Tag: administrata

  • Administrata e Trumpit po rishikon 55 milionë të huajt me viza amerikane

    Administrata e Trumpit po rishikon 55 milionë të huajt me viza amerikane

    Administrata amerikane më 22 gusht njoftoi se po kontrollon mbi 55 milionë persona që posedojnë viza të vlefshme të SHBA-së, për çdo shkelje që mund të çojë në dëbim.

    Kjo është pjesë e masave gjithnjë e më të ashpra kundër të huajve që kanë leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.
    Në një përgjigje me shkrim për Associated Press, Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se të gjithë personat me viza – përfshirë turistët e huaj – i nënshtrohen kontrollit të vazhdueshëm për të parë nëse kanë bërë diçka që i bën të papërshtatshëm për hyrje ose qëndrim në SHBA.

    Nëse gjenden të dhëna të tilla, viza do t’u hiqet, ndërsa nëse mbajtësi i vizës ndodhet brenda territorit amerikan, ai ose ajo do të dëbohet, tha DASH-i.
    Që kur presidenti amerikan, Donald Trump mori detyrën, administrata e tij është përqendruar në dëbimin e migrantëve që qëndrojnë ilegalisht në SHBA, por edhe të atyre me viza studentore apo me viza për programe shkëmbimi të studentëve.
    Mesazhet nga Departamenti i Shtetit tregojnë se procesi i vazhdueshëm i kontrollit – i cili, sipas zyrtarëve, kërkon shumë kohë – është intensifikuar ndjeshëm. Kjo do të thotë se edhe ata që tashmë kanë leje qëndrimi në SHBA, kjo leje mund t’u hiqet papritur.
    Sipas të dhënave të Departamentit për Siguri të Brendshme, vitin e kaluar në SHBA kanë qenë 12.8 milionë persona me “green card” dhe 3.6 milionë me viza të përkohshme.
    Shifra prej 55 milionësh sugjeron se një pjesë e personave nën kontroll mund të ndodhen jashtë SHBA-së me viza turistike, tha Julia Gelatt nga Instituti për Politika të Migracionit. Ajo vuri në dyshim vlerën e shpenzimit të resurseve për persona që ndoshta nuk do të kthehen më kurrë në SHBA.
    DASH-i theksoi se përqendrohet në indikatorë të papërshtatshmërisë, përfshirë qëndrimin përtej afatit të vizës, aktivitetet kriminale, rrezikun për rendin publik, përfshirjen në aktivitete terroriste apo mbështetjen e organizatave terroriste.
    “Ne rishikojmë çdo informacion të disponueshëm gjatë procesit të kontrollit, përfshirë të dhëna nga policia, agjencitë e emigracionit ose çdo informacion tjetër që mund të dalë pas lëshimit të vizës dhe që mund të tregojë papërshtatshmëri”, tha Departamenti i Shtetit.
    Po ashtu, SHBA-ja do të ndalojë lëshimin e vizave të punës për shoferët e kamionëve komercialë, njoftoi më 21 gusht sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në rrjetin X.
    “Shtimi i numrit të shoferëve të huaj që drejtojnë kamionë të mëdhenj me rimorkio në autostradat amerikane po rrezikon jetët e qytetarëve amerikanë dhe po dëmton mundësitë e fitimit për kamionistët amerikanë”, shkroi Rubio./rel

  • SHBA-ja sanksionon gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

    SHBA-ja sanksionon gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

    Uashingtoni e ka shtuar trysninë ndaj këtij tribunali për krime të luftës, për shkak të përpjekjeve të tij për t’i ndjekur penalisht liderët izraelitë dhe në lidhje me një vendim të mëparshëm për të hetuar zyrtarë amerikanë.
    Në një komunikatë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e quajti GJNP-në “kërcënim për sigurinë kombëtare që ka shërbyer si një instrument i luftës ligjore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”.

    Departamenti i Shtetit njoftoi se dy gjyqtarët dhe dy prokurorët e sanksionuar të mërkurën kanë qenë vendimtarë në përpjekjet për të ndjekur penalisht amerikanë dhe izraelitë.
    Si rezultat i sanksioneve, çdo pasuri që ata mund të kenë në juridiksionet amerikane do të ngrihet.
    Sanksionet janë vetëm hapi më i fundit në një seri veprimesh që administrata Trump ka ndërmarrë kundër gjykatës me seli në Hagë, tribunali i parë ndërkombëtar për krime lufte në botë.
    SHBA-ja tashmë ka vendosur sanksione ndaj ish-kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan, i cili u tërhoq në maj në pritje të një hetimi mbi dyshimet sjellje të pahijshme seksuale, si dhe ndaj katër gjyqtarëve të tjerë të tribunalit.
    Rubio tha se gjyqtarët e sanksionuar janë Kimberly Proust nga Kanadaja dhe Nicolas Guillou nga Franca, si dhe prokurorëve Nazhat Shameem Khan nga Fixhi dhe Mame Mandiaye Niang nga Senegali.
    “Këta individë janë persona të huaj që janë angazhuar drejtpërdrejt në përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht shtetas të Shteteve të Bashkuara ose të Izraelit, pa pëlqimin e asnjërës prej këtyre kombeve,” tha Rubio.
    Ai shtoi se administrata do të vazhdojë “të ndërmarrë çdo veprim që e konsiderojmë të nevojshëm për të mbrojtur trupat tanë, sovranitetin tonë dhe aleatët tanë nga veprimet e paligjshme dhe të pabaza të GJNP-së”.
    Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Shtetit tha se Prost u sanksionua për vendimin e tij për të autorizuar një hetim të GJNP-së mbi personelin amerikan në Afganistan, i cili më vonë u hoq.
    Guillou u sanksionua për vendimin që autorizoi lëshimin e fletarrestimeve të GJNP-së ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, lidhur me luftën e Izraelit në Gazë.
    Khan dhe Niang u ndëshkuan për vazhdimin e hetimit të Karim Khanit mbi veprimet e Izraelit në Gazë, duke përfshirë edhe mbështetjen e fletarrestimeve të GJNP-së ndaj Netanyahut dhe Gallant, sipas komunikatës.
    Vendimi i së mërkurës vijon një histori të masave të administratës Trump kundër GJNP-së, pjesë e së cilës SHBA-ja nuk është, qysh nga mandati i tij i parë.
    Gjatë mandatit të parë të Trumpit, SHBA vendosi sanksione ndaj GJNP-së, por ato u hoqën nga administrata e presidentit Joe Biden në fillim të vitit 2021./ REL

  • SHBA-ja sanksionin gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, zbardhen arsyet

    SHBA-ja sanksionin gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, zbardhen arsyet

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

    Uashingtoni e ka shtuar trysninë ndaj këtij tribunali për krime të luftës, për shkak të përpjekjeve të tij për t’i ndjekur penalisht liderët izraelitë dhe në lidhje me një vendim të mëparshëm për të hetuar zyrtarë amerikanë.
    Në një komunikatë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e quajti GJNP-në “kërcënim për sigurinë kombëtare që ka shërbyer si një instrument i luftës ligjore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”.
    Departamenti i Shtetit njoftoi se dy gjyqtarët dhe dy prokurorët e sanksionuar të mërkurën kanë qenë vendimtarë në përpjekjet për të ndjekur penalisht amerikanë dhe izraelitë.
    Si rezultat i sanksioneve, çdo pasuri që ata mund të kenë në juridiksionet amerikane do të ngrihet.
    Sanksionet janë vetëm hapi më i fundit në një seri veprimesh që administrata Trump ka ndërmarrë kundër gjykatës me seli në Hagë, tribunali i parë ndërkombëtar për krime lufte në botë.
    SHBA-ja tashmë ka vendosur sanksione ndaj ish-kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan, i cili u tërhoq në maj në pritje të një hetimi mbi dyshimet sjellje të pahijshme seksuale, si dhe ndaj katër gjyqtarëve të tjerë të tribunalit.
    Rubio tha se gjyqtarët e sanksionuar janë Kimberly Proust nga Kanadaja dhe Nicolas Guillou nga Franca, si dhe prokurorëve Nazhat Shameem Khan nga Fixhi dhe Mame Mandiaye Niang nga Senegali.
    “Këta individë janë persona të huaj që janë angazhuar drejtpërdrejt në përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht shtetas të Shteteve të Bashkuara ose të Izraelit, pa pëlqimin e asnjërës prej këtyre kombeve,” tha Rubio.
    Ai shtoi se administrata do të vazhdojë “të ndërmarrë çdo veprim që e konsiderojmë të nevojshëm për të mbrojtur trupat tanë, sovranitetin tonë dhe aleatët tanë nga veprimet e paligjshme dhe të pabaza të GJNP-së”.
    Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Shtetit tha se Prost u sanksionua për vendimin e tij për të autorizuar një hetim të GJNP-së mbi personelin amerikan në Afganistan, i cili më vonë u hoq.
    Guillou u sanksionua për vendimin që autorizoi lëshimin e fletarrestimeve të GJNP-së ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, lidhur me luftën e Izraelit në Gazë.
    Khan dhe Niang u ndëshkuan për vazhdimin e hetimit të Karim Khanit mbi veprimet e Izraelit në Gazë, duke përfshirë edhe mbështetjen e fletarrestimeve të GJNP-së ndaj Netanyahut dhe Gallant, sipas komunikatës.
    Vendimi i së mërkurës vijon një histori të masave të administratës Trump kundër GJNP-së, pjesë e së cilës SHBA-ja nuk është, qysh nga mandati i tij i parë.
    Gjatë mandatit të parë të Trumpit, SHBA vendosi sanksione ndaj GJNP-së, por ato u hoqën nga administrata e presidentit Joe Biden në fillim të vitit 2021./REL

    Top Channel

  • SHBA-ja sanksionin gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

    SHBA-ja sanksionin gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

    Uashingtoni e ka shtuar trysninë ndaj këtij tribunali për krime të luftës, për shkak të përpjekjeve të tij për t’i ndjekur penalisht liderët izraelitë dhe në lidhje me një vendim të mëparshëm për të hetuar zyrtarë amerikanë.

    Në një komunikatë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e quajti GJNP-në ‘kërcënim për sigurinë kombëtare që ka shërbyer si një instrument i luftës ligjore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit’.

    Departamenti i Shtetit njoftoi se dy gjyqtarët dhe dy prokurorët e sanksionuar të mërkurën kanë qenë vendimtarë në përpjekjet për të ndjekur penalisht amerikanë dhe izraelitë.

    Si rezultat i sanksioneve, çdo pasuri që ata mund të kenë në juridiksionet amerikane do të ngrihet.

    Sanksionet janë vetëm hapi më i fundit në një seri veprimesh që administrata Trump ka ndërmarrë kundër gjykatës me seli në Hagë, tribunali i parë ndërkombëtar për krime lufte në botë.

    SHBA-ja tashmë ka vendosur sanksione ndaj ish-kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan, i cili u tërhoq në maj në pritje të një hetimi mbi dyshimet sjellje të pahijshme seksuale, si dhe ndaj katër gjyqtarëve të tjerë të tribunalit.

    Rubio tha se gjyqtarët e sanksionuar janë Kimberly Proust nga Kanadaja dhe Nicolas Guillou nga Franca, si dhe prokurorëve Nazhat Shameem Khan nga Fixhi dhe Mame Mandiaye Niang nga Senegali.

    ‘Këta individë janë persona të huaj që janë angazhuar drejtpërdrejt në përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht shtetas të Shteteve të Bashkuara ose të Izraelit, pa pëlqimin e asnjërës prej këtyre kombeve,’ tha Rubio.

    Ai shtoi se administrata do të vazhdojë ‘të ndërmarrë çdo veprim që e konsiderojmë të nevojshëm për të mbrojtur trupat tanë, sovranitetin tonë dhe aleatët tanë nga veprimet e paligjshme dhe të pabaza të GJNP-së’.

    Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Shtetit tha se Prost u sanksionua për vendimin e tij për të autorizuar një hetim të GJNP-së mbi personelin amerikan në Afganistan, i cili më vonë u hoq.

    Guillou u sanksionua për vendimin që autorizoi lëshimin e fletarrestimeve të GJNP-së ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, lidhur me luftën e Izraelit në Gazë.

    Khan dhe Niang u ndëshkuan për vazhdimin e hetimit të Karim Khanit mbi veprimet e Izraelit në Gazë, duke përfshirë edhe mbështetjen e fletarrestimeve të GJNP-së ndaj Netanyahut dhe Gallant, sipas komunikatës.

    Vendimi i së mërkurës vijon një histori të masave të administratës Trump kundër GJNP-së, pjesë e së cilës SHBA-ja nuk është, qysh nga mandati i tij i parë.

    Gjatë mandatit të parë të Trumpit, SHBA vendosi sanksione ndaj GJNP-së, por ato u hoqën nga administrata e presidentit Joe Biden në fillim të vitit 2021.

    /REL

  • Administrata Trump u heq lejet e sigurisë 37 zyrtarëve aktualë dhe ish-qeveritarëve

    Administrata Trump u heq lejet e sigurisë 37 zyrtarëve aktualë dhe ish-qeveritarëve

    Administrata Trump njoftoi vendimin për revokimin e lejeve të sigurisë për 37 ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të sigurisë kombëtare, në një tjetër akt hakmarrës ndaj individëve të komunitetit të inteligjencës federale.
    Në një memorandum të Drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, këta individë akuzohen për “politizim” të inteligjencës dhe përdorim të saj për qëllime partiake, duke përfshirë dështimin në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe shkeljen e standardeve profesionale. Ajo gjithashtu i akuzon për “sjellje të dëmshme”, pa specifikuar saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.
    Megjithatë, memorandumi nuk ofron asnjë provë konkrete që të mbështesë këto akuza. Shumica e zyrtarëve të përmendur janë larguar nga qeveria disa vite më parë dhe kanë shërbyer në pozita të ndryshme të sigurisë kombëtare, disa prej të cilëve ishin të përfshirë në vlerësimin e inteligjencës për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, një çështje që ka prodhuar vazhdimisht debat në mediat dhe politikën amerikane.
    Disa nga këta ish-zyrtarë ishin gjithashtu nënshkrues të një letre kritike ndaj Trumpit në vitin 2019, e cila u bë objekt i vëmendjes së mediatike muajin e kaluar, kur Laura Loomer, një aleate e Trumpit, e përmendi në postimet e saj në rrjetet sociale.

  • Ish-prokurori Barr: Nëse do kishte diçka të Trump në lidhje me Epstein, administrata Biden do ta kishte…

    Ish-prokurori Barr: Nëse do kishte diçka të Trump në lidhje me Epstein, administrata Biden do ta kishte…

    Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Bill Barr, ka dëshmuar sot nën betim lidhur me zërat për përfshirjen e ish-Presidentit Donald Trump në dosjet e Jeffrey Epstein. Barr ka mohuar kategorikisht se ka ekzistuar ndonjë provë apo dokument që e lidh Trump me këtë çështje.

    Sipas tij, gjatë gjithë periudhës së shërbimit si Prokuror i Përgjithshëm, nuk ka parë asgjë që do ta implikonte Trump. Ai shtoi se, nëse do të kishte ekzistuar diçka e tillë, administrata e Presidentit Joe Biden me shumë gjasë do ta kishte publikuar tashmë.

    Ai tha se nuk kishte parë kurrë asgjë që do ta implikonte Presidentin Trump në asnjërën nga këto, dhe se besonte se nëse do të kishte pasur diçka që lidhet me Presidentin Trump në lidhje me listën Epstein, ai mendonte se administrata Biden ndoshta do ta kishte zbuluar atë.

    Deklarata e Barr vjen në një kohë kur “lista e Epstein” vijon të jetë ndër temat më të përfolura në opinionin publik amerikan. 

    Jeffrey Epstein, financier dhe i dënuar për trafik seksual, u arrestua në vitin 2019 dhe u gjet i vdekur në qelinë e tij në rrethana të paqarta. Që prej asaj kohe, emra të shumtë personalitetesh botërore janë përmendur në media si të lidhur me rrjetin e tij, duke nxitur teori konspirative dhe spekulime të shumta.

    Dëshmia e Barr pritet të ketë ndikim në debatin politik amerikan.

  • Administrata Trump kërcënon Harvardin me heqjen e patentave

    Administrata Trump kërcënon Harvardin me heqjen e patentave

    Faza më e fundit e sulmit të administratës Trump kundrejt Universitetit të Harvardit është një rishikim gjithëpërfshirës i programeve kërkimore të universitetit që financohen me fonde federale dhe kërcënimi për të hequr regjistrin voluminoz të patentave të tij.
    Në një letër drejtuar presidentit të universitetit, Alan Gerber, sekretari i tregtisë, Howard Lutnick, akuzoi Harvardin për shkelje të kritereve ligjore dhe kontraktuale të programeve dhe patentave që kanë fonde federale.
    Lutnick shtoi se departamenti i tregtisë ka nisur një proces “para marsh” sipas Aktit Bayh-Dole që mund ta lejojë qeverinë të marrë pronësinë e patentave dhe licencave të granteve.
    “Departamenti u kushton rëndësi të jashtëzakonshme përparimeve shkencore dhe teknologjike që rrjedhin nga bashkëpunimet e qeverisë me institucione si Harvardi”, shkroi Lutnick.
    Ai tha se mban një “përgjegjësi kritike” ndaj  Harvardit që të sigurohej  se prona intelektuale që vjen nga fondet federale të përdoret  për të rritur në maksimum përfitimet ndaj popullit amerikan.
    Letra shton presionin e Shtëpisë së Bardhë ndaj Harvardit të cilin e ka  akuzuar për shkelje të të  drejtave civile pasi nuk ka ndërmarrë hapat e  diktuara nga administrata për t’iu përgjigjur akuzave që protestat  studentore kundër sulmeve izraelite në Gaza ishin antisemitike.
    Harvardi ngriti një padi në muajin prill pasi administrata nisi të hiqte ose ngrinte miliarda dollarë nga fondet federale për kërkimet.
    Në letër, Lutnick kërkoi që Harvardi të paraqesë brenda katër javësh një listë me të gjitha patentat që vijnë nga grantet  e fondeve federale, përfshirë si përdoren dhe nëse ka ndonjë licencim që kërkon “prodhim të konsiderueshëm në SHBA.”

  • Një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës? SHBA jep 50 mln dollarë për arrestimin e Maduros

    Një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës? SHBA jep 50 mln dollarë për arrestimin e Maduros

    Shtetet e Bashkuara kanë rritur në 50 milionë dollarë shpërblimin për informacione që çojnë në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke dyfishuar kështu shumën e vendosur më parë në 25 milionë dollarë nga administrata Trump në janar.
    Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, në një video të postuar në rrjetet sociale të enjten, e përshkroi Maduron si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, duke bashkëpunuar me kartelet si Tren de Aragua, Cartel of the Suns dhe karteli famëkeq i Sinaloas në Meksikë. Ajo tha se Maduro përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe për këtë arsye u dyfishua shpërblimi.
    Sipas Bondit, Departamenti i Drejtësisë ka sekuestruar deri tani mbi 700 milionë dollarë pasuri të lidhura me Maduron, përfshirë dy aeroplanë privatë dhe nëntë automjete. Po ashtu, tonelata kokainë e sekuestruar është lidhur drejtpërdrejt me presidentin venezuelan.
    Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, reagoi ndaj shpalljes së SHBA-ve duke e quajtur atë “maskaradën më qesharake” dhe një përpjekje për të shpërqendruar opinionin publik nga skandali Jeffrey Epstein në SHBA.
    Maduro u akuzua në një gjykatë federale amerikane në vitin 2020 për çështje të lidhura me drogën dhe u ofrua një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për arrestimin e tij, që më pas u rrit në 25 milionë nga administrata Biden. Kjo shumë është po aq sa shpërblimi që u dha për arrestimin e Osama bin Laden pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
    Në qershor, një ish-drejtor i inteligjencës ushtarake venezuelane pranoi fajësinë në SHBA për trafik droge dhe narko-terrorizëm, duke konfirmuar akuzat për përfshirjen e zyrtarëve të lartë venezuelanë në një kartel droge që përpiqej të furnizonte SHBA-të me kokainë.
    Pavarësisht këtyre akuzave dhe shpërblimeve, Maduro vazhdon të mbajë pushtetin pas rizgjedhjes së tij në vitin 2024, në një proces zgjedhor që u kritikua ashpër nga SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe disa vende të Amerikës Latine.
    Së fundmi, administrata Trump arriti një marrëveshje për lirimin e 10 amerikanëve të burgosur në Karakas, ndërkohë që SHBA-të lehtësuan sanksionet për kompaninë e naftës Chevron për të rifilluar punën në Venezuelë.

  • Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra

    Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra

    Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.
    Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rritja është nxitur veçanërisht nga volumi më i lartë i importeve të mallrave të akcizës, ku vërehet rritje e volumit të zhdoganuar të karburantit, cigareve, kafesë dhe birrës, shkruan A2 CNN.
    Konkretisht, gjatë këtij muaji janë importuar 5200 tonë më shumë karburant, 58 tonë më shumë cigare, 60 tonë më shumë kafe dhe 200 tonë më shumë birrë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Në harkun kohor janar–korrik të këtij viti, të ardhurat e mbledhura nga doganat kanë arritur në 137 miliardë lekë, duke tejkaluar parashikimet dhe duke shënuar një rritje prej 4,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Megjithëse kursi i këmbimit i euros dhe dollarit ka ndikuar negativisht duke shkaktuar një efekt ulës prej 5 miliardë lekësh, Administrata vlerëson se, në kushte të pandryshuara të kursit, të ardhurat do të kishin arritur vlerën e 142 miliardë lekëve. Kjo do të përfaqësonte një realizim rreth 4% mbi planin dhe një rritje prej 8,2% në krahasim me vitin 2024.
    Fokusi i Administratës gjatë këtyre shtatë muajve ka qenë pikërisht mbi mallrat e akcizës, të cilat kanë treguar një rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë. Importet e karburantit janë shtuar me 50.000 tonë, cigaret me 154 tonë, kafja me 162 tonë dhe birra me 4700 tonë. Këto rezultate dëshmojnë jo vetëm rritjen e konsumit dhe aktivitetit ekonomik, por edhe efektivitetin e masave të ndërmarra për përmirësimin e shërbimeve doganore, forcimin e kontrolleve dhe rritjen e transparencës e besimit të bizneseve ndaj institucionit. Administrata Doganore thekson se do të vijojë me të njëjtin ritëm për të garantuar mbledhje të qëndrueshme të të ardhurave dhe lehtësim të ndershëm të tregtisë. (A2 Televizion)

  • Aleatët e SHBA-së distancohen nga Trumpi për të detyruar ndryshim diplomatik në Gaza

    Aleatët e SHBA-së distancohen nga Trumpi për të detyruar ndryshim diplomatik në Gaza

    Po vihet re një ndarje në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj tradicionalë evropianë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kanadanë, në lidhje me qasjen ndaj konfliktit në Gaza. Kjo ndarje u theksua nga një konferencë e fundit e udhëhequr nga Franca dhe Arabia Saudite në Kombet e Bashkuara, ku aleatët perëndimorë njoftuan planet për të njohur një shtet palestinez, një lëvizje që administrata e Presidentit Donald Trump e ka bojkotuar.
    Vizioni i ndryshëm i aleatëve evropianë dhe SHBA-së
    Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Antony Blinken, në nëntor 2023, parashtroi pesë parime për “ditën pas” luftës në Gaza, duke përfshirë mos-ripushtimin e Gazës nga Izraeli, mos-zhvendosjen me forcë të palestinezëve dhe një qeverisje të udhëhequr nga palestinezët. Këto parime janë hequr nga administrata Trump, por vazhdojnë të mbështeten nga shumë aleatë.
    Administrata Trump e quajti konferencën për zgjidhjen me dy shtete si “një fyerje” dhe “një marifet publiciteti”, duke refuzuar të merrte pjesë. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, theksoi se SHBA-ja do të udhëheqë përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve, por pa specifikuar një plan afatgjatë.
    Mungesa e një strategjie të qartë nga administrata Trump
    Nga ana tjetër theksohet mungesa e një vizioni koherent nga ana e administratës Trump. Një plan i mëparshëm për të ndërtuar një “rivierë të Lindjes së Mesme” në Gaza, i cili përfshinte zhvendosjen e palestinezëve, u cilësua si i parealizueshëm dhe u braktis në heshtje.
    Strategjia e tanishme e administratës Trump duket se është në një linjë me atë të Izraelit. Kryeministri Benjamin Netanyahu kundërshton përfshirjen e Autoritetit Palestinez në qeverisjen e Gazës, një qëndrim që është i ngjashëm me atë të administratës Trump, e cila i ka lënë hapësirë Izraelit për të marrë vendime për të ardhmen e Gazës.
    Pika e krizës dhe lëvizja e aleatëve
    Uria dhe gjendja humanitare e përkeqësuar në Gaza po shërbejnë si një pikë kthese morale për vendet evropiane. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, shprehu indinjatën e komunitetit global për vrasjen e fëmijëve që kërkojnë ndihmë.
    Përballë krizës, aleatët evropianë dhe vendet arabe po punojnë së bashku për të mbushur boshllëkun strategjik të lënë nga SHBA-ja. Ata po kërkojnë të ringjallin zgjidhjen me dy shtete, duke shpresuar se kjo lëvizje do ta detyrojë administratën Trump të kthehet drejt një procesi diplomatik më të vendosur.
    Vendimi i aleatëve për të njohur një shtet palestinez përbën një thyerje të konventave të vjetra diplomatike, sipas të cilave një njohje e tillë do të bëhej vetëm pas negociatave. Kjo lëvizje synon të ushtrojë presion ndaj SHBA-së dhe Izraelit, për të krijuar një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm paqeje.