Tag: administrata

  • NYTimes: Gjykatësi qorton zyrtarët e Trump për mbylljen e “Voice of America”

    NYTimes: Gjykatësi qorton zyrtarët e Trump për mbylljen e “Voice of America”

    Foto ilustruese

    SHBA- Një gjykatës federal deklaroi të mërkurën se ka shumë gjasa që administrata e Trump të ketë shkelur urdhrin e tij të prillit, i cili kërkonte rikthimin e transmetimit të lajmeve në “Voice of America” (VOA), një organizatë mediatike e financuar nga qeveria federale që ofronte raportim të pavarur për vende me liri të kufizuar të shtypit.
    Gjykatësi, Royce C. Lamberth i Gjykatës së Qarkut të SHBA-së për Distriktin e Kolumbias, kritikoi ashpër zyrtarët e Trump për dështimin për të zbatuar vendimin e tij. Po ashtu, urdhëroi qeverinë të paraqiste prova të hollësishme se po e kërkonte mbylljen e VOA-s, duke shtuar se Zëri i Amerikës ishte i detyruar me ligj të vazhdonte transmetimin e lajmeve.
    “Gjykata arrin në përfundimin se ndërhyrja gjyqësore është e nevojshme për të siguruar që të pandehurit të përmbushin urdhrin paraprak gjyqësor”, shkroi gjykatësi Lamberth.
    Gjykatësi shtoi se zyrtarët e Trump “duket se po shkelin dispozita të shumta statutore” dhe kanë “ofruar informacione të rreme dhe  kontradiktore”. Administrata ka mbyllur pothuajse të gjitha programet e lajmeve në Zërin e Amerikës dhe ka vënë shumicën e punonjësve në pushim të paguar që nga marsi, kur Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që në fakt kërkonte shpërbërjen e medias. Në prill, gjykatësi Lamberth urdhëroi administratën Trump të rikthente programet e lajmeve dhe të rifuste në punë përsëri gazetarët, redaktorët dhe anëtarët e stafit mbështetës në Zërin e Amerikës. 
    Por administrata Trump nuk e zbatoi urdhërin. Pavarësisht urdhrit të gjyqtarit Lamberth, zyrtarët e administratës kanë këmbëngulur që Zëri i Amerikës po vepron në minimumin e tij ligjor, ndërsa transmeton më pak se një orë çdo ditë për pothuajse të gjitha shërbimet në gjuhë të huaja.
    Por sipas “New York Times”, të mërkurën, gjykatësi Lamberth e hodhi poshtë këtë argument. 
    Ai gjithashtu e qortoi qeverinë për shpërdorim fondesh publike duke vazhduar t’u paguante rrogat punonjësve të VOA-së që ishin në leje të paguar. Gjykatësi Lamberth vuri në dukje se administrata nuk kishte shpjeguar se si ishin shpenzuar 137 milionë dollarë për “operacionet rajonale të transmetimit” ndërkohë që kishte “eliminuar” pothuajse të gjitha programet në gjuhë të huaja, duke sugjeruar se paratë ishin përdorur kryesisht për paga të gazetarëve pas dështimit për t’i pushuar./ZËRI

  • ‘Trauma në Bashki ende e gjallë”, Gjikondi për dorëheqjet në Bashki: Administrata kishte nevojë për pastrim

    ‘Trauma në Bashki ende e gjallë”, Gjikondi për dorëheqjet në Bashki: Administrata kishte nevojë për pastrim

    As Bashkia e Tiranës nuk i shpëtoi rifreskimit. Këtë të enjte, katër nënkryetarët paraqiten dorëheqjen nga detyra. Deri më tani nga ky riorganizim nuk është prekur Anuela Ristani, e cila vijon të mbajë detyrën e kryetares së komanduar.
    Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë  për një studio televizive komentoi këto ndryshime në Bashkinë e Tiranës, duke e vlerësuar si një “rifreskim” dhe domosdoshmëri. Gjatë intervistës, Gjikondi theksoi se zëvendësuesit e rinj, janë emrat e duhur për Bashkinë.
    “Bashkia e Tiranës ka nevojë për një rifreskim edhe për shkak të traumës që ka kaluar. Besoj që filozofia e Ramës do të ndikonte edhe në Tiranë. Në këtë hark kohor ku pritet që Rama të shpallë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës duhet me patjetër që të vazhdojë puna. Mendoj që kanë qenë vendime të duhura dhe mirëmenduar. Patjetër e nevojshme sepse ndihej impakti në qytetet i problemeve që kishte vetë administrata e Bashkisë. Edhe Veliaj me mospozicionin e tij të qartë nuk ka ndikuar për mirë për këtë klimë në bashkinë e Tiranës. Mendoj që është momenti i duhur që të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, tha ajo.
     
     
     

  • “Administrata është vetë e kriminalizuar”, Gjikondi shpërthen në akuza ndaj sistemit: Shkojnë për t’u pasuruar,jo për..

    “Administrata është vetë e kriminalizuar”, Gjikondi shpërthen në akuza ndaj sistemit: Shkojnë për t’u pasuruar,jo për..

    “Administrata është vetë e kriminalizuar”, kështu u shpreh juristja Brizida Gjikondi në një emision televiziv. Deklaratë e cila solli edhe diskutim në panel.
    “Ata që shkojnë në administratë aspirojnë vetëm të pasurohen. Kjo është dramatike. Këtë 10-vjeçar të fundit është akoma më rëndë. Nuk e kam dëgjuar kryeministrin të flasë kundër të korruptuarve qoftë si fenomen. Nëse ne nuk i vëmë emrin ne nuk kemi për t’u shëruar në shoqëri”, tha Gjikondi.
    Gjithashtu juristja Gjikondi shtoi se sipas saj administrata është vetë e kriminalizuar dhe sipas sa, ata që shkojnë në administratë aspirojnë të pasurohen.
    Nga ana e tij avokati Edmond Petraj tha se ne në vend kemi përzgjedhje e gabuar të administratës
    “Ne e nisim me shpërdorim detyrë, të hedhim hekurat dhe më pas të ngarkojmë dhe me katër akuza të tjera. Administrata nuk punon do lirshëm. Nëse e kriminalizon duke e frikësuar që t’i vërviten prangat në çdo moment tregon që nuk ka liri dhe ndaj BE është fokusuar tek kjo anë. Administrata jonë është e përzgjedhur politikisht. Dhe mund të them që kemi përzgjedhje të gabuar të administratës”, tha ai.
     
     

  • Administrata Trump nis hetim ndaj Harvardit për studentët e huaj

    Administrata Trump nis hetim ndaj Harvardit për studentët e huaj

    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se administrata Trump ka nisur një hetim ndaj Universitetit të Harvardit. Hetimi ka të bëjë me pjesëmarrjen e Harvardit në një program që lejon shkëmbimin e studentëve ndërkombëtarë.
    Ky vendim vjen ndërkohë që qeveria amerikane po përpiqet t’i ndalojë universitetit të pranojë studentë të huaj, ndërsa Harvard ka ngritur padi për këtë çështje.

    Në maj, qeveria e Trump i hoqi Harvardit të drejtën për të qenë pjesë e programit për studentët e huaj, por kjo u bllokua nga një gjykatëse federale.
    Sipas autoriteteve amerikane, shkak për këtë veprim janë bërë mungesa e informacionit që Harvard duhet t’i jepte qeverisë për studentët e huaj, si dhe shqetësimet për antisemitizëm në kampus.

  • Trump nuk i ndahet Harvardit, administrata e tij hap tjetër hetim mbi programin e shkëmbimit të universitetit amerikan

    Trump nuk i ndahet Harvardit, administrata e tij hap tjetër hetim mbi programin e shkëmbimit të universitetit amerikan

    Departamenti Amerikan i Shtetit po heton Harvardin mbi përfshirjen e universitetit në programin e tij të shkëmbimit të vizitorëve.

    Ky është sulmi i fundit nga qeveria e Trump kundër universitetit në një betejë të gjatë.
    “Hetimi do të sigurojë që programet e Departamentit të Shtetit të mos shkojnë në kundërshtim me interesat e kombit tonë”, tha sekretari i shtetit Marco Rubio në një deklaratë.
    “Për të ruajtur privilegjin e tyre për të sponsorizuar vizitorët e shkëmbimit, sponsorët duhet të zbatojnë të gjitha rregulloret, duke përfshirë edhe kryerjen e programeve të tyre në një mënyrë që nuk dëmton objektivat e politikës së jashtme ose nuk kompromenton interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, shtoi Rubio.
    Ky është hetimi i fundit që administrata e Trump ka njoftuar për Harvardin.
    Sulmet e Trump kundër shkollës më të vjetër dhe më të pasur të vendit po zhvillohen në një numër frontesh.
    Hetime të tjera po shqyrtojnë kërcënimet ndaj studentëve dhe stafit hebrenj pas shpërthimit të protestave pro-Palestinë në tetor 2023, dhe nëse Harvardi diskriminon në bazë të seksit dhe gjinisë.
    Kjo vjen në një kohë kur administrata e Donald Trump dhe Harvard janë përballur kokë më kokë në gjykatë federale për kërcënimet e qeverisë për të shkurtuar miliarda dollarë nga financimi i shkollës.
    Presidenti thotë se po përpiqet të detyrojë ndryshime në Harvard dhe universitete të tjera të nivelit të lartë në të gjithë SHBA-në sepse ato janë kapur nga ideologjia e majtë dhe janë bërë bastion i antisemitizmit.
    Harvard dhe universitete të tjera thonë se sulmet e Trump janë kërcënime për lirinë e fjalës, lirinë e akademikëve dhe vetë ekzistencën e shkollave.

    Top Channel

  • Pse duhet një shkundje e madhe në administratën e shtetit?

    Pse duhet një shkundje e madhe në administratën e shtetit?

    Për faktin se nuk ka opozitë të besueshme dhe të fortë, për faktin se PS mori mandatin e katërt rrjesht, për faktin se euforia prej pushtetit të madh rrezikon fort që administrata shtetrore të kthehet në një burokacia e hekurt dhe shpotitësë ndaj halleve të qytetarëve, prej garancisë që kanë në vetvete zyrtarët fitues, prej se janë majmur deri në grykë nga karrika e pushtetit, prej traditës jo të mirë dhjetra vjeçare ku administrata shikohet si Zoti në tokë për hallet e njerëzve, ku nuk zbatohet se ti je shërbetor i qytetarit, prej mendjemadhësisë dhe zullumhisë së tyre; rrezikon që shteti të bjerë në kolaps total, ndaj duhet ndërrim, freskim, shkarkime dhe ndëshkime për zyrtarët e administratës nga pushteti qendror deri në atë lokal.
    Ndryshe rrezikon që PUSHTETI të kthehet në një trup që mezi lëviz prej palëvizshmërisë së saj. Kryeministri Rama e ka kuptuar se gjithë ky supërpushtet, prej vitesh e vitesh, mund ti kthehet në bumerang, ndaj ka nisur lëvizjen e tij për ndryshime drastike në drejtuesit lokalë në bashki, por edhe në institucionet qendrore.

    Ndryshe kjo burokraci do të hante nga pak e përditë edhe kryeministrin!

  • “13.64 milionë hyrje pa vizë nga jashtë vendit në gjashtëmujorin e parë 2025”

    “13.64 milionë hyrje pa vizë nga jashtë vendit në gjashtëmujorin e parë 2025”

    Në një konferencë për shtyp të organizuar nga Administrata Kombëtare e Emigracionit e Kinës, u publikuan të dhënat, sipas të cilave Kina ka zbatuar politikën pa-vizë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 për grupet turistike të ASEAN-it që u futën në Xishuangbanna të Yunanit, duke përfshirë Indonezinë në listën e vendeve për hyrje në Kinë pa-vizë 240 orësh.
    Administrata e Emigracionit ka bashkëpunuar aktivisht me departamentet përkatëse për të lehtësuar procesin e të huajve në pagesa, akomodim, udhëtim dhe shërbime të tjera, duke nxitur efektivisht shkëmbimet mes kinezëve dhe të huajve, si edhe bashkëpunimin ekonomik tregtar.
    Të dhënat tregojnë që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 13.64 milionë të huaj hynë pa-vizë në Kinë, duke përbërë 71.2% të hyrjeve totale nga jashtë, që është 53.9% më shumë se një vit më parë.

  • Administrata Trump do të djegë 500 ton ushqime që ishin blerë nga USAID, mund të ushqenin 1.5 milionë fëmijë

    Administrata Trump do të djegë 500 ton ushqime që ishin blerë nga USAID, mund të ushqenin 1.5 milionë fëmijë

    Pothuajse 500 ton biskota, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milionë fëmijë për një javë pritet të digjen pas muajsh mosveprimi nga administrata Trump.

    Biskotat u blenë nga USAID për 800 mijë dollarë gjatë administratës së presidentit, Joe Biden dhe janë ruajtur në Dubai.
    Ato ishin destinuar për fëmijët në Afganistan dhe Pakistan, shkruan The Atlantic.
    Por, që nga janari, një ngrirje e përgjithshme e ndihmës së huaj dhe shpërbërja e USAID-it nën Departamentin e ri për Efiçencë Qeveritare ka paralizuar përpjekjet për t’i shpërndarë ato.
    Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të brendshme, nuk u dha asnjë leje për të lëvizur ushqimin.
    Deri në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio siguroi Kongresin në muajin maj se ndihma do të dorëzohej, urdhri për shkatërrimin e saj ishte firmosur tashmë.
    Djegia do t’i kushtojë taksapaguesve edhe 130 mijë dollarë shtesë.

    Top Channel

  • Lajmi i mirë/ Tregëtaret ambulantë nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore – Qartësim nga Administrata Tatimore, por me disa kushte specifike

    Lajmi i mirë/ Tregëtaret ambulantë nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore – Qartësim nga Administrata Tatimore, por me disa kushte specifike

    Administrata Tatimore ka bërë të ditur se tregtarët ambulantë nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik. Ky sqarim vjen pas paqartësive të krijuara në opinionin publik dhe debateve rreth trajtimit fiskal të kësaj kategorie tregtarësh të vegjël, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë informale.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Megjithatë, për të përfituar nga kjo përjashtim, individët që ushtrojnë tregti ambulante duhet të plotësojnë disa kritere të qarta ligjore: Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Të jenë mbi 16 vjeç, si kusht minimal për të ushtruar aktivitet ekonomik të pavarur.

    Të ushtrojnë aktivitetin vetëm në ambiente publike të përcaktuara nga bashkia, siç janë tregjet e miratuara, zonat e dedikuara për tregti të lirë apo hapësira të tjera që përcaktohen me vendim të autoriteteve vendore.

    Të jenë të deklaruar dhe të regjistruar në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve si persona që ushtrojnë veprimtari tregtare ambulante, në përputhje me ligjin për regjistrimin e tatimpaguesve.

    Të paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat janë të detyrueshme për çdo person që ushtron veprimtari ekonomike të pavarur, pavarësisht përmasës së aktivitetit.

    Ky rregullim synon të ruajë një ekuilibër mes nevojës për formalizimin e ekonomisë dhe mbështetjes ndaj shtresave që operojnë në kufijtë e ekonomisë së vogël apo vetëpunësimit. Përjashtimi nga pajisja me kasë fiskale dhe lëshimi i faturës tatimore është një masë lehtësuese, por jo një përjashtim nga detyrimet e tjera ligjore, si regjistrimi dhe pagesa e kontributeve shoqërore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Administrata Tatimore thekson se kjo është pjesë e një politike më të gjerë për të nxitur vetëpunësimin, sidomos në zonat me ekonomi të dobët, pa e rënduar barrën financiare dhe administrative për qytetarët që përpiqen të sigurojnë të ardhura në mënyrë të ndershme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Administrata Tatimore: Tregtarët Ambulantë nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion Tatimor!

    Administrata Tatimore: Tregtarët Ambulantë nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion Tatimor!

    Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

    Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë.
    Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë:
    Të jetë mbi moshën 16 vjeç;Të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë persona të tjerë;Të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse;Të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore;Të paguajë: Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Tarifën për zënien e hapësirës publike; Taksat bashkiake të aplikueshme.Administrata Tatimore mbetet e angazhuar në krijimin e një klime besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët, duke garantuar që çdo politikë tatimore të zbatohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të kuptueshme për të gjithë.

    Top Channel