Andi Bushati, ka folur për disa shenja që tregojnë se ka një thyerje mes Ramës dhe administratës aktuale në SHBA.
Bushati tha se opozita nuk duhet të gëzohet nga kjo, pasi amerikanët nuk do ti “dhurojnë” pushtetin, ndërsa deklaroi se një goditje e mundshme e Ramës, për qëllime biznesi dhe jo parimore si demokracia, do të ishte më e dëmshme për vendin tonë.
“SPAK mund të jetë mashë amerikane, edhe mund të bie dakord, por është mashë amerikane për të rregulluar demokracinë në Shqipëri, apo për të zgjidhur problemet e familjes Turmp, siç është përdorur në të gjithë botën presioni i kësaj administrate?
E para, politikisht a ka ndërruar raportet e SHBA-ve me regjimin e Ramës pas ndërrimit të pushtetit në Amerikë? Kjo është evidente. Jemi nga qëndrimi i administratës Biden, që tha Sekretari Shtetit sa të lumtur jeni që keni lider si Rama, në një administratë, që bëhen zgjedhje dhe Ramën nuk e uron, në një administratë që të uron për pavarësinë dhe për themelimin e Shqipërisë, të kujton kartelet e drogës dhe grupet kriminale. Edhe sot, pyeteshin për Ballukun por thoshin grupet kriminale.
Pra, që ka një thyerje ka, që duket. Problemi është, kjo thyerje, po të shohësh opozitën e ka ngritur në qiell. Kujtojnë se do të shkojë një emisar në PD dhe do të thotë do t’ju bëjmë dhuratë heqjen e Ramës. Intrumenti që kanë në duar është SPAK. Duke dalë përtej Shqipërisë, kujtojmë ne apo na është dhënë shenja, që administrate e kaubojsëve të Trump, është promovuese e demokracisë edhe në vendet aleate? Vërtetë po e duartrokasin për paqe në Palestinë, por nuk e di a është fshirë ai plani për ta bërë Gazën rivierë për kulla.
Pra, ku jam kundër këtij entuziasmi të PD? Mos ndoshta ky presion ndaj Ramës, nuk është në të mirë të shqiptarëve? Nuk është në të mirë të demokracisë? Por po i bëjnë presion për ti thënë na ke dhënë shumë pak me Sazanin… Kjo është logjika e kësaj administrate kaubojse. Ka ardhur një administratë që do të shfrytëzojë botën për të pasuaruar familjen Trump, administratën Trump, biznesmenët që çon për të negociuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës. Pra kemi evidencë që nuk ka më përkrahje për Ramën. Frika ime e pavërtetuar, është se mos ky presion apo shatanzh ndaj Ramës, nuk është në të mirë të demokracisë shqiptare, por për të rrëmbyer më shumë ndaj një Rame të korruptuar, të dobët dhe kollaj të shantazhueshëm. E njëjta gjë po ndodh me Vuçiç.
Ndoshta mund të vijë dita të themi ishalla forcohet Rama për ti rezistuar amerikanëve…”, tha Bushati.
Tag: administratë
-

Bushati: Mund të vijë dita të themi ishalla forcohet Rama për t’i rezistuar amerikanëve…
-

“Belinda hodhi firmën e fundit”, Balliu shpërthen në Kuvend: Evis Berberi në burg, Rama e ka kthyer qeverinë në..
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj qeverisë dhe administratës publike gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa e ka cilësuar si “organizatë kriminale” dhe jo administratë evropiane.
Deputeti përmendi arrestimin e inspektoreve të IMT-së, rastin e drejtorit të OST-së, i cili sipas tij “u kap me 40 milionë euro kokainë”, si dhe ish kreun e ARRSH, Evis Berberi.
“Të quash këtë administratë evropiane, më vjen keq, por duhet të jetësh i çmendur. Një administratë që vetëm ditën djeshme 5 inspektor të IMT-së u arrestuan dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim. Këta janë organizatë kriminale jo administratë publike. Si e quani ju këtë administratë publike. Drejtorin e OST-së e kapën me 40 milion euro kokainë. Evis Berberin e keni në burg, skemat 5D, 5B, që i keni shpikur ju, janë skema vjedhje të kësaj administratë”, deklaroi Balliu.
Më tej ai tha se ministrat nuk votojnë më, por ja kalojnë firmat drejtorëve dhe administratës, duke përmendur këtu Belinda Ballukun, e cila është marrë nën hetim nga SPAK.
“Ministrat nuk firmosin më dhe Belinda nuk firmos më, e hodhi firmën e fundit atje. Firmat jua vini drejtorëve, administratës, futuni ju në burg për ne”, tha ai.
Klevis Balliu: Të quash këtë administratë evropiane, më vjen keq, por duhet të jetësh i çmendur. Një administratë që vetëm ditën djeshme 5 inspektor të IMT-së u arrestuan dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
Këta janë organizatë kriminale jo administratë publike. Si e quani ju këtë administratë publike. Drejtorin e OST-së e kapën me 40 milion euro kokainë. Evis Berberin e keni në burg, skemat 5D, 5B, që i keni shpikur ju, janë skema vjedhje të kësaj administratë.
Se këto ministrat këtu nuk firmosin më dhe Belinda nuk firmos më, e hodhi firmën e fundit atje. Firmat jua vini drejtorëve, administratës, futuni ju në burg për ne. Dëgjova këtu ne kemi fituar, do fitojmë. Po keni fituar, por shqiptarët kanë fituar? Ju fitoni shqiptarët largohen për shkak të kësaj administratës…
Dërdëllisni se po rrisni pensionet, ndërkohë që i rrisni me 1 mijë lekë. Fitoret tuaja janë në kurriz të Shqipërisë. Drejtorët që keni vendosur ju kanë pasur një qëllim, të vjedhin për çdo gjë. 25 milionë euro kilometri në mes të Tiranës. Çfarë u ka zgjidhur kjo administratë shqiptarëve? Asgjë! -

“Ju kërcënuat”/ Përplasje në studio,Boçi shpërthen ndaj socialistit: Dy komisionerë të PD u pushuan nga puna në Shkodër
Një debat ka pasur në një studio televizive mes nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe ish-kandidatit të PS për deputet Mirgit Vataj për çështjen e patronazhistëve.
Teksa Vataj tregon disa raste gjatë fushatës që ka mësuar për anëtarë të PD që punojnë në administratë dhe nuk u ka ndodhur asgjë, Boçi solli në vëmendje një denoncim që ai kishte bërë në atë kohë se dy persona u shkarkuan nga kryebashkiaku i Shkodrës pasi ishin komisionerët të PD.
“Në zonën që kam mbuluar unë, kam pas informacion për kryetarë grup seksionesh të Partisë Demokratike që janë në administratë. Asnjë nuk u lëviz nga puna, as u kërcënua. Punojnë në administratë dhe kanë punuar për PD dhe as i kam kërcënuar, intimiduar dhe vijojnë punën”, tha Vataj.
“Beneti shkarkoi nga puna dy persona që pranuan të jenë komisionerë të PD. U shkarkuan pse pranuan të bëhen komisionerë. A e shikon çfarë mesazhi i rëndë. Arsimtarët duhet të dorëzonin numrin e votave të drejtoresha. Ju keni një skalion të fortë. Ju kërcënoni me vendin e punës, kërcënimin e butë. Kemi me mijëra raste që keni kërcënuar, i keni marrë numrin e telefonit për votën e emigrantëve”, ishte kundërpërgjigja e Boçit. -

“Qafsh mua ka ngelur ndonjë demokrat në administratë?”/ Deputeti i PD ironi me nëpunësit civilë
Gjatë raportimit në Komisonerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar punësimin e socialistëve në administratë.
Korreshi duke iu drejtuar Pranvera Strakoshës, ka pyetur nëse ka ndonjë nëpunës civil pa teserën e PS. Më tej, demokrati u ka thënë deputetëve të mazhorancës se këtë pyetje duhet ta bënin ata.
“Me qenë i sinqertë, pyetja ime është; ka rezultuar ndonjë nënpunës civil sot që nuk e ka teserën e PS? E them këtë se është problem i madh”, u shpreh Korreshi.
Gjithashtu ai e pyeti Strakoshën nëse ka ndonjë demokrat në administratë pas 12 viteve qeverisje nga socialistët.Top Channel
-

Edi Rama është i stampuar me firmë amerikane/ Bushati: SHBA e nisur nga interesa të ftohta
Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati, demokratët amerikanë, në 8 vite, punuan për të instaluar në Shqipëri një regjim autokratik të plotë, një shtet të kapur që sot mban vulën e Edi Ramës, por edhe bekimin e Uashingtonit. Sipas tij, regjimi i Ramës nuk është thjesht produkt i manipulimeve të brendshme, por është i stampuar me firmë amerikane. Bushati tha se as administrata Trump dhe asnjë administratë amerikane, që prej Luftës së Dytë Botërore, nuk janë nisur nga parime të pastra, por gjithmonë nga interesa të ftohta.“Pra nuk është se ky Edi Rama mbështet drogën, fiton zgjedhjet me bandat e krimit dhe ne duhet ta godasim – jo. Përkundrazi, ata e kanë pranuar dhe e kanë përdorur si vegël për interesat e tyre”, tha Bushati.Ai kujtoi shprehjen e famshme të diplomacisë amerikane: “Është bir kurve, por është biri i kurvës i yni”. Dhe sipas Bushatit, pikërisht kështu e shohin Ramën – një njeri i zhytur në korrupsion, në drogë, në lidhje me bandat, por që nuk prek interesat e tyre.Bushati theksoi se gjatë 8 viteve të administratës demokrate, u bë gjithçka që Shqipëria të futej nën një regjim autokratik të Edi Ramës, ku zgjedhjet manipulohen, mediat shtypen dhe opozita shkatërrohet. “Sot, ky regjim që sundon vendin është një regjim i damkosur me vulë amerikane”, u shpreh ai. Sipas tij, është e vërtetë që kjo administratë e re amerikane nuk është hapur pro Ramës, por është krejtësisht indiferente ndaj fatit të demokracisë në Shqipëri.Bushati:Nuk mendoj që kjo administratë Trump por asnjë administratë amerikane, që prej Luftës së Dytë Botërore të jetë nisur nga gjykime princípale për të goditur apo mbështetur një kryetar shteti.Pra s’është se ‘ky Edi Rama mbështeska drogën atje dhe i fitoka zgjedhjet me bandat e drogës dhe ne duhet ta godasim’.Është një shprehje e famshme e diplomacisë amerikane, ‘është bir kurve por është biri i kurvës i yni’, dhe s’besoj se kemi këtu ndonjë ndryshim të madh. Ne kishim gjatë kësaj periudhe, 8 vite të demokratëve që punuan me aq sa rëndësi ka Shqipëria për të instaluar një regjim autokratik në Shqipëri, pra regjimi i Ramës sot është një regjim me vulë amerikane. Sot është e vërtetë që nuk është më e njëjta administratë, nuk është pro Ramës, është indiferente ndaj fatit të demokracisë në Shqipëri, të paktën deri tani kjo administratë.
-

VIDEO/ Bushati: Regjimi i Ramës është një autokraci e instaluar me vulë amerikane
Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati, demokratët amerikanë, në 8 vite, punuan për të instaluar në Shqipëri një regjim autokratik të plotë, një shtet të kapur që sot mban vulën e Edi Ramës, por edhe bekimin e Uashingtonit. Sipas tij, regjimi i Ramës nuk është thjesht produkt i manipulimeve të brendshme, por është i stampuar me firmë amerikane.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bushati tha se as administrata Trump dhe asnjë administratë amerikane, që prej Luftës së Dytë Botërore, nuk janë nisur nga parime të pastra, por gjithmonë nga interesa të ftohta.
“Pra nuk është se ky Edi Rama mbështet drogën, fiton zgjedhjet me bandat e krimit dhe ne duhet ta godasim – jo. Përkundrazi, ata e kanë pranuar dhe e kanë përdorur si vegël për interesat e tyre”, tha Bushati.
Ai kujtoi shprehjen e famshme të diplomacisë amerikane: “Është bir kurve, por është biri i kurvës i yni”. Dhe sipas Bushatit, pikërisht kështu e shohin Ramën – një njeri i zhytur në korrupsion, në drogë, në lidhje me bandat, por që nuk prek interesat e tyre.
Bushati theksoi se gjatë 8 viteve të administratës demokrate, u bë gjithçka që Shqipëria të futej nën një regjim autokratik të Edi Ramës, ku zgjedhjet manipulohen, mediat shtypen dhe opozita shkatërrohet. “Sot, ky regjim që sundon vendin është një regjim i damkosur me vulë amerikane”, u shpreh ai.
Sipas tij, është e vërtetë që kjo administratë e re amerikane nuk është hapur pro Ramës, por është krejtësisht indiferente ndaj fatit të demokracisë në Shqipëri.
Bushati:
Nuk mendoj që kjo administratë Trump por asnjë administratë amerikane, që prej Luftës së Dytë Botërore të jetë nisur nga gjykime princípale për të goditur apo mbështetur një kryetar shteti.
Pra s’është se ‘ky Edi Rama mbështeska drogën atje dhe i fitoka zgjedhjet me bandat e drogës dhe ne duhet ta godasim’.
Është një shprehje e famshme e diplomacisë amerikane, ‘është bir kurve por është biri i kurvës i yni’, dhe s’besoj se kemi këtu ndonjë ndryshim të madh.
Ne kishim gjatë kësaj periudhe, 8 vite të demokratëve që punuan me aq sa rëndësi ka Shqipëria për të instaluar një regjim autokratik në Shqipëri, pra regjimi i Ramës sot është një regjim me vulë amerikane.
Sot është e vërtetë që nuk është më e njëjta administratë, nuk është pro Ramës, është indiferente ndaj fatit të demokracisë në Shqipëri, të paktën deri tani kjo administratë.
-

Kreshnik Spahiu: Punësimi demokratëve në administratë, më i moralshëm se pranimi mandateve nga deputetët e PD
Juristi Kreshnik Spahiu ndau komentin e tij për strategjinë e kryeministrit Edi Rama që po punëson në administratë për faqësues të PD-së dhe opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai e cilësoi një strategji nga kryeministri për të përçarë edhe më shumë opozitën, por nga ana tjetër theksoi se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pra nimi i mandateve nga deputetët e PD-së. “Të drejtën e marrëvesh jeve e kanë vetëm liderët e partive të mëdha, kreu i opozitës apo i mazhorancës dhe kjo s’është e drejtë. Unë mendoj se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pra nimi i mandateve nga deputetët e PD-së. Edhe kryetari i PD-së së Vlorës nuk mund të presë 36 vite në opozitë, sa të vijë PD në pushtet. Që ka strategji nga PS që po i punëson ata, ka, sepse po rekruton në administratë të gjithë njerëzit me influencë të PD-së, me elektorat e vota, duke u ofruar punë dhe duke ngjallur xhelozi apo nxitur përplasje brenda PD-së.
Sepse dihet se do trajtohet si i shitur te qeveria Rama që të nesërmen e deklarimit të aleancës me të. Por duket se është strategji, por mendoj se është e dështuar”, tha Spahiu. Juristi shpjegoi se kjo ishte një strategji e menduar nga Rama për të krijuar fraksione të tjera në PD drejt zgjedhjeve të ard hshme dhe dominimin e plotë. “PS ka strategji të krijojë një opozitë brenda vetes. Shihet qartë loja që ka zgjedhur Rama, ku opozita po rrudhet, ka një regjim, njëlloj si në kohën e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, rripa transmisioni quheshin këto, lejoheshin zërat kritikë. Strategji e qartë për ta rrudhur opozitën. Plani është të ketë përballë një opozitë sa më të copëtuar dhe disa opozita, deri edhe fraksionet në PD, siç ndodhi edhe më 11 maj. Parashikoj se do të krijohen parti të reja në zgjed hjet lokale të pjesshme, por edhe më tepër në 2029. Në këtë mënyrë PS dominon, i fiton zgjedhjet me sistem, në tavolinë, pa e bërë fushatën”, u shpreh ai -

Demokratët po punësohen në administratë, Spahiu: Më i moralshëm se pranimi i mandateve nga deputetët
Juristi Kreshnik Spahiu komenton strategjinë e kryeministrit Edi Rama që po punëson në administratë përfaqësues të PD-së dhe opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai e cilësoi një strategji për të përçarë edhe më shumë opozitën, por nga ana tjetër theksoi se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pranimi i mandateve nga deputetët e PD-së.
”Të drejtën e marrëveshjeve e kanë vetëm liderët e partive të mëdha, kreu i opzoitës apo i mazhorancës dhe kjo s’është e drejtë. Unë mendoj se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pranimi i mandateve nga deputetët e PD-së. Edhe kryetari i PD-së së Vlorës nuk mund të presë 36 vite në opozitë, sa të vijë PD në pushtet. Që ka strategji nga PS që po i punëson ata, sepse po rekruton në administratë të gjithë njerëzit me influencë të PD-së, duke u ofruar punë dhe ngjallur xhelozi apo nxitur përplasje brenda PD”,-tha në Report TV.Po ashtu ndau mendimin se ky është një cikël i mbyllur për opozitën, e cila aktualisht kontrollohet nga regjimi i kryeministrit Rama. ”PS erdhi me dualitet në qeveri dhe tani e ka timonin e vetëm. Mungesa e pushtetit të bën që opozita të konsumohet dhe të humbasi rrugës. Mendoj se ky është një cikël i mbyllur. Edhe liderët e PD-së mendoj dhe jam i bindur se janë të kontrolluar nga regjimi i Edi Ramës”.
-

“Me këtë administratë s’shkohet në BE”, deputeti socialist: Ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë, por janë miliarderë
Deputeti i PS, Lavdërim Krashi, thotë se është e metë e madhe e Shqipërisë mbivendosja e autoriteteve. Ai theksoi se bashkitë duhet të kenë rol primar, për situata emergjence si zjarret. Krashi tha se ka nevojë për riorganizim dhe riqasje sa i përket administratës, pasi ka shumë nëpunës që janë abuzues.
“Për mua është tepër e rëndësishme mënyra si do funksionojë administrata publike në tërësi. Rreth 70-80 për qind është administratë publike në nivel lokal. 62 mijë janë të punësuar në autoritete lokale në bashki, ndërkohë që ke institucione kombëtare që veprojnë. Është një handikap shqiptar, një e metë e madhe, që ka mbivendosje të autoritetit. Sepse bashkitë janë të zhveshura nga përgjegjësitë. Flasim për zjarret, ka mbivendosje. Ka ekip në nivel bashkiak, rajonal, dhe në nivel kombëtar.
Kjo është recetë për dështim të garantuar. Bashkitë duhet të kenë rolin primar, rolin kryesor. Është shumë e rëndësishme shërbimet që u jepen qytetarëve. A ka nevojë për rirorganizim, ristrukturim, riqasje, ripërqasje? Patjetër që ka. Jemi dëshmitarë që përveç faktit që kemi individë në administratë, korrekt, me integritet, me vizion, profesionistë, në të njëjtën kohë kemi shumë shërbëtorë publikë që janë abuzues publik. Unë jam një nga kritikët kryesor të administratës publike.
Në të çdo raport ndërkombëtar janë dy element kryesor: Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në administratën publike. Administrata publike në nivel lokal dhe qendror s’funksion ashtu siç duhet të funksionojë. Bashkitë afishojnë vende pune pa pikë kriteri, thirrje pa lidhje”, tha ai për MCN.
Ndër të tjera Krashi u shpreh se në administratë ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë dhe punonjës me makina 200 mijë euroshe dhe miliarderë. Ai theksoi se sektori publik nuk është për të arritur të mira materiale.
“S’kemi nevojë për ministër Shteti për Pushtetin lokal për të kuptuar zaptimin e trotuareve. A është ndërhyrja me vonesë? A është ashtu siç duhet bërë? Këto mund të diskutohen. Por që ka nevojë për ndërhyrje, këtë s’e luan topi. Shqipëria pa adresuar këto gjëra ta harrojë BE-në dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Unë mendoj që s’ka nevojë për 61 bashki. Numri i bashkive duhet të jetë ndoshta 12, apo 4. Çfarë ekonomie zhvillon Pusteci apo Klosi?! Panelet që do intervistojnë njerëz për të punuar në bashki s’duhet të jenë politikë.
Në BE shkohet me metoda europiane. Këtu ka drejtorë dhe punonjës që s’dinë të shkruajnë, s’e di për të lexuar. Si mundet ti me rrogë 2 milionë të kesh makinë 200 mijë euro dhe i ndërron kostumet përditë. Ku i gjen lekët? S’është sektori publik për të arritur të mira materiale, është sektori privat. Punonjës administrate që rezultojnë milionerë dhe miliarderë, me hotele në bregdet”, tha ai. -

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Basir Çollaku
“Kasapi Rama”, delet e “therura” nga SPAK
Delet, administratë, punonjës, votues, bien dakort me kasapin se ai do të ujdisë jetën e tyre plot gaz lumturi e hare. Deri në një ditë, në një moment, kur të mbërrijë data e therjes, datë e cila është gjithnjë oreks e kalendar i kasapit dhe jo dëshirë apo vullnet i deleve. Në përgjimet e zbardhura të një punonjësjeje të Komisionit të Prokurimeve Publike, në çështjen ku kreu i këtij Komisioni, Jonaid Myzyri, është i pandehur ndër të tjera thuhet : “punonjësit firmosin letrat, ndërsa lekët i marrin të tjerët..vajta i shërbeva si qeni, i shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjithë si delet..” Po këtu nis puna për kryefjalinë e drejtësisë, ndiq paranë. Në këtë rrëfim të përgjuar del çfarë ndodh në qeverisje, si administrohet pasuria, si plaçkitet ajo. Kush janë delet, kasapi dhe çobani. Në shumë dosje të Strukturës së Posaçme në mjaft biseda të fsheta tashmë të publikuara zyrtarë të niveleve periferike, detyrohen të nënshkruajnë paligjshmëri, për të përfituar eprorët, biznesmenët e lidhur me to, thjesht për të zgjatur qëndrimin në një post shpërfillës në administratë. Myzyri paska urdhëruar vartësen, por në hierarkinë zyrtare, edhe i pandehuri ka një epror kërkues, urdhërues apo pagues. A është Belinda Balluku? Nëse po edhe ajo si zëvëndëskryeministre e ka një epror.
A është ai Edi Rama? E kush tjetër. A duhet besuar se porosia për delëri ka shkuar nga poshtë lart, apo anasjelltas?! E dyta është e vërteta e pandryshueshme, pasi edhe fuqia urdhëruese e mbështet veprimin. Kështu për skllavërinë e bukës, trysnia, presioni, ka formatuar dele-administratën nën hyqmin e një kasapi si KM, duke përdorur vendin si livadh të tij, ndërsa çobani deri më tani punon më shumë si fasoneri. Turret me hanxhar arrestesh në dorë nëpër dele, e nuk po e sheh batërdinë e bërë nga kasapi. Rama ka shndërruar në kullotë e thertore individuale gjithë Shqipërinë, me prona me të cilat qeras miqësitë kriminale, diplomatike, sheikë, pastrues parash, organizata mafioze. Ajo çfarë rezulton si ngathtësi e trashur e hetimit, ka të bëjë me dosjet e shumta ku përmenden dhe investigohen ministra. Kryesisht nga materialet e sjellë nga partnerët, por sidomos nga ato të korrupsionit në vendin tonë.
Sky-enchro e Matrix, janë një qeveri më vete e botës së krimit. Në miliona faqe e ca më tepër mesazhe, ku gjenden emrat e politikanëve, deputetëve, ministrave, bashkiakëve, prokurorëve, gjyqtarëve, gazetarëve, biznesmenëve, nuk ka një lëndë për tu amnistuar. Aty është një vathë ku nuk gjen më thjesht dele, por “kafshë” ortakë të kasapit në thertoren e madhe. Ndaj pandëshkueshmëria në këtë grup, është mbrojtje e përbashkët, për krimet e përbashkëta. Kjo autokraci me kahje të nxituar nga diktatura, do të vazhdojë deri kur të gjallojë edhe delja e fundit në adminsitratë në biznes, në kutitë e votimit. Megjithë pushtetin e konsumuar, kujtojmë se të tillë u bënë edhe Veliaj, Tahiri, Beqja, Koka, Bllako, e janë në shina për tiu bashkuar tufës, Balla, Mazniku, Balluku, Peleshi, Xhaçka, Vengu, Hoxha, Gonxhe..Sepse për ironi të fatit, ata kanë shef Ramën, autorin e Kurbanit..