Tag: ademi

  • Xhelal Ademi: S’di pse s’duam të harrohemi…

    Xhelal Ademi: S’di pse s’duam të harrohemi…

    Xhelal Ademi

    Nga Xhelal  AdemiAh… nuk ndjen që kaloi moti e ne mbetëm të harruarA s’kupton sa vrunduj loti kemi fshirë me katër duar!?Duke ecur udhë e skuta, nëpër therra jemi ndryrëKemi hequr nëpër shputa xhembat që na kishin hyrë!

    Dhe tutje sërish më këmbë kemi nisur rrugë të gjataKemi folur nëpër dhëmbë që t’mos na grabiste nataÇaste mallesh e të bëra që i dinim vetëm neQë si çmonim veç si gjëra që kot erdhën përmbi dhe.

    Por tani a thua vallë, si arritën netë të vonaRa tërmeti njëzet ballë që përmbysi ndjenjat tona?!Apo hyrëm në llogore, nisëm luftën kot së kotiJo me pushkë e bomba dore por me disa predha loti!

    Pastaj n’xham kur bie terri, hapim arkat me kujtimeLe të shkojë në djall sherri themi heshtur me psherëtime!Dhe barisim tufa reje, hëna çelet për çudi!Hija jote nis drejt meje… hija ime vjen tek ti…

    ObserverKult

    Foto: Divulgação

    Lexo edhe:

    VINICIUS DE MORAES: KUSH E PAGUAN VARRIMIN NËSE VDES NGA DASHURIA?

    Nga Vinicius de Moraes

    Kush do ta paguajë varrimin dhe luletNëse nga dashuria do të vdes?Kush pra, mes miqve, më mikuKa për të hyrë në arkivol krah meje?Kush, në funeralin timDo të thotë për mua: – Keq një mize s’i bëri kurrë…Kush, i dehur tapë, do të qajë me zë të lartëNgaqë asgjë s’do të më ketë sjellë?Kush do të vijë të zhbëjë petaletNë varrin tim prej poeti?Kush do të hedhë druajtshëmPërtokë një farë të imët?Kush do ta ngrejë vështrimin tinëzisht

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Besoj se drejtësia do të triumfojë”/ Protesta e bashkuar, flet Ademi: Shqiptarët të unifikuar

    “Besoj se drejtësia do të triumfojë”/ Protesta e bashkuar, flet Ademi: Shqiptarët të unifikuar

    Historiani Haxhi Ademi i ftuar në një studio televizive, deklaroi se sot “Tirana i bashkoi të gjithë” në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    “Shteti amë shqiptar tregoi që është në mbështetje të vlerave kombëtare. Tirana bashkoi të gjithë, pa dallim politik dhe u bë simbol i bashkimit”, tha Ademi.
    “Zakonisht, debatet historike i bëjmë vetëm në përvjetorët e pavarësisë. Përtej kësaj, vëmendjen kryesore e merr showbiz-i dhe të rinjtë nuk informohen për proceset historike nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar në tërësi. Shteti shqiptar ka luajtur rol kryesor në përpjekjen që Kosova të fitonte fillimisht të drejtat e mohuara nga regjimi serb. Në fazën e luftës, shteti shqiptar argumentoi para ndërkombëtarëve se si të drejtat e shqiptarëve mohoheshin nga Serbia. Tani, unë vlerësoj se duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi debateve rreth historisë. UÇK-ja në asnjë rast nuk ka të dhëna që ka bërë krime. Në Kosovë janë vrarë mbi 10 000 civilë të vrarë, ndërsa në anën tjetër kemi 300-400 civilë të vrarë me etni serbe”, shtoi historiani.
    “Gjykata Speciale është një gjykatë e njëanshme, që nuk duhej të formohej. Duhej të kishte një gjykatë për krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Përtej kësaj, faktori ndërkombëtar dhe serbët me dëshmitë e tyre të rreme bëjnë përpjekje për të pasqyruar që UÇK-ja ka kryer krime ndaj serbëve. Besoj se drejtësia do të triumfojë, por shikoj se në proces ka shkelje të rregullave. Prandaj dhe ka protesta. Ka shkelje të të drejtave të të burgosurve”, theksoi më tej Ademi. (A2 Televizion)

  • “Ishin të armatosur”/ Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës sulmohet nga disa persona, ja detajet e para

    “Ishin të armatosur”/ Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës sulmohet nga disa persona, ja detajet e para

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi është sulmuar fizikisht nga disa persona. Ademi ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur më 12 tetor teksa personat e përfshirë në sulm kanë tentuar ta nxjerrin nga makina.
    Ai ka bërë me dije se ngjarjen e ka denoncuar në polici. Ademi pretendon se rivali i tij politik Qazim Rrahmani me disa persona të tjerë e kanë sulmuar. Ai shton se personat kanë qenë të armatosur.
    “Kam qenë në shtab, njerëzit e mi kanë qenë në terren. Kam dalë prej veturës për të marrë gruan. Ata kanë tentuar me dhunë të më nxjerrin prej veturës. Qazim Rrahmani, Sylejman, Benjamin, Irfan, Enis Rrahmani dhe Agim Rrahmani.
    Kur kam dalë prej veturës më kanë sulmuar. Rasti është paraqitur në Polici. Kanë qenë edhe të armatosur. Arsyeja e sulmit ka qenë se ne kemi qenë më përpara me vota”, tha ai.

  • Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

    Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

    Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur dje në Elbasan, ku shoferi i prokurorit të SPAK dhe njëherazi gardisti, Mateo Ademi, kërcënoi me armë efektivin e Policisë Rrugore, Besmir Likaj.
    Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimit të tij, oficeri Likaj u sinjalizua nga Ademi për të ndaluar mjetin. Në këtë moment, Ademi përdori fjalor kërcënues dhe mbante në brez një armë zjarri tip pistoletë, duke shkaktuar ndjesinë e intimidimit.
    Njoftimi i Policisë:
    Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje paradite , ku është përfshirë  Besmir Likaj, Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan dhe shtetasi Mateo Ademi, punonjës i Gardës së Republikës dhe njëherazi shofer i një prokurori të SPAK, sqarojmë si më poshtë:
    Punonjësi i policisë rrugore Besmir Likaj ka qenë duke ushtruar patrullim në vijim të detyrës së tij, përgjatë segmentit rrugor nga rrethi i 1 Majit deri te rrethi i Postës, në Tiranë. Në momentin që ai ndodhej pranë rrethit të Postës, është sinjalizuar nga shtetasi Mateo Ademi të ndalonte mjetin.
    Oficeri Likaj ka ndaluar mjetin dhe, menjëherë pas kësaj është përballur me një komunikim verbal kërcënues nga ana e Ademit, i cili dyshohet të ketë përdorur fjalor kanosës.
    Sipas deklarimeve dhe pamjeve filmike të qarkulluara në rrjetet sociale, Mateo Ademi ishte i veshur me të zeza dhe mbante në brez, në krahun e djathtë, një armë zjarri (pistoletë), e cila ishte e dukshme dhe e pambuluar gjë që ka krijuar ndjesinë e intimidimit dhe përshkallëzimit të situatës.
    Nga materiali filmik i publikuar në rrjete sociale dallohet qartë se oficeri Besmir Likaj është distancuar nga çdo sjellje konfliktuale apo provokim, duke ruajtur profesionalizmin në ushtrimin e detyrës së tij.
    Ngjarja është në ndjekje nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka marrë në administrim të gjithë dokumentacionin përkatës, përfshirë edhe deklaratat e palëve dhe materialin video. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për transparencë të plotë dhe zbatim të ligjit për çdo person, pavarësisht funksionit apo pozicionit të tij.

  • ‘E ofendoi’! Shoferi i SPAK kërcënoi shefin e rrugores së Elbasanit, DETAJE: Gradisti me armë në brez

    ‘E ofendoi’! Shoferi i SPAK kërcënoi shefin e rrugores së Elbasanit, DETAJE: Gradisti me armë në brez

    FOTO ILUSTRUESE

    Njoftimi i policisë Elbasan:
    Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje paradite , ku është përfshirë Besmir Likaj, Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan dhe shtetasi Mateo Ademi, punonjës i Gardës së Republikës dhe njëherazi shofer i një prokurori të SPAK, sqarojmë si më poshtë:
    Punonjësi i policisë rrugore Besmir Likaj ka qenë duke ushtruar patrullim në vijim të detyrës së tij, përgjatë segmentit rrugor nga rrethi i 1 Majit deri te rrethi i Postës, në Tiranë. Në momentin që ai ndodhej pranë rrethit të Postës, është sinjalizuar nga shtetasi Mateo Ademi të ndalonte mjetin.
    Oficeri Likaj ka ndaluar mjetin dhe, menjëherë pas kësaj është përballur me një komunikim verbal kërcënues nga ana e Ademit, i cili dyshohet të ketë përdorur fjalor kanosës.
    Sipas deklarimeve dhe pamjeve filmike të qarkulluara në rrjetet sociale, Mateo Ademi ishte i veshur me të zeza dhe mbante në brez, në krahun e djathtë, një armë zjarri (pistoletë), e cila ishte e dukshme dhe e pambuluar gjë që ka krijuar ndjesinë e intimidimit dhe përshkallëzimit të situatës.
    Nga materiali filmik i publikuar në rrjete sociale dallohet qartë se oficeri Besmir Likaj është distancuar nga çdo sjellje konfliktuale apo provokim, duke ruajtur profesionalizmin në ushtrimin e detyrës së tij.
    Ngjarja është në ndjekje nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka marrë në administrim të gjithë dokumentacionin përkatës, përfshirë edhe deklaratat e palëve dhe materialin video.
    Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për transparencë të plotë dhe zbatim të ligjit për çdo person, pavarësisht funksionit apo pozicionit të tij.

  • “Ajo tha po”/ Melinda Ademi merr propozimin për martesë

    “Ajo tha po”/ Melinda Ademi merr propozimin për martesë

    Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me fansat një nga momentet më të lumtura të jetës së saj personale. Artistja, e cila prej kohësh komentohet jo vetëm për karrierën muzikore por edhe për jetën private, ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri.
    Nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetet sociale, Melinda publikoi disa imazhe ku shfaqet unaza e fejesës, teksa në prapaskenë ndriçon mbishkrimi romantik “Will You Marry Me?”, që i jep momentit një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme.
    Çifti, i cili kohët e fundit ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për historinë e tyre të dashurisë, duket se ka hedhur hapin më të rëndësishëm drejt kurorëzimit të lidhjes. Në fotografitë e shpërndara, vëmendjen e merr unaza elegante me një gur të madh, që i shton më shumë magji këtij kapitulli të ri në jetën e artistes.
    Edhe pse marrëdhënia e tyre është mbajtur kryesisht private dhe larg syrit të publikut, Melinda dhe Graniti vendosën ta zyrtarizojnë historinë e tyre vetëm këtë vit. Lajmi për fejesën ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj, të cilët kanë përgëzuar çiftin për këtë hap të rëndësishëm, duke u uruar jetë të lumtur dhe plot dashuri.

  • Ademi për mediat zvicerane: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës

    Ademi për mediat zvicerane: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës

    4 Shtator 2025

    13:27

    Alfred Lleshi

    Agim Ademi foli për “Blick” përpara ndeshjes së kualifikuese të Botërorit mes Zvicrës dhe Kosovës, duke sqaruar zgjedhjen e Leon Avdullahut për të përfaqësuar dardanët: “Zvicra nuk ka pse të ketë frikë prej nesh, jemi miq. Në fund, në futboll fiton ai që merr rezultatin pozitiv”.
    Lidhur me lojtarët me dy shtetësi, Ademi u shpreh: “Diaspora shqiptare në Zvicër është e fortë, ruan gjakun dhe rrënjët. I jemi mirënjohës Zvicrës që na ka pranuar, por askënd nuk e kemi detyruar të luajë për ne. Avdullahu vendosi me zemër”.
    Ai shtoi se projekti i Kosovës mbështetet te gjenerata e re mes 17-20 vjeç: “Leoni është i mençur, por mbi të gjitha ka ndjekur zemrën. Ne e shohim si lider për 10 vitet e ardhshme. Ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës”.

  • Arbër Abazi ortak me familjen Ademi në Kosovë dhe xhaxhanë ish-deputet kryeson garën për kullat tek “Asllan Rusi” – Dokumentat

    Arbër Abazi ortak me familjen Ademi në Kosovë dhe xhaxhanë ish-deputet kryeson garën për kullat tek “Asllan Rusi” – Dokumentat

    Kompania Alko Impex, dega në Shqipëri që ka si pronar Arbën Abazin, kryeson deri më tani garën për të ndërtuar kullat te trualli i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Sipas një dokumenti, Korporata e Investimeve Shqiptarë ka nxjerrë listën e firmave që morën pjesë në konkurs, ku vendin e parë e mban bashkimi i disa firmave që kryesohet nga Alko.
    Më shumë sesa meritokracia e pronarit Arbër Abazi, pikëzimi i Korporatës mund të jetë një shpagim për ish-deputetin Sadri Abazi. Por, ka dyshime se qeveria po i jep një projekt madhor edhe ortakut të familjes Ademi në Kosovë, e cila ditët e fundit është përfshirë në skandalin e aksioneve të Areoportit të Vlorës.

    Faksimile: Kompania Alko Impex në Kosovë ka si pronar z. Imer Ademi

    Kompania Alko Impex, dega në Shqipëri, është kompani e lidhur me një tjetër firmë mëmë në Kosovë me të njëjtin emër, në pronësi të Imer Ademit. Djali i këtij të fundit, Valon Ademi, është pronar i firmës 2A Group, e cila ishte ndërtuese dhe aksionere në Areoportin e Vlorës.
    Por, prej vitit 2013 kur Arbër Abazi mori aksionet nga Tabir Hysa, familja Ademi e ka nipin e ish-deputetit si një njeri të besuar. Madje i kanë “dhënë emrin” firmës, teksa e kanë emëruar Arbërin edhe si administrator i kompanisë në Shqipëri.

    Faksimile: Arbër Abazi u bë aksioner i firmës Alko Impex në vitin 2013

    Për koincidencë ose jo, Alko Impex, u ngrit në hierarkinë e firmave të ndërtimit pas vitit 2013, kohë në të cilën në pushtet erdhi Partia Socialiste. Xhaxhai i tij, Sadri Abazi, ka qenë deputet në disa legjislatura, teksa firma Alko merrte miliona euro nga tenderët e ndërtimit.
    Koha ka kaluar dhe Arbër Abazi, me idhje të forta në politikë por edhe nga pas familjen Ademi në Kosovë, vijon të fitojë tendera. Së fundmi, ai është renditur i pari për të marrë një supër truall në një nga zonat më te preferuara të Tiranës.
    Sipas dokumenteve, Korporata e Investimeve Shqiptare, ka nxjerrë pikëzimin e investimit “rijetëzimi i Pallatit të Lojërave me dorë ‘Asllan Rusi’, Tiranë”.
    “Projekt-idetë paraprake arkitekturore të dorëzuara nga të gjithë aplikantët në fazën e parë të procedurës u vlerësuan dhe renditën sipas listës së mëposhtme” thuhet në dokument. Kompania e parë në listë është “Alko Impex Construction”, e cila është kryesuese në një bashkim operatorësh të tjerë si “Kengo Kuma & Associates + Seiichi Saito + Buro Happold + Ida Vako + Dhimiter Papa + Ergys Krisiko”.
    Firma e dytë e listuar është “Trema Tech”, për të vijuar me të tretën që u rendit një BOE me në krye firmën “BAMI Holding”. Lista vijon me “BE-IS” e 4-ta dhe pas saj janë dy firma me pikë të njëjta “PROGEEN” dhe “TABI Construction”.
    E gjashta është projekti i firmave të kryesuara nga “Ales Construction”, e 7-ta është BOE me në krye “2T”, e teta “Atelier Alter Architects PLLC” dhe e nënta është “Artan Dumi PF” etj.
    “Sipas procedurës së përcaktuar, aplikantët e renditur në 5 vendet e para në procesin e vlerësimit të projekt-ideve paraprake arkitekturore, sipas renditjes së mësipërme, kualifikohen për të vijuar fazën e dytë të procedurës konkurruese” shkruan Korporata.
    Dhe, pas kalimit të afateve të ankimimit, Korporata do t’u dërgojë kandidatëve të kualifikuar ftesën për propozim, e cila përmban udhëzimet për kandidatët për ndjekjen e procedurës në fazën e dytë.
     

    Faksimile: Në truallin dhe Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të ndërtohen kulla

    Në dokumentet shoqëruese, Korporata e Investimeve Shqiptare, synon rijetëzimin e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”. Zona e konkursit është brenda pjesës së vijëzuar dhe përfshin ndërtesën aktuale të sporteve, por edhe pjesën e parkingut publik në pjesën ballore dhe parkingun që ka shërbyer për autobusët në pjesën pas tij.
    Sipas dokumentit përreth zonës së konkursit, ndodhen disa territore të tjera të cilat janë planifikuar që të rizhvillohen me funksione mikse dhe t’i nënshtrohen një procesi përmirësimi urban.
    “Arena duhet të ketë një kapacitet të certifikuar prej 6,000 spektatorësh. Sipërfaqja totale bruto e ndërtimit e vlerësuar është rreth 13,500 m², mbi tokë, pa përfshirë hapësirat e jashtme, si parkimet dhe sheshet”, thotë Korporata. Projekti parashikon një zhvillim me përdorim të përzier, kulla shumë funksionale me një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 26,500 m², pa përfshirë parkimin.
    /Vox News/

  • Lajmi për tentativën e grabitjes së aeroportit të Vlorës/ Reagon aksioneri tjetër, akuzon Pacollin për mashtrim

    Lajmi për tentativën e grabitjes së aeroportit të Vlorës/ Reagon aksioneri tjetër, akuzon Pacollin për mashtrim

    Sherri për aksionet e aeroportit të Vlorës tashmë është publik. Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pasollin për mashtrim. Përmes një reagimi në profilin social të kompanisë së tij 2A Group, Ademi i quan vendimet e Pacollit si një lojë të rrezikshme.

    “Ka njerëz që prej vitesh e quajnë zhvillim atë që në të vërtetë është vetëm mbulesë për mashtrim. Ato shiten si vendime, por në thelb janë një lojë e rrezikshme që nuk i reziston kohës. Ironia e madhe është se ata që kanë blerë gjithmonë besim, kujtojnë se mund ta blejnë dhe sot. Por është vetëm çështje kohe sepse një lojë kaq e rrezikshme nuk mund të vazhdojë gjatë” shkruan Valon Ademi në reagimin e tij.

    I kontaktuar nga Kapitali, zoti Ademi konfirmoi se reagimi i tij është përgjigje e drejtëpërdrejtë për Behgjet Pacollin dhe konfliktin për pronësinë e aeroportit të Vlorës.

    “Unë në reagimin tim kam dhënë përgjigje të drejtëpërdrejtë për të gjitha lajmet dhe insinuatat, që janë krijuar kohëve të fundit nga Behgjet Pacolli,” deklaroi Ademi.

    Tashmë çështja e konfliktit për pronësinë e aksioneve të aeroportit të Vlorës ka shpërthyer publikisht. Reagimi i Valon Ademit rrëzon përgënjeshtrimin që Behgjet Pacolli tentoi t’i bënte investigimit të Kapitalit duke e nxjerrë biznesmenin në mashtrim publik. Kapitali do të vazhdojë të publikojë të tjera detaje të kësaj dosje gjatë ditëve në vijim, e cila po shpërfaqet si një histori e madhe mashtrimi dhe një afere e madhe korruptive.

    Valon Ademi është pronari i 2A Group, që zotëron 2 për qind të aksioneve në koncesionin e aeroportit të Vlorës, ndërkohë që 98 për qind zotërohen nga Mabco e Pacollit./kapitali

  • Ky është shqiptari i pari dhe i vetmi gjeneral që e kishte mundur dhe poshtëruar Mlladiqin..

    Ky është shqiptari i pari dhe i vetmi gjeneral që e kishte mundur dhe poshtëruar Mlladiqin..

    Në shtator të vitin 1991 Mladic me makinerinë e tij luftarake ishte shumë afër cakut të vet, në periferi të Shibenikut – qytet në Kroaci.Mirëpo, aty e kishte pritur gjenerali Rrahim Ademi i cili komandonte mbrojtjen e Shibenikut.Ademi për Al Jazeera shpjegon se qëllimi i Mladiçit ishte ta ndajë Kroacinë në dy pjesë, në drejtim të Sinjit dhe Biogradit.

    Në atë rast do t’i ishin hapur rrugët e reja, sidomos në drejtim të Splitit dhe më tutje në jug, kështu që rënia e Shibenikut ishte çështje e gjithë Dalmacisë. Për këtë arsye konsideron se mbrojtja e Shibenikut ishte një prej fitoreve më të mëdha kroate në luf.të me APJ’në.

    “Ai e kishte një ushtri moderne, me ta.nke, ndërsa ne nuk kishim me çfarë të mbrohemi. Atëherë kam organizuar marrjen e kazermës në rogoznicë, ku erdhëm deri te armatimi i rëndë dhe topa, dhe aty brenda natës i formuam bateritë e artilerisë dhe i vendosëm në mbrojtje para Shibenikut, e më pas depërtuam diku rreth 25 kilometra pas Vodices dhe arritëm ta thyejmë bllokadën e Shibenikut.

    Mladic u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës. Kjo ishte disfata e parë e tij, ndërsa unë si ushtar, konsideroj se ishte fitorja më e madhe e luf.tës atdhetare të Kroacisë në betejën e Shibenikut”, thotë Ademi, transmeton gazetametro.net.

    Derisa ai rajon ishte nën komandën e Ademit, ai ia ka pamundësuar Mladic’it marrjen e digës së Peruc’it, pasi Mladici kërcënonte se do ta rrënojë atë dhe do t’i mbysë më shumë se 50.000 njerëz.Ai pohon se Mladic’in kurrë nuk e ka njohur – “lavdi Zotit”, thotë, sepse për të si njeri dhe oficer ka mendim shumë të keq. “Ne jemi shikuar vetëm nëpër armë, dhe në çdo sulm të tij në Shibenik, ia kam “thyer dhëmbët”.

    “Mund të them se ai nuk ka qenë kurrfarë ushtari. ai kurrë nuk ka treguar dijen dhe aftësitë e luf.timit, ai e ka treguar vetëm “trimërinë” e tij ndaj civilëve të pafajshëm, duke i vr.arë civilët dhe njerëzit të cilët kanë qenë të paarmatosur.

    Por sa i përket betejave, aty gjithmonë ishte humbës i madh, dhe personaliteti i tij më së miri shihet se çfarë bëri në Shkabrinje, atje vr.au vetëm civilë, pastaj në Srebrenicë…

    Ky është turpi i tij më i madh, ka kryer kri.me luf.te ndaj civilëve edhe atë jo vetëm një, por më tepër, por kur u përballte me ush.trinë Kroate, gjithmonë tërhiqej, ku ka ditë se civilët janë të paarmatosur atje i dërgonte tanket dhe bënte kri.me, ndërsa kur i afrohej ushtria Kroate gjithmonë tërhiqej, kështu edhe i ka përjetuar disfatat nga ne kur ishte këtu”, thotë Ademi.

    “ratko Mladiç ishte alfa dhe omega dhe shumë i lavdëruar nga “pala luf.tarake serbe”, si hero i madh, fitues i madh, por kur ktheheni në ngjarjet e ndodhura, ai kryesisht ka përjetuar disfata, ndërsa disfatat dhe frustrimet i shëronte ashtu që i sulmonte civilët e paarmatosur dhe ka kryer kri.me të mëdha ndaj tyre”, përfundon gjenerali kroat me prejardhje nga Kosova, Rrahim Ademi.