Tag: administratën

  • Skandali/ PS detyron administratën të marrë pjesë në çeljen e fushatës: Erdhëm nga halli 

    Skandali/ PS detyron administratën të marrë pjesë në çeljen e fushatës: Erdhëm nga halli 

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Marrëdhënia tregtare SHBA-BE, zyrtarja e lartë europiane: Jemi gati për negociata për gazin natyror me administratën Trump

    Marrëdhënia tregtare SHBA-BE, zyrtarja e lartë europiane: Jemi gati për negociata për gazin natyror me administratën Trump

    Bashkimi Evropian është i përgatitur të negociojë me Shtetet e Bashkuara për blerjen e më gazit të tij natyror të lëngshëm(LNG), sipas krahut ekzekutiv të bllokut.

    Të hënën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se BE-ja duhet të blejë rreth 350 miliardë dollarë LNG amerikan për të kompensuar deficitin që SHBA ka në tregtinë e mallrave me bllokun europian.
    “Gjysma e LNG-së sonë tashmë vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe ne jemi gati të punojmë me administratën Trump. Ne jemi gati të diskutojmë. Jemi gati të negociojmë”, tha Anna-Kaisa Itkonen, një zëdhënëse për Komisionin Europian.
    Itkonen tha gjithashtu se BE-ja synon të mbajë “burimet të ndryshme të energjisë” për të shmangur varësinë nga një furnizues i vetëm.
    Blloku e ka “marrë leksionin”, tha ajo, nga përvoja e tij ku iu desh të zëvendësonte me shpejtësi importet e tij të gazit natyror dhe naftës me tubacione ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022. BE-ja ka rritur importet e saj të LNG-së amerikane për të ndihmuar në plotësimin e këtij boshllëku.
    Amerika ishte furnizuesi më i madh i gazit natyror për BE-në në vitin 2024, duke përfaqësuar 45% të importeve, sipas komisionit evropian.
    Trump tha dje se deficiti i mallrave të Amerikës me BE-në mund të “zhduket lehtësisht dhe shpejt” nëse ata blinin më shumë burime amerikane të energjisë.
    Trump ka thënë vazhdimisht se SHBA ka një deficit prej 350 miliardë dollarësh në tregtinë e mallrave me BE-në. Megjithëse ka një mospërputhje të madhe midis shifrave të deficitit të cituara nga BE dhe SHBA për shkak të mënyrave të ndryshme të llogaritjes së tyre, asnjëra shifër nuk është aq e madhe sa ajo që ka pretenduar Trump.

    Top Channel

  • Musk do largohet nga roli i tij në administratën Trump, presidenti ia konfirmon rrethit të tij të ngushtë vendimin e miliarderit

    Musk do largohet nga roli i tij në administratën Trump, presidenti ia konfirmon rrethit të tij të ngushtë vendimin e miliarderit

    Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se i ka zbuluar rrethit të tij të ngushtë, duke përfshirë anëtarët e kabinetit të tij, se Elon Musk do të largohet nga posti i tij aktual i qeverisë në javët e ardhshme.

    Mediat amerikane, duke iu referuar burimeve brenda Shtëpisë së Bardhë, theksojnë se Trump është i kënaqur me punën e bërë nga Musk dhe Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (“Doge”), por kohët e fundit të dy kanë rënë dakord se është koha që miliarderi të kthehet në aktivitetet e tij private.
    Sipas burimeve, Musk do të marrë një rol më modest në administratën amerikane, duke ofruar ende mbështetje për qeverinë, por jo më në mënyrë aktive. Ky ndryshim ka ardhur pasi shumë aktorë të brendshëm të administratës Trump, si dhe disa aleatë të jashtëm, kanë shfaqur pakënaqësi dhe e konsiderojnë Musk si një “peshë politike” për presidentin.
    Një moment kyç që nxiti largimin ka qenë mbështetja publike e Elon Musk për një kandidat për në Gjykatën e Lartë amerikane, pas së cilës ai pësoi një disfatë të rëndë, duke humbur me 10 pikë ndaj kundërshtarit. Kjo ka nxitur disa shqetësime në rrethin e brendshëm të administratës, pasi Musk ishte duke u parë si një figurë e fuqishme dhe influente, por ndihma e tij politike ka kaluar në një problem.
    Marrëveshja për pozitat e Musk ka qenë për një afat 130 ditor, dhe pavarësisht dëshirës së Trump për të mbajtur pronarin e Tesla-s, është rënë dakord parimisht që ai të largohet në fund të majit ose fillim të qershorit.
    Lajmi për largimin e Musk është mohuar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë, me zëdhënësin Karoline Leavitt që e quajti këtë informacion si “për t’u hedhur në plehra”, duke e cilësuar si të pasaktë.
    Rezultati i parë i këtij lajmi u pa në Wall Street, ku Tesla po rritet. Aksionet e gjigantit të makinave elektrike u rritën me 4.50%, duke rikuperuar humbjet prej mbi 6% të regjistruara në fund të marsit për shkak të rënies së shitjeve në tremujorin e parë. Javët e fundit, investitorët më të mëdhenj të Tesla-s i kanë bërë thirrje Musk që ose të largohet nga roli i tij drejtues dhe të fokusohet më shumë në politikë, ose të largohet nga administrata e Trump dhe të bëjë si duhet punën e shefit ekzekutiv.

    Top Channel

  • Pas gati dy muajsh në krye të Departamentit të Efikasitetit, Musk do tërhiqet nga roli i tij në administratën Trump

    Pas gati dy muajsh në krye të Departamentit të Efikasitetit, Musk do tërhiqet nga roli i tij në administratën Trump

    Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se Elon Musk po përgatitet të tërhiqet nga roli i tij si ndihmës i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

    Trump tha se ai mbeti i kënaqur me kontributet e Musk, miliarderi ka mbikëqyrur një program të gjerë dhe të paprecedentë të shkurtimeve të qeverisë, por është rënë dakord që ai së shpejti do të kthehet në bizneset e tij, sipas Politico.
    Lajmi vjen pas disa javësh shqetësimi në mesin e të brendshmëve të Shtëpisë së Bardhë se Musk, kishte filluar të tejkalonte detyrën e tij si këshilltar qeveritar dhe të bëhej një pengesë për administratën Trump.
    Roli i Musk në administratën Trump ngjalli shumë polemika që nga krijimi i Departamentit të Efikasitetit për shkak të fuqisë deri diku të pakufishme të miliarderit mbi agjencitë federale dhe departamentet e tjera shtetërore. Nga shumë persona Musk u quajt “Presidenti i pazgjedhur”

    Top Channel