Tag: administratës

  • Gjykata i jep të drejtë Trumpit: Pasaporta amerikane do të njohë vetëm dy gjini!

    Gjykata i jep të drejtë Trumpit: Pasaporta amerikane do të njohë vetëm dy gjini!

    Gjykata Supreme në SHBA i dha të drejtë administratës Trump, duke e lejuar të zbatojë politikën e saj që synon kufizimin e të drejtave transgjinore, e cila do të kufizonte përcaktimet e seksit në pasaporta në “mashkull” dhe “femër” bazuar në seksin e përcaktuar në lindje.

    Anëtarët e gjykatës i dhanë OK-in kërkesës urgjente të paraqitur nga administrata, e cila insiston të përmbysë një politikë të prezantuar gjatë administratës Biden që u lejonte njerëzve të vendosnin “X” si shënues gjinor ose të vetëzgjidhnin mashkull ose femër.
    “Shfaqja e gjinisë së mbajtësve të pasaportave nuk shkel më shumë parimet e mbrojtjes së barabartë sesa shfaqja e vendit të tyre të lindjes – në të dyja rastet, Qeveria thjesht po dëshmon një fakt”, tha gjykata. Që nga viti 1992, Departamenti i Shtetit, në rrethana të caktuara, u ka lejuar njerëzve të zgjedhin një shenjë mashkullore ose femërore që nuk korrespondon me gjininë e tyre në lindje.
    Administrata Biden prezantoi opsionin “X” në vitin 2021 dhe e bëri më të lehtë për aplikantët transgjinorë duke hequr nevojën për provë mjekësore të tranzicionit të gjinisë. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi reagoi pas vendimit të gjykatës, duke thënë se ai pasqyron më së miri këndvështrimin e administratës se “ekzistojnë dy gjini dhe avokatët do të vazhdojnë të luftojnë për këtë të vërtetë kaq të thjeshtë”.

    Top Channel

  • Projektbuxheti i vitit 2026, Pirdeni: Rritje pagash për mjekët, punonjësit e policisë dhe të administratës,llogaritet..

    Projektbuxheti i vitit 2026, Pirdeni: Rritje pagash për mjekët, punonjësit e policisë dhe të administratës,llogaritet..

    Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni gjatë fjalës së saj në Kuvend, foli për projektbuxhetin e vitit 2026.
    Pirdeni tha se, në projektligj parashikohen rritje pagash për disa kategori si për mjekët punonjësit e policisë, specialistët e administratës.
    Pirdeni theksoi se për mjekët dhe për specialistët e administratës dhe mjekët do të ketë edhe një llogaritje për vjetërsisë në punë.
    ‘Me projektbuxhetin e 2026 qeveria parashikon indeksimin e pagave dhe indeksimin e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë që përkthehet në një rritje 25 % për një kategori të konsiderueshme të punonjësve të administratës me paga aktualisht më të ulëta. Konkretisht do të përfitojnë punonjës të shërbimit publik, do të përfitojnë nga rrija e pagës minimale, për specialistët e administratës rritja do jetë 5 mijë lekë të reja, në shëndetësi do të filloi edhe llogaritja e vjetërsisë në punë.
    Për mjekët në spitale, po ashtu një rritje do të ketë edhe për punonjësit të policisë së shteti ku përveç indeksimit do të ketë edhe një llogaritje për vjetërsinë në punë me 5 mijë lekë të reja në muaj. Puna më e rëndësishme gjatë këtyre viteve, ka qenë rishikimi i ligjit për nënpunësin civil dhe ai për administratën shtetërore që janë për konsultim publik, procesi i ndërhyrjes në to është bërë me një analizë të thelluar. Në ligjin për administratën shtetërore konsultimi publik tashmë ka përfunduar’, tha ajo.

  • “Belinda hodhi firmën e fundit”, Balliu shpërthen në Kuvend: Evis Berberi në burg, Rama e ka kthyer qeverinë në..

    “Belinda hodhi firmën e fundit”, Balliu shpërthen në Kuvend: Evis Berberi në burg, Rama e ka kthyer qeverinë në..

    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj qeverisë dhe administratës publike gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa e ka cilësuar si “organizatë kriminale” dhe jo administratë evropiane.
    Deputeti përmendi arrestimin e inspektoreve të IMT-së, rastin e drejtorit të OST-së, i cili sipas tij “u kap me 40 milionë euro kokainë”, si dhe ish kreun e ARRSH, Evis Berberi.
    “Të quash këtë administratë evropiane, më vjen keq, por duhet të jetësh i çmendur. Një administratë që vetëm ditën djeshme 5 inspektor të IMT-së u arrestuan dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim. Këta janë organizatë kriminale jo administratë publike. Si e quani ju këtë administratë publike. Drejtorin e OST-së e kapën me 40 milion euro kokainë. Evis Berberin e keni në burg, skemat 5D, 5B, që i keni shpikur ju, janë skema vjedhje të kësaj administratë”, deklaroi Balliu.
    Më tej ai tha se ministrat nuk votojnë më, por ja kalojnë firmat drejtorëve dhe administratës, duke përmendur këtu Belinda Ballukun, e cila është marrë nën hetim nga SPAK.
    “Ministrat nuk firmosin më dhe Belinda nuk firmos më, e hodhi firmën e fundit atje. Firmat jua vini drejtorëve, administratës, futuni ju në burg për ne”, tha ai.
    Klevis Balliu: Të quash këtë administratë evropiane, më vjen keq, por duhet të jetësh i çmendur. Një administratë që vetëm ditën djeshme 5 inspektor të IMT-së u arrestuan dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
    Këta janë organizatë kriminale jo administratë publike. Si e quani ju këtë administratë publike. Drejtorin e OST-së e kapën me 40 milion euro kokainë. Evis Berberin e keni në burg, skemat 5D, 5B, që i keni shpikur ju, janë skema vjedhje të kësaj administratë.
    Se këto ministrat këtu nuk firmosin më dhe Belinda nuk firmos më, e hodhi firmën e fundit atje. Firmat jua vini drejtorëve, administratës, futuni ju në burg për ne. Dëgjova këtu ne kemi fituar, do fitojmë. Po keni fituar, por shqiptarët kanë fituar? Ju fitoni shqiptarët largohen për shkak të kësaj administratës…
    Dërdëllisni se po rrisni pensionet, ndërkohë që i rrisni me 1 mijë lekë. Fitoret tuaja janë në kurriz të Shqipërisë. Drejtorët që keni vendosur ju kanë pasur një qëllim, të vjedhin për çdo gjë. 25 milionë euro kilometri në mes të Tiranës. Çfarë u ka zgjidhur kjo administratë shqiptarëve? Asgjë!

  • Shpenzimet e pagave të administratës rriten 20.4 mld lekë – Nga 119.7 mld lekë në buxhetin e 2024, në 140.1 mld lekë…

    Shpenzimet e pagave të administratës rriten 20.4 mld lekë – Nga 119.7 mld lekë në buxhetin e 2024, në 140.1 mld lekë…

    Projektbuxheti për vitin 2026, tregon se shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën e 140.1 miliard lekëve. Por si ka evoluar kjo tendencë krahasuar me buxhetet e mëparshme? Në buxhetin e vitit 2024, shpenzimet për pagat e administratës ishin planifikuar në masën e 119.7 miliardë lekëve, duke zënë 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas buxhetit të vitit aktual, shpenizmet e pagave për administratën janë 127.6 miliardë lekë. Ndërsa në projekt buxhetin e vitit 2026, shpenzimet e pagave të administratës janë shtuar, duke arritur në 5% të PBB. E kësisoj, duke ju referuar të dhënave, nga viti 2024, deri në 2026, pagat e administratës përbëjnë një rritje prej 20.4 miliardë lekësh. Rritja graduale e buxheteve për pagat reflekton synimin e qeverisë për të përmirësuar standardin e jetesës për punonjësit e administratës dhe për të ruajtur motivimin e tyre në të gjithë sektorët publikë. Ky proces prek të gjitha nivelet e administratës dhe sektorët kryesorë publikë. Por kujtojmë që nga 1 korriku i vitit 2024, qeveria shqiptare ndërmori nismën e rritjes së pagave të administratës shtetërore. Ku përfituan punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore. Konkretisht, ishin 14.720 specialistë të administratës që përfituan rritje, 36.570 punonjës mësimorë, 15 858 mjekë të përgjithshëm dhe infermierë dhe rreth  22 500 punonjës të sistemit me Grada.

  • Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare

    Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare

    Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dick Cheney, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, sipas një deklarate të bërë publike nga familja e tij.
    Cheney ishte pjesë e administratës republikane të ish-presidentit George W. Bush, ku shërbeu si nënpresident nga viti 2001 deri në vitin 2009. Ai konsiderohet një nga figurat qendrore të pushtimit të Irakut në vitin 2003 nga SHBA dhe aleatët e saj, si dhe një nga zërat më të fuqishëm të “luftës kundër terrorizmit” pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

    Para kësaj periudhe, Cheney kishte mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë amerikane. Ai shërbeu si sekretar i Mbrojtjes gjatë presidencës së George H. W. Bush (1989–1993), ndërsa në vitet 1970 ishte shef i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Gerald Ford. Për dhjetë vjet ai ka qenë gjithashtu anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve.

    Përveç karrierës politike, Cheney kishte një përvojë të gjatë edhe në sektorin privat, duke qenë kryetar i kompanisë së mbrojtjes Halliburton. Ai njihej gjithashtu si pasionant i gjuetisë aktivitet gjatë të cilit, në një rast të bujshëm, plagosi aksidentalisht një mik të tij.

    Në vitet e fundit, Cheney u përfshi sërish në debatet politike, kur shprehu mbështetjen e tij për kandidaten demokrate për presidente, Kamala Harris, në zgjedhjet e vitit 2024.

  • Edhe Altin Dumani si Rama: Patronazhimi nuk është krim

    Edhe Altin Dumani si Rama: Patronazhimi nuk është krim

    Edhe Altin Dumani si Rama: Patronazhimi nuk është krim
    Vetëm dy vetë në Shqipëri flasin me të njëjtën gjuhë, Altin Dumani dhe Edi Rama, të dy nuk e quajnë krim përdorimin e administratës publike dhe burimeve shtetërore si krim.
    Gjë e evidentuar qartënë raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, ku thuhet se partia në pushtet u bë njësh me shtetin, nënkuptohej pikërisht patronazhimi.
    Pse patronazhimi është krim, pavarësisht se nuk quhet i tillë në Kodin Penal
    Deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Kuvend se “patronazhimi nuk është krim” ka ndezur debat të fortë. Sipas Dumanit, përderisa në Kodin Penal nuk ekziston një nen që ndalon qartësisht patronazhimin, SPAK nuk mund të ndërhyjë. Por përtej mungesës së një formulimi të drejtpërdrejtë në ligj, vetë thelbi i patronazhimit përbën shkelje të rëndë të të drejtave kushtetuese dhe parimeve themelore të zgjedhjeve të lira.
    1- Cenim i fshehtësisë dhe lirisë së votësKushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 45, garanton që vota të jetë e lirë, e barabartë dhe e fshehtë. Regjistrimi i qytetarëve sipas përkatësisë politike, ndarja në lista patronazhimi dhe monitorimi i qëndrimeve të tyre zgjedhore përbën presion të drejtpërdrejtë mbi vullnetin e votuesve. Kur një punonjës i administratës, një mësues apo një mjek ndien se dikush “e di” se kujt partie ia jep votën, liria e tij është de facto e kufizuar.
    2- Shkelje e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave PersonaleLigji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ndalon shprehimisht përpunimin e të dhënave mbi bindjet politike pa pëlqimin e individit. Të dhënat e patronazhistëve – që përmbanin emra, adresa, kontakte dhe prirje politike – përbëjnë bazë të dhënash të paligjshme, të krijuara jashtë çdo autorizimi. Vetë publikimi i tyre në 2021 ishte një shkelje masive që, në çdo vend demokratik, do të sillte ndjekje penale.
    3- Përdorim i administratës për qëllime elektoraleKodi Zgjedhor ndalon qartësisht përdorimin e burimeve publike dhe të administratës në fushata zgjedhore (neni 91). Kur zyrtarë, drejtorë shkollash apo punonjës bashkie detyrohen të raportojnë mbi preferencat elektorale të qytetarëve, ky është abuzim me detyrën publike dhe mund të përfshihet nën nenin 248 të Kodit Penal për “shpërdorim detyre”.
    4- Formë e presionit politik dhe korrupsionit zgjedhorPatronazhimi është mekanizëm sistematik kontrolli dhe presioni mbi zgjedhësit. Në praktikë, ai shërben për të lidhur shërbimet publike, legalizimet apo vendet e punës me qëndrimin politik të qytetarit. Ky është korrupsion zgjedhor në formën më të pastër – blerje votash përmes frikës dhe avantazhit administrativ.
    5- Cenim i standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeveOSBE/ODIHR në raportet e saj për Shqipërinë ka theksuar vazhdimisht se patronazhimi kompromenton integritetin e zgjedhjeve. Përdorimi i të dhënave personale dhe i rrjeteve të varësisë politike është në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (neni 3, Protokolli 1) që garanton të drejtën për zgjedhje të lira.
    – KonkluzioniFakti që patronazhimi nuk është përmendur nominalisht në Kodin Penal, nuk e bën atë të ligjshëm. Ai përfshin elemente të qarta të cenimit të lirisë së votës, shpërdorimit të detyrës, përpunimit të paligjshëm të të dhënave dhe korrupsionit zgjedhor. Në thelb, patronazhimi është krim kundër demokracisë, që kërkon jo vetëm ndëshkim ligjor, por edhe ndërgjegjësim shoqëror dhe reformë të thellë zgjedhore.

  • Çela-opozitës: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore

    Çela-opozitës: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore

    Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i pranishëm në seancën plenare, iu përgjigj pyetjes së deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj në lidhje për krimet zgjedhore. Çela bëri me dije se aktualisht janë në hetim disa çështje penale të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, që lidhen me përdorimin e administratës publike dhe të fondeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore. Sipas tij, hetimet për këto çështje janë ende në proces dhe rezultatet pritet të bëhen të ditura brenda këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
    Pyetje: Administrata u përdor dhe u bë presion, pse nuk u ushtrua ndjekje penale. Ca bëni për të ndëshkuar përdorimin e burimeve njerëzore.

    Çela: Janë marrë disa masa, kjo është çështje e vitit 2025. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme u ndërmorën hapa në drejtim të forcimit, të koordinimit institucional me KQZ, SPAK dhe Policinë e Shtetit në mënyrë që të kishim qasje të koordinuar, qoftë në drejtim të masave institucionale, por edhe ato ndër institucional.

    U organizua puna edhe brenda sistemit të prokurorisë, u ngritën grupe pune për periudhën zgjedhore me prokurorë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor.

    Këto ishim masat nga pikëpamja administrative. Janë disa çështje penale, s’mund ta them numrin e saktë, janë të shpërndara në territorin e republike, lidhur me përdorimin e administratës publike dhe përdorimin e fondeve gjatë fushatës, janë në vijim dhe një rezultat i hetimeve mbetet për tu parë në vijim.

  • Berisha: ODIHR rrëzoi zgjedhjet! U faktua terrori ndaj administratës. Gati për betejën për votën e lirë

    Berisha: ODIHR rrëzoi zgjedhjet! U faktua terrori ndaj administratës. Gati për betejën për votën e lirë

    Pas publikimit në media të raportit përfundimtar të ODIHR, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi para gazetarëve se ky raport fakton se më 11 maj u shkelën parimet themelore të zgjedhjeve.
    Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha deklaroi se vëzhguesit e ODIHR faktuan pretendimet e opozitës se zgjedhjet parlamentare ishin farsë elektorale.
    “Angazhimi i të gjitha resurseve të administratës, njëlloj si në partinë-shtet. U shuan linjat e ndarjes së partisë nga shteti, thotë raporti. Vetëm ky moment është i mjaftueshëm, ky element, për të gjithë ata që kanë kulturën elektorale minimale, për të kuptuar se zgjedhjet ishin një farsë. Në kushtet e partisë-shtet kurrë nuk mund të ketë zgjedhje të tjera përveçse farsë.”

    Berisha citoi pjesë të raportit ku flitet për presionin mbi punonjësit e shtetit, vërejtje të cilat, sipas tij, faktojnë se nuk pati zgjedhje më 11 maj.
    “Faktohet terrori mbi punonjësit e administratës për të votuar. Faktohen pra të gjitha mënyrat për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve për votën. Në raport, lexojeni një frazë, po të mos bënin këto, zgjedhjet do ishin më afër zgjedhjeve të lira. Pra, janë në Siberi krahasuar me distancën tani. Nuk janë kërkund.”
    Sipas Berishës, tashmë që vëzhguesit ndërkombëtarë e thanë fjalën e tyre, u takon qytetarëve shqiptarë të ngrihen në protestë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Berisha solli në vëmendje se vetëm përpjekjet e opozitës dhe qytetarëve mund ta detyrojnë kryeministrin Edi Rama të largohet.
    “Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e imponove vetë. Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë. Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe në sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet. Dhe ne do ngrihemi, dhe kjo nuk ka diskutim.”
    /vizionplus.tv

  • “Sikur të ishim në Siberi…”, Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon farsën zgjedhore!

    “Sikur të ishim në Siberi…”, Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon farsën zgjedhore!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një deklarate për mediat këtë të enjte, më 23 tetor, lidhur me raportin përfundimtar të publikuar nga misioni i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit.
    “Por në raportin që unë shpresoj të mos jetë fake, të jetë real, që është vendosur në internet, rezulton se nuk është hequr asnjë presje. Aty faktohet se në kundërshtimet me parimet ndërkombëtare, Edi Rama i ka shndërruar punonjësit e administratës në patronë të urryer të shqiptarëve për votën. Aty faktohet se janë përdorur bonuse për votën, dhuratë për votën 100 euro për pensionistët. Faktohet se është përdorur falja e gjobave 200 milionë për votë. Faktohet se janë dhënë 138 licenca për 28 mijë hektarë tokë të mbjellë me kanabis. Pra, faktohet se u dhanë 500 milionë euro prokurime në kundërshtim më ligjin për të blerë vota. Faktohet përdorimi i punësimit të përkohshëm në mijëra raste për të blerë vota. Faktohet terrori mbi punonjësit e administratës për të votuar. Faktohen pra të gjitha mënyrat për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve për votën. Në raport, lexojeni një frazë, po të mos bënin këto, zgjedhjet do ishin më afër zgjedhjeve të lira. Pra, janë në Siberi krahasuar me distancën tani.  Nuk janë kërkund. Janë zgjedhje farsë.”, tha Berisha.
    Ai shtoi se raporti fakton gjithashtu angazhimin e të gjitha resurseve të administratës njëlloj si në partinë shtet. Më tej, Berisha u shpreh se “Shqiptarët duhet të ngrihen për zgjedhje të lira dhe të ndershme!“
    Deklaratën e tij, kryedemokrati e vijoi duke ndalur kërkesa për një qeveri teknike. Ai theksoi se pa presionin qytetar, ndryshimi nuk do të ndodhë.
    “Tani, qeverinë teknike nuk ta krijon kush po nuk e krijove vetë, po nuk e e imponove vetë. Prandaj, në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë. Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt, pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, ajo nuk krijohet. Dhe ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim.”, deklaroi Berisha.

  • Politizimi i administratës/ Këlliçi denoncon drejtorë të lartë si delegatë partie, zbardh emrat dhe provat

    Politizimi i administratës/ Këlliçi denoncon drejtorë të lartë si delegatë partie, zbardh emrat dhe provat

    Një denoncim i fortë ka tronditur mbledhjen e komisionit, ku u vunë në pah dy raste flagrante të përfshirjes së nëpunësve të lartë civilë në fushatë elektorale, në shkelje të qartë të ligjit.

    Duke cituar nenin 37, i cili ndalon anëtarësimin e nënpunësve të nivelit të lartë drejtues në organet drejtuese të partive politike, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi paraqiti prova konkrete.

    Në fjalën e tij drejtuar Komisionerit të Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, Këlliçi paraqiti rastin e parë që i referohej një fotografie të publikuar më pak se 24 orë më parë nga Ministri i Drejtësisë, Besford Lamallari.

    Në foto, së bashku me ministrin, shfaqeshin katër drejtorë të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit: Mirela, Matilda Shabani, Anisa Subashi dhe Entel Agolli. Sipas postimit të ministrit, këta zyrtarë nuk ishin thjesht anëtarë partie, por “të deleguar të Partisë Socialiste” për të siguruar fitoren në Njësinë numër 9, duke mbajtur kështu funksione të larta politike.

    Rasti i dytë i denoncuar ishte një incident i ndodhur personalisht Këlliçit ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, në një zyrë elektorale të paligjshme dhe të padeklaruar të mazhorancës në Njësinë numër 5. Në këtë zyrë, përveç personave me precedentë penalë, u identifikua edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Enkeleda Imeraj. Sipas dëshmisë, sapo mbërritën kamerat, zonja Imeraj mbylli laptopin, mblodhi listat dhe hartat nga muri dhe u largua me vrap, pa dhënë kurrë një shpjegim publik. Këto dy raste u paraqitën si prova të pakundërshtueshme të kapjes së administratës, duke i kërkuar komisioneres një reagim të menjëhershëm.