Tag: administrata

  • Amazon reagon pas sulmeve nga administrata Trump, zëdhënësi i kompanisë: Vendosja e kostos së tarifave po shqyrtohej, por…

    Amazon reagon pas sulmeve nga administrata Trump, zëdhënësi i kompanisë: Vendosja e kostos së tarifave po shqyrtohej, por…

    Amazon tha në një deklaratë se, ndërsa më parë po shqyrtonte mundësinë e vendosjes së tarifave në faqen e saj Amazon Haul, ky ndryshim nuk është më në proces.

    “Ekipi që drejton dyqanin tonë me kosto të ulët Amazon Haul shqyrtoi idenë e listimit të tarifave të importit për produkte të caktuara. Kjo nuk u miratua kurrë dhe nuk do të ndodhë”, tha zëdhënësi i Amazon, Tim Doyle, në një deklaratë.
    Njoftimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë sulmoi Amazon për shkak të një raporti mediatik se kompania planifikonte të vendoste koston e tarifave përkrah kostos së produkteve.
    Një person i njohur me çështjen tha për CNN se ndryshimi i parashikuar në Amazon Haul u nxit nga administrata Trump duke hequr “përjashtimin de minimis”, i cili lejonte paketa me vlerë më pak se 800 dollarë të hynin në Shtetet e Bashkuara pa tarifa.
    Ky përjashtim është planifikuar të skadojë më 2 maj si rezultat i një urdhri ekzekutiv që presidenti Trump nënshkroi në prill.

    Top Channel

  • SHBA/ Administrata e Trump vendos përpara Shtëpisë së Bardhë fotografitë e 100…

    SHBA/ Administrata e Trump vendos përpara Shtëpisë së Bardhë fotografitë e 100…

    Administrata e Trump ka vendosur sot një ekspozitë të pazakontë përgjatë rrugës që të çon në Shtëpinë e Bardhë, duke afishuar fotot e 100 personave të cilët, sipas autoriteteve, janë emigrantë të paligjshëm dhe janë arrestuar për krime të ndryshme që nga kthimi i Donald Trump në presidencë.

    Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, bëhet fjalë për individë që paraqiten si kërcënim për sigurinë publike, dhe ky veprim është pjesë e një fushate të re për të theksuar rëndësinë e zbatimit të rreptë të politikave të emigracionit.

    Në të njëjtën kohë, administrata ka njoftuar se do të publikojë një “listë zyrtare” të qyteteve dhe shteteve që, sipas qeverisë federale, pengojnë zbatimin e politikave të emigracionit të presidentit Trump, përmes praktikave të njohura si ‘qytete strehë’, ku autoritetet vendore refuzojnë të bashkëpunojnë me shërbimet federale të emigracionit. Syri.net-Kathimerini

  • Administrata Trump “zbukuron” Shtëpinë e Bardhë me rastin e 100 ditëve në detyrë, vendos 100 postera të emigrantëve të dëbuar para shtëpisë presidenciale

    Administrata Trump “zbukuron” Shtëpinë e Bardhë me rastin e 100 ditëve në detyrë, vendos 100 postera të emigrantëve të dëbuar para shtëpisë presidenciale

    Lëndina e Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar pamje, pasi është mbushur me postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh, teksa administrata Trump i përgjigjet kritikave ndaj politikës së saj kundër imigracionit.

    Me rastin e 100 ditëve të administratës së Donald Trump në SHBA, 100 foto të emigrantëve në SHBA të akuzuar për akte të tmerrshme, të tilla si rrëmbime, vrasje, përdhunime të të miturve, abuzim me fëmijë, trafik droge etj., u vendosën përgjatë lëndinës së Shtëpisë së Bardhë. Të gjithë posterat theksojnë se autorët janë arrestuar.
    100 posterat janë vendosur në një mënyrë të tillë (njëri pranë tjetrit), ku ekipet televizive të lajmeve transmetojnë lajme drejtpërdrejt jashtë Shtëpisë së Bardhë.
    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Axios se “sigurisht që objektivi i kameras dhe mediat do t’i ‘kapin’ posterat”. Ai shtoi se posterat në fjalë tregojnë “disa nga emigrantët dhe kriminelët më të këqij të paligjshëm që administrata Trump ka arrestuar që nga marrja e detyrës”.

    At the White House where an early morning press briefing was called for 830am
    The WH driveway is lined with posters of arrested illegal aliens arrested for rape, murder, sexual assault of minors, and other crimes pic.twitter.com/RmOhwfu84c
    — Elad Eliahu (@elaadeliahu) April 28, 2025

    Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christy Noem, me rastin e 100 ditëve të administratës Trump, postoi në mediat sociale: “Nëse jeni këtu ilegalisht dhe shkelni ligjin, ne do t’ju ndjekim, do t’ju arrestojmë dhe do t’ju çojmë në burg”.

    White House displays lawn signs highlighting illegal immigrant crime https://t.co/VQkHcbFiVT #FoxNewsThat’s AWESOME! @realDonaldTrump said over & over again…”they weren’t sending their best”!
    — Sus (@JqzSusie) April 28, 2025

    Imigracioni i paligjshëm mbetet çështja më e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, sipas një sondazhi të ri të Associated Press. 52% thanë se politika e deportimit e Trump ishte “pothuajse e drejtë”. 46% thanë se miratojnë mënyrën se si Trump trajton imigracionin.

    This is the way to do it. Show the faces of the Bad Guys! The Trump admin has displayed approximately 100 mugshots of arrested illegals on the White House lawn. pic.twitter.com/JY186OVW3X
    — Johnny Midnight ⚡️ (@its_The_Dr) April 28, 2025

    Top Channel

  • Rubio: Administrata e re po riorganizon DASH

    Rubio: Administrata e re po riorganizon DASH

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata e drejtuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e riorganizon Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).
    Ky vendim u mor, sipas Rubios, në mënyrë që të eliminohen zyrat që administrata e Trumpit i konsideron të tepërta dhe për të shkurtuar disa programe që thotë se nuk përputhen me interesat e SHBA-së.
    “Kjo qasje do të fuqizojë Departamentin që nga themeli, nga zyrat te ambasadat”, tha Rubio në një deklaratë, duke i përshkruar lëvizjet si pjesë e agjendës së Trumpit për ta vendosur SHBA-në në rend të parë, si prioritet.

    “Funksionet specifike për rajone do të konsolidohen për ta rritur funksionalitetin, zyrat e tepërta do të hiqen dhe programet jo-statutore, që nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Amerikës, do të pushojnë së ekzistuari”, tha Rubio.
    Punën që më parë e kryente nënsekretari për Siguri Civile, të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci tani do të vendoset nën një koordinator të ri për Ndihmën e Jashtme dhe Çështjet Humanitare, shtoi ai.
    Rubio, i cili shërben edhe si mbikëqyrës i administratës së shkatërruar të USAID-it, kritikoi rritjen e departamentit ndër vite, duke e quajtur atë “të fryrë, burokratik dhe të paaftë për të kryer misionin e tij thelbësor diplomatik në këtë epokë të re të konkurrencës së fuqive të mëdha”.
    Ky riorganizim vjen pasi Trump në shkurt urdhëroi ndryshime në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së – trupit diplomatik të vendit – për të siguruar që ajo të ndiqte agjendën e tij të politikës së jashtme.
    Zyrtarët amerikanë në mars thanë se departamenti po përgatitej gjithashtu të mbyllte gati një duzinë konsullatash. Por, në njoftimin e Rubios nuk u tha asgjë për konsullata. /REL/
     

  • Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

    Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata e drejtuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e riorganizon Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).Ky vendim u mor, sipas Rubios, në mënyrë që të eliminohen zyrat që administrata e Trumpit i konsideron të tepërta dhe për të shkurtuar disa programe që thotë se nuk përputhen me interesat e SHBA-së.
    “Kjo qasje do të fuqizojë Departamentin që nga themeli, nga zyrat te ambasadat”, tha Rubio në një deklaratë, duke i përshkruar lëvizjet si pjesë e agjendës së Trumpit për ta vendosur SHBA-në në rend të parë, si prioritet.“Funksionet specifike për rajone do të konsolidohen për ta rritur funksionalitetin, zyrat e tepërta do të hiqen dhe programet jo-statutore, që nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Amerikës, do të pushojnë së ekzistuari”, tha Rubio.
    Punën që më parë e kryente nënsekretari për Siguri Civile, të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci tani do të vendoset nën një koordinator të ri për Ndihmën e Jashtme dhe Çështjet Humanitare, shtoi ai.
    Rubio, i cili shërben edhe si mbikëqyrës i administratës së shkatërruar të USAID-it, kritikoi rritjen e departamentit ndër vite, duke e quajtur atë “të fryrë, burokratik dhe të paaftë për të kryer misionin e tij thelbësor diplomatik në këtë epokë të re të konkurrencës së fuqive të mëdha”.
    Ky riorganizim vjen pasi Trump në shkurt urdhëroi ndryshime në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së – trupit diplomatik të vendit – për të siguruar që ajo të ndiqte agjendën e tij të politikës së jashtme.
    Zyrtarët amerikanë në mars thanë se departamenti po përgatitej gjithashtu të mbyllte gati një duzinë konsullatash. Por, në njoftimin e Rubios nuk u tha asgjë për konsullata./REL

  • Universiteti i Harvardit padit qeverinë amerikane

    Universiteti i Harvardit padit qeverinë amerikane

    Administrata e Donald Trump është paditur nga Universiteti i Harvardit pas miratimit të ligjit për shkurtimin e miliarda dollarë granteve.Në padinë e bërë publike nga mediat ndërkombëtare theksohet se Administrata Trump po rrezikon lirinë akademike.
    Qeveria amerikane i justifikoi shkurtimet me protestat antisemitizmit të cilat u mbajtën në kampusin e universitetit elitar të Harvardit. “Qeveria po ndalon qëllimisht fondet federale për të fituar kontrollin mbi vendimmarrjen akademike në Universitetin e Harvardit”, thuhet në padinë e Universitetit.Sipas tyre, masat janë arbitrare dhe shpërfillin Amendamentin e Parë të Kushtetutës, i cili garanton lirinë e fjalës. Prandaj, shkurtimet duhet të pezullohen”.
    Qeveria amerikane ka në plan të shkurtojë grantet shumëvjeçare të Harvardit që arrijnë në 2,2 miliardë dollarë (1.9 miliardë euro).

  • “Administrata voton PS”, Rama-kritikëve: U ndjeva shumë mirë kur pashë mësues në takim me kënetën! Pyetini, i ka luajtur kush nga vendi?

    “Administrata voton PS”, Rama-kritikëve: U ndjeva shumë mirë kur pashë mësues në takim me kënetën! Pyetini, i ka luajtur kush nga vendi?

    Kreu i PS Edi Rama tha sot gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër, se populli shqiptar nuk mashtrohet dot dhe se e di mirë se cila parti duhet votuar.

    Për kritikët që shprehen se administrata voton Partinë Socialiste, Rama iu përgjigj duke thënë se ata votojnë si populli, disa për PS dhe disa për PD. Rama u shpreh se u ndje mirë kur në një takim të opozitës një grup mësuesish që kishin marrë pjesë dhe që ishin kritika për qeverinë.
    “E di sa mirë më ka ardhur kur pashë një grup mësuesish në një takim me kënetën?! Kritikonin, flisnin. Ka vajtur njeri t’u thotë pse ishit atje? I ka luajtur njeri nga vendi? Nuk bën vaki!
    Pas fushatës së 2009 kam hequr stacionet televizive nga shtëpia, unë shoh sport, filma… këtë kënetën në darkë, kurrë! Pupu! Por shqiptarëve nuk u jep dot njeri mend për politikë”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Kam qenë në tension”/ Rama zbulon bisedat me liderët evropianë për negociatat: Kur kryeministri i Holandës më tha…

    “Kam qenë në tension”/ Rama zbulon bisedat me liderët evropianë për negociatat: Kur kryeministri i Holandës më tha…

    “Katër UFO në vendin e shqiponjave” e titulloi kryeministri Edi Rama episodin e radhë të podcast-it “Flasim”, ku të ftuar kishte tre shqiptarë, që janë rikthyer në atdhe pas disa vitesh emigrim.
    Rama tha se dy prej të ftuarve kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”, ndërsa tregoi se ata janë përfshirë në grupin e negociatorëve në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Gjatë bisedës, Rama tregoi për punën që është bërë pas hapjes së negociatave, ndërsa tregoi se liderët evropiane e kanë mbështetur dhe pëlqyer punën e administratës shqiptare, e përfshirë në këtë proces.
    “Thanë administrata, administrata, të gjithë hajdutë, të gjithë hajdutë. Padiskutim që administrata ka hijet e veta, por unë vetë kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se sa kam pasur mjaftueshëm motivim për t’i dalë për zot. Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë screening. Të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha e kam pasur si gozhdë çfarë do të ndodhë në orën e së vërtetës. Ora e së vërtetës për mua ishte kur negociatat do të fillonin me të gjithë diagnozën e shtetit shqiptar, ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana andej dhe 100 vetë nga ana këtej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe.
    Dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar. Aty ka shumë rëndësi si e luan ti pjesën tënde. Kur filloi procesi, kam qenë shumë në tension. Thosha boooh, gjithë kjo luftë dhe gjithë kjo përpjekje për të bindur dynjanë prit se nuk jemi ata. Imagjino të fusë ujë varka dhe të fillojnë ato varjet e turinjve dhe ata të thonë këta nuk janë gati. Kur filloi një muzikë, kryeministri i Holandës tha po dëgjoj fjalë shumë të mirë për ekipin shqiptar, kryeministri i Danimarkës tha çfarë ndodhi me administratës tuaj se kam parë raportet e ministrisë të Jashtme dhe jeni on Top. Pastaj kryeministri i Spanjës. Kur procesi hyri më thellë, ekipi shumë serioz, negociatorët on the point, kjo më ka dhënë shumë krenar”- tha Rama.

  • “Kam qenë në tension”/ Rama zbulon bisedat me liderët evropianë për negociatat: Kur kryeministri i Holandës dhe Danimarkës më thanë jeni ‘On Top’…

    “Kam qenë në tension”/ Rama zbulon bisedat me liderët evropianë për negociatat: Kur kryeministri i Holandës dhe Danimarkës më thanë jeni ‘On Top’…

    “Katër UFO në vendin e shqiponjave” e titulloi kryeministri Edi Rama episodin e radhë të podcast-it “Flasim”, ku të ftuar kishte tre shqiptarë, që janë rikthyer në atdhe pas disa vitesh emigrim.

    Dy prej të ftuarve kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”, tha Rama, ndërsa tregoi se ata janë përfshirë në grupin e negociatorëve në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
    Gjatë bisedës, Rama tregoi për punën që është bërë pas hapjes së negociatave, ndërsa tregoi se liderët evropiane e kanë mbështetur dhe pëlqyer punën e administratës shqiptare, e përfshirë në këtë proces.
    “Thanë administrata, administrata, të gjithë hajdutë, të gjithë hajdutë. Padiskutim që administrata ka hijet e veta, por unë vetë kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se sa kam pasur mjaftueshëm motivim për t’i dalë për zot. Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë screening. Të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha e kam pasur si gozhdë çfarë do të ndodhë në orën e së vërtetës. Ora e së vërtetës për mua ishte kur negociatat do të fillonin me të gjithë diagnozën e shtetit shqiptar, ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana andej dhe 100 vetë nga ana këtej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe. Dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar. Aty ka shumë rëndësi si e luan ti pjesën tënde. Kur filloi procesi, kam qenë shumë në tension. Thosha boooh, gjithë kjo luftë dhe gjithë kjo përpjekje për të bindur dynjanë prit se nuk jemi ata. Imagjino të fusë ujë varka dhe të fillojnë ato varjet e turinjve dhe ata të thonë këta nuk janë gati. Kur filloi një muzikë, kryeministri i Holandës tha po dëgjoj fjalë shumë të mirë për ekipin shqiptar, kryeministri i Danimarkës tha çfarë ndodhi me administratës tuaj se kam parë raportet e ministrisë të Jashtme dhe jeni on Top. Pastaj kryeministri i Spanjës. Kur procesi hyri më thellë, ekipi shumë serioz, negociatorët on the point, kjo më ka dhënë shumë krenar”.

    Top Channel

  • “Administrata…, hajdutët, hajdutët”/ Kryeministri Rama në podkastin “Flasim”: Kam pasur stres, por…

    “Administrata…, hajdutët, hajdutët”/ Kryeministri Rama në podkastin “Flasim”: Kam pasur stres, por…

    Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim”, përgjigjet për administratën dhe akuzat ndaj saj.
    “Unë vetë personalisht kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës e mjaftueshëm motivim për ti dalë për zot”, deklaroi Kryeministri. Rama theksoi se krenari për të janë vlerësimet e vendeve të BE për administratën që janë të angazhuar në procesin e integrimit në BE.
    Edi Rama:
     Është një referen i përsëritur në pafundësi që ministrat, administrata…, hajdutët, hajdutët, të gjithë hajdutë. Ndërkohë që padiskutim që administrata ka hijet e veta, nuk diskutohet do ishte komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë, por unë vetë personalisht kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se mjaftueshëm motivim për ti dalë për zot. Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë procesin screening dhe të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha dhe me vete e kam pasur vazhdimisht si borxh se çfarë do të ndodhë në orën e të vërtetës.
    Ora e të vërtetës për mua ishte momenti kur negociatat do të fillonin me screening, me gjithë diagnozën e shtetit shqiptar ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana këtej dhe 1000 nga ana andej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe, në mos janë më shumë, dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar dhe aty ka shumë rëndësi si performon ti, si luan ti pjesën tënde.
    Kur filloi procesi isha shumë në tension sepse thosha gjithë kjo luftë e gjithë këto përpjekje për të bindur dynjajnë se ne nuk jemi ata. Imagjino sikur të fillojë të fusë ujë varka, të fillojnë varjet e turinjve dhe pastaj pëshpërimat, pastaj të bëhen shurdhuese, që “këta nuk janë gati, s’kanë lidhje’. Dhe kur papritur filloi një tjetër këngë, më thoshin tanët që po ecim mirë, thosha ‘jo’. Filloi një muzikë, kryeministri i Holandës më tha “Edi po dëgjoj fjalë të mira nga ekipi shqiptar, mbresat nga Brukseli janë shumë të forta’. Eh, kryeministri i Danimarkës “ç’ndodhi me administratën tuaj se kam parë raportet e ministrisë së jashtme, për pjesën e proceseve të vende që duan të hyjnë, jeni on top’.” Pastaj kryeministri i Spanjës, pastaj kur procesi hyri më thellë filluan ta thoshin qartësisht ata që “është një surprizë, administrata është shumë e përgatitur, njerëzit shumë serioz, negociatorët on the point, një vend perëndimor. Kjo gjëja më ka dhënë shumë krenari.