Tag: administratën

  • Pirdeni: Ndërtojmë një administratë të fortë përballë pasigurisë, element kyç për anëtarësimin në BE

    Pirdeni: Ndërtojmë një administratë të fortë përballë pasigurisë, element kyç për anëtarësimin në BE

    Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia përmbyllëse e Programit të Trajnimit Ekzekutiv për 83 drejtues pranë institucioneve qendrore publike.
    Të pranishëm në aktivitet ishin Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni; Ambadadorja Franceze në Tiranë, Catherine Suard; Drejtoresha e Shkollës Rajonale të Administratës Publike, Maja Handjiska Trendafilova etj.
    Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Pirdeni nënvizoi se: “Ky program reflekton angazhimin që kemi ndërmarrë: të forcojmë lidershipin në administratën publike dhe vendimmarrjen institucionale, si dhe të ndërtojmë një administratë që funksionon me besim përballë pasigurisë – një kërkesë thelbësore e procesit tonë të anëtarësimit në BE”.
    Trajnimi ekzekutiv ka ndërthurur përvojën franceze dhe evropiane me sfidat e realitetit shqiptar.
    Në këtë kuadër, Ministrja Pirdeni u shpreh gjithashtu: “Jemi vërtet të kënaqur që kemi thelluar bashkëpunimin me Francën gjatë dy viteve të fundit. Franca sjell një traditë të gjatë dhe të respektuar të ekselencës në lidership dhe profesionalizmit në shërbimin publik, dhe partneriteti ynë është shndërruar në diçka vërtet praktike, konkrete dhe me vlerë për reformat tona”.
    Trajnimi 5-ditor është zhvilluar si pjesë e Programit të përbashkët midis Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) dhe Institutit Kombëtar Francez të Shërbimit Publik (INSP).
    Nëpërmjet sesioneve interaktive dhe trajnuese, programi synoi forcimin e Lidershipit Ligjor në Administratën Publike Shqiptare, dhe fuqizimin e kapaciteteve të drejtuesve në vendimmarrjen ligjore përballë konteksteve komplekse dhe të paqarta.

  • Rama: Indeksim çdo 2 vjet dhe paga më të larta,  çfarë pritet në 2026

    Rama: Indeksim çdo 2 vjet dhe paga më të larta, çfarë pritet në 2026

    Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 12:29
    Në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendi i Shqipërisë, ku po diskutohet projekti i buxhetit për vitin 2026 dhe paketa fiskale, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vitin e ardhshëm do të ketë një rritje të pagave për administratën publike, punonjësit e shëndetësisë, arsimtarët dhe forcat e rendit.
    Ai sqaroi se rritja e pagës minimale nuk është vetëm një përmirësim individual, por një “shtytje nga poshtë lart” për të rritur gjithashtu pagat më të larta në sistem. Sipas Ramës: “Paga minimale në Shqipëri, kur ne morëm detyrën ishte vetëm 157 euro. Ajo sot shkon në 500 euro…”

    Rama vuri në dukje se në sektorin publik paga mesatare është çuar në rreth 1 000 euro, ndërsa paga mesatare overall është 840 euro.

    Në lidhje me masat konkrete për vitin 2026: Do të vihet në zbatim indeksimi periodik i pagave çdo dy vjet për administratën publike.

    Do të ketë rritje të diferencuara të pagave për të mbështetur më shumë punonjësit me paga më të ulëta dhe për të siguruar shpërndarje më të drejtë të kompensimit.
    Për rreth 10 600 punonjës në shërbime bazë (sanitarë, shoferë, teknikë, arkivistë, magazinierë, protokollistë) do të bëhet rritje prej +10 000 lekë në muaj.
    Specialistët e administratës publike do të përfitojnë një rritje prej +5 000 lekë në muaj. Mësuesit do të përfitojnë një rritje prej +3 000 lekë në muaj.
    Në sektorin e shëndetësisë: paga e mjekut të përgjithshëm do të shkojë nga 131 700 lekë në 143 500 lekë; paga e infermierëve nga 87 000 lekë në 92 500 lekë.
    Për punonjësit e Policia e Shtetit, përveç indeksimit, do të llogaritet edhe vjetërsia në punë — për shembull: inspektorët nga 80 500 lekë në 84 500 lekë (+shtesa deri në 100 000 lekë), nën-komisarët nga 95 500 lekë në 100 000 lekë (+shtesa deri në 116 000 lekë), komisarët nga 105 000 lekë në rreth 125 000 lekë, dhe drejtuesit e thjeshtë nga 130 000 lekë në 156 540 lekë.
    Kostoja totale e këtyre masave për administratën është vlerësuar në rreth 100 milionë euro.R

  • Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

    Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

    Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!
    Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas nisjes së hetimeve për zëvendësen e Ramës, Belinda Balluku.
    Sipas Berishës, “e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit digjital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramaduros, por edhe të Evropës në epokën digjitale”.
    “Vëzhguesit konstatuan, sipas Berishës, ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë, të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, share, postim, pëlqim, pamje, lavdërim, koment, angazhim për Luben dhe të Lubes”.
    Postimi i plotë:
    Lubofobia!
    Miq!
    Të premten e zezë të narko-partisë në administratën e partisë-shtet, te ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë, shpërtheu si epidemi mortaje një frikë e re e panjohur më parë, dhe kjo frikë ishte Lubofobia.
    Vëzhguesit konstatuan se ata të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, share, postim, pëlqim, pamje, lavdërim, koment, angazhim për Luben dhe të Lubes.
    Kështu, e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit dixhital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramaduros, por edhe të Europës në epokën dixhitale.
    Ndaj dhe Lubia nuk quhet më Lubie Balluku, por Rahmetile Balluku.
    Ps: Delubifikimi i rrjeteve sociale nisi para urdhrit të Ramaduros. Ky i fundit urdhrin e ekzekutimit dixhital të Lubes e përcolli nëpërmjet Pellumbeshës, e cila ka meritën e pamohueshme se ishte e para që sulmoi Lubinë publikisht në emisionin Top Story.
    Rama urdhrin e dha vetëm pasi Lubi i tha atij në zyrë, me dëshmitarë, në praninë e Pellumbeshës dhe një tjetri, se:
    “Mos mendo se unë jam si ai qurraveci i Bashkisë, unë jam mbesa e Beqir Ballukut, të marrë me lecka me vete!”

  • Illinois dhe Çikago padisin administratën Trump për vendosjes e Gardës Kombëtare

    Illinois dhe Çikago padisin administratën Trump për vendosjes e Gardës Kombëtare

    Shteti amerikan i Illinois dhe qyteti i Çikagos paditën administratën Trump të hënën për vendosjen e qindra trupave të Gardës Kombëtare në një qytet të përshkruar si “zonë lufte”.

    Një vendosje e ngjashme në Portland, një qytet tjetër i drejtuar nga demokratët, u ndalua përkohësisht këtë fundjavë nga një gjykatë.
    “Amerikanët, kudo që jetojnë, nuk duhet të jetojnë nën kërcënimin e pushtimit nga forcat ushtarake amerikane, dhe sidomos jo thjesht sepse qyteti ose shteti i tyre nuk është më në favor të presidentit”, theksojnë në apelet e tyre autoritetet e Illinois dhe Çikagos, qytetit më të madh të shtetit.
    Ata akuzojnë administratën Trump se po përdor demonstratat përpara një qendre të policisë së imigracionit (ICE) në një periferi të Çikagos si një “pretekst” për të justifikuar vendosjen e trupave.
    “Megjithatë, larg kontributit në sigurinë publike në zonën e Çikagos, këto veprime provokuese dhe arbitrare kërcënojnë ta rrezikojnë atë duke provokuar protesta publike”, theksojnë paditësit, duke i bërë thirrje gjyqësorit të kundërshtojë këtë vendosje.
    Ata kujtojnë, ndër të tjera, vdekjen më 12 shtator të një emigranti pa dokumente, i cili u vra në Çikago nga agjentët e ICE pasi refuzoi t’i nënshtrohej një kontrolli, katër ditë pas operacionit të madh në Illinois të quajtur “sulmi Midway”.
    Presidenti republikan Donald Trump nënshkroi një urdhër të shtunën për të dërguar 300 anëtarë të Gardës Kombëtare në Çikago me qëllim “mbrojtjen e agjentëve federalë dhe pronës publike”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

    Top Channel

  • Erion Isai nën hetim/ Neza: Një rast që na siguron për vazhdimësinë e korrupsionit në bashkitë e vendit

    Erion Isai nën hetim/ Neza: Një rast që na siguron për vazhdimësinë e korrupsionit në bashkitë e vendit

    Analisti, Sami Neza në një intervistë në Ora News u shpreh se rasti i hetimit të kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai tregon për vazhdimësinë  e proceseve korruptive që zhvillohen në administratën qendrore por edhe në pushtetin lokal.

    Neza: Është një model i menaxhimit lokal të burimeve financiare të buxhetit lokal nga ana e drejtuesve të bashkisë.

    Nuk është as rasti i parë dhe nuk do jetë as rasti i fundit.

    Përkundrazi është një rast që na siguron për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen ashtu si në administratën qendrore, edhe në pushtetin lokal që drejtohet nga e majta nga PS.
    Problemi këtu është jo thjesht lufta kundër korrupsionit apo identifikimi i rasteve, incidencave të korrupsionit siç është rasti i kryetarit të bashkisë së Kolonjës.

    Problemi është se nuk ka kurrfarë angazhimi të strukturave të administratës publike, të strukturave kontrolluese, të strukturave audituese të cilat janë brenda çdo lloj institucioni për të verifikuar, për të kontrolluar dhe për të dërguar përpara përgjegjësisë penale zyrtarë të cilët abuzojnë me fondet e buxhetit të shtetit.

    Pra kemi një administratë publike e cila funksionon në mënyrë gati gati autike në raport me korrupsionin, në raport me transparencën dhe në raport me përgjrgjshmërinë që duhet të ketë një administratë për paratë por edhe për publikun.

    Problemi më i madh është fakti që ata nuk kanë frikë.

    Nuk kanë frikë pavarësisht se ne çdo ditë dëgjojmë për arrestime.

    Çdo ditë ne dëgjojmë për hapje procedurash penale.

    Fakti që nuk ka frikë do të thotë se edhe proceset hetimore nuk i kanë shkuar deri në fund atik mekanizmi i cili prodhon korrupsionin në administratën publike.

     

  • “Korrupsion në Bashkitë e vendit”/ Erion Isai nën hetim, reagon gazetari: Ata nuk kanë frikë, nuk është rasti i parë…

    “Korrupsion në Bashkitë e vendit”/ Erion Isai nën hetim, reagon gazetari: Ata nuk kanë frikë, nuk është rasti i parë…

    Gazetari, Sami Neza në një intervistë televizive u shpreh se rasti i hetimit të kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai tregon për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen në administratën qendrore por edhe në pushtetin lokal.
    Sami Neza: Është një model i menaxhimit lokal të burimeve financiare të buxhetit lokal nga ana e drejtuesve të bashkisë.
    Nuk është as rasti i parë dhe nuk do jetë as rasti i fundit.
    Përkundrazi është një rast që na siguron për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen ashtu si në administratën qendrore, edhe në pushtetin lokal që drejtohet nga e majta nga PS.
    Problemi këtu është jo thjesht lufta kundër korrupsionit apo identifikimi i rasteve, incidencave të korrupsionit siç është rasti i kryetarit të bashkisë së Kolonjës.
    Problemi është se nuk ka kurrfarë angazhimi të strukturave të administratës publike, të strukturave kontrolluese, të strukturave audituese të cilat janë brenda çdo lloj institucioni për të verifikuar, për të kontrolluar dhe për të dërguar përpara përgjegjësisë penale zyrtarë të cilët abuzojnë me fondet e buxhetit të shtetit.
    Pra kemi një administratë publike e cila funksionon në mënyrë gati gati autike në raport me korrupsionin, në raport me transparencën dhe në raport me përgjrgjshmërinë që duhet të ketë një administratë për paratë por edhe për publikun.
    Problemi më i madh është fakti që ata nuk kanë frikë. Nuk kanë frikë pavarësisht se ne çdo ditë dëgjojmë për arrestime. Çdo ditë ne dëgjojmë për hapje procedurash penale.
    Fakti që nuk ka frikë do të thotë se edhe proceset hetimore nuk i kanë shkuar deri në fund atik mekanizmi i cili prodhon korrupsionin në administratën publike.

  • “Kisha frikë se do linim nam”/ Rama: Krenar që administrata jonë mori duartrokitje për negociatat me BE

    “Kisha frikë se do linim nam”/ Rama: Krenar që administrata jonë mori duartrokitje për negociatat me BE

    Kryeministri Edi Rama vlerësoi administratën publike të Shqipërisë, në fjalën e tij gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë.
    Kreu i qeverisë theksoi se puna e administratës doli në pah gjatë procesit të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe kjo punë mori duartrokitje e vlerësime.
    Rama pranoi se nuk ishte i sigurt nëse fluksi i punës do të përballohej nga administrata shqiptare pas hapjes së negociatave.
    “Negociatat për anëtarësimin neve na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike. Sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh dhe as të mundëson që të bësh makiazh. Di apo s’di! E bën apo s’e bën!
    Afro 1000 vajza e djem të shërbimit tonë civil dhe të institucioneve u përballën me procesin e skanimit të situatës dhe duhet të çonin në çeljen e negociatave. Ata morën duartrokitje nga Brukseli dhe kjo ishte surprizë shumë e mirëpritur. Ndërkohë që frika ime ishte çfarë do bëjmë kur të hapen negociatat sepse do lëmë nam”, tha Rama.
    “Edhe unë isha i influencuar nga e gjithë thashethemnaja e përditshme dhe marrja nëpër gojë dhe fjalët e pamerituara që qarkullojnë nëpër gjithë kanalet e infektuara të informacionit për administratën tonë. Fakti që mori duartrokitje është arsye shumë e fortë për t’u ndjerë të motivuar dhe mund të bëjmë shumë më tepër e shumë më mirë”, shtoi kryeministri.

  • Negociatat me BE-në/ Rama tregon prapaskenat: Kisha frikë se do linim nam

    Negociatat me BE-në/ Rama tregon prapaskenat: Kisha frikë se do linim nam

    Teksa prezantoi ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Lamallari, Kryeministri Edi Rama vlerësoi administratën publike të Shqipërisë, që sipas tij, puna e së cilës doli në pah gjatë procesit të hapjes së negociatave me BE-në në Bruksel, ku mori duartrokitje dhe vlerësime.Sipas Ramës, edhe vetë ai ishte i pasigurt se si do të përballohej fluksi i punës nga administrata shqiptare pas hapjes së negociatave. Siç u shpreh dhe vetë, mbeti i surprizuar nga kjo punë dhe kërkoi të njëjtin angazhim çdo ditë.
    Ministria ka një barrë shumë të madhe në procesin e negociatave të anëtarësimit. Është pozitive që në krye vjen një ndër negociatorët tanë më të dalluar, i cili ka mbuluar atë pjesë të llogores së negociatave që i përkiste Ministrisë së Brendshme. Por këtu ka kapacitete dhe këtu janë edhe sfidat që lidhen me themeloret. Përtej kësaj, Ministria e Drejtësisë ka edhe plot sfida të tjera që lidhen me sistemin penitenciar, me gjithë problematikat dhe nevojat e atij sistemi ku është bërë një punë e jashtëzakonshme, por ku nuk duhet të na interesojë çfarë është bërë, por çfarë do bëjmë dhe mundësitë janë që të bëjmë shumë dhe më mirë. Ambicia dhe dëshira nuk kanë rënë, por janë edhe më të mëdha sot.
    Suksesi ynë varet shumë nga kontributi i secilit prej jush. Negociatat për anëtarësimin, neve na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike. Sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh as të mundëson që të bësh makijazh. Di apo s’di! E bën apo s’e bën! Afro 1000 vajza e djem të shërbimit tonë civil dhe të institucioneve të përballeshin me procesin e skanimit të situatës dhe të çonin në çeljen e negociatave duke marrë duartrokitje nga Brukseli kjo ishte surprizë shumë e mirëpritur. Ndërkohë që frika ime ishte çfarë do bëjmë kur të hapen negociatat se do lëmë nam.
    Edhe unë isha i influencuar nga e gjithë thashethemnaja e përditshme dhe marrja nëpër gojë dhe fjalët e pamerituara që qarkullojnë nëpër gjithë kanalet e infektuara të informacionit për administratën tonë. Të dilte me duartrokitje, kjo është arsye shumë e fortë për t’u ndjerë të motivuar dhe mund të bëjmë shumë më tepër e shumë më mirë. Të gjithë ata që morën pjesë ishte një provim sfidues. Këtë lloj sfidimi të fortë duhet t’ja bëjmë vetes çdo ditë”, tha Rama.

  • Programi i qeverisë – Diella merr në dorë pushtetin

    Programi i qeverisë – Diella merr në dorë pushtetin

    Diella do të ketë një peshë të rëndësishme jo vetëm për administratën shtetërore, por dhe për qytetarët dhe bizneset Në programin katër vjeçar kryeministri Edi Rama thekson transformimin e e Albania 2.0 sipas modelit “life events”.
    Shërbimet që do të ofrojë inteligjenca artificiale do të jetë të personalizuara sipas rrethanave të jetës së çdo individi dhe biznesi.
    Madje shërbimet si në nivel qendror dhe vendor do të jenë përmes e-albanias. Madje dhe kartelat shëndetësore do të rishikohen në përputhje me kërkesat e unionit, e më tej duke u përfshirë në sistemin e Diellas.
    Inteligjenca artificiale do përdoret në radiologji për imazhet duke ndihmuar në diagnozat si kanceri në faza të hershme, sëmundjet pulmonare, apo ato kardiake.
    Prokurimet do të jenë të automatizuara po ashtu përmes inteligjencës artificial por të realizuara sipas legjislacionit të BE. Kjo synon shmangien e ndërhyrjes njerëzore dhe eliminim të korrupsionit siç thuhet në program.
    Diella do të ketë nën kontroll dhe sistemet tatimore dhe doganore për të identifikuar në kohë reale anomalitë. Gjithashtu do të jetë në qendër të emergjencave civile kombëtare, duke identifikuar në kohë reale rreziqet.
    AI do të jetë dhe në Platformën e Bashkëqeverisjes që analizon automatikisht ankesat dje sugjeron zgjidhje ligjore madje dhe rekomandime për reforma.
    Bujqësia, siguria ushqimore, konsultat, zgjidhjet inovative për administratën, zhvillimi i teknologjisë dhe thuajse të gjitha fushat do të përfshihen sipas programit në këtë ministri të re.

  • Berisha: Projektligji për administratën shtetërore, një paçavure

    Berisha: Projektligji për administratën shtetërore, një paçavure

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ditën e sotme, komentoi projektligjin e qeverisë për administratën duke e quajtur “një paçavure të vërtetë”.
    “Në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një zhgarravinë të vërtetë”, tha Berisha.
    Sipas Berishës, administrata aktuale funksionon mbi bazën e ligjit 90 të vitit 2012, i cili si çdo ligj tjetër mund të amendohet, abrogohet dhe zëvendësohet.
    Por ai akuzon qeverinë se i ka bërë amendimet duke shkelmuar parimet e funksionimit të administratës shtetërore dhe ato kushtetuese të ndarjes së pushteteve.
    “Edi Rama ka shpërndarë këto ditë gushti një projektligj për administratën shtetërore, një paçavure e vërtetë, i cili në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një shgarravinë të vërtetë.
    Por shumë më e rëndë është në parimet që këto ndryshime të ligjit ekzistues për administratën shtetërore sjellin.Administrata aktuale shtetërore funksionon mbi bazën e ligjit 90 të shtatorit të vitit 2012, ligj i cili pa mëdyshje mund të amendohet si çdo ligj tjetër, mund të abrogohet, mund të zëvendësohet.
    Por kur amendohet duke shkelmuar parimet e funksionimit të administratës shtetërore, duke shkelmuar parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, kjo përbën një atentat të ri ndaj asaj ndarje pushteti që ka mbetur në letër dhe përpjekje demoniake e Edi Ramës për të futur në duart e tij çdo pushtet që ka mbetur me sadopak autonomi. Po ju rikujtoj, po ndalem tek kjo.Në nenin 1 të ligjit 90, 2012, thuhet: qëllimi i këtij ligji është krijimi i një kuadri ligjor të njëjtë për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e këshillit të ministrave”, tha Berisha.