Tag: administratës

  • Paga më të larta, shpërblime dhe orare fleksibël, 95.3 mln euro në 2 vite për administratën publike

    Paga më të larta, shpërblime dhe orare fleksibël, 95.3 mln euro në 2 vite për administratën publike

    Të gjithë punonjësit e administratës në 2 vitet e ardhshme do të kenë paga më të mira shpërblime dhe orare fleksibël. Me qëllim reformimin e administratës publike dhe rritjen e  mirëqenies qeveria ka përgatitur një strategji të posaçme.

    Botuar në Fletore Zyrtare, e titulluar Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratës Publike për periudhën 2025–2027, ky dokument parashikon një kosto 9.27 miliardë lekë  ose thënë ndryshe 95.3 milionë euro për 2 vitet e ardhshme.
    Strategjia synon të përmirësojë menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin e politikave publike, digjitalizimin e shërbimeve dhe krijimin e një administrate të qëndrueshme e miqësore me mjedisin.
    Por ndalur tek nëpunësit sfidë për administratën publike mbetet që rekrutimet të bëhen në bazë merite, konkurrencë dhe transparence. Ndërsa parashikohet që paga më të larta dhe më shumë shpërblime do të vihen në dispozicion. Sipas Strategjisë, do të vijohet me konsolidimin e punës fleksibël që synon balancën më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale për nëpunësit publikë. Në po të njëjtin drejtim, do të vlerësohet edhe mundësia për të minimizuar orarin e punës për disa institucione/pozicione specifike
    Strategjia e reformës në administratën publike
    “Sistemi i pagave për nëpunësit civil është i rregulluar qartë. Paga llogaritet sipas pozicionit të punës së nëpunësit, sistem i njëjtë edhe për institucionet e qeverisjes vendore.”
    Për të krijuar një shërbim publik inovativ dhe tërheqës në treg, do të synohet digjitalizimi i mëtejshëm i administratës publike me në fokus punonjësin. Përtej nismave të ndërmarra deri më tani.
    “Në mënyrë që të garantohet një përdorim më efektiv të shërbimeve digjitale, duhet të ndërmerren hapa për fuqizimin e aftësive digjitale të qytetarëve dhe punonjësve të administratës publike, duke siguruar rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e përdorimit të teknologjisë. Në masat për sigurinë digjitale duhet të përfshihen edhe parashikime të qarta, duke vendosur standarde të përbashkëta për të siguruar një shërbim të besueshëm dhe të sigurt, duke garantuar privatësinë e qytetarëve në të gjitha ndërveprimet e tyre digjitale.”
    Kostoja totale e strategjisë do të shpërndahet në 5 drejtime kryesore ku pjesën më të madhe të tortës e merr zëri I shërbimeve dhe digjitalizimi me 7.3 miliardë lekë pasuar nga llogaridhënia dhe mbikëqyrja 1 miliardë lekë dhe pjesa e mbetur  për menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin  e politikave dhe administratën e gjelbër.
     

    Top Channel

  • Zyrtari i FBI-së që i rezistoi administratës Trump shkarkohet nga Byroja

    Zyrtari i FBI-së që i rezistoi administratës Trump shkarkohet nga Byroja

    Një zyrtar i lartë i FBI-së, Brian Driscoll, i cili shërbeu si drejtor në detyrë në fillim të administratës Trump, po detyrohet të largohet nga pozicioni i tij. Lajmi vjen në mes të një “spastrimi” më të gjerë të personelit, që ka tronditur agjencinë e zbatimit të ligjit, sipas dy burimeve të Associated Press.
    Driscoll, një agjent veteran me një karrierë të gjatë në Byro, njihet për faktin se së bashku me zëvendësdrejtorin e atëhershëm, Rob Kissane, i rezistoi kërkesave të administratës Trump për të dorëzuar emrat e agjentëve që morën pjesë në hetimet për sulmet e 6 janarit 2021 në Kapitol.
    Rrethanat e largimit dhe “spastrimi” i gjerë
    Deri tani, rrethanat e shkarkimit të Driscoll nuk janë bërë të qarta, por dita e tij e fundit në detyrë është e premte. Zëdhënësit e FBI-së refuzuan të komentojnë, ndërsa burimet bëjnë me dije se largime të tjera janë të mundshme.
    Ky shkarkim shihet si pjesë e një spastrimi më të gjerë të personelit, që ka nisur muajt e fundit nën udhëheqjen e drejtorit aktual të FBI-së, Kash Patel, dhe zëvendësdrejtorit Dan Bongino.
    Shumë zyrtarë të lartë, përfshirë drejtorë të zyrave në qytete të mëdha, janë larguar nga puna, ndërsa disa agjentë i janë nënshtruar testimeve me poligraf. Ish-zyrtarë shprehen se këto veprime kanë rritur ndjeshëm ankthin mes punonjësve të Byrosë.
    Karriera dhe rezistenca e Driscoll
    Driscoll ka shërbyer në hetime të rëndësishme ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe ka komanduar Ekipin e Shpëtimit të Pengjeve të Byrosë. Së fundmi, ai ishte drejtor në detyrë përgjegjës për Grupin e Reagimit ndaj Incidenteve Kritike.
    Episodi i mosmarrëveshjes me administratën Trump ndodhi kur Emil Bove, atëherë zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, kërkoi emrat e agjentëve të përfshirë në hetimin e 6 janarit. Në përgjigje të kësaj kërkese, FBI-ja dorëzoi vetëm numrat unikë të punonjësve, duke i rezistuar dorëzimit të emrave. Bove e cilësoi këtë veprim si “mosbindje” nga ana e udhëheqjes së lartë të FBI-së.
    Shkarkimi i Driscoll shënon një zhvillim të rëndësishëm në raportin e tensionuar mes udhëheqjes së re të FBI-së dhe një pjese të personelit të vjetër, duke ngritur pyetje mbi pavarësinë dhe funksionimin e agjencisë nën administratën e re.

  • Strategjia e administratës Trump për dosjen Epstein, zyrtarët e presidentit amerikan vendosin publikimin e materialeve

    Strategjia e administratës Trump për dosjen Epstein, zyrtarët e presidentit amerikan vendosin publikimin e materialeve

    Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit Donald Trump do të mblidhen mbrëmjen e së mërkurës në rezidencën zyrtare të zëvendëspresidentit JD Vance, për të diskutuar strategjinë e mëtejshme të administratës mbi dosjen Epstein.

    Konkretisht do diskutohet nëse do të bëhet publike një audio-regjistrim dhe transkripti i një interviste mes zëvendësprokurorit të përgjithshëm Todd Blanche dhe Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein.

    Takimi, i konfirmuar nga tre burime të afërta me zhvillimet thotë CNN, do të përqendrohet tek mënyra se si administrata Trump duhet të menaxhojë presionin në rritje për transparencë dhe publikimin e informacioneve që lidhen me rrjetin e abuzimeve seksuale të drejtuar nga Epstein.

    Në këtë darkë do të marrin pjesë zëvendëspresidenti JD Vance, shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, drejtori i FBI-së, Kash Patel dhe zëvendësprokurori i Përgjithshëm Todd Blanche.

    Sipas burimeve, administrata është duke shqyrtuar mundësinë për të publikuar regjistrimin dhe transkriptin e intervistës që Blanche zhvilloi muajin e kaluar me Maxwell në zyrën e prokurorisë në Tallahassee, Florida. Audio-materiali përfshin më shumë se 10 orë, dhe ende po transkriptohet e redaktohet për të mbrojtur emrat e viktimave dhe informacione të ndjeshme.

    Gjithashtu, janë duke u shqyrtuar mundësitë që Todd Blanche të mbajë një konferencë për shtyp ose të japë një intervistë ekskluzive, me përmendje të mundshme edhe të një bisede me podkastin e njohur të Joe Rogan. Edhe pse Rogan e ka mbështetur Trumpin, ai ka qenë kritik për mënyrën se si administrata ka menaxhuar çështjen Epstein, duke e quajtur “vijë ndarëse” refuzimin për të zbardhur të gjithë dosjen.

    Departamenti i Drejtësisë dhe FBI nuk kanë dhënë komente për këtë çështje, ndërkohë që CNN raporton se brenda administratës ka patur përplasje mes zyrtarëve si Bondi dhe Patel lidhur me mënyrën e trajtimit të dosjes.

    Presidenti Trump, duke komentuar takimin e Blanche me Maxwell, deklaroi se qëllimi ishte “të mos dëmtohen njerëz të pafajshëm” dhe se nuk ka pasur ndonjë bisedë personale me Blanche për këtë takim. Ai shtoi se është në favor të publikimit të dosjes, por “duhet kujdes që të mos cenohet askush që nuk ka lidhje me rastin”.

    Nga ana tjetër, Komiteti i Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve ka lëshuar disa thirrje zyrtare ndaj Departamentit të Drejtësisë dhe disa figurave të larta politike të të dyja partive, për të dorëzuar informacione dhe dokumente të lidhura me Epstein, një lëvizje që shihet si presion i hapur ndaj administratës për transparencë.

    Maxwell, e dënuar në vitin 2022 me 20 vite burg për bashkëpunim me Epstein në abuzimin seksual të vajzave të mitura, ka vazhduar të apelojë dënimin e saj, përfshirë edhe në Gjykatën Supreme. Javën e kaluar ajo u transferua në një kamp burgimi me siguri më të ulët në Teksas – një lëvizje e rrallë për një të dënuar për krime seksuale.

    Ndërkohë, Trump nuk ka përjashtuar mundësinë e një faljeje presidenciale për Maxwell, ndonëse një zyrtar i lartë i administratës i ka thënë CNN-it se aktualisht kjo nuk është në shqyrtim.

  • Balluku: Prioritet, forcimi i administratës lokale dhe lirimi i hapësirave publike në Fier

    Balluku: Prioritet, forcimi i administratës lokale dhe lirimi i hapësirave publike në Fier

    Lirimi i hapësirave publike, sfidat dhe prioritetet e reja në funksion të qytetarëve shqiptarë kanë qenë kryefjalë e takimit të mbajtur këtë të martë (5 gusht) nga zv.kryeministrja Belinda Balluku me administratorët e rinj të njësive administrative.
    Balluku theksoi se prioritet mbëtet forcimi i administratës lokale dhe përgjigja ndaj kërkesave të kohës.
    Zv.kryeministrja vuri theksin ndërkaq edhe të punësimi i të rinjve të prirur ndaj inovacionit për ofrimin e shërbimeve ndaj të moshuarve. Në këtë kuadër ajo u ndal te abuzimi i noterëve e avokatëve për ofrimin e shërbimit të e-Albania ndaj moshës së tretë.
     “Kemi pasur një proces rreth 20 ditë për të bërë një reformim të administratës lokale në fier dhe kemi nisur nga më të rëndësishmit, administratorët e njësive. Fieri ka 13 njësi.
    Iu është dhënë mbështetje kush ka bërë detyrën siç duhet duke i rikonfirmuar në detyrë dhe prurjeve të reja.
    Na duhet forcim i administratës lokale, edhe në njësitë administrative për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës. Duhet të keni të rinj e të reja që janë të prirur ndaj inovacionit sepse duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit nuk mund t’i bëjnë përmes pajisjeve të tyre të telefonit. Me rastin e e-Albania është abuzuar me pamundësinë e të moshuarve nga noterë e avokatë që marrin para prej të moshuarve për aplikime për marrje certifikate familjare,
    Do ju duhet ju si njësi, që brenda njësive dhe stafet që do keni në varësi t’u përgjigjen reformave që ne po bëjmë”, deklaroi Balluku.
    Sa i përket aksionit të ndërmarrë nga qeveria për lirimin e hapësirave publike, Balluku u shpreh se në Fier, problematikat nuk janë sikurse në rastin e Vlorës apo Tiranës. Por shtoi se, administratorët do duhet të kenë në fokus çdo ankesë të qytetarëve për zaptimin e hapësirave publike.
    “Duhet të jeni në lartësinë e duhur sepse lirimi i hapësirave publike në Fier nuk ka atë problematikë si në zona të tjera, si rasti i Vlorës apo Tiranës. Kemi qenë në terren e kam parë nga afër që se kemi atë problematikë. Por sërish kemi ankesa që vijnë nga qytetarët që po procesohen që kanë të bëjnë me sheshet e pallateve që përdoren nga parkingjet private, mure të dala jashtë konturit të kornizave.
    Kjo duhet të jetë prioritet i çdo administratori që të shkojmë me rrugën që qeveria shqiptare po ecën në këto momente”, tha ajo.

  • Berisha: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit duke u thënë se nuk janë përdorur burimet e administratës

    Berisha: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit duke u thënë se nuk janë përdorur burimet e administratës

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Ministri i Jashtëm Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit duke u thënë se nuk janë përdorur burimet e administratës. Berisha tha se Hasani teksa u drejtohet vëzhguesve ndërkombëtare, procesi e manipulimit të votës së diasporës, sipas tij, e quan të suksesshëm. Ai shon se kryediplomati është një njeri pa nocionet më elementare të zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Pra, Igli i narkoshtetit shkruan me tërbim se në paragrafin e parë, delegacionet në komunikatën e përbashkët, damkosin farsën elektorale. Dhe ky në vend se t’i falenderojë, u thotë se kemi shqetësime dhe shpreh indirekt kërcënim, pa studiuar asnjë dokument, por vetëm vullnetin patologjik për të mbrojtur farsën që kanë organizuar.
    “Toni, thotë ky ministër, që vetëm ministër nuk mund të quhet, dhe vendosja, pozicionimi, inkuadrimi i këtij seksioni të hapjes, pra i kësaj hapje të raportit, rrezikon të errësojë kontekstin e gjerë të përparimit, përfshi këtu përmirësimet e ndjeshme demokratike, siç është rritja e transparencës dhe avancimi me teknologjinë elektorale dhe konkretisht, dëgjojeni çfarë flet, futja me sukses e votimit jashtë vendit”.
    Pra, procesi ekstrem e manipulimit të votës së diasporës, ai e quan të suksesshëm.
    “Për më tepër, shkruan ministri i narkoshtetit, pohimi se partia në pushtet ka përfituar nga përdorimi i gjerë i burimeve të administratës, i mungon substancimi kësaj, veçanërisht në deklaratën paraprake”.
    Dëgjojeni sa i verbër është ky njeri, se sa… nuk duhet të përdor epitetet që meriton. Janë dhënë në kundërshtim flagrant me ligjin 1 miliard e 25 milionë euro për të blerë votën, të gjitha me vendime qeverie, të gjitha të ndaluara me ligj. Ky është i fshirë nga çdo koncept. Është një njeri pa nocionet më elementare të zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut. Nuk i duket gjë këtij 1 miliard, në një kohë kur tjetri kundërshtar garon me 5 apo 10 milionë. Këtij dhe Dumanit, për këtë dhe Troplinin, këto nuk ekzistojnë. Nuk përbëjnë një pabarazi të tmerrshme që shndërrojnë zgjedhjet në farsë.
    Organizimi i 4500 ngjarjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshi Giro d’Italia, nuk përbëjnë për Altin Troplinin dhe Igli Hasanin çështje të pabarazisë në garën elektorale. Duhet të jesh i pacipë, duhet të jesh i verbër të vetëposhtërosh veten në këtë shkallë. Po këto janë vendime qeveritare. Këto të gjitha. Po punësimi i dhjetëra mijëra janë vendime zyrtare. Po 138 licenca për 29 mijë hektarë plantacione kanabisi janë vendime zyrtare. Dhe ky ka paturpësinë e një njeriu që dëshmon se është i zhveshur nga çdo parim qytetarie dhe shkruan në këtë mënyrë.

  • A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

    A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

    Gjatë takimit me dyer të mbyllura, kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nëse ka pasur përdorim të administratës për zgjedhjet e 11 majit.

    Anila Hoxha: A ka patur apo jo krim të asfaltit elektoral, punësim të paligjshëm dhe përdorim të administratës?
    Dumani: Bazuar në kallëzimet e sjella nuk është konkluduar për këtë tipologji. Por kemi hapur kryesisht dhjetë, mes tyre edhe për këtë natyrë.
    Ajo që kemi bërë është verifikimi në kohë i çdo pretendimi, dhe nëse verifikimi i kallëzimit kërkon 15 ditë ne e kemi bërë brenda pesë ditësh duke dërguar prokurorë e hetues që të kryenin veprimet hetimore.
    -Para zgjedhjeve qeveria fali gjobat. A është duke parë SPAK nëse ka ndikuar falja në zgjedhje?
    Dumani: Në dijeninë time janë bërë dy kallëzime dhe të dyja mosfillime.

    Top Channel

  • A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje?Ja si i përgjigjet Dumani pyetjes së gazetarëve

    A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje?Ja si i përgjigjet Dumani pyetjes së gazetarëve

    Gjatë takimit me dyer të mbyllura, kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, nëse ka pasur përdorim të administratës për zgjedhjet e 11 majit.
    Anila Hoxha: A ka patur apo jo krim të asfaltit elektoral, punësim të paligjshëm dhe përdorim të administratës?
    Dumani: Bazuar në kallëzimet e sjella nuk është konkluduar për këtë tipologji. Por kemi hapur kryesisht dhjetë, mes tyre edhe për këtë natyrë.
    Ajo që kemi bërë është verifikimi në kohë i çdo pretendimi, dhe nëse verifikimi i kallëzimit kërkon 15 ditë ne e kemi bërë brenda pesë ditësh duke dërguar prokurorë e hetues që të kryenin veprimet hetimore.
    -Para zgjedhjeve qeveria fali gjobat. A është duke parë SPAK nëse ka ndikuar falja në zgjedhje?
    Dumani: Në dijeninë time janë bërë dy kallëzime dhe të dyja mosfillime.

  • FOTO/ Zbulohen institucionet ku punojnë ‘terroristët’ elektoralë të Ballukut, që u përdorën në farsën e 11 majit

    FOTO/ Zbulohen institucionet ku punojnë ‘terroristët’ elektoralë të Ballukut, që u përdorën në farsën e 11 majit

    Partia Demokratike ka denoncuar sot me fakte se, si punonjës të administratës në Fier, janë përdorur si ‘terroristë’ elektoralë nga Belinda Balluku.

    Në prag të zgjedhjeve të 2025-ës, sipas një dokumenti i brendshëm të publikuar sot nga kryetari i PD-së, Sali Berisham, hedh dritë mbi një rrjet klientelist të ngritur nga struktura të Partisë Socialiste, nën drejtimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

    Punësimet në administratë rezultojnë të jenë përdorur si mjet presioni dhe shpërblimi në funksion të fushatës elektorale, në shkelje flagrante të ligjit dhe etikës publike.

    Dokumenti, i ndarë në tabela përmban emra të punësuarve, institucionet ku janë sistemuar, kontekstin elektoral të emërimeve, si dhe kolona që tregojnë nëse punësimi është kryer dhe në çfarë rrethanash.

    Sipas të dhënave tgë dokumentit të analizuar tregohet se si realisht ka ndodhur në zgjedhjet e 11 majit: administrata publike është kthyer në mjet për të shpërblyer mbështetësit e PS-së dhe për të manipuluar procesin zgjedhor.

    Në qendër të skemës shfaqet një rrjet punësimesh që përfshin institucione shtetërore si:

    Bashkia e Fierit.

    Institucionet në varësi të bashkisë së Fierit.

    OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike)

    Spitale dhe qendra shëndetësore

    Albpetrol

    Shkolla dhe institucione arsimore publike, si kopështe dhe qerdhe

    Burgu i Fierit dhe të tjera institucione shtetërore në këtë qark.

    Punësimet në lista janë shoqëruar gjithmonë me shënime si: ‘ka dhënë kontribut në fushatë’, ‘ka garantuar vota për PS’, ‘është propozuar nga struktura e Ballukut’, ose ‘është përfshirë në organizimin e fushatës’.

    Belinda Balluku ka drejtuar strukturat e PS-së në Fier në zgjedhjet e fundit.  

    Në dokumentin e bërë publik nga kryedemokrati Sali Berisha, përmenden raste ku emërimet janë bërë ‘me mbështetjen e zyrës së Ballukut’ ose janë aprovuar pas ‘konfirmimit të përfshirjes në fushatë’.

    Kjo sugjeron një kapje të thellë të administratës, ku emërimet nuk bëhen më nga institucionet përgjegjëse apo përmes konkurseve zyrtare, por përmes ndërhyrjes politike të drejtpërdrejtë nga lart.

    Sipas dokumenteve të bëra publike

    Një qytetare do të punësohej në OSHEE menjëherë pas fushatës sepse dokumenti shkruan se ‘ka qenë shumë aktive në zonën e saj dhe ka siguruar 2 familje votuese për PS’.

    Një tjetër është do të sistemohej në administratën e bashkisë ‘pas aktivizimit në fushatë dhe pas dërgimit të listës së votuesve të bindur’.

    Një individ është futur në Ujësjellës, me shënimin: ‘i besuar nga drejtuesit e zyrës së znj. Balluku, i ka mbajtur grupet zgjedhore’.

    Këto janë shembuj të qartë të shpërdorimit të hapur të burimeve shtetërore dhe të kthimit të administratës publike në një mjet për qëllime elektorale, duke u kthyer në një ushtri elektorale për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

    Pikërisht këtë thekson dhe raporti i Komisionit Europiane; Ndarjen e shtetit nga partia.

  • “Marrëveshja për pengjet më afër se kurrë”, zyrtari i lartë i administratës Trump: Jam i bindur që do të arrihet

    “Marrëveshja për pengjet më afër se kurrë”, zyrtari i lartë i administratës Trump: Jam i bindur që do të arrihet

    Një zyrtar i lartë i administratës Trump ka shprehur optimizëm në lidhje me negociatat për lirimin e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi, duke pretenduar se një marrëveshje është “më afër se kurrë”.I dërguari special për lirimin e pengjeve, Adam Beller, foli në Forumin e Sigurisë Aspen të enjten, duke theksuar se suksesi ushtarak i Izraelit kundër Iranit krijon një “dritare politike” që mund të lehtësojë një marrëveshje.

    “Jam i bindur se do të ndodhë”, vuri në dukje ai, duke konfirmuar progresin e bisedimeve.Beller nuk hezitoi, megjithatë, të theksonte vështirësitë e negociatave të drejtpërdrejta me organizatën palestineze, duke e përshkruar atë si “kokëfortë”. Siç tha ai, Hamasi “këmbëngul në mbajtjen e pengjeve, ndërsa Izraeli vazhdon ta shtypë atë ushtarakisht, megjithatë ata ende besojnë se kanë fuqi negociuese”.

    “Nëse marrëveshja dështon, kjo do të jetë për shkak të kësaj këmbëngulje”, paralajmëroi ai.

    Qëndrueshmëria dhe zgjerimi i Marrëveshjeve të Abrahamit

    I dërguari amerikan mbrojti fuqimisht Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat u përuruan gjatë presidencës Trump dhe sollën njohjen zyrtare të Izraelit nga disa vende arabe. Pavarësisht luftërave në të cilat Izraeli ka qenë i përfshirë vitet e fundit, ai theksoi se marrëveshjet kanë rezistuar dhe se qëllimi i administratës është t’i zgjerojë ato më tej.

    “Marrëveshjet që ndoqëm gjatë presidencës Trump kanë provuar të jenë të qëndrueshme. Situata në Lindjen e Mesme sot është krejtësisht e ndryshme nga sa do të kishte qenë nëse do të ishim ende në vitet e luftës”, vuri në dukje ai.

  • Ja tre goditjet që Edi Rama i ka bërë anëtarësimit në BE, spastrimet ndaj administratës publike me 2000 të pushuar…

    Ja tre goditjet që Edi Rama i ka bërë anëtarësimit në BE, spastrimet ndaj administratës publike me 2000 të pushuar…

    Kryeministri Edi Rama duket se po i jep një goditje të trefishtë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke cenuar haptazi tre shtyllat kyçe të procesit: drejtësinë, administratën dhe pushtetin vendor. Mbi 2,000 punonjës të administratës (pushteti vendor dhe bashkive) janë pushuar në një fushatë spastrimore që ka tronditur institucionet publike dhe ka thelluar politizimin e shtetit.
    Paralelisht, ndërhyrjet brutale në pushtetin vendor dhe kërkesat për shkarkime drejtpërdrejta nga Kryeministria po shkatërrojnë autonominë lokale, duke sfiduar hapur kushtet e BE-së për decentralizim. Madje akoma më shqetësuese janë sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët Bashkimi Evropian i konsideron të shenjtë në procesin e integrimit. Pra me këto veprime, Rama jo vetëm që përplas Shqipërinë me Brukselin, por vendos në rrezik të madh të gjithë ecurinë e negociatave për anëtarësim. Diplomacia europiane është alarmuar, ndërsa sinjalet për frenim të procesit po shtohen. Por a do të ndalet kjo përplasje e rrezikshme me parimet e demokracisë europiane apo Shqipëria po kthehet pas në rrugën e integrimit? Kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.
    Disa nga kushtet e BE-së për integrimin e Shqipërisë.
    Reforma në Drejtësi
    Përmbysje kushtetuese dhe vetting-u
    Reforma nisi më 21 korrik 2016 me ndryshime në 21 nga 26 nenet kushtetuese, duke futur institucione të reja për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. U vendos International Monitoring Operation (OMN), që mbikëqyr procesin e vetting-ut për të garantuar integritetin profesional të gjyqësorit.
    Rezultatet dhe sfidat

    Në mes të magjistratëve të vetuar, rreth gjysma u shkarkuan për pasuri të dyshimta, duke rritur besimin publik.
    Megjithatë, zbatimi në terren – hetimet ndaj korrupsionit të niveleve të larta dhe pavarësia afatgjatë gjyqësore – mbeten dhe sot sfida thelbësore.

    Mbështetje dhe kushtet e BE-së

    Reforma ishte kusht kryesor për hapjen e negociatave në 2020. Politika duhet të qëndrojë larg reformës në drejtësi.
    BE-ja, përmes projektit EURALIUS (2005–2021), ofroj mbështetje teknike për profesionalizimin dhe transparencën e gjyqësorit.

    Reforma e Administratës Publike
    Politizimi dhe nevoja për neutralitet
    Kancelari i Kryeministrisë ka theksuar se administrata ka mungesë tradite dhe është e politizuar – një barrë dobësuese për shtetin.
    Kapituj negociatash (= BE)
    Reforma e administratës është pjesë e prioriteteve në kapitujt e negociatave që hapen si të parët dhe mbyllen të fundit — ndikojnë ritmin e përparimit kryesisht në drejtësi.
    Detyra specifike
    Duhet profesionalizim, meritokraci, ulje të ndikimit politik në mbarëvajtje, dhe efikasitet në ofrimin e shërbimeve publike. Kjo është një kusht qendror i kapitullit “administratë publike” të negociatave.
    Autonomia e Pushtetit Vendor

    BE-ja kërkon transferim real të pushteteve – buxhete lokale, planifikim zhvillimi, shërbime publike vendore pa ndikim central .

    Si pjesë e standardeve të “checks and balances”, BE kërkon mekanizma që mbrojnë pushtetin vendor nga kontrolli politik i Tirana.
    Kushtet kryesore të BE-së për Shqipërinë

    Funksionimi i drejtësisë – vijim i vetting-ut, pavarësi e gjyqësorit, luftë serioze ndaj korrupsionit .
    Administratë publike profesionalë – shpërbërje e lidhjeve politike me shtetin, meritokraci .
    Decentralizim i pushtetit vendor – si pjesë e sundimit të ligjit dhe demokracisë të vendbanimeve lokale .
    Zbatimi efektiv në terren – jo vetëm ligje, por rezultate konkrete për brezin ujor të qytetarëve