Tag: administratës

  • “Drejtuesit e administratës bënë fushatë”/ Komisionerja i përgjigjet Bylykbashit te “Ligjet”: Nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës

    “Drejtuesit e administratës bënë fushatë”/ Komisionerja i përgjigjet Bylykbashit te “Ligjet”: Nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës

    Në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publik, po mbahet seanca dëgjimore për raportimin e veprimtarisë të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, për vitin 2024.

    Anëtari demokrat, Oerd Bylykbashi iu drejtua komisioneres Pranvera Strakosha, lidhur me sistemin e patronazhizmit gjatë zgjedhjeve, si dhe përfshirjen në fushatë të drejtuesve të administratës.
    Në përgjigje, Strakosha tha se sistemi patronazhist nuk është ligjor dhe komisioneri përfshihet brenda kuadrit ligjor. Ajo tha se gjatë fushatës, nuk janë lejuar emërime apo shkarkime nga detyra.
    Bylykbashi: Kemi të dhëna konkrete, drejtues të lartë të administratës kanë qenë pjesë e fushatës. Kemi tabelat konkrete, sistemi i patronazhimit ka detyrën e profilizimit të zgjedhësve. Ju rezulton nga hetimet, së pari a keni bërë hetime për të parë sa efektiv është ky sistemi i patronazhimit. Të gjithë e dimë që është katastrofë. Çfarë keni bërë ju për të kuptuar kush është efektiviteti i sistemit të patronazhimit.
    Pranvera Strakosha: I kemi shqyrtuar problematikat. Sistemi patronazhist nuk është ligjor që të hetojmë. Këto tabela që thoni ju nuk e di ku janë. Këto që po thoni ju tani po i dëgjoj. Nuk e kemi dijeni për formularët që janë shpërndarë fare. Komisioneri përfshihet për aq sa i ka caktuar ligji, Ata nuk duhet të dalin përgjatë orarit të punës të bëjnë fushatë. Këtë monitoron komisionere. Me 16 inspektor i kemi nxjerrë në terren, nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës zgjedhore. Këtë e kemi bllokuar. Këto formularë që thoni ju mund të jenë shpërndarë privatisht.
    Ulsi Manja: Kam edhe unë një pyetje. A keni pasur ndonjë ankesë ndonjë nënpunës civil në bashkitë tonë, që është detyruar me zor të shkojë në miting  apo të shkojë në diasporë?

    Top Channel

  • Këlliçi denoncon përfshirjen e drejtoreshave të Arsimit në fushatën elektorale te Manastirliut

    Këlliçi denoncon përfshirjen e drejtoreshave të Arsimit në fushatën elektorale te Manastirliut

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar qeverinë, duke akuzuar për përfshirjen e administratës shtetërore në fushatën elektorale.
    Në një reagim në rrjete sociale, Këlliçi ka denoncuar se dy drejtoresha të Ministrisë së Arsimit, Mirela Cami dhe Matilda Shabani, po marrin pjesë aktivisht në fushatën e ish-shefes së tyre, Ogerta Manastirliut, duke lënë pas dore detyrat ligjore dhe institucionale që u janë ngarkuar.
    Sipas tij, ky është një akt i qartë shkeljeje të Ligjit për Nëpunësin Civil, veçanërisht për drejtues të nivelit të lartë që duhet të jenë politikisht të paanshëm.
    “Ndërkohë që do të duhej të punonin për rritjen e cilësisë së arsimit në vend, drejtoreshat janë përfshirë në fushatën e partisë, si patronazhiste të rëndomta. Kjo është një shkelje e pastër e ligjit dhe një tregues se si qeveria e ka kthyer administratën në një shtab elektoral,” – deklaroi Këlliçi.
    Ai e cilësoi këtë situatë si pjesë të një politike të dëmshme të “partisë mbi shtetin”, që sipas tij ka sjellë pasoja të rënda për sistemin arsimor shqiptar nga rënia në testet ndërkombëtare PISA, te zbrazja e universiteteve dhe rreziku i mbylljes së fakulteteve shkencore.
    Postimi i plotë i Këlliçit:
    Fushata për Tiranën: Shkelja e ligjit me të dyja këmbët dhe militantizmi i administratës!Në fushatën qeveritare për Bashkinë Tiranë vihen re dy Drejtoresha të Përgjithshme tek Ministria e Arsimit, Mirela Cami dhe Matilda Shabani!Ndërkohë që do duhej të ushtronin detyrat e tyre në shërbim të rritjes së cilësisë së arsimit në vend, drejtoreshat përfshihen në fushatën e ish shefes së tyre Ogerta Manastirliut, si patronazhiste të rëndomta!Plotësisht në shkelje të Ligjit për Nëpunësin Civil, aq më tepër për drejtuese të nivelit të lartë.Kjo politikë e mbrapshtë e “partisë mbi Shqipërinë” është arsyeja e qartë e rënies drastike në testin PISA, zbrazjen e klasave të mësimit dhe auditoreve, rrezikun e mbylljes së fakulteteve shkencore dhe performancën e vazhdueshme të ulët të sistemit tonë arsimor.Personalisht denoncoj me forcë vënien në rresht të administratës për fushatën e Tiranës, nga niveli më i lartë e deri tek ai më i ulët.Militantizmi, fanatizmi partiak, servilizmi dhe patronazhimi nuk mund të jenë kurrë baza të shëndetshme për një administratë funksionale në shërbim të shtetit dhe shoqërisë.Ne kërkojmë marrjen e masave urgjente për pezullimin nga detyra dhe madje ndjekjen penale të kujtdo që shkel ligjin ditën për diell.Historia e keqpërdorimit të administratës publike dhe shndërrimin e saj në një formacion partiak duhet të marrë fund!

  • ‘Fajin e kemi vetë’, Gjiknuri pranon dështimin për depolitizimin e administratës zgjedhore: Mungesa e…

    ‘Fajin e kemi vetë’, Gjiknuri pranon dështimin për depolitizimin e administratës zgjedhore: Mungesa e…

    Nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, duke folur për rekomandimet e bëra nga Kuvendi lidhur me punën e KQZ-së, u ndal edhe te depolitizimi i administratës zgjedhore. Ai tha se faji në këtë rast bie mbi partitë dhe Kuvendin për shkak se nuk kanë marrë masat e duhura për ta adresuar këtë problematikë të kahershme dhe të përmendur vazhdimisht nga OSBE/ODIHR. Ai kërkoi që në reformën e ardhshme zgjedhore të adresohet  me urgjencë.
    “Rekomandimi tjetër është që KQZ duhet të marrë masa për rekomandimin e qëndrueshmërisë të administratës zgjedhore duke rishikuar sistemin e emërimit të anëtarëve dhe sekretarëve të nivelit të ulët. Rekomandim pjesërisht i zbatuar. Kjo në fakt vjen edhe për shkak të specifikave që kemi ne, që ka qenë kritikë e kahershme e misioneve ndërkombëtare, sidomos e OSBE/ODIHR, që Shqipëria ka akoma një sistem të emërimit partiak të Komisionerëve. Kjo sjell paqëndrueshmëri, flukse të vazhdueshme emërimesh e shkarkimesh nganjëherë edhe në ditën e zgjedhjeve, gjë që e bën administratën të paqëndrueshme një nga synimet që kemi pasur edhe në reformën e kaluar zgjedhore ka qenë depolitizimi i administratës dhe kthimi i një trupe profesionale për menaxhimin e zgjedhjeve. Ka pasur përpjekje të mira. Por për shkak të situatës politike dhe mungesës së vullnetit, ne nuk e arritëm ta kthejmë administratën zgjedhore në një profesioniste, ku ky rekomandim nuk do të zbatohet kurrë nëse ne do kemi administratë politike.
    Kuvendi duhet të ketë parasysh se gjërat që janë në fajin e tij, në këtë rast politike, por në momentin kur administrata zgjedhore është tërësisht e varur nga flusket politike s’kemi pse kritikojmë KQZ për një gjë s’e ka në dorë. Kjo është një gjë për t’u parë në reformën e ardhshshme zgjedhore dhe shpresoj se opozita do ta mirëpresë idenë që të shkojmëdrejt trupave profesioniste, me shumë më të vogla për administrimin e zgjedhjeve. Ta shmangim këtë kritikë të përhershme dhe që fatkeqësisht ne bëjmë autogol si Kuvend i vëmë vetes detyra për organet kur në fakt fajin e kemi vetë.”, tha Gjiknuri.

  • VIDEO-‘Rama dashuri të përjetshme për Soros’/ Nesho: Ka dalë hapur si kundërshtar i administratës Trump

    Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, ka komentuar lidhjet mes kryeministrit Edi Rama dhe fondacionit të George Soros, duke theksuar se marrëdhënia me Aleks Soros, birin e miliarderit, është e ngushtë dhe e afishuar hapur në publik.

    Sipas Neshos, një nga shembujt më të qartë të veprimtarisë së organizatës së Soros është pikërisht bashkëpunimi i Aleks Soros me Edi Ramën.

    ‘Një nga rastet par-ekselencë të veprimtarisë së organizatës së Soros, është bashkëpunimi i Aleks Soros me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Veprimtaria nuk fshihet fare, por në mënyrë të hapur sfidohet dhe SHBA.

    Kemi patur raste që në mënyrë të përsëritur, Rama ka shprehur se, me vëllain e tij Aleks Soros është në një dashuri të përjetshme, ka marrë pjesë në dasmën e tij, ku ka qenë edhe promotor i një fjalimit ku pak lider edhe të SHBA-së kanë guxuar të flasin.,’ u shpreh Nesho.

    Diplomati theksoi më tej se kryeministri Rama është pozicionuar hapur si kundërshtar i administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump.

    ‘Ky ka marrë rolin edhe një të kundërshtari të administratës Trump, dmth që ky nuk pyet.

    Nuk pyet sepse mendon se është i siguruar nga paratë e korruptuara nga mbështetja që i jep krimi i organizuar, por akoma si një njeri që nuk percepton forcën e SHBA’.

    Duke analizuar më tej ndikimin e fondacionit Soros në vend, Nesho u shpreh se, Rama e ktheu Shqipërinë në një vend për eksperimente.

    ‘Ky karshillëk ka bazë reale, sepse Shqipëria ka qenë një platformë eksperimentale nga Soros, sidomos për të aplikuar drejtësinë, për ta bërë një armë në dorë të pushtetit politik.’, u shpreh diplomati Agim Nesho në SYRI TV.

  • Melania Trump nga “Zonjë e Parë ngurruese” në lojtare kyçe në politikën e jashtme të administratës së bashkëshortit të saj

    Melania Trump nga “Zonjë e Parë ngurruese” në lojtare kyçe në politikën e jashtme të administratës së bashkëshortit të saj

    Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka kaluar nga një figurë e tërhequr gjatë mandatit të parë të bashkëshortit të saj në një aktore me ndikim të madh në skenën diplomatike në mandatin e dytë.

    Tani, ajo po konsiderohet nga diplomatët dhe fuqitë e huaja si një derë për të ndikuar qëndrimet e administratës Trump, sidomos përmes punës së saj me zonjat e para të vendeve të tjera dhe përqendrimit tek teknologjia dhe mbrojtja e fëmijëve.
    Në një takim të mbajtur në hotelin “Lotte New York Palace”, Melania nisi një nismë ndërkombëtare me zonjat e para të botës për të promovuar përdorimin e teknologjisë në ndihmë të edukimit dhe sigurisë së fëmijëve. Takimi përfshiu figura si Mbretëresha Rania e Jordanisë dhe Olena Zelenska e Ukrainës.

    Ndërsa Presidenti Trump kritikonte liderët botërorë në OKB, Melania zgjodhi një ton më të butë dhe emocional në fjalimin e saj, duke u përqendruar tek familjet, dritat e qytetit dhe shpresat për një të ardhme më të mirë për fëmijët.
    Ajo nënshkroi Aktin për Heqjen e Skajit, që synon të luftojë abuzimet online si pornografia hakmarrëse dhe deepfake-t me inteligjencë artificiale.
    Raportohet se Melania ka ndikuar qëndrimin e presidentit ndaj Ukrainës dhe krizave të tjera ndërkombëtare. Madje, ajo i ka dërguar personalisht letra liderëve si Vladimir Putin për të kërkuar ndihmë për fëmijët.

    Olena Zelenska ka falënderuar publikisht Melanian për mbështetjen ndaj Ukrainës, duke ndarë foto dhe deklarata mbi “vlerat e përbashkëta për gjeneratën e ardhshme”.
    Gjithnjë e më shumë, figurat politike e shohin një takim me Zonjën e Parë si një mënyrë për të ndikuar politikën e administratës, sidomos në çështje humane, edukative dhe teknologjike.
    Në mandatin e parë, Melania u perceptua si e distancuar, madje u sugjerua që zyra e saj të zëvendësohej nga ajo e Ivanka Trump. Tani, ajo ka një axhendë të qartë dhe një ekip të dedikuar, duke kaluar më shumë kohë në Uashington.

    Top Channel

  • Berisha: Ndryshimi i qëndrimit të administratës së re në SHBA, rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet

    Berisha: Ndryshimi i qëndrimit të administratës së re në SHBA, rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet

    Kryedemokrati Sali Berisha ka folur pas daljes nga SPAK edhe për kreun e ri të këtij institucioni, i cili pritet të zgjidhet në dhjetor, pasi t’i mbarojë mandati Altin Dumanit.

    ‘Ndryshimi i qëndrimit të administratës së re në SHBA, rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet’, theksoi Berisha para gazetarëve.

    Berisha: Besoj se ti e di, që ka pasur një qëndrim zyrtar tjetër 8 muaj më parë.

    Ka patur një qëndrim krejtësisht tjetër zyrtar dhe kjo është me domethënie të madhe, shumë të madhe.

    Pra përgjigja ime është kjo; ky ndryshim i administratës së re është një ndryshim i cili rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet…

    … Për të vdekurit ose fol mirë ose mos fol më. Profesionalisht po them, kaq ishte përgjigja ime.

    Mirupafshim!

  • Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Me ligjin e ri po bën pjesë të administratës, ushtrinë…

    Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Me ligjin e ri po bën pjesë të administratës, ushtrinë…

    Në një konferencë me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi dje me forcë përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të asgjësuar institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, përmes një projektligji të ri që, sipas tij, synon centralizimin total të pushtetit në duart e qeverisë.
    Berisha theksoi se me këtë projektligj të shpërndarë gjatë muajit gusht, qeveria po ndërhyn në mënyrë të paprecedentë mbi institucione të pavarura kushtetuese si forcat e armatosura, universitetet publike dhe përfaqësitë diplomatike, duke i vendosur nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Këshillit të Ministrave. Ai e cilësoi këtë një “paçavure juridike” dhe një akt flagrant të uzurpimit të pushteteve në kundërshtim me Kushtetutën. “Për ata, të cilët duke parë një grup të vogël opozitar në parlament, në këshilla dhe një grup të vogël gazetarësh që në diktaturë autokratike, qëndrojnë kundër saj, shqiptarëve u rikujtoj se sot nga 220 mijë rrogëtarë që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, 98 përqind e tyre i përkasin partisë shtet, emërtesë e partisë shtet, emërtesë e Edi Ramës, në të gjithë vendin. Pra, nuk është një monizëm total, por është pothuaj një monizëm i plotë. Megjithatë duhet pranuar se dallimi esencial midis diktaturës totalitare dhe diktaturës autoritare është se e para me ligj nuk e pranon pluralizmin, e dyta e pranon, por e shtyp atë me institucione.
    Së dyti, tipari më kardinal i çdo diktature është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë. Nuk ka përqendrim më të madh pushteti se të kesh emëruar 98 përqind e të gjithë piramidës shtetërore dhe administratës publike, duke filluar nga presidenti i Republikës, tek kryegjykatësit, kryeprokurorët, etj me radhë. Por siç është në natyrën e diktatorëve, qoftë autokratë, qoftë autoritarë, etja për pushtet e tyre është e pakufishme. Nuk njeh kufi. Edi Rama ka shpërndarë këto ditë gushti një projektligj për administratën shtetërore, një paçavure e vërtetë, i cili në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një shgarravinë të vërtetë. Por shumë më e rëndë është në parimet që këto ndryshime të ligjit ekzistues për administratën shtetërore sjellin. Administrata aktuale shtetërore funksionon mbi bazën e ligjit 90 të shtatorit të vitit 2012, ligj i cili pa mëdyshje mund të amendohet si çdo ligj tjetër, mund të abrogohet, mund të zëvendësohet. Por kur amendohet duke shkelmuar parimet e funksionimit të administratës shtetërore, duke shkelmuar parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, kjo përbën një atentat të ri ndaj asaj ndarje pushteti që ka mbetur në letër dhe përpjekje demoniake e Edi Ramës për të futur në duart e tij çdo pushtet që ka mbetur me sadopak autonomi.
    Po ju rikujtoj, po ndalem tek kjo. Në nenin 1 të ligjit 90, 2012, thuhet: qëllimi i këtij ligji është krijimi i një kuadri ligjor të njëjtë për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e këshillit të ministrave. Institucionet e arsimit të lartë publik, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit dhe forcat e armatosura nuk janë pjesë e fushës së veprimit të këtij ligji. Po pse? Sepse ato janë institucione kushtetuese, të cilat kanë një vartësi kushtetuese, të cilat kanë një bashkëndarje të pushteteve, pra në këto institucione, në qoftë se studion statusin e tyre, ka një kompetencë presidenti i Republikës, ka një kompetencë shefi i shtabit të përgjithshëm dhe shtabi i përgjithshëm, ka një kompetencë bordi i universiteteve.
    Pra, çfarë thuhet në ligjin që sjell Edi Rama? Pika 2 e nenit 1, e ndryshuar si vijon: Institucionet e arsimit të lartë publik, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit si dhe forcat e armatosura janë pjesë e administratës që rregullohen me ligj të posaçëm. Prisni. Në kuptimin më të gjerë, administratë shtetërore është çdo rrogëtar i këtij shteti. Por fusha e veprimit të ligjit për administratën publike ka të bëjë me këshillin e ministrave. Fusha e veprimit për institucionet e arsimit të lartë është një ndarje mes këshillit të ministrave, presidentit të Republikës dhe bordeve. Fusha e veprimit mes forcave të armatosura është një ndarje midis shefit të shtabit të përgjithshëm, presidentit të Republikës dhe kryeministrit. Në qoftë se ti merr dhe i fut këto dinakërisht në ligjin për administratën shtetërore, por që kanë për zot kryeministrin e vendit, ti faktikisht asgjëson këto si institucione kushtetuese dhe merr atribute që Kushtetuta nuk t’i njeh, por që ky nuk e ka për gjë që të marrë policinë ushtarake dhe ta çojë të bllokojë një televizion në një akt antikushtetues. Në një keqpërdorim absolut antikushtetues të forcave të armatosura”, deklaroi dje Berisha.

  • BIRN: Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

    BIRN: Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

    Administrata publike pritet që t’i nënshtrohet një riorganizimi që do të bazohet mbi rregulla të reja të funksionimit dhe llogaridhënies, bazuar në një nismë të re ligjore të propozuar nga ministri i shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
    Propozimet e dispozitave të reja ligjore në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, publikuar në platformën e konsultimeve publike, sjellin një sërë ndryshimesh strukturore që prekin arkitekturën e administratës dhe përfshijnë rregulla të detajuara mbi organizimin dhe funksionimin e saj.
    Drafti parashikon një rikonceptim të sistemit institucional, vendosjen e një sistemi të unifikuar mbikëqyrjeje dhe llogaridhënieje, zhvendosjen e nivelit të përgjegjësisë vendimmarrëse tek drejtoritë bashkë me delegimin e kompetencave si dhe forcimin e rolit të Departamentit të Administratës Publike si autoritet mbikëqyrës.
    Qëllimet e shprehura në relacionin e nismës fokusohen tek përmirësimi i organizimit, funksionimi dhe llogaridhënia e administratës publike, përcaktimi i rregullave të raportimit të brendshëm të performancës si dhe qartësimin e tipologjisë të institucioneve të varësisë.
    Por formulimi i disa prej dispozitave pritet me kritika nga ekspertët e shoqërisë civile.
    “Projektligji, megjithëse synon qartësi dhe standardizim, mbart disa problematika serioze,” i tha BIRN Rovena Sulstarova nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).
    Sipas Sulstarovës, nisma krijon një sistem tërësisht uniform të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies, sistem që sipas saj, “ndonëse synon standardizim dhe transparencë, rrezikon të kufizojë hapësirën e autonomisë së brendshme të institucioneve”.
    Ajo thekson gjithashtu se amendimet e bëra janë kaq thelbësore, sa shtrojnë një debat nëse do të ishte më e udhës të bëhej një ligji i ri.
    Ndërsa Andrea Mazelliu, ekspert ligjor pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i vlerëson propozimet e bëra në shërbim të rritjes së efikasitetit të funksionimit dhe organizimit të administratës shtetërore. Por, ai sheh gjithashtu si problematikë kryesore përfshirjen si pjesë të administratës shtetërore të institucioneve të arsimit të lartë publik, përfaqësive diplomatike jashtë vendit, si dhe Forcave të Armatosura.
    “Të treja këto struktura janë të organizuara në formë të tillë ku varen pjesërisht nga ministritë përgjegjëse, Kryeministri dhe Presideni i Republikës, etj., dhe futja në hierarkinë e administratës shtetërore do të kufizonte ndjeshëm dhe cënonte mbrojtjen kushtetuese të këtyre organeve,” tha Mazelliu.
    Politizim i administratës?
    Projektligji kategorizon institucionet jashtë ministrive në dy tipologji: (i) institucione të varësisë dhe (ii) autoritete rregullatore me autonomi të plotë, riorganizim, që sipas Sulstarovës, do të ketë pasoja dhe cënim të drejtpërdrejtë në autonominë e tyre.
    “Nga njëra anë, mund të krijojë më shumë qartësi ligjore dhe të shmangë mbivendosjet e shumta që ka sot në administratë, ku shpesh agjencitë funksionojnë pa një status të qartë dhe me marrëdhënie jo uniforme me ministritë. Nga ana tjetër, kjo qasje rrezikon të shkurtojë artificialisht hapësirat e autonomisë për një pjesë të madhe të institucioneve, duke i kthyer ato në “institucione të varësisë” me pak fleksibilitet menaxherial,” sugjeron ajo.
    Në praktikë, sipas saj, kjo mund të sjellë shkrirje apo bashkime të agjencive ekzistuese, jo gjithmonë mbi bazën e një analize funksionale, por thjesht për t’u përshtatur me tipologjinë e re ligjore.
    “Efekti mund të jetë negativ nëse uniformizimi dhe centralizimi mbizotërojnë mbi nevojën për specializim dhe fleksibilitet sektorial,” thekson ekspertja e IDM-së.
    Edhe për Mazelliun, dispozita në lidhje me krijimin, bashkimin, ndryshimin dhe shuarjen e institucioneve dhe agjencive kërkon qartësi juridike.
    “Do të ishte më e qartë nëse do të përcaktonte edhe mënyrën se si do të bëheshin këto ndryshime, me çfarë lloj akti, duke qenë se në këtë nen parashikohen dy lloj institucionesh: ato të varësisë, që krijohen me akte nënligjore, dhe agjencitë autonome, që krijohen dhe shuhen me ligj,” shton ai.
    Gjithsesi, ai vlerëson se ndryshimet e propozuara për agjencitë autonome qartësojnë funksionimin dhe ngritjen e tyre, duke bërë të mundur rritjen e eficiensës në organizimin dhe funksionimin e saj, por sheh problematike formulimet që lidhet me mbikëqyrjen e tyre dhe delegimin e kompetencave të këtyre organeve.
    “Një problematikë tjetër ishte mbikëqyrja e agjencive autonome, dhe se propozimi i ri ia vesh këtë kompetencë sekretarit të përgjithshëm dhe jo një organi mbikëqyrës, ku në përbërje ka disa anëtarë nga disa ministri. Vlen të theksohet se agjencitë autonome ngrihen me qëllim të ushtrimit të funksioneve të specializuara dhe strategjike, gjë që ministritë apo institucionet e tjera nuk e kryejnë dot të vetme në formën më efikase,” vë në dukje Mazelliu.
    Ai po ashtu quan “cënim të sigurisë juridike” parashikimin ligjor që “njësia përgjegjëse është, gjithashtu, ‘organi epror’ në procedurën e ankimit administrativ dhe në procedurën e anulimit apo shfuqizimit ndaj akteve të institucionit të varësisë sipas Kodit të Procedurës Administrative”
    Sipas tij, në këtë rast ligji duhet të parashikonte një organ tjetër, siç mund të jetë gjykata ose një organ tjetër kolegjial i pavarur dhe i parashikuar në ligj.
    Ndërkohë, ekspertët ndajnë mendime të ndryshme për dispozitat që parashikojnë mënyrën e organizimit të institucioneve në varësi të Kryeministrit.
    Sipas Rovena Sulstarovës, vendosja e një pjese të institucioneve në varësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit sjell një forcim të rolit të tij si ‘qendër e vetme e kontrollit politik mbi administratën’.
    “Kjo sjell një risk real për politizim të mëtejshëm, sepse ul distancën institucionale mes qeverisjes politike dhe administratës shtetërore, e cila në parim duhet të funksionojë mbi baza meritokratike dhe profesionale,” thekson ajo.
    Veçanërisht problematike ajo konsideron nenin që lejon që një institucion të kalojë nën varësinë e Kryeministrit, edhe për funksione që nuk janë parashikuar në Kushtetutë, me arsyetimin se ato përbëjnë “prioritet qeverisës”.
    “Ky është një term politik dhe jo juridik, prandaj hap mundësi të gjera për politizim dhe për tejkalim të kufijve ligjorë,” theksoi Sulstarova.
    “Kjo i jep hapësirë ekzekutivit për të krijuar apo mbajtur struktura që nuk janë të domosdoshme, duke e zbehur kufirin ligjor mes institucioneve horizontale të nevojshme dhe atyre të ngritura për qëllime të tjera, si patronazh apo kontroll politik,” shtoi ajo.
    Në një krahasim me praktikën e vendeve të BE-së, Sulstarova thotë se atje ndodh e kundërta, ku për të shmangur ndërhyrjen e tepruar politike, institucionet e specializuara vendosen nën përgjegjësi të ministrive sektoriale ose edhe raportojnë direkt para Parlamentit, në mënyrë që balanca mes autonomisë dhe llogaridhënies të ruhet.
    Ndryshe nga ajo, Mazelliu thotë se mënyra e parashikuar e organizimit dhe funksionimit të institucioneve në varësi të kryeministrit, parimisht nuk sjellin rritje të politizimit të administratës për aq kohë sa ushtrimi i kësaj kompetence është në përputhje me kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligjin për administratën shtetërore dhe nuk kapërcehen kufinjtë e këtij ligji.
    “Ligji ka parashikuar që institucionet në varësi të Kryeministrit, të cilat mund të përbënin një rrezik të politizimit, apo duke shtuar numrin e institucioneve të varësisë nga Kryeministri, do të ishin institucionet e varësisë të cilat, sipas propozimit në nenin e propozuar 6 pika 1/4, do të kishin funksion prioritar të qeverisë dhe do të ishin vetëm përkohësisht në varësi të Kryeministrit,” thotë ai.
    Gjithsesi, Mazelliu sugjeron se “në këtë rast, vlen për t’u diskutuar se parimi i subsidiaritetit do të ishte kyç në këtë vendimmarrje”.
    Delegimi i kompetencave
    Transferimi i vendimmarrjes në nivel menaxherial, përkufizimi i stafit të ministrit me karakter politik, delegimi i kompetencave dhe mënyra e organizimit dhe llogaridhënies së institucioneve të varësisë, janë disa nga ndryshimet që shihen si delikate nga ekspertët për pasojat që mund të kenë në funksionimin e administratës.
    Sipas Sulstarovës, zhvendosja e vendimmarrjes në nivel drejtorie synon të ulë ngërçet hierarkike, por “në mungesë të mekanizmave të fortë të koordinimit horizontal dhe mbikëqyrjes së qartë, ajo rrezikon të prodhojë fragmentim, mbivendosje përgjegjësish dhe konflikt kompetencash midis drejtorive”.
    Po ashtu, reduktimi i tipologjisë së trupave jo-ministrore në dy kategori, institucione të varësisë dhe autoritete rregullatore me autonomi të plotë funksionale, konsiderohet prej saj si “një qasje tepër e ngushtë që nuk pasqyron shumëllojshmërinë reale të administratës shqiptare, ku ekzistojnë struktura me mandate të përziera, kompetenca teknike të veçanta apo role koordinuese që nuk përshtaten qartë në asnjërën nga këto dy kategori”.
    Shqetësuese për Sulstarovës paraqitet dhe përcaktimi i kabineteve të ministrave si pozicione të besimit politik, të cilat mund të ndërpriten në çdo kohë nga ministri përkatës.
    “Në mungesë të kufizimeve të qarta mbi madhësinë, rolin dhe funksionet e kabineteve, ekziston rreziku që ato të shndërrohen në struktura paralele të administratës, duke dobësuar neutralitetin dhe profesionalizmin e shërbimit civil,” thotë ajo.
    Andrea Mazelliu nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit idetifikon si problematike dispozitat për delegimin e kompetencave ligjore.
    “Propozimet e bëra do të dobesonin institutin e delegimit duke mos e kufizuar delegimin në funksione të përcaktuara apo kundrejt çështjeve në lidhje me ofrimin e shërbimieve tek njësitë e qeverisjes vendore,” thotë ai, duke shtuar se edhe shfuqizimi i dispozitës së delegimit drejt institucioneve të veteqeverisjes vendore mund të sjellë një vakum ligjor në lidhje me përmbushjen e parimit të dekoncentrimit.
    Sipas tij, nuk është parashikuar justifikimi i delegimit të një funksioni, gjë që do të sillte problematika në mbajtjen e përgjegjësisë funksionale nga drejtuesit apo organet publike të veshur me atë kompetencë.

  • Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

    Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

    Qeveria synon të ndryshojë arkitekturën e administratës publike përmes një nisme ligjore, që sipas ekspertëve të shoqërisë civile mbart disa problematika që mund të sjellin cënim të autonomisë apo rritje të mëtejshme të politizimit.

    Sipas tij, nuk është parashikuar justifikimi i delegimit të një funksioni, gjë që do të sillte problematika në mbajtjen e përgjegjësisë funksionale nga drejtuesit apo organet publike të veshur me atë kompetencë./reporter.al

  • Në prag të takimit të Putin me Trump, Rusia nuk i ndal sulmet vdekjeprurëse mbi Ukrainë

    Në prag të takimit të Putin me Trump, Rusia nuk i ndal sulmet vdekjeprurëse mbi Ukrainë

    Një sulm me raketa ruse vrau një civil në periferi të qytetit Dnipro në Ukrainën qendrore, thanë zyrtarët lokalë, ndërsa Moska vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës vetëm disa orë përpara bisedimeve diplomatike në Alaskë.

    Një person u plagos gjithashtu në sulmin e ditës, i cili dëmtoi një kamion dhe një minibus, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, Serhiy Lysak.
    Një tjetër sulm sot goditi “infrastrukturën civile” në rajonin e Sumy-t në kufi me Rusinë, sipas Oleh Hryhorov, kreut të administratës ushtarake rajonale të Sumy-t.
    Dhe dy oficerë policie ukrainas u vranë në Svyatohirsk në rajonin lindor të Donetskut, pasi automjeti i tyre u qëllua nga rusët, tha policia.

    Top Channel