Tag: administrata

  • Rama sherr me një emigrante në Athinë: Administrata është zero! Jo, na kërkojnë në Europë

    Rama sherr me një emigrante në Athinë: Administrata është zero! Jo, na kërkojnë në Europë

    Sherr në Athinë: Debati i ashpër mes Ramës dhe një emigranteje shqiptare
     
    Një takim i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë është shoqëruar me një debat të ashpër mes tij dhe një qytetareje, e cila ngriti shqetësime mbi funksionimin e administratës publike dhe dokumentet e pronësisë së tokës së saj.
     

     
     
    Debati mes emigrantes dhe kryeministrit
    Gjatë takimit, qytetarja shprehu pakënaqësinë e saj për vonesat dhe mangësitë në administratën shtetërore, duke e akuzuar qeverinë për mungesë efektiviteti në dhënien e certifikatave të pronësisë.
     
    “Jeni një figurë shumë e shquar për momentin, por ka mangësi pas kaq kohësh që jeni në pushtet. Administrata është zero. Nuk kemi marrë ende certifikatën e tokës, ndonëse ligji është miratuar prej kohësh. Kush më siguron që ky do të jetë një premtim i realizuar?” – pyeti ajo.
     
    Rama: Administrata nuk është zero, shërbimet janë online
    Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama u përpoq të shpjegonte se shumë shërbime tashmë mund të përfitohen përmes platformës e-Albania, duke e reduktuar nevojën për kontakte fizike me administratën.
     
    “Ju deri dje për të marrë një copë letër duhet të vinit në Shqipëri. Sot, edhe nga Greqia apo Australia, mund të merrni shërbime përmes e-Albania, pa pasur nevojë të takoni administratën apo të jepni ryshfet. E vërteta duhet vendosur aty ku është. Po të ishte administrata ‘zero’, nuk do të na thoshte Bashkimi Europian: ‘Hajdeni për negociata’”, – u shpreh Rama.
     
    Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se ka një paketë ligjore për të zgjidhur problemet e pronësisë së tokave në zonat rurale. Sipas tij, qytetarët që nuk kanë dokumente pronësie, por që posedojnë faktikisht tokën e tyre, mund të përfitojnë nga një mekanizëm i ri që do t’u lejojë të marrin një dëshmi nga këshilli bashkiak, ta përdorin atë për të marrë kredi dhe, pas investimit, të regjistrojnë pronën në hipotekë.
     
    Një takim me tensione
    Megjithëse Rama u përpoq të shpjegonte reformat qeveritare, debati mes tij dhe emigrantes shfaqi edhe një herë pakënaqësinë që ekziston mes diasporës për funksionimin e administratës dhe procesin e legalizimit të pronave. Takimi në Athinë tregoi se, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për modernizimin e shërbimeve, shumë qytetarë ende ndihen të pambështetur dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre lidhur me pronat dhe të drejtat administrative.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Mediu takohet me senatorin amerikan Mike Lee: Administrata Amerikane do të jetë në krah të Shqipërisë

    Mediu takohet me senatorin amerikan Mike Lee: Administrata Amerikane do të jetë në krah të Shqipërisë

    Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu vijon takimet me personalitetet amerikane në politikë. Këtë herë është takuar me Senatorin Mike Lee, për të cilin shkruan se e njohu me problemet që ka Shqipëria, por edhe që mori garanci që administrata Amerikane do jetë në krah vendit tonë.
    ”Në takim me Senatori Mike Lee. Ai theksoj se problemet që vijnë nga korruspsioni, krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kërcënimi më i madh për cdo demokraci dhe për Shqipërinë.

    Respektimi i Kushtetutës është detyrim për çdo politikan dhe qytetar dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike.
    Administrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 Maj duke mos lejuar që krimi dhe korrupsini të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit”,-shkruan Mediu.

  • Administrata e Newsom-it shpenzoi miliona për programet e transgjinisë te të rinjtë

    Administrata e Newsom-it shpenzoi miliona për programet e transgjinisë te të rinjtë

    Në fillim të marsit, guvernatori Gavin Newsom (D-CA) u distancua nga partia e tij në lidhje me çështjen e transgjinisë pasi deklaroi se pjesëmarrja e burrave biologjikë në ligat sportive për femra është “shumë e padrejtë.” Megjithatë, një shqyrtim i regjistrave të granteve të Kalifornisë nga Washington Examiner tregon se administrata e Newsom-it shpenzoi rreth 5 milionë dollarë për programe që mbështesin transgjininë te të rinjtë mes viteve 2022 dhe 2024.

    Projektet e mbështetura nga administrata e Newsom-it përfshinin financimin e drejtpërdrejtë të kujdesit të ashtuquajtur “pohues të gjinisë” për të rinjtë, orientimin e të rinjve të cenueshëm drejt burimeve transgjinore dhe financimin e organizatave që ofrojnë trajtime për ndryshimin e gjinisë te të miturit. Vëzhguesit politikë besojnë se Newsom po përpiqet të adoptojë një imazh më centrist me synimin për të kandiduar për presidencën në vitin 2028.

    Ndërsa Newsom mund të ketë marrë një qëndrim më të moderuar për çështjen e sporteve transgjinore, administrata e tij ka qenë historikisht mbështetëse e të rinjve transgjinorë, duke transferuar 1.4 milionë dollarë në qendra shëndetësore për të ofruar kujdes “pohues të gjinisë” për të miturit.

    Granti i parë, me vlerë 600,000 dollarë, iu dha një klinike jofitimprurëse të quajtur “Gender Health Center” për të ofruar “akses të menjëhershëm në kujdesin mendor pohues të gjinisë dhe shërbime të tjera mbështetëse për të rinjtë transgjinorë dhe jokonformë gjinorë.” Klinika deklaron në faqen e saj të internetit se fëmijët 12 vjeç e lart mund të marrin këshillim për shëndetin mendor pa pëlqimin e prindërve. Takimet “konfidenciale” trajtojnë tema si “eksplorimi i gjinisë,” stresi emocional dhe “çështjet/temat LGBTQ.” Këshillimi bazohet në “terapinë e narrativës të informuar nga komuniteti queer,” dhe pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska gjatë sesioneve.

    Shërbimet e tjera të ofruara nga Gender Health Center përfshijnë udhëzime të detajuara për të rinjtë mbi aksesin në hormonet e ndryshimit të gjinisë dhe operacionet transgjinore. Qendra gjithashtu bashkëpunon me studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë në Davis për të lëshuar receta për hormonet e ndryshimit të gjinisë përmes një programi të quajtur “Haus of Hormones.”

    Qendrat Shëndetësore CommuniCare morën 800,000 dollarët e mbetur nga fondet e taksapaguesve për të “mbështetur zhvillimin e fuqisë punëtore në qarqet Yolo, Napa dhe Solano” në ofrimin e kujdesit shëndetësor të fokusuar në “pohimin gjinor dhe seksual” për të rinjtë dhe të rriturit e rinj të komunitetit “2S/LGBTQ+.” Sipas faqes së saj zyrtare, klinika ofron gjithashtu “letra për miratimin mjekësor para operacionit,” referime tek specialistët dhe asistencë ligjore për çështjet transgjinore.

    Megjithëse administrata e Newsom-it ka financuar këto përpjekje për të zgjeruar kujdesin shëndetësor transgjinor për të miturit, vetë guvernatori ka marrë disa masa në drejtim të kundërt. Në shtator 2023, ai vuri veton ndaj një projektligji që do të kërkonte nga gjykatat të merrnin parasysh pohimin e identitetit gjinor në vendimet për kujdestarinë dhe vizitat e fëmijëve.

    Granti më i madh i dhënë nga administrata e Newsom-it për programet e transgjinisë së të rinjve mes viteve 2022 dhe 2024 ishte një fond prej 3.1 milionë dollarësh për qarkun Sacramento si pjesë e një përpjekjeje për të ndihmuar të miturit e dënuar. Shteti i dha fondet Sacramentos për të krijuar një program brenda Divizionit të të Miturve në Zyrën e Mbrojtjes Publike për të punuar me të rinjtë që hyjnë në sistemin e drejtësisë dhe, nëse konsiderohet e përshtatshme nga “partnerët komunitarë,” për t’i lidhur ata me shërbimet e “identitetit gjinor.” Nisma filloi në qershor 2023 dhe do të vazhdojë deri në qershor 2026.

    Sipas Politico-s, qasja e Newsom-it ndaj çështjeve transgjinore shkon përtej komenteve të tij të fundit në një podcast. Zyrtarë të lartë në administratën e tij thuhet se i kanë dekurajuar demokratët në legjislaturën e Kalifornisë nga paraqitja e projektligjeve të reja për çështjet transgjinore disa javë para publikimit të podcast-it.

    “U zgjuam shumë të zhgënjyer dhe të neveritur, kur dikush që mendonim se ishte i arsyeshëm dhe aleat i palëkundur jep një deklaratë të tillë,” tha përfaqësuesi demokrat Chris Ward, duke iu referuar komenteve të Newsom-it mbi burrat biologjikë që garojnë në sportet e grave.

    Administrata e Newsom-it gjithashtu akordoi rreth 400,000 dollarë për Qendrën LGBT të Los Anxhelesit për “mbështetje për forcimin e sigurisë dhe masa të tjera mbrojtëse fizike,” pasi e përcaktoi këtë klinikë si një vend me “rrezik të lartë për sulme të dhunshme dhe krime urrejtjeje për shkak të ideologjisë, besimeve ose misionit të saj.” Qendra ofron terapi hormonale, përfshirë edukimin dhe menaxhimin e saj, kujdes para dhe pas operacioneve, pap-teste të ndjeshme për personat trans, përfshirë ekzaminime të legenit, të prostatës e të tjera.”

    “Guvernatori ka pranuar shqetësimet për drejtësinë në sportet e të rinjve edhe më parë, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e dinjitetit dhe respektit për fëmijët transgjinorë,” tha zyra e Newsom-it për Washington Examiner. / Washington Examiner – Syri.net

  • Qytetarja ia thotë në sy Ramës: Administrata është zero, akoma s’kemi marrë certifikatën e tokës

    Qytetarja ia thotë në sy Ramës: Administrata është zero, akoma s’kemi marrë certifikatën e tokës

    Gjatë mitingut që Edi Rama mbajti këtë të dielë me shqiptarët e Athinës, një qytetare i vuri në dukje se në Shqipëri ka shumë mangësi dhe sipas saj, administrata publike është zero, ku nuk kanë marrë ende certifikatën e tokës.
    Rama i pranoi problemet, por në mënyrë qesharake kërkoi dhe një tjetër mandat, pas 12 vitesh në pushtet, që t’i rregullojë. Edhe pse qytetarja kërkonte që të replikonte sërish, Rama nuk e la më, madje as edhe një qytetare tjetër që kërkonte të fliste.
    Qytetarja: Jeni figurë shumë e shquar për momentin për shqiptarët dhe për Shqipërinë, mirëpo ka dhe mangësi akoma edhe pas kaq kohësh që jeni lider i Shqipërisë. Mangësitë që janë shumë të mëdha, për mendimin tim, në Shqipëri, administrata është zero. Akoma në këtë kohë, nuk kemi marrë akoma certifikatën e tokës. Kush më siguron që ky do jetë premtim i realizuar dhe unë mund të vij për të investuar.
    Edi Rama: E para njëherë, po të mos kishte probleme, për çfarë do vija unë këtu dhe për çfarë do të kërkoja një mandat tjetër. Sepse ka ende shumë për të bërë dhe nuk ia lemë dot në dorë bufit apo atyre shitësve të qilimave. Unë po punoj për të marrë mandatin e katërt, por po punojmë për t’ia kaluar stafetën gjeneratës së re, prandaj kemi partinë më të re dhe më të vjetër. Sot, mund të marrësh 95% të shërbimeve nga Greqia apo Australia nga e albania. Nuk ka nevojë as të vish në Shqipëri, as të takosh administratën,
    Qytetarja replikon
    Edi Rama: Prit pra prit! E vërteta duhet vënë aty ku është. Unë nuk të them dot që administrata është perfekte, por nuk është 0. S’mund ta thuash. Tani ju në Greqi jetoni, mos më thoni që këtu është çdo gjë perfekte.
    Një tjetër qytetar kërkon të flasë
    Edi Rama: Duro mo se do vij, s’të fal fare se do vij dhe aty.

  • “Administrata është zero, për një certifikatë…”/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë: Kush më siguron që ky do të jetë premtim i realizuar?

    “Administrata është zero, për një certifikatë…”/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë: Kush më siguron që ky do të jetë premtim i realizuar?

    Qytetarja: Jeni figurë shumë e shquar për momentin për shqiptarët dhe për Shqipërinë, mirëpo ka he mangësi akoma edhe pas kaq kohësh që jeni lider i Shqipërisë. Mangësitë që janë shumë të mëdha, për mendimin tim, në Shqipëri, administrata është zero. Akoma në këtë kohë, nuk kemi marrë akoma certifikatën e tokës. Kush më siguron që ky do jetë premtim i realizuar dhe unë mund të vij për të investuar.
    Rama: E para njëherë, po të mos kishte probleme, për çfarë do vija unë këtu dhe për çfarë do të kërkoja një mandat tjetër. Sepse ka ende shumë për të bërë dhe nuk ia lemë dot në dorë bufit apo atyre shitësve të qilimave. Unë po punoj për të marrë mandatin e katërt, por po punojmë për t’ia kaluar stafetën gjeneratës së re, prandaj kemi partinë më të re dhe më të vjetër. Sot, mund të marrësh 95% të shërbimeve nga Greqia apo Australia nga e albania. Nuk ka nevojë as të vish në Shqipëri, as të takosh administratën,
    Qytetarja replikon
    Rama: Prit pra prit! E vërteta duhet vënë aty ku është. Unë nuk të them dot që administrata është perfekte, por nuk është 0. S’mund ta thuash. Tani ju në Greqi jetoni, mos më thoni që këtu është çdo gjë perfekte.
    Një tjetër qytetar kërkon të flasë
    Rama: Duro mo se do vij, s’të fal fare se do vij dhe aty

    Top Channel