Tag: ademi

  • Përplasja për Aeroportin e Vlorës, dëshmia e Emin Pacollit në Prokurori: Behgjeti nuk di gjë… konfliktin e kam unë!

    Përplasja për Aeroportin e Vlorës, dëshmia e Emin Pacollit në Prokurori: Behgjeti nuk di gjë… konfliktin e kam unë!

    emin dhe behgjet pacolli

    TIRANË- Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit Kosovar Behgjet Pacolli është thirrur dhe marrë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, lidhur me veprimet e kryera në kompaninë konçesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
    Pyetja e Pacollit është realizuar disa ditë më parë nga një grup hetimor i ngritur për këtë çështje në prokurorinë e Tiranës, e cila ka regjistruar një hetim për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.
    Ndërkohë në ditët në vijim prokuroria e Tiranës do thërasë për të dhënë shpjegime dhe biznesmenin Behgjet Pacollin.
    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se Emin Pacolli ka dhënë shpjegime lidhur me shitjen e 49 për qind të aksioneve tek biznesmeni tjetër Valdon Ademi.
    Në dëshminë e dhënë në prokurori, Emin Pacolli, ka pranuar para hetuesve të çështjes se ka një konflikt tregtar me Valdon Ademin, për çështjen e aksioneve, por ai ka shuar se vëllai i tij, Behgjet Pacolli, nuk ka pasur dijeni, pasi nuk ka dhe të drejtë firme në kompaninë “Mabco Constructions SA”, e cila aktualisht gëzon 98 për qind të aksioneve të shoqërisë “Vlora International Airport – VIA”.
    Emin Pacolli, në rrëfimin e tij ka shmangur përgjegjësinë e vëllait, biznesmenit Behgjet Pacollit, duke marë përsipër se veprimet dhe përplasjet me Valdon Ademin për çështjen e aksioneve janë kryer prej tij.
    Biznesmeni Ademi, në kallëzimin e depozituar në prokurori në muajin Shtator 2025,ka pretenduar se përmes kompanisë së tij “2A Group” ka blerë 49 për qind të aksioneve në “Vlora International Airport – VIA”, por këto aksione nuk janë pasqyruar në ekstraktin e shoqërisë për shkak të vendimeve të Asamblesë drejtuese të kompanisë.
    Kontrata e blerjes së aksioneve mësohet se është firmosur para noteres Valbona Selimi, ku të dyja palët kanë shprehur vullnetin dhe dakordësinë për shit-blerjen e 49 për qind të aksioneve nga kompania “Mabco Constructions SA” tek “2A Group”.
    Lidhur me këtë çështje në prokurori është thirrur dhe marrë në pyetje edhe noterja Selimi, e cila në rrëfimin e saj ka pranuar se palët në muajin Prill 2025, kanë nënshtruar kontratën e mësipërme.
    Për më tepër biznesmeni Ademi, ka pretenduar në kallëzimin e tij se së bashku me shoqërinë e drejtuar nga vëllezërit Pacolli kanë marrë një kredi diku tek 56 milion euro tek Banka Kombëtare Tregtare, të cilën thuajse e kanë investuar së bashku për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
    Ndërsa sipas tij nga ana tjetër kompania “Mabco Constructions SA” e vëllezërve Pacolli, ka marë një kredi akoma dhe më të madhe në një fond investimesh në Luksemburg, që sipas Ademit ka lidhje direkte me një bankë në Kazakistan me pronarë shtetas Rusë.
    Ademi gjatë marrjes në pyetje në prokurori ka pretenduar se për marrjen e kësaj kredie, Pacollët kanë futur të gjithë investimin e aeroportit, investim në të cilin ai ka dhe pjesën e tij takuese duke rrezikuar kapitalet e tij.
    Pavarësisht kësaj përplasja mes dy aksionereve ka ndodhur pikërisht tek mos regjistrimi i kontratës së blerjes së 49 për qind të aksioneve, gjë e cila solli dhe kallëzimin penal për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
    Ademi ka pretenduar se nëse Pacollët nuk i japin aksionet atëherë ka kërkuar revokimin e kontratës dhe kthimin e lekëve mbrapsht.
    Lidhur me këtë çështje në pyetje janë marrë dhe dy administratorët e kompanisë “Vlora International Airport – VIA”, Nelson Çela dhe Valon Lluka.
    Hetimet tashmë janë shtrirë tek verifikimi i dokumentacionit dhe pyetjes së disa personave të tjerë, përfshirë zyrtarëve të bankës BKT, disa kontraktorëve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.
    Ndërkohë nga ana tjetër gjykata administrative e Tiranës ka pranuar kërkesën për marjen e një sigurim padie, ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

    Gjithashtu, në bazë të vendimit, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49 për qind të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

  • Zbardhet konflikti për 49% të aksioneve të aeroportit të Vlorës, Emin Pacolli pranon përplasjen me…

    Zbardhet konflikti për 49% të aksioneve të aeroportit të Vlorës, Emin Pacolli pranon përplasjen me…

    Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit Kosovar Behgjet Pacolli është thirrur dhe marrë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, lidhur me veprimet e kryera në kompaninë konçesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

  • EKSKLUZIVE/ Aeroporti i Vlorës, jep dëshmi në prokurori Emin Pacollin. ‘Pranoj përplasjen me Ademin, por Behgjeti skalidhje…’

    EKSKLUZIVE/ Aeroporti i Vlorës, jep dëshmi në prokurori Emin Pacollin. ‘Pranoj përplasjen me Ademin, por Behgjeti skalidhje…’

  • Konflikti Pacolli-Ademi, “prishje pazaresh”? “Lufta” për 734 milionë euro…

    Konflikti Pacolli-Ademi, “prishje pazaresh”? “Lufta” për 734 milionë euro…

    valon ademi-behgjet pacolli

    TIRANË- Konflikti që ka shpërthyer për ndarjen e kuotave mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, ka nxitur debate dhe reagimi. Së fundmi ka reaguar edhe gazetarja, Ola Xama, e cila e konsideron konfliktin një përplasje për financiare, se sa frike për financim rus, sikursë përflitet. Siç ka pranuar vetë kompania 2A Group, bëhet fjalë për fitime 734 milion euro për 35 vjet, ose 21 milion euro në vit, që vijnë nga kontrata koncesionare. Në këto kushte, gazetarja ngre dyshime se lufta ‘rrotullohet’ rreth këtyre fitimeve. 
    Postimi i plotë:
    Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka më shumë gjasa të jetë “prishje pazaresh” se sa frikë për financim rus (siç pretendon njëra palë), apo mbrojtje e të drejtave të investitorit (që është pretendimi i palës tjetër)?!
    1. Kontrata koncesionare nuk lejon ndryshim të aksionerëve pa u marrë miratimi i Autoritetit Konktraktor dhe në këtë rast marrëveshja e shitjes së kuotave mes dy palëve (2A Group dhe Mabco Construction) nuk ka asnjë vlerë ligjore. Nëse 2A Group ka investuar 22.8 milion euro siç pretendon dhe i takojnë 49% e aksioneve në këtë kontratë, duhet të ketë patur siguri nga autoritetet për këtë miratim sepse nuk ka përvojë në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të aeroporteve. (https://arbk.rks-gov.net/TableDetails të dhënat sipas ekstraktit të ARBK )3. Edhe miratimi për shitjen e aksioneve nga turqit e YDA te kompania Mabco Construction është bërë në shkelje. Kjo duket qartë që të vendimi për miratimin e shitjes që ka bërë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në paragrafin e fundit të shkresës thuhet se “koncesionari duhet të vazhdojë të garantojë aftësinë financiare, teknike dhe të operimit”. Pra, miratimi është bërë pa u garantuar vazhdimi i aftësisë teknike dhe financiare!4. Marrëveshja e huasë mes Mabco Construction dhe Delphos Securities SARL ku lejohet aksesi në llogaritë e të ardhurave të shoqërisë koncesionare pa marrë miratimin e Autoritetit Konktraktor, është po ashtu një shkelje dhe kriter që Autoriteti Kontraktor ta konsiderojë shkelje të kontratës. Vënia në dijeni për këtë kredi duhet të vinte në lëvizje autoritetet e inteligjencës financiare në vend dhe jo të përfundonte në një luftë mediatike!Dhe ajo që është më e rëndësishme:5. Nëse paratë e dhëna hua janë ruse nuk e di askush. Delphos Securities rezulton e regjistruar në juridiksion offshore dhe pronarët e vërtetë nuk njihen. Por po supozojmë se këto janë para ruse. Pyetja kryesore që shtrohet është: a zhduket ky rrezik kontrolli që pretendohet në koncesionin e aeroportit nëse 2A Group merr 47% plus 2% (që i ka aktualisht) të aksioneve? Sërish kontrollin me 51% e ka Mabco Construction! Rreziku i financimit rus vazhdon…Çfarë duhet të ndodhte në një situatë normale ku shteti zbaton rregullat dhe ligjet? Që në momentin që ndryshon pronësia dhe nga koncesioni del kompania kryesore që përmbushte kriteret teknike, institucionet duhet të kërkonin zëvendësimin e saj me një firmë të ngjashme që plotësonte të njëjtat kushte. Nëse kjo nuk ndodhte, prishej kontrata dhe duhej që gara të hapej nga e para!Por siç pranon dhe vetë kompania 2A Group në akt-padinë e dorëzuar pranë autoriteteve të drejtësisë, fitimet e kontratës koncesionare janë të mëdha: 734 milion euro për 35 vjet, ose 21 milion euro në vit! Ndaj dhe lufta për disa aksione më shumë është e fortë.

    Dy biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë dy aksionerët që kanë në pronësi aeroportin e Vlorës, ndërsa një përplasje mes tyre ka shpërthyer së fudmi. Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim.
    Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%. 
    Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
    Konflikti mes tyre ka ka përfunduar tashmë në dyert e gjykatave, e cila nga ana e saj ka bllokuar çdo lëvizje me aksionet e kompanisë. Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës./ZËRI

  • Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

    Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

    Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës
    Pse në TV ngjarja po serviret si një sherr banal mes dy biznesmenësh ndërkohë që ka gjurmë të qarta koorupsioni qeveritar
    Një pjesë e madhe e emisioneve televizive të së hënës në mbrëmje ia kushtuan hapsirën e tyre skandalit që ka përfshirë aeroportin e Vlorës, ku dy aksionerët, miliarderi Behgjet Pacolli me 98% dhe ai minoritar, Valon Ademi me 2%, janë zhytur në një konflikt mes tyre duke lënë pas afatet e dorëzimit të këtij koncesioni.
    Thelbi sipërfaqësor i sherrit mes tyre qëndron në faktin se Ademi pretendon një marëveshje dhe investime në para që e shpien atë në kuotat e 49%-shit. Pacolli, ndonëse thuhet se e ka pranuar fillimisht këtë “deal”, ose është mashtruar ose ka ndryshuar mendje dhe ka ndërmarë hapa dhe veprime juridike për të ruajtur aksionet që ka pasur fillimisht.
    Pikërisht në këtë përplasje ka hyrë edhe prokuroria Tiranë që po heton miliarderin kosovar dhe gjykata e Tiranës e cila ka marrë masë për pezullimin e çdo veprimi që do i jepte avantazh Behgjet Pacollit. Ky është, pak a shumë, me fjalët më të thjeshtëzuara të mundshme, konfikti që ndan dy partnerët dhe miqtë e dikurshëm. Kjo ka qenë dhe fabula të cilës i përkushtuan kohë emisionet e mbrëmjes që u morën me këtë temë.
    Por, pikërisht këtu fshihet një manipulim i madh. Sepse skandali i aeroportit të Vlorës nuk është thjeshtë një zënkë banale mes dy biznesmenësh që duan ti marrin aksionet njëri tjetërit. Ai ka të gjitha trajtat e një afere korruptive qeveritare, të një tjetër grope shumë milionëshe me paratë e shqiptarëve. Përndryshe nuk ka se si të vihej në lëvizje ai që Pacolli e ka konsideruar si një “komplot të koordinuar” kundër tij. Si me një urdhër të vetëm Prokuroria, Gjykata, disa media janë vënë në lëvizje në favor të Valon Ademit, madje, madje tipike për manipulimet që duan të fshehin korrupsionin, ato kanë ngritur edhe teorinë e komplotit për para ruse të futura në aeroportin e Vlorës, gjë që paskërka “shqetësuar partnerët strategjikë të Shqipërisë”.
    Pyetja që shtrohet është: mos vallë pas gjithë kësaj zhurmënaje për sigurinë kombëtare fshihet tentativa për të vjedhur shumë para? Mos vallë servirja e skandalit si një sherr biznesmenësh tenton të sfumojë një koncesion të konceptuar që në fillim si një mundësi për të grabitur?
    Për të gjetur origjinën e këtyre dilemave Lapsi.al, ndryshe nga emisionet që merreshin me spektaklin e përplasjes Pacolli-Ademi, ka gërmuar në origjinën e projektit të aeroportit të Vlorës. Aty gjen çudira…
    Që në vitin 2017, Edi Rama planifikoi të jepte pa garë dhe pa tender tek një kompani turke këtë aeroport. Madje në parlament u depozitua një projektligj special “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negociimin dhe Lidhjen e Kontratës ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës”. Për zbatimin e tij u caktuan të negocionin kontratën në janar 2018 ministrat Ahmetaj e Gjiknuri.
    Me sa duket ligji special binte ndesh me direktivat e BE-së, mbi partneritetin publik privat. Dhe tatktika ndryshoi. Do bëhej një garë, por ajo do ishte fallco. Kështu u ra dakord me Behgjet Pacollin i cili do të merrte formalisht kompaninë turke YDA Group, që ishte e domosdoshme për të plotësuar kriterin e një partneri që kishte eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve.
    Por dredhitë nuk përfundojnë këtu. Në tenderin e shpallur në fund të 2020-ës kishte një varg shkeljesh. Fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Që fituesit të ishin ata që u shpallën katër ditë para garës, kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në 1.
    Për më tepër kompania tjetër konkurente, AL-DE, ndonëse me kushte shumë më të favorshme për interesin publik, u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Britanikët e AL-DE Corporation LTD e denoncuan garën e paregullt dhe për këtë çështje SPAK ka njoftuar se ka hapur hetim, për shpërdorim detyre, favorizim të palëve të caktuara dhe shkelje të pabarazisë në tendera.
    Qeveria Rama, atë që nuk e realizoi me goditjen e parë për të mos zhvilluar fare garë, e përmbushi me të dytën duke e bërë atë të gënjeshtërt, sa për sy e faqe. Që këtu dyshimet se ky qe një projekt i dizenjuar për grabitje fillojnë e bëhen serioze. Por nuk përfundon këtu. Në këtë fazë, pas marrjes së tenderit fiktiv kompania fituese kishte tre aksionerë: Mabco Construction e Pacollit me 58 për qind, YDA Group, e turqve që kishin ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit me 40 për qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 për qind.
    YDA Group, siç u tha, ishte përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit, pa të cilën nuk mund të justifikohej përmbushja e kritereve të garës. Prandaj ajo u “shpërblye” me 40 për qind të aksioneve.
    Po ç’ndodhi? Ndonëse u shpallën fitues, turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të procesit duke paguar një shumë qesharake, 4200 euro për 40%-shin e tyre.
    Që këtu autoritetet shtetërore duhet të ndiznin sinjalin e kuq të alarmit sepse ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat detyron që përpara ndryshimit të çdo aksioneri në kontratat koncesionare, duhet marrë fillimisht miratimi i Autoritetit Kontraktor dhe Ministrisë së Financave. A e bënë këtë gjë? Natyrisht që jo. A dëshmon kjo se ishin palë në organizimin e një gare fiktive me një kompani turke të futur vetëm për letra? Natyrisht që po. Këtë e vërteton fakti se shitja e 40% të aksioneve që kaluan nga turqit tek Pacolli, në dhjetor të vitit 2022 (pikerisht ato aksione për të cilat po bëhet sherri i sotëm), është miratuar nga titullari i Autoritetit Kontraktor, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrja e Financave!
    Jo vetëm ministret e tij, por edhe vetë Edi Rama ka qenë në djeni të gjithë këtyre manovrave. Kur shkoi ta inaguronte veprën para zgjedhjeve, ai nuk u çudit që aty ishin vetëm Pacolli dhe Valon Ademi dhe jo kompania turke që sipas ligjeve të këtij shteti ishte e vetmja që mund të kualifikohej për të fituar një aeroport.
    Pra, për ta përmbledhur, në vitin 2017-2018, qeveria Rama inicioni një ligj special për ta dhënë pa garë aeroportin e Vlorës. Pastaj zgjodhi në 2021-2022 një rrugë tjetër atë të organizimit të një gare fallco. Madje edhe pasi e realizoi këtë veproi në paligjshmëri duke mos zbatuar as rregullat që pati vendosur vetë. A nuk ngre kjo dyshimin se ka pasur diçka shumë të madhe për të fshehur? Një qëllim për përfitim kolosal? A mos ata që imagjinuan gjithë këtë plan po kërkojnë sot pjesën e tyre? A mos vallë pas përplasjes Pacolli-Ademi fshihen pretenduesit e kësaj pjese, që sipas studimeve, në fund të koncesionit, do të kushtojë mbi gjysëm miliardi euro.
    Pikërisht këto dilema që mëtojnë të ngrejnë pikpyetje mbi përfitimin që imagjinonin ata që organizuan një maratonë trukimesh u munduan të fashisin emisionet televizive të mbrëmjes. Ato e vunë theksin tek një sher banal, mes dy biznesmenësh, për të mos folur për një korrupsion qeveritar. Ato u rekën të tërheqin vëmendjen tek spektakli i kacafytjes së Behgjetit me Valonin për të anashkaluar Belën dhe Edin./Lapsi.al

  • Afera e aeroportit të Vlorës, analisti publikon mesazhet ‘sekrete’ mes biznesmenëve

    Afera e aeroportit të Vlorës, analisti publikon mesazhet ‘sekrete’ mes biznesmenëve

    Analisti nga Kosova, Berat Buzhala i ftuar në një emision televiziv, ka publikuar disa biseda dhe mesazhe të shkëmbyera mes biznesmenëve të njohur Bexhet Pacolli dhe Valon Ademi, në lidhje me ndërtimin dhe pronësinë e aksioneve në aeroportin e Vlorës.
    Sipas Buzhalës, Pacolli dhe Ademi kanë qenë miq të ngushtë për më shumë se pesë vite, por tashmë kanë hyrë në një konflikt të fortë, që sipas tij është ‘puro biznes’.
    “Bexhet Pacolli dhe Valon Ademi kanë qenë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, kanë ndenjur 5 vite pa u nda. Sipas opinionit tim, konflikti është puro biznes, politikën e përdorin për të sulmuar njëri-tjetrin tani. Këta po punojnë që të rrisin secili përfitimet e veta’, tha Buzhala në SYRI TV.
    Ai deklaroi se zotëron dhjetëra mesazhe të komunikimit mes palëve, përmes të cilave Bexhet Pacolli konfirmon se aksionet i përkasin Valon Ademit.
    ‘Unë kam dhjetëra mesazhe të komunikimit, që Bexheti konfirmon se ato aksione i takojnë Valonit. Se pse i takojnë është muhabet tjetër, por Bexheti ja konfirmon.’
    Mesazhet e publikuara:
    2 korrik 2023-Mesazh nga një bashkëpunëtor drejtuar Pacollit:
    ‘Përshëndetje Bexhet si je. Valon Ademi më tha se, jeni dakordësu bashkë që të bëjmë kontratën e shitblerjes së aksioneve në aeroport, ashtu siç ka qenë marrëveshja në fillim 51 me 49%? Dmth më e bë kontratën për transferin shtet, jo deri sa të kemi mundësi, sipas të gjitha gjasave jo deri para përfundimit të punimeve.
    Po më thotë qe 2 herë, prandaj të shkrova për me konfirmu. Faleminderit!’
    Përgjigjja e Bexhet Pacollit:
    ‘Okej, bëje.’
    Sipas Buzhalës, ky është një mesazh që Pacolli i ka dërguar administratorit të vet, duke konfirmuar ndarjen e aksioneve.
    28 nëntor 2021-Komunikim mes Valon Ademit dhe Bexhet Pacollit:
    Valon Ademi:
    ‘Bac për punë nuk ke nevojë me u brengosë, se unë aty nuk kam hy me u dështu. Jam i fokusum 100%. Për sa i përket atyre ofertave për zhavorr e për beton, nuk besoj se kemi me mbetë me asnjërën prej tyre. Gjithsesi bac, gjatë javës kurdo që ke kohë ne mund të ulemi dhe mund ta diskutojmë pozicionin tim, pa asnjë problem. Nëse ka dikush tjetër me u përfshi në punë edhe me pare aty, unë nuk kam asgjë kundër dhe mund të tërhiqem.’
    Bexhet Pacolli:
    ‘Nuk po të kuptoj fare, pse kjo ide e jotja. Unë vetëm po frikësohem që mos po vonohemi, asgjë tjetër. Nuk po besoj se të vjen mërzi që po të pyeti. Nuk po e bëj këtë në mënyrë dashakeqe.’
    Sipas Buzhalës, ky komunikim tregon përfshirjen e thellë të Valon Ademit në projekt, si dhe konfirmon ndarjen e përgjegjësive dhe përfitimeve mes palëve.
    ‘Pra çështja është jashtëzakonisht e komplikume. Pajtohem me Bexhetin që tha se, është alamet një kontrate dhe nuk munden analistat që ta deshifrojnë. Unë jam i bindur se, kjo çështje do të përfundojë në arbitrazh’, tha Buzhala në fund të diskutimit.

  • “Pas ‘Vlora Airport’ fshihen interesa financiare ruse”/ 2A Group i përgjigjet Pacollit: Kërkojnë të blejnë flamurin tonë

    “Pas ‘Vlora Airport’ fshihen interesa financiare ruse”/ 2A Group i përgjigjet Pacollit: Kërkojnë të blejnë flamurin tonë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Kompania 2A Group, në pronësi të biznesmenit Valon Ademi, ka reaguar ashpër pas postimit të fundit të Behgjet Pacollit. Përmes një reagimi në një postim në rrjete sociale, kompania 2A Group e cilëson konfliktin mes dy bisnesmenëve si një “luftë për dinjitet dhe identitet kombëtar”, dhe jo për përfitime ekonomike. 
    Biznesmeni Ademi kërkon të theksojë se i gjithë ky konflikt i ditëve të fundit, nuk ka të bëjë me paratë. Sipas tij, nuk ëshë gje tjetër veçse ‘luftë’ për të mbrojtur flamurin dhe emrin “Shqipëri”.
    2A Group thekson në reagim se, pas çdo formule financiare që duke e qetë, mund të fshihet një synim për të zhdukur rrënjët. Konkretisht, lidhur me projektin “Vlora International Airport”, sipas kompanisë, fshihet Bart Turtelboom, njeriu që dikur përfaqësonte palën ruse.
    “Nuk jam në luftë me ata që flasin me metafora, as me ata që mbulojnë mashtrimin me buzëqeshje, e as me mashat. Lufta ime nuk ka emra, por ka kuptim. Lufta ime është me Compartment Berninën, jo si emër, por si simbol i asaj bote që kërkon të blejë flamurin tonë.Ajo përfaqësohet nga Bart Turtelboom, njeriu që dikur përfaqësonte palën ruse në negociatat me Paris Club. Nuk është rastësi, është kujtesë. Një kujtesë se pas çdo formule financiare që duket e qetë, mund të fshihet një synim për të zhdukur rrënjët.Unë nuk jam në luftë për para, sepse sistematikisht deri në Gusht, Pacollit mi ofruan ato. Jam në luftë për të mos humbur kuptimin e fjalës “SHQIPËRI”.Sepse për mua, Vlora International Airport nuk është një investim, është një pjesë e shpirtit të një kombi që ngrihet për të fluturuar mbi hijet që duan ta mbajnë poshtë.”, thuhet në njoftimin e 2A Group.

    Dy biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë dy aksionerët që kanë në pronësi aeroportin e Vlorës, ndërsa një përplasje mes tyre ka shpërthyer së fudmi. Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim.
    Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%. 
    Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
    Konflikti mes tyre ka ka përfunduar tashmë në dyert e gjykatave, e cila nga ana e saj ka bllokuar çdo lëvizje me aksionet e kompanisë. Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.

  • Për herë të parë në histori, një shqiptar zgjidhet kryetar komune në Çashkë të Maqedonisë së Veriut

    Për herë të parë në histori, një shqiptar zgjidhet kryetar komune në Çashkë të Maqedonisë së Veriut

    Nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut, në Komunën e Çashkës është zgjedhur një kryetar shqiptar.
    Në një konferencë për media, zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka pohuar se atje për herë të parë është zgjedhur një kryetar shqiptar.
    “Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës. Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, ka thënë Ademi.
    Ademi shpalli fitoren në komunë e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët e AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh me kandidatët e VMRO-DPMNE-së.
    “Edhe në tre Komuna ët tjera, në Gostivar pa balotazh që në raundin e parë. Që sonte kryetar i Gostivarit është zoti Valbon Limani. Në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët tanë shkojnë në balotazh kundrejt dy kandidatëve të VMRO-së”, deklaroi Arbër Ademi.

  • AKI shpall fitore në tre komuna, Struga dhe Kërçova drejt balotazhit

    AKI shpall fitore në tre komuna, Struga dhe Kërçova drejt balotazhit

    Pas mbylljes së raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, AKI ka shpallur fitore në disa komuna kyçe. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një deklaratë për media, njoftoi se kandidatët e partisë kanë siguruar fitore të qartë në Gostivar, Likovë dhe Çashkë, ndërsa në Strugë dhe Kërçovë do të zhvillohet balotazh.
    “Sonte në Gostivar kemi një fitore bindëse me diferencë të thellë, ku kryetar komune është tashmë Valbon Limani. Po ashtu, në Likovë fitues është Erkan Arifi, me një raport 3 me 1 ndaj kundërshtarit”, deklaroi Ademi.
    Ai shtoi se në komunat e Kërçovës dhe Strugës gara do të vijojë në raundin e dytë: “Kandidatët tanë, Fatmir Dehari dhe Arsim Dalipi, do të përballen përkatësisht me kandidatin e VMRO-DPMNE-së dhe me kandidatin e pavarur Mendi Qyra.”

  • ‘Protesta nuk ishte vetëm kundër Hagës, por edhe Pacollit’/ Çim Peka: Inxhinieri i pistës së aeroportit i arratisur në Londër

    ‘Protesta nuk ishte vetëm kundër Hagës, por edhe Pacollit’/ Çim Peka: Inxhinieri i pistës së aeroportit i arratisur në Londër

    Gazetari Çim Peka ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar në Tiranë kundër Gjykatës Speciale në Hagë, duke publikuar një foto ku dallohet biznesmeni Valon Ademi në krah të Taulant Ballës.

    ‘Valon Ademi kudo në krah të Taulant Ballës, mungon Arbër Abazi. Duket sikur kjo protesta nuk ishte vetëm kundër Hagës por edhe kundër Pacollit për vonesat në aeroportin e Bengazit!’, shkruan Peka në Facebook.

    Gjithashtu gazetari ka bërë dhe një llogari ironike, ‘Valon Ademi+Balla+Arber Abazi+Balluku= 49%?’, si dhe ka bërë të ditur se ‘inxhinieri që duhet të firmoste për cilësinë e punimeve në pistë është arratisur në Londër’.

    Postimi i plotë:

    Valon Ademi kudo ne krah te Taulant Balles, mungon Arber Abazi. Duket sikur kjo prostesta nuk ishte vetem kunder Hages por edhe kunder Pacollit per vonesat ne aeroportin e Bengazit!

    Valon Ademi+Balla+Arber Abazi+Balluku= 49%????

    Nderkohe inxhinieri qe duhet te firmoste per cilesine e punineve ne piste eshte arratisur ne Londer!