ndikuar për të mbledhur vota për kandidatë për deputetë do të humbasë statusin e nëpunësit civil. Por jo vetëm kaq! Rrezikojnë edhe vendin e punës. Sipas një dokumenti të siguruar nga “Weblajm”, shteti ka nisur një kontroll ndaj administratës publike. Kërkesa është bërë nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, që i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një letër zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneri kërkon informacion mbi çdo denoncim apo konstatim të ardhur pranë KQZ-së. E gjitha do të bazohet në procesin e monitorimit që është zhvilluar gjatë periudhës 11 prill – 11 maj 2025.
    NJOFTIMI I DEPOZITUAR: 

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBIKËQYRJEN E SHËRBIMIT CIVIL
    DREJTORIA E PËRGJITHSHME E INSPEKTIMIT DHE MBIKËQYRJES
    Nr. 533 Prot. Tiranë, më 23.05.2025
    Lënda: Kërkesë për informacion në lidhje me konstatime të institucioneit të KQZ-së, apo denoncime të ardhura pranë këtij institucioni, për veprime të nëpunësve civilë të çdo niveli të administratës publike, që vijnë në kundërshtim me rregullimet ligjore për administrimin e procesit zgjedhor, si dhe për administrimin e shërbimit civil.
    KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVEKOMISIONERIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVETiranë
    I nderuar z. Celibashi,
    Në përfundim të procesit zgjedhor, Komisioneri është duke administruar dhe analizuar të dhënat e dërguara nga institucionet pjesëmarrëse që përfshihen në sistemin e shërbimit civil, të cilat kanë lidhje me monitorimin e sjelljes së nëpunësve civilë përgjatë periudhës 11.04.2025 – 11.05.2025, që përkon me fushatën zgjedhore që zhvilluan subjektet politike në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.
    Ne vijim të bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë këtij procesi, duke vlerësuar rolin e këtij institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, sipas kompetencave të përcaktuara në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i RSH”, i ndryshuar, si dhe duke marrë parasysh rregullat e detajuara në Vendimin nr. 9/2020 të KQZ, “Për regjistrat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik e me kapital shtetëror, agjencive, etj. që veprojnë, karakter të veprimtarive të ndaraura, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës publike për zgjedhje”, kërkojmë të informohemi në lidhje me konstatime të mundshme apo denoncime të regjistruara pranë institucionit tuaj, për veprime të nëpunësve civilë të çdo niveli të administratës publike që vijnë në kundërshtim me rregullimet ligjore për administrimin e procesit zgjedhor, apo për administrimin e shërbimit civil, duke evidentuar punonjësin dhe llojin e shkeljes, për rastet kur ata janë proceduar administrativisht, apo janë në proces hetimi administrativ.
    Për sa më sipër, do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj, për të dërguar informacionin që ju dispononi, si dhe çdo dokumentacion të nevojshëm në këtë rast, brenda një afati të arsyeshëm, në kuadër të përmbylljes së procesit të monitorimit që ka zhvilluar Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil./ZËRI

  • Zgjedhjet, PD ankimon qarqet Vlorë dhe Gjirokastër: U manipulua rezultati

    Zgjedhjet, PD ankimon qarqet Vlorë dhe Gjirokastër: U manipulua rezultati

    Partia Demokratike – Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS edhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit edhe për dy qarqe të tjera: Vlorë dhe Gjirokastër, duke kërkuar shpalljen e tyre të pavlefshme.
    PD vijon të hedhë akuza për manipulim të procesit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një “masakër zgjedhore”, dhe thekson se po ndjek rrugën institucionale për të kundërshtuar rezultatin në disa qarqe të vendit.
    Sipas PD-ASHM, në ankesën për Gjirokastrën, procesi zgjedhor në këtë qark është manipuluar në mënyrë sistematike dhe ka prodhuar një rezultat që, sipas tyre, nuk pasqyron vullnetin real të qytetarëve.
    Në dokumentin zyrtar të ankimimit, koalicioni thekson se janë përmbushur të gjitha kriteret ligjore për shqyrtimin e kërkesës nga KAS, përfshirë legjitimitetin, kompetencën dhe afatin ligjor të paraqitjes.
    “Zgjedhjet në Gjirokastër ishin një farsë e pastër! Administrata publike është përdorur si instrument presioni, si ‘makineri’ për të mbledhur vota për Partinë-Shtet. Asnjë barazi, asnjë transparencë – vetëm trysni, shpërblime dhe frikësim i votuesve,” – thuhet në ankesën e PD-ASHM.
    Ndërkohë, në kërkesën ankimore për Vlorën, PD pretendon se në këtë qark është evidentuar përdorimi sistematik i administratës publike dhe strukturave shtetërore në funksion të interesave zgjedhore të Partisë Socialiste.
    “Nëpunës të administratës publike janë angazhuar në mënyrë të hapur në fushatën elektorale, duke shkelur parimin e neutralitetit politik dhe barazisë në garën zgjedhore,” – thuhet në dokument.
    Po ashtu, në të njëjtën ankesë theksohet se kryetarët e bashkive dhe drejtues të institucioneve lokale, që janë njëkohësisht figura të Partisë Socialiste, kanë shfrytëzuar pushtetin për të ndikuar në procesin zgjedhor, përmes presioneve, shpërblimeve dhe përfshirjes direkte të administratës në mbështetje të kandidatëve të PS-së.

  • Pas betejës për Alimehmetin, PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat. Ankimon rezultatin

    Pas betejës për Alimehmetin, PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Berat. Ankimon rezultatin

    Selia blu pas betejës për të fituar mandatin e Ilir Alimehmetit, tashmë ka ankimuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit për qarkun Berat. Në këtë qark, PD fitoi vetëm 2 mandate, kurse PS me 5 mandate. ”Në Berat, “makineria” e administratës nisi aksionin që në muajin janar, me fushatën për regjistrimin e diasporës, ku kontaktohej çdo person përfshirë edhe pensionistë që jetojnë në emigracion prej dekadash”,-thuhet në dokumentin e PD-së.
    Pjesë nga ankimimi i PD-së

    Në qarkun e Beratit, përdorimi i administratës publike dhe asaj shtetërore si “makineri elektorale” në favor të Partisë-Shtet ka qenë i përhapur dhe tepër intensiv, duke krijuar një mjedis tërësisht të pabarabartë, jotransparent dhe diskriminues ndaj opozitës.
    Së pari, institucionet që duhet të jenë neutrale në procesin zgjedhor duke filluar nga administrata e bashkive deri te agjencitë, entet dhe ndërmarrjet publike e shtetërore – janë mobilizuar në funksion të partisë në pushtet. Për shembull, fakti që kryetari i Bashkisë së Beratit, Demo dha dorëheqjen pak ditë para afatit ligjor për të kandiduar si deputet në këto zgjedhje, e ndau atë vetëm formalisht nga funksioni dhe mbështetja e Bashkisë, pasi në praktikë e gjithë administrata e Bashkisë së Beratit ka punuar pandërprerë në favor të kryetarit të sapodorëhequr, i cili po kandidonte si deputet.
    Në Berat, “makineria” e administratës nisi aksionin që në muajin janar, me fushatën për regjistrimin e diasporës, ku kontaktohej çdo person përfshirë edhe pensionistë që jetojnë në emigracion prej dekadash. Askush nuk di si janë siguruar numrat e tyre të telefonit, por është e sigurt që për muaj me radhë qytetarët e Bashkisë dhe Qarkut Berat nuk kanë marrë shërbimet e duhura nga administrata publike dhe vendore, për shkak se ethet e zgjedhjeve kishin përfshirë çdo nëpunës, i cili kishte objektiva të qarta për të garantuar një numër të caktuar personash/votuesish personalisht.
    Kjo situatë fshin praktikisht ndarjen mes interesit publik dhe atij partiak, duke rrëzuar themelet e konkurrencës demokratike, pasi çdo forcë opozitare përballet me Partinë-Shtet. Aty ku Partia-Shtet vë në lëvizje të gjithë mekanizmat e saj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    Farsa elektorale që duhet denoncuar është pikërisht kjo: Opozita nuk hyn në garë me një fushatë të lirë dhe të ndershme, por përballet me një kundërshtar që zotëron të gjitha resurset shtetërore e publike, si dhe mund të angazhojë resurse private pa kufi, sa herë që i nevojitet. Ndërkohë që partia në pushtet ka në dispozicion buxhetin e shtetit, buxhetet e gati 90% të bashkive në rang vendi, një administratë të fryrë në mënyrë të jashtëzakonshme, si dhe strukturat policore apo gjyqësore si instrumente trysnie, subjektet opozitare operojnë me fonde të kufizuara dhe pa akses.
    Edhe në media, aksesi i opozitës është mjaft i kufizuar. Kësaj i shtohen censura, autocensura dhe mbyllja e rrjeteve sociale si TikTok. Raporti i OSBE-ODIHR është tepër kritik ndaj kontrollit, censurës dhe autocensurës së medias. Kjo krijon një disproporcion të theksuar në kapacitete, dukshmëri dhe aftësi mobilizuese të opozitës. Në këtë kontekst, zgjedhjet në Shqipëri nuk funksionojnë më si një mekanizëm përfaqësues i demokracisë, por si një farsë elektorale, ku rezultati parapërcaktohet nga instrumentet e shtetit dhe të pushtetit, i cili, herë pas here, mbështetet edhe te grupet kriminale.
     
     

     

  • Gjykata i jep të drejtë Harvard, pezullon vendimin e administratës Trump

    Gjykata i jep të drejtë Harvard, pezullon vendimin e administratës Trump

    Është  pezulluar përkohësisht vendimi i administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë.
    Mësohet se vendimi u mor nga gjykatësja Alison Burroghs, disa orë pasi institucioni arsimor paraqiti një padi kundër këtij veprimi, duke e cilësuar atë si një “hakmarrje politike”.
    Sipas gjykatëses, revokimi i certifikimit për programin e studentëve ndërkombëtarë shkel ligjin dhe të drejtat kushtetuese të universitetit.
    Në padinë e dorëzuar, Harvard akuzon administratën se po ndëshkon universitetin për qëndrimin e tij të pavarur dhe refuzimin për të zbatuar kërkesat ideologjike të qeverisë. Këto përfshijnë dorëzimin e të dhënave disiplinore të studentëve dhe ndërprerjen e iniciativave për barazi dhe përfshirje.
    “Ky është një veprim hakmarrës ndaj të drejtës së Harvardit për të mbrojtur pavarësinë akademike dhe lirinë e shprehjes,” thuhet në dokumentet e paraqitura në gjykatë.

  • Gjykata i jep të drejtë Harvard! Pezullon vendimin e administratës Trump për studentët ndërkombëtarë

    Gjykata i jep të drejtë Harvard! Pezullon vendimin e administratës Trump për studentët ndërkombëtarë

    Bota E Premte, 23 Maj 2025 19:27
    Një gjykatë federale ka pezulluar përkohësisht vendimin e Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa orë pasi institucioni prestigjioz paraqiti një padi kundër këtij veprimi, duke e cilësuar atë si një “hakmarrje politike”.
    Në padinë e dorëzuar, Harvard akuzon administratën se po ndëshkon universitetin për qëndrimin e tij të pavarur dhe refuzimin për të zbatuar kërkesat ideologjike të qeverisë. Këto përfshijnë dorëzimin e të dhënave disiplinore të studentëve dhe ndërprerjen e iniciativave për barazi dhe përfshirje.

    ”Ky është një veprim hakmarrës ndaj të drejtës së Harvardit për të mbrojtur pavarësinë akademike dhe lirinë e shprehjes”,-thuhet në dokumentet e paraqitura në gjykatë.
    Konferenca e parë mbi këtë çështje do të zhvillohet të martën në mënyrë virtuale, ndërsa të enjten pritet që gjykata të dëgjojë argumentet për lëshimin e një urdhri paraprak, i cili do të bllokonte përfundimisht vendimin e administratës derisa të merret një vendim zyrtar.
    Revokimi nga ana e administratës Trump e të drejtës së Harvardit për të pranuar studentë të huaj do të kishte pasoja serioze, duke detyruar qindra studentë ndërkombëtarë të largohen nga SHBA ose të humbasin statusin e tyre ligjor.

  • Gjykata i jep të drejtë Harvard! Pezullon vendimin e administratës Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë

    Gjykata i jep të drejtë Harvard! Pezullon vendimin e administratës Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë

    Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë.

    Vendimi erdhi disa orë pasi institucioni prestigjioz paraqiti një padi kundër këtij veprimi, duke e cilësuar atë si një “hakmarrje politike”.
    Gjykatësja e Qarkut, Allison Burroughs, e emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, vendosi që Harvard do të pësonte dëme “të menjëhershme dhe të pariparueshme” nëse masa e qeverisë do të hynte në fuqi pa një shqyrtim të plotë ligjor. Sipas gjykatëses, revokimi i certifikimit për programin e studentëve ndërkombëtarë shkel ligjin dhe të drejtat kushtetuese të universitetit.
    Në padinë e dorëzuar, Harvard akuzon administratën se po ndëshkon universitetin për qëndrimin e tij të pavarur dhe refuzimin për të zbatuar kërkesat ideologjike të qeverisë. Këto përfshijnë dorëzimin e të dhënave disiplinore të studentëve dhe ndërprerjen e iniciativave për barazi dhe përfshirje.
    “Ky është një veprim hakmarrës ndaj të drejtës së Harvardit për të mbrojtur pavarësinë akademike dhe lirinë e shprehjes,” thuhet në dokumentet e paraqitura në gjykatë.
    Konferenca e parë mbi këtë çështje do të zhvillohet të martën në mënyrë virtuale, ndërsa të enjten pritet që gjykata të dëgjojë argumentet për lëshimin e një urdhri paraprak, i cili do të bllokonte përfundimisht vendimin e administratës derisa të merret një vendim zyrtar.
    Revokimi nga ana e administratës Trump e të drejtës së Harvardit për të pranuar studentë të huaj do të kishte pasoja serioze, duke detyruar qindra studentë ndërkombëtarë të largohen nga SHBA ose të humbasin statusin e tyre ligjor.

    Top Channel

  • Skandal në SHBA! 50 emigrantë të ligjshëm dërgohen në burgun famëkeq të El Salvadorit

    Skandal në SHBA! 50 emigrantë të ligjshëm dërgohen në burgun famëkeq të El Salvadorit

    Të paktën 50 burra venezuelianë, të deportuar gjatë administratës Trump në burgun e sigurisë së lartë CECOT në El Salvador, kishin hyrë në mënyrë ligjore në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të ri nga Instituti Cato.

    Raporti, i publikuar të hënën nga organizata libertariane, hedh poshtë pretendimin e administratës Trump se vetëm migrantët pa dokumente u deportuan drejt burgut famëkeq në Amerikën Qendrore. Sipas të dhënave të analizuar nga Cato, nga 90 raste ku ishte e njohur mënyra e hyrjes në SHBA, 50 burra kishin marrë leje paraprake nga autoritetet amerikane dhe kishin kaluar përmes pikave zyrtare kufitare.
    Deportime të dyshimta dhe akuza për torturë
    Deportimi i më shumë se 200 burrave venezuelianë në mars, shumë prej të cilëve të dyshuar si anëtarë bandash, është bërë nëpërmjet Aktit të Armiqve të Huaj, një ligj i vitit 1798 që zakonisht përdoret vetëm në kohë lufte. Por raporti i Cato-s thekson se në dhjetëra raste, nuk ka asnjë provë të përfshirjes kriminale, dhe shumë prej burrave ishin refugjatë, mbajtës vizash apo të pajisur me leje pune të dhënë nga administrata Biden.
    Organizatat për të drejtat e njeriut dhe avokatët e emigrantëve kanë akuzuar autoritetet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, duke pohuar se migrantët në Cecot po përjetojnë torturë fizike dhe emocionale.
    Tatuazhet – “prova” për deportim
    Në shumë raste, akuzat ndaj burrave venezuelianë janë ngritur mbi tatuazhe që nuk kanë lidhje me aktivitet kriminal. Raporti përmend rastin e Andry José Hernández Romero, një artist grimi, i cili kishte tatuazhe me kurora që përfaqësonin festimet e Ditës së Tre Mbretërve në vendlindjen e tij në Venezuelë.
    “Shifrat absolute janë shqetësuese,” thuhet në raport. “Dhjetëra emigrantë të ligjshëm u hoqën nga statusi i tyre dhe u burgosën në kushte çnjerëzore.”
    Heqja e mbrojtjes për 350,000 venezuelianë
    Raporti del në një moment të ndjeshëm për çështjet e imigracionit në SHBA. Të hënën, Gjykata Supreme miratoi vazhdimin e përpjekjeve për revokimin e Statusit të Përkohshëm të Mbrojtur (TPS) për venezuelianët. Heqja e këtij statusi mund të çojë në deportimin e rreth 350,000 njerëzve, të cilët aktualisht nuk mund të kthehen në vendlindje për shkak të krizës humanitare.
    Raporti i Cato-s sjell në vëmendje urgjencën për rishikimin e kritereve të deportimit, duke theksuar se ligjshmëria dhe statusi humanitar i migrantëve nuk janë marrë parasysh në vendimet drastike të administratës Trump.

    Top Channel

  • Udhëtimi i parë i Donald Trump në Lindjen e Mesme, CNN zbulon “këshilltarin” e fshehtë të Presidentit për marrëveshjet me Arabinë, Katarin dhe Emiratet

    Udhëtimi i parë i Donald Trump në Lindjen e Mesme, CNN zbulon “këshilltarin” e fshehtë të Presidentit për marrëveshjet me Arabinë, Katarin dhe Emiratet

    Ndërsa Presidenti Donald Trump përgatitet për udhëtimin e parë të madh të mandatit të tij të dytë në Lindjen e Mesme, disa zyrtarë të administratës i janë drejtuar privatisht një fytyre të njohur për ndihmë në rajon: Jared Kushner.

    Dhëndri i presidentit, i cili shërbeu si kryenegociator për Lindjen e Mesme në mandatin e parë të Trump dhe ndërtoi marrëdhënie të thella me udhëheqësit në rajon, ka këshilluar në mënyrë joformale zyrtarët e administratës mbi negociatat me udhëheqësit arabë, thanë për CNN zyrtarë të shumtë të administratës Trump dhe njerëz të afërt me Kushner.
    Megjithëse Kushner nuk ka gjasa t’i bashkohet Trump në udhëtim, ai ka qenë shumë i përfshirë në diskutime me vendet arabe, përfshirë Arabinë Saudite, rreth nënshkrimit të marrëveshjeve që do të normalizonin marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, thanë burimet.
    Prioriteti kryesor i presidentit javën e ardhshme është të sigurojë “marrëveshje ekonomike” me Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tre ndalesat e tij në udhëtim, që do të rrisnin investimet e tyre në Amerikë, thanë burimet. Por Kushner dhe këshilltarë të tjerë të Trump kanë komplotuar gjithashtu privatisht qëllimin më ambicioz të zgjerimit të Marrëveshjeve të Abrahamit, traktatet e negociuara gjatë mandatit të parë të Trump midis disa vendeve arabe dhe Izraelit, thanë burimet.

    “Kjo është një temë diskutimi”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

    Kushner luajti një rol qendror në bindjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat Trump do t’i vizitojë gjithashtu javën e ardhshme, për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit të vitit 2020.
    Ai e ka këshilluar nga afër ekipin më të gjerë të Trump se si t’i qaset bisedimeve të ndjeshme me udhëheqësit sauditë gjatë udhëtimit, thanë burimet. Roli i Kushner në ndihmën për të udhëzuar zyrtarët për udhëtimin nuk është raportuar më parë.
    Personat e përfshirë në diskutime thanë se administrata Trump nuk ka asnjë iluzion se do të largohet nga Lindja e Mesme pasi të ketë arritur një marrëveshje me Riadin. Por ata i shohin takimet ballë për ballë midis Trump dhe udhëheqësve sauditë si një mundësi të shkëlqyer për të bërë përparim.

    “Ne presim plotësisht që vendet e tjera të nënshkruajnë (marrëveshje) të parat përpara Arabisë Saudite”, tha një zyrtar i lartë i administratës Trump i përfshirë në bisedime, duke shtuar se zyrtarët e Trump janë të angazhuar në biseda me një “gamë të gjerë vendesh”.

    Shtëpia e Bardhë e sheh Kushnerin si kritik për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjeve të tilla.
    “Kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, Jared është një ekspert”, tha për CNN një zyrtar i dytë i lartë i administratës. “Ai i njeh të gjithë aktorët dhe është një nga të paktët njerëz që ka veshin e udhëheqësve arabë, si dhe të izraelitëve.”
    Kritikët e Trump dhe disa ish-diplomatë kanë vënë në dukje se Kushner ka interesa biznesi në rajon, gjë që e ndërlikon përfshirjen e tij. Menjëherë pas largimit nga Uashingtoni, ai themeloi Affinity Partners, një firmë investimi e cila mori mbështetje të konsiderueshme nga fondet sovrane të pasurisë në Gjirin Persik.
    “Z. Kushner udhëhoqi disa nga sukseset më të mëdha të Administratës së parë, duke përfshirë Marrëveshjet historike të Abrahamit për të ndihmuar në sjelljen e paqes në Lindjen e Mesme. Nuk ka dyshim se kjo Administratë e vlerëson ekspertizën e tij dhe mirëpret këshillat e tij në të gjitha fushat ku ai është i gatshëm të jetë i dobishëm”, tha drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, në një deklaratë për CNN.

    Dinamikat në Lindjen e Mesme kanë ndryshuar ndjeshëm që nga mandati i parë i Trump. Sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza kanë shkaktuar një përçarje të re midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë.
    Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, udhëheqësi de facto i vendit, ka deklaruar pa mëdyshje se Riadi nuk do t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin derisa të ketë një rrugë të qartë për shtetësinë palestineze dhe një fund të përhershëm të luftës në Gaza – asnjëra prej të cilave nuk duket e afërt.
    Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, për të cilën Trump mori meritat në fillim të mandatit të tij, është bërë copë-copë. Dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se po nis një fazë të re dhe më intensive të luftës në Gaza, megjithëse një zyrtar izraelit ka thënë se kjo do të fillojë pas vizitës së Trump.
    Mbetet e paqartë se si planifikon Trump të kapërcejë hendekun me Princin bin Salman. Por, njerëz pranë Kushner thonë se ai beson se ka propozime që administrata mund t’i ofrojë princit të kurorës që do ta zbusnin qëndrimin e tij për t’u bashkuar me Marrëveshjet vetëm nëse palestinezët kanë një rrugë të qartë drejt shtetësisë. Njerëzit refuzuan të ofrojnë detaje specifike rreth asaj që do të përfshinin propozimet.
    Kushner zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë personale me Princin bin Salman gjatë administratës së parë Trump – të dy komunikonin shpesh përmes WhatsApp – dhe ata ende flasin shpesh, thanë burime të njohura me marrëdhënien e tyre.
    “Ka një mënyrë, dhe Jared ka menduar shumë për këtë. Ai mendon jashtë kornizave. Por ka një mënyrë për ta zgjidhur potencialisht këtë pjesë për sauditët dhe për t’i bërë ata të fillojnë të ndërmarrin hapa drejt normalizimit”, tha një nga zyrtarët e lartë të administratës të përfshirë në bisedime.
    I dërguari i presidentit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff — i cili ka marrë përsipër një portofol shumë më të gjerë që përfshin edhe shërbimin si personi kryesor për negociatat me Rusinë dhe Iranin — i tha një audience në ambasadën izraelite në Uashington këtë javë se ai priste një zgjerim të Marrëveshjeve të Abrahamit së shpejti.
    «Mendojmë se do të kemi disa ose shumë njoftime shumë, shumë shpejt», tha Witkoff, i cili pritet të shoqërojë Trumpin në vizitën e tij në Lindjen e Mesme.

    Trump do të udhëtojë me një delegacion të madh në Lindjen e Mesme, përfshirë disa sekretarë kabineti dhe zyrtarë të lartë. Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretari i Thesarit Scott Bessent pritet të fluturojnë për në rajon, veçmas nga Trump, për të marrë pjesë në takime.
    Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick pritet gjithashtu t’i bashkohet delegacionit. Shumica e stafit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë Shefen e Shtabit Susie Wiles dhe listën e zëvendësshefave të Trump, gjithashtu do ta shoqërojnë presidentin, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë për CNN.
    «Kishte shumë njerëz që donin të ishin pjesë e këtij udhëtimi», tha një zyrtar i administratës për delegacionin e madh.
    Kushner, i cili nuk ka gjasa të largohet, nuk ka dhe as nuk dëshiron një rol formal në mandatin e dytë të Trump, thanë burimet. Por ai ka vazhduar të jetë një lojtar kyç prapa skenave në bisedimet e Lindjes së Mesme, thanë burimet.
    «Atij i pëlqen të ketë lirinë për të bërë atë që bën. Ai dëshiron të veprojë prapa skenave derisa të ketë diçka të suksesshme që mund ta tregojë më publikisht», tha një nga zyrtarët e lartë të administratës.
    Një pjesë e përfshirjes së Kushnerit i atribuohet marrëdhënies së tij të ngushtë personale me Witkoff, thanë burimet.
    Zyrtarë të administratës Trump dhe njerëz të afërt me Kushner i thanë CNN se të dy kanë qenë në kontakt të rregullt që nga tranzicioni i presidentit, me Kushnerin që shpesh i ofronte Witkoff këshilla mbi marrëdhëniet e tij me udhëheqësit arabë. Witkoff pritet të udhëtojë me presidentin në rajon javën e ardhshme, thanë tre zyrtarë të administratës Trump.
    «Ai ka mundur ta ndihmojë Steve-in (Witkoff) të lidhet me njerëzit atje, ai i jep Steve-it mendimin e tij», tha një nga zyrtarët.
    “Ai ka qenë mbështetësi më i madh i Witkoff-it, duke e ndihmuar të kuptojë problemet dhe të lundrojë në personalitete”, tha një zyrtar tjetër për CNN. “Ai ndihet rehat duke qenë në prapaskenë.”
    Kushner ishte në Shtëpinë e Bardhë të martën për ceremoninë e betimit të Witkoff. Përveç këshillimit të Witkoff, Kushner është takuar herë pas here me Rubio-n, i cili aktualisht shërben edhe si Këshilltar i përkohshëm i Sigurisë Kombëtare i presidentit.

    Top Channel

  • Berisha: Vendimet politizuese të administratës Biden, që ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi

    Berisha: Vendimet politizuese të administratës Biden, që ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi

    Berisha: Vendimet politizuese të administratës Biden, që ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi

    Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit të Departamentit të Shtetit të SHBA, duke theksuar se vendimet politizuese të administratës së Biden për të goditur opozitën, si pjesë e përpjekjeve të Edi Ramës dhe lobimit të Xhorxh Sorosit, kanë dështuar.

    Berisha ka falënderuar administratën amerikane për qëndrimet e saj dhe ka vlerësuar këtë vendim si një shpërblim për ata që qëndruan për kauzën e drejtë dhe të vërtetën.FjalaMirdita

    Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën.

    Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken.

    Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin.

    Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë.

    Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron.

    Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservator në Shqipëri.

  • Iu hoqën sanksionet nga DASH? Berisha: E mora vesh mbrëmë! Falënderoj sekretarin Rubio dhe presidentin Trump

    Iu hoqën sanksionet nga DASH? Berisha: E mora vesh mbrëmë! Falënderoj sekretarin Rubio dhe presidentin Trump

    Sali Berisha

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me një qëndrim të Departamentit të Shtetit, i cili është pyetur nga gazetari amerikan, Marc Caputo në lidhje me mundësinë e udhëtimit të Sali Berishës në SHBA. Për këtë çështje, Berisha ka dalë dhe ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia blu, duke u shprehur se kjo mbështetje dhe vendim nga administrata e Trump është për t’u përshëndetur. Por shtoi se lajmin nuk e sheh si fitore personale, por shtoi se është një triumf për të gjithë demokratët që qëndruan krah kauzës. I pyetur më pas nga gazetarët se kur do të udhëtojë për në SHBA, Berisha tha se aktualisht ndodhet në fushatë elektorale dhe ditët kulmore të saj para zgjedhjeve të 11 majit, por nëse do të gjendej në një kohë më të përshtatshme do të kishte bërë udhëtimin përtej Atlantikut.
    “Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar,”-tha ndër të tjera kryedemokrati.
    PJESË NGA PRONONCIMI I BERISHËS:
    Berisha: Vendimet politizuese të administratës Biden, që ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi
    Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën. Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken. Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin. Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë. Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron. Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservator në Shqipëri.
    Kur do të udhëtoni drejt SHBA?/ Berisha: Këto janë ditët kulmore të fushatës, në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar,
    Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar.
    Berisha: ‘Non grata’ është shpallur vendim i politizuara i administratës Biden, është paekuivok
    Pyetja është se, non grata është konsideruar vendim politik, është dënuar, ky është dënim i atij vendimi. Se është tjetër kur shqyrtohet dhe kjo apo ai qëndrim, por është shpallur; vendime të politizuara të administratës Biden, është paekuivok. Pra është e pashpresë.
    Berisha: Unë nuk kam kërkuar vizë për në SHBA që kur kam lënë detyrën e kryeministrit Unë të kërkoj vizë? Jo nuk kam kërkuar vizë. Unë nuk kam kërkuar vizë, pasi kam lënë detyrën e kryeministrit, në mos gabohem, asnjëherë./ZËRI