Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur që datat 15 dhe 16 maj të jenë ditë pushimi.
Ky vendim vlen për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.
Nga kjo përjashtohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda e Republikës, shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.
Mësohet se arsyeja e pushimit lidhet me mbajtjen e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
Vendimi:
VENDIM PËR CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Tag: administratës
-

Liderët e Europës në Tiranë/ Qeveria publikon vendimin: 15-16 maji ditë pushimi
-

Liderët e Europës në Tiranë, qeveria merr vendim: 15-16 maji ditë pushimi!
Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur që datat 15 dhe 16 maj të jetë ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë. Nga kjo përjashtohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda e Republikës, shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.
A2 CNN mëson se arsyeja e pushimit lidhet me mbajtjen e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
Sipas vendimit të qeverisë, dita e punës do të zëvendësohet me në ditët e pushimit brenda vitit 2025.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Vendimi i Këshillit të Ministrave
CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. -

Tarifat e vendosura nga SHBA, a po bëhen negociata mes Shqipërisë dhe administratës Trump? Rama: Ja qasja jonë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar tarifat e vendosura nga SHBA ndaj Shqipërisë duke u shprehur se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me këtë temë.
Rama u shpreh se qasja e Shqipërisë ndaj kësaj politike të re të administratës Trump “e thjeshtë dhe komode për vetë pozicionin tonë, volumin e tregtisë që kemi me SHBA”.
“A ka negociata mes Shqipërisë dhe administratës Trump”, u pyet Rama në konferencë.
“Unë nuk kam asnjë koment për këtë, nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është qasje e thjeshtë dhe komode për vetë pozicionin tonë, volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Nëse i referoheni tabelës së tarifave të shpallura nga salla ovale nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim”, tha ai. -

Gjykata bllokon përpjekjet e Trump për mbylljen e VOA-s
Bota E Shtunë, 29 Mars 2025 16:00
Me arsyetimin se një lëvizje e tillë përbën rastin “klasik të një vendimmarrjeje arbitrare”, një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të mbylljen e transmetuesit ndërkombëtar amerikan Zëri i Amerikës.
Gjykatësi James Paul Oetken nuk e lejoi Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila drejton Zërin e Amerikës, që të shkarkojë më shumë se 1200 gazetarë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë stafi pasi presidenti Donald Trump urdhëroi reduktimin e financimit të këtij organizmi.Oetken ka lëshuar një urdhër të përkohshëm kufizues i cili ia ndalon kësaj agjencie “çdo përpjekje të mëtejshme për të ndërprerë punën e reduktuar stafin, dhe për të dërguar punonjësit apo kontraktorët në pushime me ose edhe pa pagesë”.
Urdhri ia ndalon po kështu USAGM-në që të ndërpresë financimin e granteve për media të tjera duke përfshirë këtu dhe Radion Europa e Lirë.
“Kjo është një fitore vendimtare për lirinë e shtypit dhe Amendamentin e Parë, si dhe një kritikë e ashpër” ndaj administratës Trump për “shpërfilljen e plotë të parimeve që përcaktojnë demokracinë tonë”, tha avokati i VOA-s, Andreë G. Celli Jr.