Tag: ademola

  • Ademola Lookman me destinacion të ri, gati transferimi tek ekipi “jo elitar” që ka pretendime të mëdha këtë sezon

    Ademola Lookman me destinacion të ri, gati transferimi tek ekipi “jo elitar” që ka pretendime të mëdha këtë sezon

    18 Nëntor 2025

    18:14

    Telesport

    Pasi ishtë shumë afër largimit nga Atalanta në merkaton e verës, por në fund u detyrua të qëndronte te bergamaskët, Ademola Lookman duket se do të largohet njëherë e mirë gjatë merkatos së janarit.
    Fabrizio Romano raporton se destinacioni i ri i sulmuesit nigerian do të jetë Galatasaray, por klubi turk nuk është i vetmi që interesohet për 28-vjeçarin.
    Galatasaray e sheh nigerianin si një lëvizje ideale për të forcuar akoma edhe më shumë sulmin dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave për këtë sezon. Klubi turk transferoi për 75 milionë euro verën e fundit Victor Osimhen, duke treguar që ka ambicie të mëdha. Ndërsa në merkaton e janarit synimi i madh është një tjetër yll nigerian si Ademola Lookman.
    Edhe pse nuk bën pjesë në kampionatet elitare, Galatasaray ka synime të qarta këtë sezon, ku përveç titullit kampion në Turqi, synon edhe suksesin në Europë.

  • Nuk ka më vend për Lookman tek Atalanta, gati transferimi në Madrid për 60 milionë euro

    Nuk ka më vend për Lookman tek Atalanta, gati transferimi në Madrid për 60 milionë euro

    11 Nëntor 2025

    20:01

    Telesport

    Ademola Lookman ishte një nga personazhet kryesore të merkatos së fundit, por pavarësisht gjithçkaje që ndodhi, nigeriani qëndroi tek Atalanta, edhe pse pa dëshirën e tij.
    Sulmuesi me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së janarit. Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid interesohet seriozisht për nigerianin dhe është gati të paguajë 60 milionë euro për kartonin e tij, shifër brenda pritshmërive të Atalantës.
    “Colchoneros” po kërkojnë një sulmues të gjithanshëm, i aftë të luajë si në krah ashtu edhe në qendër, dhe Ademola Lookman duket se është profili i duhur që ata po kërkojnë. Në anën tjetër, lojtari nuk ka më vend tek Atalanta dhe po pret janarin për t’u larguar njëherë e mirë.
    Për nigerianin interesohet edhe Tottenham, por deri tani pista më konkrete është ajo e Atletico Madridit.

  • Ademola Lookman ndryshon mendje nga “halli”, nigeriani bën prapakthehu dhe tani pret ftesën e Atalantës

    Ademola Lookman ndryshon mendje nga “halli”, nigeriani bën prapakthehu dhe tani pret ftesën e Atalantës

    10 Shtator 2025

    18:26

    Telesport

    Ademola Lookman ka qenë padyshim një nga “telenovelat” kryesore të merkatos së verës së kaluar. Nigeriani kërkoi largimin nga Atalanta dhe arriti marrëveshjen personale me Interin, por oferta e zikaltërve nuk u pranua nga klubi bergamask.
    Lojtari vendosi të fshijë çdo kujtim nga klubi duke hequr të gjitha postimet nga rrjetet sociale. Në dy javët e para të Serie A, nigeriani nuk është ftuar nga Atalanta, ndërsa për habinë e të gjithëve ai është futur në listën e lojtarëve për Champions League.
    Mediat italiane raportojnë se pas përfundimit të angazhimit me ekipin kombëtar, Lookman ka vendosur të rikthehet në stërvitje me Atalantën dhe tani pret të ftohet për ndeshjen e fundjavës.
    Mesa duket mes lojtarit dhe klubit ka më në fund “paqe”, e detyruar nga rrethanat për të dy palët.

  • Galatasaray do të përdorë taktikën që ndoqi me Osimhen për të nënshkruar me Lookman

    Galatasaray do të përdorë taktikën që ndoqi me Osimhen për të nënshkruar me Lookman

    Ademola Lookman ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato verore. Sulmuesi nigerian gjeti gjuhën e përbashkët për kushtet personale me Interin, por oferta e klubit zikatër për të disatën herë nuk u pranua nga Atalanta.
    Edhe pse më pas ka pasur interes edhe nga klube të tjera si Bayern, Tottenham, Arsenal etj, Ademola Lookman vazhdon të jetë lojtar i Atalantës, kur duhen edhe pak minuta nga mbyllja zyrtare e afatit të merkatos verore.
    Megjithatë, e ardhmja e Lookman pritet të jetë në Stamboll, aty ku merkato mbyllet më 12 shtator. Galatasaray duket se do ëprdorë të njëjtën taktikë që ndoqi vjet me Victor Osimhen, të cilin këtë merkato e transferoi në formë përfundimtare për 75 milionë euro.
    Ndërsa klubet e Serie A nuk do të jenë në gjendje të transferojnë lojtarë (përveç agjentëve të lirë) pas mbrëmjes së së hënës, ato do të jenë ende në gjendje të shesin lojtarë në vendet në të cilat ende nuk është mbyllur merkato dhe një nga këto është Turqia.
    Ditën e fundit të merkatos së vitit të kaluar, Osimhen ishte mes Chelsea dhe Al-Ahli, por në fund nuk u transferua tek asnjë nga këto dy ekipe, të cilat nuk ranë dakord me kushtet e Napolit. Edhe pse në Serie A u mbyll merkato, Galatasaray gjeti gjuhën e përbashkët me Napolin për huazimin e Osimhen për një sezon dhe më pas e bleu përfundimisht. Këtë taktikë, ekipi turk pritet ta përdorë edhe në rastin e Ademola Lookman. Nëse nuk bie dakord me Atalantën për shifrën e kërkuar 50 milionë euro, Galatasaray do të kërkojë huazimin e sulmuesit nigerian me të drejtë ose detyrim blerje në verën e ardhshme.

  • Atalanta merr katër gola, Lukman me pushime në…Portugali

    Atalanta merr katër gola, Lukman me pushime në…Portugali

    Atalanta po shfaq disa probleme në organizimin e ri sezonal ku çështja “Lukman” mbetet më e ndezur se kurrë. Dje në miqësore ajo u thye keq nga Këlni. Në tokën gjermane, skuadra bergamaske u mund 4-0.

    Situata e Ademola LukmanNdërkohë, problemet e krijuara midis klubit bergamask dhe sulmuesit Ademola Lukman vazhdojnë. Lojtari ka të ngjarë të jetë me pushime në Portugali dhe nuk ka gjasa të rishqyrtojë vendimin e tij i cili nuk do qëndrimin në tej në Bergamo.

    Ndërkohë, Atalanta po pret oferta të mëtejshme nga Interi, por nuk është e gatshme të bëjë ndonjë angazhim konkret. Saga vazhdon, dhe java e ardhshme mund të jetë vendimtare në përcaktimin e së ardhmes së sulmuesit nigerian për të cilin është i interesuar dhe Arsenal.

    Sakaq pas pak (në orën 10:30) Atalanta do të zhvillojë testin e radhës. Këtë herë përballë do të ketë ekipin e ligës së dytë të Kroacisë NK Opatija./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Inter “lodhet” me Atalantën për Lookman, gati oferta për yllin e Chelsea-s

    Inter “lodhet” me Atalantën për Lookman, gati oferta për yllin e Chelsea-s

    2 Gusht 2025

    18:38

    Telesport

    Edhe pse oferta e fundit e Interit në drejtim të Atalantës për Ademola Lookman ishte plot 45 milionë euro, sërish u refuzua nga klubi bergamask. Duke parë rezistencën e Atalantës, Inter duket se ka hequr dorë nga Ademola Lookman dhe ka rikthyer interesimin për Christopher Nkunku, sulmuesin e Chelsea-s, të cilin e ka kërkuar edhe më parë.
    “Calciomercato.com” raporton se sulmuesi francez është momentalisht prioriteti kryesor i drejtuesve zikaltër. Pengesa e vetme në këtë rast është paga e Nkunku. Francezi paguhet 6.5 milionë euro në sezon, ndërsa Inter kishte rënë dakord me Ademola Lookman për një pagë 4.5 milionë euro në sezon.
    Në anën tjetër, Chelsea është e gatshme të lejojë largimin e francezit për një shifër 30-35 milionë euro. Po ashtu nuk përjashtohet as mundësia e huazimit me të drejtë blerjeje.

  • Percassi për Lookman: Dëshiron të largohet, por vendosim ne se si dhe kur…

    Percassi për Lookman: Dëshiron të largohet, por vendosim ne se si dhe kur…

    Luca Percassi, administrator i deleguar i Atalantës, del hapur për çështjen Ademola Lookman: “Ademola ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u larguar, nuk është ndonjë sekret. Në të gjitha planet tona ai ishte lojtari që do të largohej, sepse një shitje në vit është pjesë e filozofisë sonë. Sidoqoftë, merkatoja sjell gjithmonë surpriza dhe e dini mirë çfarë ndodhi me Retegui.
    Edhe për Ademola, pavarësisht shumë interesimeve, nuk kishte pasur asgjë konkrete. Të paktën deri të martën, kur erdhi oferta e Interit, një klub me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyera. E takova Marotta në mbledhjen e Lega, jemi miq dhe këto ditë do ta vlerësojmë me qetësi ofertën. Gjithsesi, kohët dhe kushtet e largimit nga Atalanta i vendosim vetëm ne”.
    Traktativa është në një pikë të mundshme kthese. Interi ka ofruar 42 milionë euro, me 3 milionë të tjera në formë bonusesh, që mund ta çojnë shifrën totale në 45 milionë. Propozim i rëndësishëm, edhe pse nuk arrin 50 milionët që Atalanta ka kërkuar deri tani për ta lënë të lirë yllin e saj. Me lojtarin ka një marrëveshje parimore për ta lehtësuar largimin, por vetëm me kushtet që klubi bergamask përcakton.
    Ndërkohë, Interi dhe Lookman kanë gjetur akord të përgjithshëm për një kontratë 4-vjeçare me pagë prej 4 deri 4.5 milionë euro në sezon, më shumë se dyfishi i 1.8 milionëve që përfiton aktualisht tek Atalanta.