Tag: administrata

  • “Kam qenë shumë në tension”/ Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama zbulon bisedat me liderët evropianë: Kur kryeministri i Holandës dhe Danimarkës, më thanë jeni ‘On Top’, ndjeva krenari!

    “Kam qenë shumë në tension”/ Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama zbulon bisedat me liderët evropianë: Kur kryeministri i Holandës dhe Danimarkës, më thanë jeni ‘On Top’, ndjeva krenari!

    “Katër UFO në vendin e shqiponjave” e titulloi kryeministri Edi Rama episodin e radhë të podcast-it “Flasim”, ku të ftuar kishte tre shqiptarë, që janë rikthyer në atdhe pas disa vitesh emigrim.

    Dy prej të ftuarve kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”, tha Rama, ndërsa tregoi se ata janë përfshirë në grupin e negociatorëve në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
    Gjatë bisedës, Rama tregoi për punën që është bërë pas hapjes së negociatave, ndërsa tregoi se liderët evropiane e kanë mbështetur dhe pëlqyer punën e administratës shqiptare, e përfshirë në këtë proces.
    “Thanë administrata, administrata, të gjithë hajdutë, të gjithë hajdutë. Padiskutim që administrata ka hijet e veta, por unë vetë kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se sa kam pasur mjaftueshëm motivim për t’i dalë për zot. Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë screening. Të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha e kam pasur si gozhdë çfarë do të ndodhë në orën e së vërtetës. Ora e së vërtetës për mua ishte kur negociatat do të fillonin me të gjithë diagnozën e shtetit shqiptar, ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana andej dhe 100 vetë nga ana këtej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe. Dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar. Aty ka shumë rëndësi si e luan ti pjesën tënde. Kur filloi procesi, kam qenë shumë në tension. Thosha boooh, gjithë kjo luftë dhe gjithë kjo përpjekje për të bindur dynjanë prit se nuk jemi ata. Imagjino të fusë ujë varka dhe të fillojnë ato varjet e turinjve dhe ata të thonë këta nuk janë gati. Kur filloi një muzikë, kryeministri i Holandës tha po dëgjoj fjalë shumë të mirë për ekipin shqiptar, kryeministri i Danimarkës tha çfarë ndodhi me administratës tuaj se kam parë raportet e ministrisë të Jashtme dhe jeni on Top. Pastaj kryeministri i Spanjës. Kur procesi hyri më thellë, ekipi shumë serioz, negociatorët on the point, kjo më ka dhënë shumë krenar”.

    Top Channel

  • “Në fillim isha në tension”/ Rama flet për integrimin në Podcastin e tij: Administrata jonë u vlerësua nga liderët e BE-së

    “Në fillim isha në tension”/ Rama flet për integrimin në Podcastin e tij: Administrata jonë u vlerësua nga liderët e BE-së

    Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë me tone më të personalizuara rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, gjatë një bisede në podkastin e tij “Flasim”. Rama rrëfeu tensionin fillestar dhe pasiguritë që kishte lidhur me pritshmëritë e vendeve anëtare të BE-së për administratën shqiptare, duke theksuar se frikësohej nga një imazh negativ që mund të krijohej për vendin.
    “Imagjino sikur të fillojë të fusë ujë varka, të fillojnë varjet e turinjve dhe pastaj pëshpërimat, pastaj të bëhen shurdhuese, që ‘këta nuk janë gati’,” – tha Rama, duke përshkruar stresin e përjetuar në fazat e para të procesit.
    Por sipas tij, ajo që ndodhi më pas ishte një “muzikë tjetër”, pasi liderë të rëndësishëm europianë nisën të japin sinjale pozitive për performancën e administratës shqiptare në procesin e screening-ut.
    “Papritur filloi një tjetër muzikë… administrata shqiptare, e angazhuar në procesin e integrimit, u vlerësua nga liderët e BE,” – deklaroi ai.
    Ai tregoi biseda direkte me krerë të vendeve anëtare të BE-së, duke cituar: “Kryeministri i Holandës më tha: ‘Edi, po dëgjoj fjalë të mira nga ekipi shqiptar, mbresat nga Brukseli janë shumë të mira’,” “Kryeministri i Danimarkës: ‘Ç’ndodhi me administratën tuaj? Se kam parë raportet e ministrisë së Jashtme për pjesën e proceseve të vendeve që duan të hyjnë, jeni on top.’”
    Rama iu përgjigj edhe perceptimeve të shpeshta në publik për administratën si të korruptuar apo të paaftë. “Është një refren i përsëritur në pafundësi që ministrat, administrata…, hajdutët, hajdutët, të gjithë hajdutë,” – u shpreh kryeministri.
    Megjithatë, ai pranoi se problematika ka, por theksoi se ajo që ndodhi gjatë screening e përmbysi perceptimin e tij personal për administratën publike. “Padiskutim që administrata ka hijet e veta, nuk diskutohet, do ishte komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë, por unë vetë personalisht kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës e mjaftueshëm motivim për t’i dalë për zot,” – u shpreh Rama.
    Kryeministri theksoi se “ora e të vërtetës” për të ishte momenti i fillimit të negociatave me Bashkimin Europian, kur nisi edhe procesi i screening-ut – një analizë në thellësi e gjendjes së institucioneve shtetërore shqiptare.
    “Ora e të vërtetës për mua ishte momenti kur negociatat do të fillonin me screening, me gjithë diagnozën e shtetit shqiptar…”, – tha ai, duke shtuar se bëhet fjalë për një proces me një përmasë të jashtëzakonshme:
    “Janë 1000 vetë nga ana këtej dhe 1000 nga ana andej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe – në mos janë më shumë – dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar… Aty ka shumë rëndësi si performon ti, si luan ti pjesën tënde.”

  • SHBA, Administrata Trump po shqyrton shkarkimin e kryetarit të Fed

    SHBA, Administrata Trump po shqyrton shkarkimin e kryetarit të Fed

    Donald Trump dhe administrata e tij po shqyrtojnë shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell nga posti i tij, tha sot këshilltari kryesor ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.

    “Presidenti dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të shqyrtojnë çështjen” e shkarkimit të Jerome Powell, u tha gazetarëve drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar Kevin Hassett, ndërsa Donald Trump të mërkurën dhe të enjten përsëriti sulmet e tij ndaj shefit të Fed për politikën e tij të normave të interesit.

    Top Channel

  • Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

    Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se administrata Trump është “optimiste” se në fund do të jetë në gjendje të negociojë me sukses një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë.
    “Dua ta përditësoj kryeministren në disa negociata mes Rusisë, Ukrainës, si dhe për disa gjëra që kanë ndodhur në 24 orët e fundit”, ka thënë ai në Romë në takim me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
    “Mendoj se kemi disa gjëra interesante për të thënë, sigurisht privatisht, disa negociata. Ne ndihemi optimistë se me shpresë mund ta mbyllim këtë luftë”, ka shtuar ai.
    Deklarata e tij vjen vetëm disa orë pasi Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar se administrata Trump mund të largohet nga përpjekja për t’i dhënë fund luftës nëse përpjekjet e tyre rezultojnë të kota në ditët në vijim.

  • Shtëpia e Bardhë nuk lejon kthimin, senatori amerikan takon njeriun e dëbuar gabimisht nga Trump

    Shtëpia e Bardhë nuk lejon kthimin, senatori amerikan takon njeriun e dëbuar gabimisht nga Trump

    Senatori amerikan, Kris Van Hollen, takoi personin e dëbuar gabimisht nga Merilend për në një burg të El Salvadorit.
    Pavarësisht se administrata Trump kanë pranuar se ishte deportuar gabimisht, Shtëpia e Bardhë ka theksuar se ai kurrë nuk do të shkelë më tokën e Shteteve të Bashkuara, me pretendimin se bën pjesë në një bandë të rrezikshme.
    Senatori postoi fotografi nga takimi i tij me Kilmar Abrego Garsia, të cilin administrata e ka refuzuar ta kthejë në SHBA pavarësisht një urdhri nga një gjykatës federal. Pas takimit, presidenti i El Salvadorit, Naib Bukele, gjithashtu refuzoi të lirojë zotin Garsia dhe tha se ai do të mbetej në paraburgim. Avokati mbrojtës i personit të dëbuar gabimisht, mohon akuzën se klienti i tij është pjesëtar i bandës ndërkombëtare me bazë në El Salvador, MS-13.
    Takimi erdhi në mes të një përplasjeje të përshkallëzuar midis presidentit të SHBA dhe gjykatave për politikat e tij lidhur me emigracionin. Një gjykatës amerikan në një çështje tjetër tha se administrata mund të mbahet përgjegjëse për mospërfillje të gjykatës për fluturimet e dëbimit.

  • Sa u pagua LaCivita? Mediu: Shpenzimet e PD-së transparente! Administrata Trump po adreson sanksionimet e qëllimshme

    Sa u pagua LaCivita? Mediu: Shpenzimet e PD-së transparente! Administrata Trump po adreson sanksionimet e qëllimshme

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar ditën e sotme në studion e “7pa5” në Vizion Plus, foli për pritshmëritë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet e 11 majit. Risia e këtyre zgjedhjeve është diaspora, pasi emigranët shqiptarë do të votojnë për herë të parë nga shteti ku jetojnë.
    Zoti Mediu renditi disa nga arsyet pse diaspora duhet të votojë për ASHM.
    Mediu: Kombi shqiptar gjithmonë ka qenë bashkë edhe pse janë shpërndarë nëpër botë. Në aspektin opozitar është shumë e rëndësishme për të mbajtur në komunikim të vazhdueshëm, jo vetëm me ata që janë regjistruar për të votuar. Shikoj njerëz të lirë, njerëz me dëshirë për të ndryshuar Shqipërinë, njerëz që dinë rolin e shtetit dhe rolin e tyre. Nuk janë nga ata që mund të gënjehen kollaj duke i thënë “do t’iu japim pasaportë”. Pasaportën e kanë, prandaj duan Evropën në Shqipëri.  Pluralizmi është i nevojshëm. Është mirë që të ketë sa më shumë parti, por politikisht duhet të qëndrosh për të ndryshuar këtë realitet. Kjo kërkon një unifikim opozitar.

    Raporti ndërmjet brezave në politkë ka rëndësinë e vet. Politika është marrëdhënie me njerëzit, ide, emocion edhe eksperiencë. Jeta në politikë është ndërtim raportesh me votuesit për të arritur për të bërë atë që është më e mira. Një pjesë e mirë e emigrantëve duhet të votojnë për AMSH sepse ka një program të qartë. Kthimi i parë është kthim ekonomik, jo fizik. Heqja e taksave për 5 vite krijon një raport më të madh fitimi, për të mos investuar atje ku janë por në Shqipëri. Politikat e opozitës janë të provuara shumë herë më qartë se ato të PS, të provuara në sukses.
    Zbrazja e Shqipërisë është një nga problemet më të mëdha që kemi sot. Qeveria e shikon si një problem normal, por ne e shikojmë si një problem që kërkon zgjidhje. Shqiptarët nuk janë të paaftë poër të bërë analizë politike. Nga 2013-2021 u shkatërrua opozitarizmi shqiptar. Edi Rama ka pasur një politkë të qëllimshme për ta shkatërruar opozitarizmin në Shqipëri. Këtë e ka luajtur me të gjitha kartat dhe të gjitha mënyrat.
    Zoti Mediu u ndal edhe te konsulenti i PD-së, Chris LaCivita, i  cili udhëhoqi fushatën e presidentit amerikan Donald Trump vitin e kaluar. Një nga pyetjet ende pa përgjigje është se sa e ka paguar opozita LaCivita. Mediu tha se çdo gjë është transparente në KQZ, por ky është nuk është fokusi i debatit për momentin.
    Gjithashtu zoti Mediu tha se administrata amerikane ka filluar të adresojë çështje që kanë të bëjnë me sanskionismet e qëllimshme nga administrata e kaluar, duke iu referuar edhe shpalljes “non grata” të Berishës nga administrata Biden.
    Mediu: Kemi diskutuar për situatën në Shqipëri. Është një vlerë e shtuar për opozitën qenia e tij në pikëpamjen e menaxhitit të situatës dhe mesazhet që ka përcjellë. “Unë jam qytetar amerikan” më tha, “kam këtë raport politk, mbështes opozitën, nuk vij në emër të administratës”, por ai është në komunikim të vazhdueshëm me administratën. “Unë nuk bëj asgjë që bie ndesh me interesat e presidentit Trump”, tha ai. Administrata e Trump ka filluar të adresojë çështje që kanë të bëjnë me sanksionismet e qëllimshme nga administrata e kaluar.
    Sipas detyrimeve ligjre ti bën deklarimet e tua. Nëse ne fokusin e kthejmë te pagesa, do të kthehet në fokus të debatit politik. Transparenca është përcaktuar me ligj. Në KQZ paraqiten të gjitha shpenzimet e fushatës dhe ato kanë një limit se sa ti shkon. Edi Rama të flasë për transparencë? A e dini sa këshilltarë ka? Ka marrë këshilltarë nga Izraeli, njerëz që merren me rrjete sociale etj. Ne jemi transparent se me kë punojmë. Edi Rama ka bërë lobing të vazhdueshëm në SHBA, e ka bërë në mënyrë të drejtpërdrjtë dhe në mënyrë të tërthortë. Çdo gjë është konfrom ligjit. Sa shpenzon opozita është një çështje e opozitës jo e Edi Ramës. Nëse shpenzimet e opozitës tejkalojnë limitin, kjo mund të jetë një çështje për debat./vizionplus.tv 

  • U sanksionua nga administrata Biden/ Trump zhbën vendimin për ministrin e lartë hungarez

    U sanksionua nga administrata Biden/ Trump zhbën vendimin për ministrin e lartë hungarez

    Ministri hungarez, Antal Rogán, është hequr zyrtarisht nga lista e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA, një hap i rëndësishëm që pasqyron një ndryshim të madh në politikën amerikane pas rikthimit të Presidentit Trump. Pas një periudhe tensionesh dhe sanksionesh të vendosura nga administrata Biden, e cila kishte shpallur Rogán “non grata” dhe e kishte vënë në një listë të zezë, heqja e tij nga kjo listë është një sinjal i qartë i përmirësimit të marrëdhënieve mes Hungarisë dhe SHBA.

    Zoltan Kovacs, Këshilltar për Komunikim Ndërkombëtar dhe Zëdhënës i Qeverisë Hungareze, e ka cilësuar këtë veprim si një “shenjë të ndryshimit të erërave” në Uashington, duke i referuar veprimeve hakmarrëse të administratës Biden, e cila u shndërrua në një mjet të politikave të pasuksesshme dhe të dëmshme.

    https://x.com/zoltanspox/status/1912222255817380319?s=46

    Rogán dhe qeveria hungareze kanë konsideruar sanksionet si një abuzim politik, ndërsa heqja e tyre shënon një kthesë të dukshme, që vjen pas mundësisë për të riparuar dëmet e shkaktuara gjatë periudhës së administratës Biden. Ky ndryshim mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të nxisë një rishikim të politikave të jashtme amerikane, për të rivendosur një qasje më të balancuar dhe të respektuar.

  • Administrata Trump ngrin 2.2 miliardë dollarë grante për Harvard

    Administrata Trump ngrin 2.2 miliardë dollarë grante për Harvard

    Administrata Trump njoftoi se do të ngrijë 2.2 miliardë dollarë grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në kontrata shumëvjeçare me Universitetin e Harvardit , pasi institucioni arsimor tha se nuk do të pajtohej me kërkesat e qeverisë për të ndryshuar politikat e tij, duke vënë në rrezik afro 9 miliardë dollarë financime federale.
    Universiteti mori një letër nga një task forcë federale javën e kaluar që përshkruante kushte shtesë të politikës për mbajtjen e marrëdhënieve financiare të Harvardit me qeverinë.
    “Ne kemi informuar administratën, nëpërmjet këshilltarit tonë ligjor, se nuk do të pranojmë zgjidhjen e propozuar prej tyre”, tha në një deklaratë presidenti i Harvardit, Alan M. Garber. “Universiteti nuk do të heqë dorë nga pavarësia dhe të drejtat e tij kushtetuese.”
    Administrata Trump ka kërcënuar shumë kolegje anembanë Shteteve të Bashkuara me shkurtime fondesh nëse nuk bëjnë ndryshime në politikat e shkollës dhe lëvizja e Harvardit është e para nga një universitet elitar që refuzon kërkesat e Shtëpisë së Bardhë.
    Këto përfshijnë eliminimin e diversitetit, barazisë dhe programeve të përfshirjes së Harvardit, ndalimin e maskave gjatë protestave në kampus, reformimin e punësimit dhe pranimeve të bazuara në merita dhe reduktimin e fuqisë së fakultetit dhe administratorëve.

  • Berisha non grata nga SHBA, LaCivita: Administrata Biden ishte e korruptuar

    Berisha non grata nga SHBA, LaCivita: Administrata Biden ishte e korruptuar

    Chris LaCivita është pyetur në emisionin Opinion në lidhje me statusin që kryetari i PD, Sali Berisha ka në raport me SHBA, si person “non grata”.

    Drejtuesi i fushatës së PD, nuk u përgjigj drejtpërdrejtë nëse masa ndaj Berishës ishte e padrejtë, por tha se administrata Biden ka qenë e korruptuar.

    Pjesë nga intervista

    Fevziu: Ka një problem te kjo historia. Zoti Berisha, ish kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë është shpallur person non-grata nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken në 2021. Ju e njihni mjaft mirë Tëit-in që bëri ish-Sekretari i Shtetit dhe historinë. A mund të punoni me dikë i cili është shpallur si person non-grata nga administrata e Shteteve të Bashkuara?

    LaCivita: Si fillim, është ish-administrata, Antony Blinken.

    Fevziu: Ka qenë administrata e Shteteve të Bashkuara në atë kohë.

    LaCivita: Ka qenë të korruptuar sa s’ka…

    Fevziu: Kanë qenë të korruptuar?

    LaCivita: Kanë qenë aq të korruptuar sa qeveria e Edi Ramës. Në sytë e mij dhe në mendimin tim, dhe këto nuk janë çështje që nuk i diskutoj në Shtetet e Bashkuara sepse nuk është ky rol im, por nga pikëpamja ime dhe një prej arsyeve që jam këtu është ngaqë ajo shpallja non-grata ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet, të paktën në sytë e mi.

    Fevziu: Nëse mund t’ju pyes pak më shumë. Sali Berisha ka qenë mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ka qenë i vetmi President i cili ka  bërë dy vizita në Shtëpinë e Bardhë më 1991 dhe 1995.

    LaCivita: Doktor Berisha. Po.

    Fevziu: Po, si Kryeministër. Ka pasur takime shumë të mira te Shtëpia e Bardhë me Zv. Presidentin. Pse administrata e Shteteve të Bashkuara, administrata e Biden-it mori këtë vendim?

    LaCivita: Pse administrata e Biden-it fshehu faktin që Joe Biden-it ishte mendërisht me probleme për 4 vite dhe e kishte të pamundur që të ishte president? Pse administrata e Biden-it vendosi që burrat mund të bëjnë fëmijë? Pse administrata e Biden-it vendosi… Mund të vijo e të radhisë të gjëra për ditë të tëra. Administrata e Biden-it bëri kaq shumë gabime në kaq shumë nivele të ndryshme. Ky ishte thjesht një gabim tjetër.

    Fevziu: Sipas jush ky është një vendim i korruptuar, i bërë nga një administratë e korruptuar, pse administrata aktuale nuk marr një masë kundër saj?

    LaCivita: Nuk flas në emrin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nuk mund të flas në emër të Departamentit të Shtetit, jam këtu për tu siguruar që konservatorët dhe Partia Demokratike do të kenë mundësinë të sfidojnë 12 vitet e dështimit të Edi Ramës dhe këto gjëra do të zgjidhen me kalimin e kohës.

    Fevziu: Përpara pak muajsh thatë që Zoti Berisha është mik i madh i Shteteve të Bashkuara. Vazhdoni të mendoni të njëjtën gjë?

    LaCivita: Patjetër! Patjetër!

    Fevziu: Në ç’mënyrë?

    LaCivita: Ka qenë një lider gjatë viteve 90. Ka pritur Presidentin Bush këtu. Gjithmonë ka qenë një mik i Shteteve të Bashkuara. Është pro demokracisë, pro lirisë, pro familjes dhe është e sigurt që do të sigurohet që Shqipëria do të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropianët. Ne dhe unë e shikojmë këtë si një mundësi të vërtetë.

    Fevziu: Po, dhe këtu kemi fotografinë e parë midis Kryeministrit shqiptar dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara në 2002. Zoti LaCivita dua t’ju pyes diçka lidhur me Kryeministrin. Në një prej diskutimeve të tij në Facebook Rama tha që LaCivita është këtu thjesht si turist, që të shpenzoj ca para dhe kjo është e mirë për Shqipërinë. Cila është përgjigja juaj?

    LaCivita: Edhe një herë. Edi Rama në këto zgjedhje do të flas për gjithçka përveç se për 12 vitet e qeverisjes së tij. Ka qenë kryeministër për 12 vite dhe po më sulmon mua? Mua më duket për të qeshur. Nuk jam turist. Vij këtu për punë.

    Fevziu: Normalisht, duket një kohë e gjatë por Rama dukej gjithmonë fëmija e preferuar e ndërkombëtarëve, të evropianëve dhe amerikanëve. Pse Rama gëzon këtë mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar?

    LaCivita: Ka qenë fëmija e preferuar, e thatë shumë mirë mendoj, fëmija e preferuar sipas Edi Ramës…

    Fevziu: Ka pasur shumë takime, ka pasur mbështetje… në Shqipëri janë organizuar 2 samite evropiane të cilat më pas kanë qenë të pamundura, çdo president apo kryeministër që vjen këtu bën deklarata në favor të tij, kjo është një problem.

    LaCivita: Kur doktor Berisha ka qenë Kryeministër priti Presidentin e Shteteve të Bashkuara këtu…

    Fevziu: Kjo do të thotë që kështu e ka diplomacia…

    LaCivita: Po, mendoj se diskutimi nuk është dhe nuk duhet të jetë për Evropën. Diskutimi duhet të jetë për votuesit shqiptarë dhe si ndihen ata për të ardhmen e tyre. Si mund të përballojnë mirat bazë në mënyrë që të rinjtë të mos mendohen për tu larguar nga Shqipëria ngaqë nuk gjejnë dot punë këtu. Këto janë çështjet me rëndësi. Këto janë çështjet për të cilat duhet të flas Edi Rama.

    Fevziu: Por nga pikëpamja e strategjisë, ai nuk flet për 12 vitet e qeverisjes por flet për 2030 dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Është duke e shtyrë agjendën, jo nga ky vit por 5 vite nga tani.

    LaCivita: Përgjigja më e mirë ndaj kësaj dhe ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është: a mund të besosh një burrë që i bëri gjërat kaq të papërballueshme gjatë këtyre 12 viteve që ti rregulloj ato dhe të shkoj te 2030? Nuk e mendoj. Pse do vesh në pushtet dikë që i bëri gjërat kaq të vështira për ti zgjidhur problemet që i krijoj vetë? Nuk ka kuptim.

    Fevziu: Ju nuk punoni për qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

    LaCivita: Jo.

    Fevziu: Keni shumë miq të qeveria e Shteteve të Bashkuara.

    LaCivita: Patjetër.

    Fevziu: Pa diskutim. Nga pikëpamja juaj, cila është marrëdhënia midis Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

    LaCivita: Me sinqeritet ju them që nuk e di sepse nuk bëj pyetje të tilla, nuk është roli im të bëj pyetje të tilla. E di që Edi Rama tha dy herë që do të shkonte në Shtetet e Bashkuara dhe asnjëherë nuk shkoi…

    Fevziu: Po, e bëri dy herë këtë deklaratë…

    LaCivita: Dhe asnjëherë nuk shkoi.

    Fevziu: Mund ta shikojmë javët apo muajt në vijim por deri më tani nuk kemi asgjë konkrete.

    LaCivita: Edhe një herë. Këto janë diskutime ku unë nuk përfshihem sepse nuk më takojnë mua në rolin që unë kam. Roli im është që të sigurohem se doktor Berisha dhe kandidatët të cilët po garojnë për deputet të fitojnë dhe se ai do të bëhet kryeministri i ardhshëm.

  • “Ndryshimi është në rrugë”/ Shabani: Administrata do të votojë kundër Ramës

    “Ndryshimi është në rrugë”/ Shabani: Administrata do të votojë kundër Ramës

    Kryetari i partisë Nisma Thurrje, Endi Shabani i cili në zgjedhjet e 11 majit kandidon në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se në 11 maj një pjesë e mirë e administratës do të votojë kundër Edi Ramës.
    “Ka një pjesë që voton në mënyrë klienteliste, por unë jam i bindur se një pjesë e mirë administratës do votojë kundër Edi Ramës”,-tha Shabani.
    I pyetur se ku ndryshon koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nga partitë e tjera të reja si “mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj apo “Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori, Shabani tha:
    “Një nga reformat që ne kemi menduar është për të krijuar një gjykatë të posaçme për çështjen e pronave. Për të nisur iniciativa ligjor në parlament nuk të duhen 71 mandate. Ne nga parlamenti mund të vazhdojmë, se këtë profil kemi, ne kemi çuar 6 çështje në SPAK, kemi çuar dy ministra në burg, duke qenë jashtë parlamentit.
    Unë kam besim te administrata publike, se sa duhet të jetë pensioni pa dyshim e di më mirë administrata se ç’mund ta dinë ekspertët e Nisma Thurje”,-tha Shabani.