Administrata e Donald Trump ka marrë masa të tjera ndaj Harvardit. Trump ka ndaluar universitetin që të regjistrojë studentë ndërkombëtarë.
Të gjitha ata studentë të cilët aktualisht ndjekin studimet në Harvard dhe janë nga kombësi të tjera duhet që të transferohen në universitete të tjera, ose në të kundërt do të humbasin statusin e tyre ligjor.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, argumentoi se vendimi nga administrata Trump është marrë pasi Harvardi ka krijuar një mjedis të pasigurt, duke lejuar kështu agjitacionin dhe terroristët që të sulmojnë studentët hebrenj.
Në një deklaratë Harvardi e quajti vendimin e Donald Trump si të paligjshëm, dhe u tregua këmbëngulës duke shprehur gatishmërinë se universiteti do të vazhdojë që të presë me përkushtim studentë të huaj.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Harvardit që të bëjë ndryshime në punësim, pranimin e studentëve dhe në programin e mësimdhënies. Administrata e Trump ka kërkuar gjithashtu të gjitha të dhënat disiplinore të studentëve jo-emigrantë të regjistruar në Harvard, të pesë viteve të fundit.
Dëbimi i ‘studentëve tëhuaj’ është sagë e një sërë përplasjesh mes Universitetit të Harvardit dhe administratës së Trump. Këtu mjafton që të kujtojmë se më parë universitetit iu ndërprerën grandet prej 2.65 miliardë dollarë.
Tag: administrata
-

“Lufta” e Trump me Harvardin, i heq lejen për studentët ndërkombëtarë
-

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto shtete.
Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se anija në pronësi greke, Green Admire, po largohej nga Sillamae, një port estonez i Detit Baltik, duke përdorur një kanal të caktuar navigimi që kalon nëpër ujërat ruse, sipas Ministrisë së Jashtme estoneze.
Ministria e Jashtme estoneze tha se kishte njoftuar aleatët e NATO-s për incidentin.
“Incidenti i sotëm tregon se Rusia vazhdon të sillet në mënyrë të paparashikueshme”, tha ministri i Jashtëm Margus Tsahkna.
“Unë gjithashtu i kam informuar aleatët tanë për ngjarjen”, vijoi ai më tej.
Anija “Green Admire” është ankoruar tani pranë ishullit Hogland të Rusisë, sipas “Marine Traffic”, një faqe interneti që gjurmon anijet.
Anija ishte nisur për në Roterdam duke transportuar naftë argjilore estoneze, tha Administrata e Transportit Estonez.
Kanali i lundrimit nga Sillamae përmes ujërave territoriale ruse është krijuar sipas një marrëveshjeje midis Estonisë, Finlandës dhe Rusisë për të shmangur cekëtinat në ujërat estoneze, tha administrata.
Administrata vijoi më tej duke thënë se anijet që lundrojnë drejt dhe jashtë portit tani do të udhëhiqen përmes ujërave territoriale estoneze.
Të enjten, Estonia tha se Rusia kishte dërguar një avion luftarak në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Detin Baltik, pas një përpjekjeje për të ndaluar një tanker me destinacion Rusinë, që mendohet të jetë pjesë e një të ashtuquajture “flotë në hije” të përdorur nga Moska për të shmangur sanksionet. -

Llangozi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar që në fushatë, askush nuk po ndërhyn
Avokati Arben Llangozi, ka ngritur akuza të forta ndaj mënyrës sesi janë administruar zgjedhjet dhe neglizhenca e organeve të drejtësisë ndaj denoncime të kryera.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Llangozi tha se një nga shqetësimet kryesore është mungesa e transparencës në numërimin e votave të diasporës, ku ato nuk janë llogaritur siç duhet, ndërsa ka paralajmëruar më herët se administrata shtetërore kryente fushata zgjedhore në BE.
Arben Llangozi: Votat e diasporës ne thuajse nuk i pamë fare. Ato u numëruan në vend tjetër, nuk është se u numëruan në qytetin e Beratit dhe nuk janë llogaritur në qytet se kujt kandidat apo parti i përkasin. Kështu që jemi në një lloj dileme se nuk kemi asnjë ide se kujt i përkasin.
Unë e kam paralajmëruar edhe pranë jush, që në fillimet e fushatës që administrata shqiptare largohej dhe kryenin fushata jashtë Shqipërisë. Dhe e kam paralajmëruar, i kam bërë thirrje organeve të akuzës që të hetojnë administratën shtetërore për mënyrën sesi ata i përdorin vartësit e tyre dhe të merren masa parandaluese, gjë që nuk ka ndodhur. Dhe nuk është se ka filluar manipulimi i zgjedhjeve tani. Ato kanë filluar gjashtë muaj më përpara, ku administrata çdo fundjavë, ditë pune, ditë të premte largohej nga Shqipëria dhe kryente fushatë në vendet e Bashkimit Evropian. Dhe kjo ka qenë e rëndë. Deri më sot nuk është se është marrë ndonjë masë, nuk është se ka filluar ndonjë hetim, ndonjë procedim penal për këto detaje.
Pra, që këtu ka filluar manipulimi dhe më tej, SYRI TV që unë e kam ndjekur hap pas hapi, ka denoncuar rast pas rasti çdo lloj vjedhje, manipulimi apo çdo lloj kolonie të Partisë Socialiste për mënyrën sesi po i diktonin zgjedhjet. Dhe deri sot, ne nuk është se kemi ndonjë arrestim në flagrancë. Ajo që më bëri përshtypje, në Fier u arrestua babai i një kandidates dhe SPAK-u doli me njoftim zyrtar duke thënë se kishte 40 ditë që blinte vota një kandidat dhe e arrestuan vetëm ditën e numërimit të votave. Dhe kjo tregon që Prokuroria e Posaçme nuk ka kryer veprimet e duhura.
-

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para në këmbim të votave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i bën thirrje SPAK-ut që të marr masa.
“Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK!
Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë!
Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike.
Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korrupsionit.
Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do përpiqen ta bëjnë dhe nesër gjate votimit. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre.
E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hienat e natës”, shkruhej në postimin e tij. -

“Administrata e bashkisë, po shpërndan para dhe intimidon votuesit”/ Kandidati i PD Enton Çaçani, denoncon blerje…
Një denoncim, është bërë nga Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kolonjë, Enton Çaçani, duke akuzuar administratën vendore për përfshirje në blerje votash dhe presion mbi qytetarët në prag të zgjedhjeve.
Sipas tij, janë bërë përpjekje për të nxjerrë fletët e votimit nga Qendrat e Votimit dhe ka plan për manipulim të procesit edhe gjatë ditës së votimit. Përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, Çaçani i bën thirrje urgjente Task-Forcës së SPAK dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse për të ndërhyrë menjëherë dhe për të ndalur, siç e cilëson ai, “krimin elektoral që po ndodh në terren”.
“Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK! Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë! Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike. Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korupsionit’, tha Çaçani.
‘Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do perpiqen ta bejne dhe neser gjate votimit, keshtu i kane planet. I dime te gjitha. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre. E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hijenat e nates’, tha ai. -

Deportime drejt një zone lufte? Lëvizja e Trump që ka alarmuar botën, emigrantët mund të dërgohen në “ferrin” libian
Administrata Trump raportohet se po përgatitet të deportojë një grup emigrantësh drejt Libisë, pavarësisht kushteve të rënda dhe të rrezikshme që dokumentohen prej vitesh në vend.
Lajmi është publikuar fillimisht nga Reuters dhe New York Times, të cilat citojnë zyrtarë anonimë amerikanë që pretendojnë se deportimet mund të ndodhin brenda javës.
Ndonëse qeveria e përkohshme e Libisë i ka mohuar raportimet, zyrtarët amerikanë thonë se disa individë – kombësitë e të cilëve mbeten të panjohura – mund të fluturojnë drejt këtij vendi të Afrikës së Veriut që të mërkurën. Megjithatë, planet mbeten të ndryshueshme.
Ky vendim i mundshëm ka shkaktuar reagime të ashpra nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe ekspertë të imigracionit. Libia është prej kohësh një pikë e rrezikshme tranziti për emigrantët që kërkojnë të arrijnë në Evropë, me raporte të shumta për trafikim njerëzor, dhunë seksuale, torturë dhe skllavëri.
Sarah Leah Whitson, drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Democracy for the Arab World Now” (DAWN), reagoi ashpër përmes rrjetit X (ish-Twitter): “Migrantët janë trafikuar, torturuar dhe shpërblyer në Libi prej vitesh. Vendi është në luftë civile. Nuk është një vend i sigurt për të dërguar askënd.”
Aaron Reichlin-Melnick nga Këshilli Amerikan i Imigracionit ndau një fotografi të një qendre paraburgimi në Libi, duke shkruar: “Mos e largoni shikimin. Kështu duken qendrat e paraburgimit të migrantëve në Libi. Kjo është ajo që po bën Trump.”
Ai shtoi se organizata Amnesty International i ka cilësuar këto vende si “ferr”, me rrahje të zakonshme dhe dhunë seksuale të përhapur.
Departamenti i Mbrojtjes, Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë e tjera qeveritare nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi raportimet. Kjo lëvizje vjen ndërsa administrata Trump po zgjerohet në marrëveshje për deportime drejt vendeve të treta si Angola, Benini, Eswatini, Moldavia dhe Ruanda. Më parë, të paktën 238 emigrantë venezuelas janë deportuar drejt një burgu në El Salvador.
Lajmi ka shqetësuar edhe organizatat që veprojnë në Mesdheun Qendror, të cilat paralajmërojnë prej kohësh për kushtet çnjerëzore në qendrat e paraburgimit në Libi. Sipas tyre, qeveritë perëndimore, përfshirë ato evropiane, janë bashkëpërgjegjëse për trajtimin çnjerëzor të emigrantëve, përmes bashkëpunimeve me autoritetet libiane.Top Channel
-

VIDEO/ Spaho: Kemi dokumentuar çdo shkelje të dhe tjetërsim të votës së qytetarëve
Kandidati për deputet i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Korçës, Edmond Spaho gjatë një intervistë në ‘A Show’ u shpreh se, është punuar shumë këto kohë për të prezantuar programin politik dhe ekonomik të PD.
Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta në SYRI TV, Spaho u shpreh, se njëkohësisht janë dokumentuar të gjitha shkeljet e bëra nga administrata shtetërore dhe lokale.
‘Unë nuk shoh ndonjë detyrë tjetër nga administrata aktuale, përveç asaj që ti japë avantazh PS-së si në zgjedhje vendore dhe parlamentare.
Në zonën elektorale ku operoj, shikoj se administrata është e angazhuar pavarësisht se çfarë thonë ligjet.
Administrata e bashkisë Maliq, pa pasur frikë fare mblidhen dhe punojnë si shtab elektoral dhe këto i hedhin edhe në rrjetet sociale ku krenohen për PS-në.
Në mes të ditës në bashkinë Maliq, kam konstatuar punonjës të administratës duke shpërndarë miell dhe ky miell jepet në këmbim të votës.
Kemi bërë denoncime si në prokurorinë e Korçës dhe në SPAK.
Kemi punuar në dy drejtime. Jo vetëm në prezantimin e programit të PD-së për Shqipërinë Madhështore, por nga ana tjetër kemi dokumentuar edhe të gjitha shkeljet që vihen re nga partia në pushtet për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.
Të gjitha ndërhyrjet në këtë periudhë janë dokumentar dhe i kemi depozituar në prokurori dhe SPAK, edhe pse kam besim.
Por këto do të shërbejnë për të krijuar dosje që nesër ti denoncojmë në organizmat ndërkombëtare, si në OSBE-ODIHR.
Në një farë mënyre e gjithë kjo punë që po bëjmë është e institucionalizuar që të mos na ndodhë historia e vitit 2021, ku dokumentimi i shkeljeve dhe manipulimit të zgjedhësve, linte shumë për të dëshiruar’, tha ndër të tjera Edmond Spaho në SYRI TV.
-

‘Administrata shtetit nuk është me Ramën’, Maliqi: Jemi më të motivuar se kurrë, Beratin e fiton opozita…
I ftuar në edicionin e lajme në Syri tv ka qenë Lefter Maliqi Kandidat i opozitës në qarkun e Beratit
Ai ka folur ne studio me Bled Markun për fushatën e PD-ASHM, 8 ditë para verdiktit të 11 majit.
Lefter Maliqi: Sapo mbërrita nga Berati. Jemi më të motivuar se kurrë. Presim mitingun madhështor ditën e martë me liderin Berisha, ku i bindur totalisht për të patur një fitore 4-3 për opozitën e bashkuar në qarkun e Beratit.
Në rastin konkret jemi në një koalicion të madh ku të gjithë forcat e opozitës janë me PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Tani jemi në koalicon dhe të mos harrojmë Skrapari i zotit Meta del forcë e parë. Por edhe në Kuçovë po ashtu.
Po bëhet një punë shumë e madhe në terren dhe besoj që do të dalim 4, me 3 për opozitën.
Fryma është në rritje dhe unë kam besim që kjo do të ndodhë, është java e fundit e natën do ta bëjmë ditë.
Në qarkun e Beratit janë marrë të gjithë masat. Unë këtë gjë e provova edhe më Çuçin e familjes, drejtorin e operacionales me banditë, oligarkë në Kuçovë dhe ngrita grupe patrullimi. Ne nga dita e mërkurë e në vazhim, në do të kemi grupe patrullimi edhe natën. Nuk do ti lëmë.
Por të jeni të bindur se edhe administrata shtetit nuk është më me Ramën. Pjesa më e madhe. Sepse i shikoj kur venë. Venë me detyrim. I shikoj kur me çojnë mesazhe se skami çfarë bejmë, na detrojnë…
-

Administrata në shërbim të pushtetit’/ Gjoni: S’do lejojmë vjedhjen e zgjedhjeve si më 2021-2023, kemi skeduar ‘hajdutët’ e votave
Administrata në shërbim të pushtetit’/ Gjoni: S’do lejojmë vjedhjen e zgjedhjeve si më 2021-2023, kemi skeduar ‘hajdutët’ e votave
Me një eksperiencë të gjatë në fushën e gjyqësorit, Gjin Gjoni ka vendosur t’u prezantohet ndryshe qytetarëve në Qarkun e Lezhës, duke garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në siglën e PD dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në Syri Tv, Gjin Gjoni ndau eksperiencën e tij në këtë fushatë elektorale, duke shtuar se ajo ka një kontrast të fortë me atë të gjyqësorit.
‘Është një marrëdhënie e drejtpërdrejtë me publikun dhe qytetarin’, shprehet kandidati demokrat në intervistën e tij me Krastën.
Gjoni ngriti shqetësimin se si administrata publike, jo vetëm ajo qendrore, por dhe lokale, është vënë në dispozicion të partisë në pushtet për parlamentaret e 11 majit.
Kandidati demokrat, e konsideron Qarkun e Lezhës, kryesisht një qark të qetë dhe pa probleme me personazhe të botës së krimit, ndonëse frika për pjesëmarrje të elementëve të tillë, mund të ndodhë në 10 ditëshin e fundit të fushatës.
Por për këtë , Gjoni dha garancinë për paprekshmërinë e votës dhe intimidimit të votuesve, përmes grupeve të monitorimit të ngritura nga shtabet e PD në terren, për të shmangur vjedhjen e votës në Lezhës dhe për të mos u përsëritur skenarët e zgjedhjeve të 2021-2023, për të cilat thotë se ka informacion të detajuar të personave që janë përfshirë në krim elektoral.
Është hera e parë që shkon në këtë nivel e fushatë. Është ndryshe nga fushatat e gjyqësorit. Marrëdhënia është e drejtpërdrejtë me publikun. Pushteti i sotëm dhe administrate publike është vënë në shërbim të zgjedhjeve. Të gjithë fushatën e kam bazuar në marrëdhënien me njerëzit nga ora 08.00-00.00.
Reagimi i administratës, ka një angazhim. Ka informacione të sigurta që administrata merret me zor në takimet që Rama organizon në Qarkun e Lezhës apo kandidatët për deputetë. Më thonin që kanë nisur nga Puka 3-4 autobusa, mjekë e administrata që sheshi të dukej plot. Besoj e shpresoj që këta njerëz s’do e votojnë në zgjedhjet e përgjithshme.
Lezha është unike në të gjithë vendin. Është në raportet 4-3, në filzofinë dhe fizionominë e saj është e djathtë. Zyrtarët e PD kanë bërë gabime të mëdha, po pavarësisht kësaj, e kanë reflektuar në zgjedhje.
Është një raport ndryshe, unë lëviz në çdo cep të Lezhës e s’kam pasur konfrontime me njerëz të krimit. Edhe për shkak të funksionit që kam pasur, i kam kaluar nëpër duar eksponentë të krimit, në Lezhë s’janë shfaqur. Se di për 10 ditëshin e fundit, po thonë që në këtë periudhë nis konfrontimi.
Gjatë gjithë fushatës kam informacione të detajuar që kanë blerë zgjedhjet 2021-2023. U kam kërkuar njerëzve të evidentojnë me foto, dokumentim real që të shkojnë me prova para drejtësisë apo organeve që janë përgjegjëse për monitorimin e zgjedhjeve, monitorimi i QV. Në Lezhë ndryshohen zgjedhjet në 2-3 ditët e fundit, përmes presioneve.
Kemi ngritur grupe monitorimi, edhe nga dita e nesërme 50-70 veta në një zonë, për të monitoruar njerëzit që merren me shitblerje vote. Do jemi të ashpër me këdo që tenton të prekë a vendosë duart në zgjedhje. E papranueshme të diskutojmë sot për zgjedhje të lira e të ndershme. Në Kosovë standardi i zgjedhjeve është pranuar nga ndërkombëtarët e partitë s’kanë kundërshtim për rezultatin zgjedhor.
Grupet janë të ndara, në militant e sado t’u shpjegosh, ka njerëz që e refuzojnë programin e PD pasi janë të bindur për PS. Pjesa gri që ka një lloj entuziazmi, kushdo që ta marrë vetëm këta të ikin. Ka një lloj optimizmi, pjesa më e prekur është shpopullimi në masë. Ka banesa me drita të fikura. 300-400 banesa që kanë security që i ruajnë, pasi s’ka njeri brenda.
Është kërkesë immediate e bazës, që të sjellin ndryshimin. Ka nga ata që i sqarojmë me detaje, program i PD më i miri në 35 vjet, ndërhyn në çdo kategori. Pensionistët kanë kureshtje. Jemi në monitorim total që njerëzit të mos intimidohen e të mos jenë nën presion. Vlerësoj çdo votë ndaj meje, shkon edhe votë për PD.
