Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një person të punësuar ka pësuar një rënie të lehtë vitin e kaluar në 41.3 orë, nga 41,6 orë në vitin 2023.Sektori i bujqësisë kryeson me orët më të ulëta javore të punës, me 35.5 orë në javë në vitin 2024 nga 36,5 orë në vitin 2023. Bujqësia është një sektor me sezonalitet të lartë, çka ndikon në një mesatare me te ulët javore të orëve të punës në krahasim me sektorët e tjerë të prodhimit dhe tregtisë.Ndër sektorët me ngarkesën më të ulët të punës qëndron administrata publike dhe shërbimet sociale. Megjithatë, administrata ka qëndruar më gjatë në punë në 2024-n, ku orët javore kanë shënuar një rritje të lehtë nga 40,3 në 2023 në 40,5 në 2024.Në kundërt sektori i tregtisë, transportit, hotelerisë dhe shërbimeve të biznesit regjistron më shumë orë në punë, duke u rritur lehtë nga 46,7 orë në vitin 2023 në 46,8 orë në vitin 2024. Ky trend tregon për ritme më të larta pune në këto aktivitete që lidhen ngushtë me konsumin dhe shërbimet dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.Edhe sektori i prodhimit ruan një ngarkesë të lartë pune, nga 46,6 orë në vitin 2023 në 46,4 orë në 2024, duke u renditur ndër sektorët me më shumë orë.Sektori i ndërtimit ndjek të njëjtin trend, megjithëse ka shënuar një ulje të lehtë nga 45,2 orë në vitin 2023 në 45,1 orë në vitin 2024. Nga ana tjetër, industria nxjerrëse, energjia, gazi dhe furnizimi me ujë shënojnë një rritje të lehtë të orëve mesatare, nga 43 orë në 2023 në 43,2 orë në 2024, duke reflektuar qëndrueshmërinë që kanë këto sektorë si nga flukset e kërkesës ashtu edhe të prodhimit.Aktivitetet si tregtia, shërbimet dhe prodhimi, ku ngarkesa e punës është e lartë, dhe nga ana tjetër sektorë si bujqësia dhe administrata publike, ku orët javore janë dukshëm më të ulëta.Në Shqipëri punohet shumë më gjatë se në BENë vitin 2024 punonjësit shqiptare kishin oraret më të zgjatuara të punës në javë në krahasim me BE-në. Mesatarja e bashkimit Europian, sipas Eurostat ishte 36 orë në javë, rreth 5 orë më pak së në Shqipëri.Vendet me orët me gjata javore të punës, ishin Greqia (41 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0).Në të kundërt, Holanda, kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0)./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: administrata
-

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve publikon mbi 33 mijë faqe të dosjeve të Jeffrey Epstein
Komiteti mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së publikoi të martën mijëra faqe me të dhëna nga Departamenti i Drejtësisë që lidhen me Jeffrey Epstein. Në 33,000 faqet përfshihen dosje gjyqësore të vjetra disa vjeçare në lidhje me Epstein dhe ish-të dashurën dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell, si dhe ato që duket se janë pamje filmike të kamerave të trupit nga kontrollet dhe intervistat policore. Dosjet duket se përmbajnë informacione që tashmë janë të njohura publikisht.
Të dhënat u postuan në internet ndërsa administrata Trump po përballej me vëmendje të re për hetimin ndaj Epstein. Përfaqësuesit demokratë dhe republikanë kishin planifikuar të mbanin konferenca për shtyp për të kërkuar transparencë më të madhe nga administrata në këtë rast.
Publikimi i dokumenteve vjen në një kohë kur administrata Trump është përfshirë në muaj të tërë polemikash mbi vendimin e saj për të mos publikuar dosje shtesë në këtë rast.
Epstein vrau veten në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat për trafikim seksual dhe u dyshua se kishte abuzuar me qindra vajza.
Donald Trump, një mik i hershëm i Epstein dhe pjesë e rrethit të tij shoqëror të pasur dhe të fuqishëm, është përpjekur ta shmangë këtë temë në javët e fundit. Më herët këtë vit, ai paditi Wall Street Journal për raportimin e saj mbi marrëdhënien e tij me Epstein në një shënim ditëlindjeje që Trump dyshohet se i kishte shkruar atij. Presidenti e ka quajtur polemikën e fundit për Epstein një mashtrim. -

Llangozi: Administrata nuk është në shërbim të qytetarëve por në shërbim të krimit
I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë avokati Arben Llangozi. Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën aktuale politike ne vend pas aksioneve të propagandës qeveritare me prishje dhe tritol. Sipas avokatit Llangozi, “administrata nuk është në shërbim të qytetarëve por në shërbim të krimit në Shqipëri”.
Arben Llangozi: Unë e lashë punën në muajin gusht, por u mora me shërbimin ndaj qytetarit. Sepse kur në shikojmë që administrata në mes të ditës lejon të ndodhin krime, policia e shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera, lejojnë të ndodhin krime. Dhe në këto kohë në serviret që shteti është duke punuar, duke prishur objekte pa leje. Dhe në shumë raste prishen ato objekte të cilat janë pa mbrojtje dhe kjo më ka bërë që unë të bëhem pjesë e problemeve të qytetarëve të ndryshëm por edhe të atyre që nuk kanë mundur të ndërtojnë pa leje. Sepse kjo është e rëndë që një shtetas, një qytetar të dalë në mes të ditës në mes të prezencës së institucioneve shtetërore dhe aq më tepër kur ka edhe kallëzime dhe që shteti është inegzistent. Kjo është, jo më për tu larguar nga Shqipëria port a kemi edhe me vite dritë larg. Sepse vendi jonë është kthyer në një administratë që nuk është në shërbim të qytetarëve por në shërbim të krimit.
Flavio Qarri: Dikur keni qenë një nga ekspozuesit më të mëdhenj të situatës në Sarandë. Tani keni zgjedhur Vlorën…
Arben Llangozi: Jo se Saranda apo qytetet e tjera janë më pak të inkriminuara. Të mos harrojmë që në Durrës, vetë ai që kishte për detyrë të luftonte ndërtimet pa leje, kishte ndërtuar një kompleks gjigant. Dhe aq me tepër për këtë që po flitet, tokën ku ishte ndërtuar kompleksi nga drejtori i kësaj qeverie, ishte marrë nga prokurorja nga një i pandehur i cili nuk kishte lekë dhe i kishte marrë tokën. Pra ky është një veprim korruptiv që ka ngelur pa u hetuar Dhe personi që u nxor nga burgu bëhet edhe menaxher i gjithë kompleksit. Është për të ardhur keq në mënyrën se si funksionojnë.
Tani kalojmë tek Vlora. Një vend jo me pak i korruptuar nga prokuroria dhe institucionet. Vlora është një nga qytetet që ka prokurorinë me të korruptuar dhe më të inkriminuar….
-

Administrata Trump synon të pushojë nga puna 500 punonjës të “Zërit të Amerikës”
Zëri i Amerikës (VOA)
SHBA- Administrata Trump ka ndërmarrë hapa për të pushuar nga puna pothuajse 500 punonjës të organizatës së lajmeve Zëri i Amerikës (VOA) e financuar nga qeveria federale.
Ky hap është i fundit në përpjekjen e Presidentit Donald Trump për të mbyllur me forcë këtë qendër tregtare, të cilën Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar si “radikale”.
Drejtoresha ekzekutive në detyrë e agjencisë mëmë të Zërit të Amerikës, Kari Lake, tha se vendimi do të “ndihmonte në uljen e burokracisë federale, përmirësimin e shërbimit të agjencisë dhe kursimin e më shumë parave të fituara me mund për popullin amerikan”. Një sindikatë që përfaqëson punonjësit e quajti këtë hap të paligjshëm në një deklaratë për New York Times.
Zëri i Amerikës u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’iu kundërvënë propagandës naziste dhe është bërë një transmetues i madh global.
Media mbikëqyret nga Agjencia për Median Globale (USAGM), e cila tha se do të eliminoheshin gjithsej 532 pozicione. Shumica e këtyre punonjësve janë nga VOA, e cila do të mbetej me 108 punonjës, sipas një dokumenti gjyqësor.
Në qershor, Lake njoftoi se 639 punonjës do të pushoheshin nga puna, megjithëse njoftimet u anuluan më vonë për shkak të gabimeve në dokumente. Disa punonjës ngritën gjithashtu padi për të bllokuar pushimet nga puna.
Njoftimi vonë të premten në mbrëmje erdhi një ditë pasi një gjyqtar vendosi që administrata Trump nuk kishte ndjekur procedurat e duhura në përpjekjen e saj për të shkarkuar drejtorin e Zërit të Amerikës, Michael Abramowitz. Gjykatësi gjithashtu urdhëroi që Lake të jepte një dëshmi, ku ajo do të merrej në pyetje nga avokatët.
Padia u ngrit nga një grup punonjësish të agjencisë që përpiqeshin të bllokonin përpjekjet për të mbyllur Zërin e Amerikës.
“Ne i konsiderojmë sulmet e vazhdueshme të Lake ndaj agjencisë sonë të neveritshme”, thanë ata në një deklaratë për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.
“Ne mezi presim dëshminë e saj për të dëgjuar nëse plani i saj për të shpërbërë Zërin e Amerikës është bërë me procesin rigoroz të shqyrtimit që kërkon Kongresi. Deri më tani nuk kemi parë asnjë provë për këtë, dhe si të tillë ne do të vazhdojmë të luftojmë për ato që besojmë se janë të drejtat tona sipas ligjit.”
Kritikët thonë se përpjekjet e Trump për të hequr Zërin e Amerikës përbëjnë një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe ndikojnë në aftësinë e Amerikës për të ushtruar pushtet të butë jashtë vendit. Administrata e ka akuzuar këtë medium si “anti-Trump” dhe “radikal”.
Zëri i Amerikës transmeton përmbajtje televizive, radiofonike dhe dixhitale në pothuajse 50 gjuhë./ZËRI -

Administrata Trump avancon me planet për të riemërtuar Pentagonin në Departamentin e Luftës
Administrata Trump po avancon me planet për të riemërtuar Pentagonin në Departamentin e Luftës, raportoi të shtunën Wall Street Journal, duke cituar një burim nga Shtëpia e Bardhë.
Rikthimi te emri i mëparshëm për departamentin më të madh të SHBA-së do të kërkonte miratim zyrtar nga Kongresi. Megjithatë, sipas raportit, Shtëpia e Bardhë po shqyrton gjithashtu mënyra alternative për të përparuar me ndryshimin, edhe pa miratimin e Kongresit.
Kur u shfuqizua Departamenti i Luftës?
Gjatë historisë së tij, Departamenti i Luftës i SHBA-së ka qenë një nga institucionet më të rëndësishme të qeverisë federale. Ai u krijua në vitin 1789 me misionin për të organizuar dhe komanduar Ushtrinë Amerikane, dhe në momente kyçe – si Lufta Civile Amerikane dhe të dy Luftërat Botërore – luajti një rol thelbësor në koordinimin e përpjekjeve ushtarake.
Pentagoni, në fakt, u ndërtua në vitin 1943 për të strehuar shërbimet e këtij departamenti.
Departamenti i Luftës u shfuqizua në vitin 1947, kur Akti i Sigurisë Kombëtare krijoi Departamentin aktual të Mbrojtjes, duke bashkuar Ushtrinë, Marinën dhe Forcat Ajrore nën një udhëheqje të vetme.Top Channel
-

Administrata Trump vijon luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, qindra fëmijë guatemalanë do të kthehen në atdhe
Administrata Trump po lëviz për të riatdhesuar qindra fëmijë guatemalanë në kujdestarinë qeveritare që mbërritën vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas burimeve të shumta të njohura me planifikimin, të cilët e përshkruan fushëveprimin e përpjekjes si të pashembullt.
Ky është veprimi i fundit në një seri lëvizjesh që nga rikthimi i Presidentit Donald Trump në detyrë, i përqendruar te fëmijët imigrantë të pashoqëruar në Shtetet e Bashkuara, në këtë rast, marrja e fëmijëve nga kujdestaria qeveritare, ku ata presin të lirohen te një i afërm ose kujdestar në SHBA, i cili mund të kujdeset për ta ndërsa ata paraqesin rastin e tyre për mbrojtje dhe dërgimi i tyre në Guatemalë, ku pritet të ribashkohen me familjen.
Administrata ka identifikuar më shumë se 600 fëmijë nga Guatemala në kujdestarinë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, i cili është i ngarkuar me kujdesin e tyre derisa të lirohen, për t’u deportuar si pjesë e një programi pilot në koordinim me qeverinë e Guatemalës, sipas dy burimeve.
Fëmijë të moshave së ndryshme, besohet se nuk kanë një prind në SHBA, megjithëse mund të kenë një të afërm, tha një nga burimet. Nuk është e qartë se çfarë procesi imigracioni planifikon të përdorë administrata për të larguar fëmijët, megjithëse diskutimet kanë përfshirë largimin vullnetar.
Në nivel të brendshëm, zyrtarët i kanë quajtur largimet riatdhesime dhe jo deportime, thanë burime për CNN, duke nënkuptuar se fëmijët e prekur nuk po largohen në mënyrë të pavullnetshme. Megjithatë, avokatët dhe ish-zyrtarët shprehën skepticizëm në lidhje largimin e tyre, veçanërisht sepse shumë prej tyre nuk kanë avokatë.
Në përgjithësi, fëmijëve në paraburgim nuk u ofrohet mundësia për t’u larguar vullnetarisht dhe ata që e kërkojnë këtë duhet ta kenë të miratuar nga një gjyqtar imigracioni.
“Të kesh rastet e fëmijëve në gjykatën e imigracionit kur ata zgjedhin largimin vullnetar është një mekanizëm mbrojtës,” tha Shaina Aber, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Acacia për Drejtësi, duke shtuar se një gjyqtar imigracioni është aty për të siguruar që fëmija e di se çfarë do të thotë, po bën zgjedhjen me vullnetin e tij të lirë dhe nuk po vihet në rrezik.
Ka pak më pak se 2,000 fëmijë në paraburgim të HHS, sipas të dhënave federale. Shumica e fëmijëve imigrantë të pashoqëruar që mbërrijnë në kufirin jugor të SHBA-së janë nga Guatemala, Hondurasi ose El Salvadori.
CNN kontaktoi HHS dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare për koment. Ambasada e Guatemalës nuk pranoi të komentojë.
Trump dhe ndihmësit e tij janë fiksuar te fëmijët imigrantë ardhur në Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se ata janë në rrezik si dhe kanë kritikuar trajtimin e këtyre fëmijëve nga administrata Biden. Ish-zyrtarë të Biden dhe disa ekspertë i hedhin poshtë këto pretendime.
Administrata Trump ka kryer kontrolle të mirëqenies së fëmijëve imigrantë që banojnë në vend, ka vendosur pengesa shtesë për fëmijët në paraburgim që t’u lirohen prindërve ose të afërmve në SHBA, i ka vendosur fëmijët në procedura të përshpejtuara të imigracionit, ka filluar intervistimin e fëmijëve në paraburgim dhe ka pasur agjentë federalë që u kanë kërkuar disa fëmijëve të hasur në operacionet e zbatimit të ligjit të imigracionit nëse duan të largohen vullnetarisht nga vendi, ndër një sërë masash të tjera.
Ndryshimet e politikave rrjedhin pjesërisht nga bindja midis zyrtarëve të lartë të Trump se procedurat e verifikimit që kanë qenë në fuqi prej vitesh nuk janë të mjaftueshme.
“Fokusi ynë kryesor tani nuk është vetëm të sigurohemi që kufiri të jetë më i sigurti se kurrë më parë, siç është tani, por të gjejmë mijëra e mijëra fëmijë që u trafikuan në këtë vend, të lëshuar te sponsorë të paverifikuar”, tha shefi i kufirit i Shtëpisë së Bardhë, Tom Homan, në një samit në korrik.
Këtë javë, administrata u drejtoi specialistëve federalë të fushës, të cilët shërbejnë si ndërlidhës rajonalë për ofruesit e kujdesit dhe palët e interesuara, që të ndalojnë të gjitha lëshimet e fëmijëve guatemalanë në kujdestarinë e sponsorëve të caktuar, si të afërmit.
Atyre iu tha gjithashtu të ndalonin miratimet e sponsorëve për fëmijët guatemalanë që janë në kujdestarinë e qeverisë dhe nuk kanë një prind në Shtetet e Bashkuara, sipas udhëzimeve të shqyrtuara nga CNN.
“Bllokimi i lëshimeve bazuar vetëm në kombësinë e fëmijës është një shkelje e qartë e ligjit dhe rregulloreve federale që kërkojnë (Zyrën e Rivendosjes së Refugjatëve) të lëshojë fëmijët te një sponsor i përshtatshëm pa vonesa të panevojshme”, tha Neha Desai, drejtoreshë menaxhuese e të Drejtave të Njeriut dhe Dinjitetit të Fëmijëve në Qendrën Kombëtare për Ligjin e të Rinjve.
Ndërsa avokatët e emigrantëve pohojnë se siguria e fëmijëve duhet të jetë një përparësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë emigrantë të cenueshëm, ata argumentojnë se politikat e administratës Trump rrezikojnë të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.
Fëmijët e pashoqëruar që banojnë në SHBA zakonisht u ofrohet mbrojtje e veçantë duke qenë se konsiderohen një popullatë e cenueshme. Ata në përgjithësi vendosen me anëtarë të familjes që tashmë jetojnë në SHBA, por ende konsiderohen të pashoqëruar sepse kanë hyrë në vend vetëm.
Akti i Riautorizimit për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit, i cili ka qenë në fuqi për më shumë se dy dekada, ofron mbrojtje për fëmijët imigrantë të pashoqëruar që mbërrijnë dhe banojnë në SHBA, duke përfshirë shqyrtimin e tyre për të parë nëse janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore ose kanë një frikë të besueshme nga persekutimi në vendin e tyre të origjinës.
Fëmijëve nga Meksika dhe Kanadaja u është kërkuar të largohen vullnetarisht si pjesë e procesit të largimit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së, por kjo nuk ka qenë e vërtetë për fëmijët e kombësive të tjera dhe është e paqartë se si direktivat e fundit përputhen me mbrojtjet e përcaktuara në ligj.
“Sipas përvojës sonë, fëmijët largohen sepse nuk janë të sigurt, kështu që mund të jetë prindi në vendin e origjinës personi që po i dëmtonte, ose mund të keni një prind që nuk është në gjendje t’i mbrojë ata sepse bandat po i ndjekin. Të kesh një prind ose anëtar të familjes në vendin e origjinës nuk do të thotë gjithmonë të kesh një vend të sigurt për t’u kthyer”, tha Jennifer Podkul, shefe e avokimit global për Fëmijët që kanë Nevojë për Mbrojtje, një grup që punon me të mitur emigrantë të pashoqëruar.
CNN raportoi më parë se agjentët federalë ishin udhëzuar t’i pyesnin adoleshentët imigrantë të hasur në SHBA nëse donin të largoheshin nga vendi, duke shënuar një largim nga protokolli i gjatë i cili kërkonte që autoritetet t’i kthenin shumicën e fëmijëve të pashoqëruar në HHS.
Administrata është mbështetur në të ashtuquajturat vetë-deportime si pjesë e fushatës gjithëpërfshirëse të deportimit masiv të Trump. Disa familje, përfshirë ato nga familje me status të përzier, kanë zgjedhur të largohen nga vendi vullnetarisht, nga frika e goditjes së administratës kundër imigracionit. Fëmijët në paraburgim kanë kërkuar gjithashtu më parë të largohen nga vendi.
Ekspertët dhe avokatët e fëmijëve thonë se disa fëmijë në paraburgim janë dëshpëruar dhe zyrtarët kanë pranuar privatisht se disa fëmijë kanë qenë duke vuajtur në paraburgim.
Kohëzgjatja mesatare e kujdesit për fëmijët në paraburgim është rritur nga 67 ditë në dhjetor 2024 në 187 ditë në korrik 2025, ndërsa udhëzimet për lirimin e fëmijëve janë bërë më të rrepta.Top Channel
-

Administrata Trump njofton rregulla të reja për vizat e studentëve dhe gazetarëve të huaj
Administrata e Donald Trump ka njoftuar rishikimin e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare bën me dije se rregullat e reja do të kufizojnë në mënyrë drastike kohëzgjatjen e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
Pavarësisht “zbutjes” së dy ditëve më parë, kur Trump tha se studentët kinezë i pëlqejnë dhe preferonte që ata të vinin të studionin në SHBA, administrata nuk ka bërë dallime, duke i klasifikuar të gjithë njësoj. -

Tatimet gjobisin subjektin në Tiranë, fshehu 810 mijë euro të ardhura në mbi 3 vjet
Administrata Tatimore vijon aksionin për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore e blektorale në vend.
Nga inspektimet në Tiranë, u konstatua dhe gjobit një biznes që tregton produkte dhe nënprodukte mishi, që për një periudhë 3 vite e gjysmë ka fshehur të ardhura në vlerën 810 mijë euro. Gjatë kontrollit, Task Forca e Terrenit konstatoi edhe mallra pa faturë.
Sipas Tatimeve, shuma u zbuluar pas analizës së pajisjes elektronike DVR, që biznesi e përdorte në mënyrë të paligjshme duke kryer evazionin fiskal në vitet 2022-2025.
“Administrata Tatimore vijon aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore e blegtorale në çdo cep të vendit. Në Tiranë, një biznes që tregton produkte dhe nënprodukte mishi, por jo vetëm, u kap me 810 mijë € të ardhura të fshehura për 3 vite e gjysmë dhe mall pa faturë. U bëjmë thirrje bizneseve të zbatojnë ligjin, për të shmangur penalitetet që vijnë si pasojë e moszbatimit të tij.”, thonë Tatimet. -

810 mijë euro të ardhura të fshehura, gjobitet biznesi i mishit në Tiranë
Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Gjatë kontrolleve në Tiranë, një biznes që tregtonte produkte dhe nënprodukte mishi u kap me 810 mijë euro të ardhura të fshehura për një periudhë prej 3 vitesh e gjysmë, si dhe me mall pa faturë.
Administrata Tatimore u bën thirrje bizneseve që të respektojnë legjislacionin tatimor, për të shmangur penalitetet që lindin nga moszbatimi i ligjit.
